{"id":433019,"date":"2026-11-24T13:32:25","date_gmt":"2026-11-24T12:32:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=433019"},"modified":"2026-11-24T13:32:28","modified_gmt":"2026-11-24T12:32:28","slug":"prezantohet-sistemi-unik-i-gjobave-rama-fund-tradites-se-letrave-qytetari-njoftohet-online","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/prezantohet-sistemi-unik-i-gjobave-rama-fund-tradites-se-letrave-qytetari-njoftohet-online\/","title":{"rendered":"Prezantohet Sistemi Unik i Gjobave, Rama: Fund tradit\u00ebs s\u00eb letrave, qytetari njoftohet online!"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">U prezantua sot sistemi i ri dhe unik p\u00ebr administrimin e gjobave, q\u00eb garanton transparenc\u00eb, gjurmueshm\u00ebri dhe standardizim t\u00eb procedurave administrative.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sistemi Unik i Gjobave sh\u00ebnon nj\u00eb tjet\u00ebr hap n\u00eb procesin e digjitalizimit dhe modernizimit t\u00eb administrat\u00ebs publike, duke mund\u00ebsuar kalimin nga procedurat tradicionale t\u00eb gjobitjes n\u00eb nj\u00eb proces t\u00ebr\u00ebsisht digjital, ku \u00e7do kund\u00ebrvajtje identifikohet p\u00ebrmes nj\u00eb numri unik, mb\u00ebshtetet n\u00eb nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb qart\u00eb ligjore dhe garanton gjurmueshm\u00ebrin\u00eb e \u00e7do akti administrativ.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrmes platform\u00ebs e-Albania, qytetar\u00ebt do t\u00eb njoftohen n\u00eb koh\u00eb reale p\u00ebr gjobat e vendosura, do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u2019i konsultojn\u00eb, t\u2019i paguajn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt dhe t\u2019i ankimojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elektronike. Ky zhvillim p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm drejt nj\u00eb administrate m\u00eb transparente dhe llogaridh\u00ebn\u00ebse, si dhe p\u00ebrgatit terrenin p\u00ebr krijimin e Regjistrit Komb\u00ebtar t\u00eb Gjobave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryeministri Edi Rama n\u00eb fjal\u00ebn e tij gjat\u00eb prezantimit theksoi se p\u00ebrmes sistemit t\u00eb ri gjobat mblidhen n\u00eb nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash dhe \u00e7do qytetari i jepet mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb kontrolloj\u00eb tek mesazhet e tij n\u00eb e-Albania gjobat q\u00eb ka.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c<em>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr stacion i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb rrug\u00ebn e transformimit dhe t\u00eb modernizimit t\u00eb administrat\u00ebs, por dhe t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb shtetit shqiptar me qytetarin. M\u00eb n\u00eb fund krijohen t\u00eb gjitha premisat q\u00eb t\u00eb mbyllet nj\u00eb epok\u00eb e gjat\u00eb e gjobave t\u00eb vendosura mbi copa letre &nbsp;t\u00eb shkruara nganj\u00ebher\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb palexueshme<\/em>\u201d, u shpreh Rama.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb tjet\u00ebr risi, sipas kryeministrit, \u00ebsht\u00eb edhe fakti se do t\u00eb b\u00ebhet shum\u00eb m\u00eb e leht\u00eb q\u00eb gjobat t\u00eb paguhen drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga telefoni dhe t\u00eb apelohen po ashtu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb &nbsp;drejtp\u00ebrdrejt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u201cPo ashtu jan\u00eb edhe kategorizimet e gjobave n\u00eb databaz\u00eb q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme qoft\u00eb p\u00ebr institucionet, qoft\u00eb p\u00ebr Inspektoriatin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si jan\u00eb t\u00eb ndara n\u00eb gjoba aktive, n\u00eb gjoba t\u00eb paguara dhe n\u00eb gjoba t\u00eb apeluara<\/em>\u201d, shtoi Rama.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkaq kreu i qeveris\u00eb&nbsp;b\u00ebri t\u00eb ditur edhe krijimin e Regjistrit Komb\u00ebtar t\u00eb Gjobave, nd\u00ebrsa paralajm\u00ebroi se s\u00eb shpejti do t\u00eb nis\u00eb edhe zbatimi i pajisjes s\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb dhe inspektor\u00ebve t\u00eb terrenit me kamera trupi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8220;<em>Sigurisht q\u00eb hapi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb krijimi i regjistrit komb\u00ebtar t\u00eb gjobave q\u00eb praktikisht p\u00ebrmbyll nj\u00eb proces jo t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, sepse ka qen\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur deri k\u00ebtu dhe dua t\u00eb shtoj q\u00eb s\u00eb shpejti do t\u00eb filloj\u00eb dhe zbatimi i atij projektit q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb publik, p\u00ebr pajisjen e t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb dhe inspektor\u00ebve t\u00eb terrenit me kamera. Kamera trupi, t\u00eb cilat do t\u00eb jen\u00eb aktive gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs dhe t\u00eb cilat do t\u00eb jen\u00eb po ashtu pjes\u00eb e sistemit t\u00eb Inteligjenc\u00ebs Artificiale q\u00eb kemi, tanim\u00eb, nd\u00ebrtuar n\u00eb qendr\u00ebn e madhe t\u00eb monitorimit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Kjo do t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb n\u00eb koh\u00eb reale, sipas kodeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara, t\u00eb ndiqet aktiviteti i \u00e7do inspektori n\u00eb terren, t\u00eb shihet e gjith\u00eb vija e sjelljes s\u00eb \u00e7do punonj\u00ebsi t\u00eb Policis\u00eb dhe \u00e7do inspektori n\u00eb raport me qytetarin dhe t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb koh\u00eb reale edhe situatat kur \u00ebsht\u00eb nevoja p\u00ebr mb\u00ebshtetje, kur \u00ebsht\u00eb nevoja p\u00ebr ndihm\u00eb dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb&#8221;<\/em>, n\u00ebnvizoi m\u00eb tej Rama.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Fjala e Kryeministrit Edi Rama<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr stacion i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb rrug\u00ebn e transformimit dhe t\u00eb modernizimit t\u00eb administrat\u00ebs, por dhe t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb shtetit shqiptar me qytetarin, sepse m\u00eb n\u00eb fund krijohen t\u00eb gjitha premisat q\u00eb t\u00eb mbyllet nj\u00eb epok\u00eb e gjat\u00eb e gjobave t\u00eb vendosura mbi copa letre, t\u00eb shkruara nganj\u00ebher\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb palexueshme .Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha institucionet q\u00eb ju drejtoni, mund tani t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re t\u00eb vendosjes s\u00eb gjob\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet mjeteve t\u00eb teknologjis\u00eb digjitale, gj\u00eb q\u00eb sjell n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb njoftimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb qytetarit p\u00ebrmes platform\u00ebs \u201ce-Albania\u201d, e cila nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00e7on n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb automatike nj\u00eb mesazh n\u00eb telefonin e qytetarit. Nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb gjitha gjobat mblidhen n\u00eb nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash dhe \u00e7do qytetari i jepet mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb kontrolloj\u00eb tek mesazhet e tij n\u00eb \u201ce-Albania\u201d gjobat q\u00eb ka.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po ashtu jan\u00eb edhe kategorizimet e gjobave n\u00eb databaz\u00eb, q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme qoft\u00eb p\u00ebr institucionet, qoft\u00eb p\u00ebr Inspektoratin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si ato jan\u00eb t\u00eb ndara n\u00eb gjoba aktive, n\u00eb gjoba t\u00eb paguara, n\u00eb gjoba t\u00eb apeluara. Nd\u00ebrkoh\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet shum\u00eb m\u00eb e leht\u00eb q\u00eb gjobat t\u00eb mund, po ashtu, t\u00eb paguhen drejtp\u00ebrdrejt nga telefoni dhe t\u00eb apelohen po ashtu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo q\u00eb besoj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb n\u00ebnvizohet, \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk ka m\u00eb nj\u00eb proces gjobitjeje pa gjurmueshm\u00ebri. Garantohet nj\u00eb rrjedh\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb, nj\u00eb num\u00ebr unik, baz\u00eb ligjore e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe identifikohen t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit q\u00eb vendosin gjobat, gj\u00eb q\u00eb i jep mund\u00ebsi p\u00ebr institucionet dhe p\u00ebr drejtuesit e institucioneve q\u00eb t\u00eb shohin si n\u00eb nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb gjitha proceset dhe po ashtu edhe sjelljen e t\u00eb gjitha burimeve t\u00eb tyre njer\u00ebzore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sigurisht q\u00eb hapi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb krijimi i regjistrit komb\u00ebtar t\u00eb gjobave q\u00eb praktikisht p\u00ebrmbyll nj\u00eb proces jo t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, sepse ka qen\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur deri k\u00ebtu dhe dua t\u00eb shtoj q\u00eb s\u00eb shpejti do t\u00eb filloj\u00eb dhe zbatimi i atij projektit q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb publik, p\u00ebr pajisjen e t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb dhe inspektor\u00ebve t\u00eb terrenit me kamera. Kamera trupi, t\u00eb cilat do t\u00eb jen\u00eb aktive gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs dhe t\u00eb cilat do t\u00eb jen\u00eb po ashtu pjes\u00eb e sistemit t\u00eb Inteligjenc\u00ebs Artificiale q\u00eb kemi, tanim\u00eb, nd\u00ebrtuar n\u00eb qendr\u00ebn e madhe t\u00eb monitorimit. Kjo do t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb n\u00eb koh\u00eb reale, sipas kodeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara, t\u00eb ndiqet aktiviteti i \u00e7do inspektori n\u00eb terren, t\u00eb shihet e gjith\u00eb vija e sjelljes s\u00eb \u00e7do punonj\u00ebsi t\u00eb Policis\u00eb dhe \u00e7do inspektori n\u00eb raport me qytetarin dhe t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb koh\u00eb reale edhe situatat kur \u00ebsht\u00eb nevoja p\u00ebr mb\u00ebshtetje, kur \u00ebsht\u00eb nevoja p\u00ebr ndihm\u00eb dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto s\u00eb bashku krijojn\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr, e ngren\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien e qytetarit me shtetin dhe t\u00eb shtetit me qytetarin; krijojn\u00eb kushte t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb ndjeshme, t\u00eb gjith\u00eb parametrat e sjelljes s\u00eb administrat\u00ebs n\u00eb raport me qytetarin, kur vjen fjala tek marr\u00ebdh\u00ebniet e drejtp\u00ebrdrejta n\u00eb territor. Dhe patjet\u00ebr q\u00eb krijojn\u00eb po ashtu kushte t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb gjith\u00eb parametrat e tjer\u00eb t\u00eb pun\u00ebs: l\u00ebvizjet, shpenzimet p\u00ebr karburantin, q\u00ebndrimet aktive n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb orarin e pun\u00ebs dhe q\u00ebndrimet pasive n\u00eb orarin e pun\u00ebs, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb nuk kam p\u00ebrve\u00e7se fjal\u00eb falenderuese p\u00ebr AKSHI-n, p\u00ebr drejtorin e AKSHI-t; p\u00ebr ADS-n\u00eb, drejtorin e ADS-s\u00eb, e cila po b\u00ebhet nj\u00eb forc\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb e pranishme n\u00eb kapacitetet e shtetit p\u00ebr t\u00eb thelluar procesin e digjitalizimit me nj\u00eb kompani publike t\u00eb angazhuar q\u00eb tanim\u00eb, ka dhe nj\u00eb kapacitet t\u00eb konsideruesh\u00ebm burimesh njer\u00ebzore t\u00eb kualifikuara fal\u00eb edhe sistemit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb pagave q\u00eb ka kompania.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Besoj q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment pozitiv p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb institucionet q\u00eb ju drejtoni, por nga ana tjet\u00ebr duhet q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb merrni masa q\u00eb zbatimi i gjobave online dhe jo me letra, t\u00eb realizohet nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb mos ket\u00eb justifikime p\u00ebr munges\u00eb tabletash, p\u00ebr probleme teknike e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu q\u00eb i takon drejtp\u00ebrdrejt Kryeinspektorit me Inspektoratin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb monitorojn\u00eb procesin e zbatimit, i takon drejtp\u00ebrdrejt drejtorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu i pranish\u00ebm q\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb procesin e zbatimit dhe t\u00eb gjitha ato mang\u00ebsi t\u00eb natyr\u00ebs teknike q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb aktualisht, duhet menj\u00ebher\u00eb t\u00eb b\u00ebhen me dije p\u00ebr titullar\u00ebt e institucioneve qendrore, pra p\u00ebr ministrat, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ne t\u00eb plot\u00ebsojm\u00eb \u00e7do lloj boshll\u00ebku q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb aspektin e baz\u00ebs materiale, kam parasysh k\u00ebtu edhe nj\u00ebher\u00eb tabletat, edhe nga ana tjet\u00ebr n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb AKSHI dhe ADS-ja t\u00eb jen\u00eb n\u00eb dispozicion aty ku ka nevoj\u00eb p\u00ebr asistenc\u00eb teknike.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>U prezantua sot sistemi i ri dhe unik p\u00ebr administrimin e gjobave, q\u00eb garanton transparenc\u00eb, gjurmueshm\u00ebri dhe standardizim t\u00eb procedurave administrative. Sistemi Unik i Gjobave sh\u00ebnon nj\u00eb tjet\u00ebr hap n\u00eb procesin e digjitalizimit dhe modernizimit t\u00eb administrat\u00ebs publike, duke mund\u00ebsuar kalimin nga procedurat tradicionale t\u00eb gjobitjes n\u00eb nj\u00eb proces t\u00ebr\u00ebsisht digjital, ku \u00e7do kund\u00ebrvajtje identifikohet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":13,"featured_media":433020,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-433019","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-koment-opinion","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/433019","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/13"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=433019"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/433019\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":433021,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/433019\/revisions\/433021"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/433020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=433019"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=433019"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=433019"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}