{"id":433047,"date":"2026-11-25T12:17:53","date_gmt":"2026-11-25T11:17:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=433047"},"modified":"2026-11-25T12:17:55","modified_gmt":"2026-11-25T11:17:55","slug":"cfare-tregoi-perjashtimi-i-spiropalit-per-ramen-dhe-ballukun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/cfare-tregoi-perjashtimi-i-spiropalit-per-ramen-dhe-ballukun\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb tregoi p\u00ebrjashtimi i Spiropalit p\u00ebr Ram\u00ebn dhe Ballukun"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Rrokullisja e shpejt\u00eb e Elisa Spiropalit nga majat e pushtetit, ku recitonte vargjet p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb europiane t\u00eb Edi Ram\u00ebs, drejt nj\u00eb fati t\u00eb paqart\u00eb politik dhe penal, u shoq\u00ebrua me p\u00ebr\u00e7artjet e nj\u00eb gruaje t\u00eb c\u00ebnuar n\u00eb krenarin\u00eb e saj, q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb refuzimit t\u00eb liderit, \u00ebsht\u00eb gati t\u2019i v\u00ebr\u00eb flak\u00ebn karrier\u00ebs s\u00eb saj politike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Meq\u00ebn\u00ebse Spiropali nuk p\u00ebrfaq\u00ebson asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb ithtare t\u00eb l\u00ebnduar t\u00eb Ram\u00ebs q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi t\u00eb zbutet nes\u00ebr thjesht me nj\u00eb shikim t\u00eb tij, p\u00ebrjashtimi kaloi pa ndonj\u00eb zhurm\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. N\u00eb mbledhjen e deputet\u00ebve socialist\u00eb pati vet\u00ebm 2 vota abstenim, nj\u00eb nga Erion Bra\u00e7e dhe tjetri nga Bledi \u00c7u\u00e7i. Formaliteti kaloi pa surpriza.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por m\u00ebnyra se si e p\u00ebrzun\u00eb Elisa Spiropalin nga partia, vlen t\u00eb shihet p\u00ebr t&#8217;i kuptuar m\u00eb mir\u00eb pozitat e Edi Ram\u00ebs n\u00eb raport me Belinda Ballukun. A \u00ebsht\u00eb m\u00eb ky nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb vendos vet\u00eb apo i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar d\u00ebshirave dhe mllefeve t\u00eb Belinda Ballukut? A ka Belinda Balluku ndonj\u00eb ndikim special tek Rama apo n\u00eb fund ajo mbetet nj\u00eb ushtare kokulur para tij?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Shkarkimi i Elisa Spiropalit nga ministre e jashtme<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Trajektorja e karrier\u00ebs s\u00eb Elisa Spiropalit tregon se p\u00ebr sa koh\u00eb Belinda Balluku nuk kishte probleme n\u00eb SPAK, edhe Elisa ishte e qet\u00eb mes privilegjeve t\u00eb pushtetit. Madje, n\u00ebse nuk do t\u00eb ishte shkarkuar nga posti i ministres s\u00eb jashtme n\u00eb Janar t\u00eb k\u00ebtij viti, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb Elis\u00ebn ta gjeje mes skifter\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, duke recituar mbi nevoj\u00ebn se pse duheshin prer\u00eb koka t\u00eb tjera komplotist\u00ebsh brenda partis\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sepse me Spiropalin, Rama ka shfaqur p\u00ebrher\u00eb nj\u00eb zem\u00ebrgjer\u00ebsi t\u00eb pazakont\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vitin 2013, kur sapo mori pushtetin e em\u00ebroi menj\u00ebher\u00eb drejtoresh\u00eb t\u00eb doganave. Me k\u00ebt\u00eb qok\u00eb q\u00eb b\u00ebri ndaj saj, disa u habit\u00ebn, t\u00eb tjer\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb pak\u00ebnaqur. Doganat ishin llokma t\u00eb lakmuara fort nga socialist\u00ebt q\u00eb prej 8 vitesh n\u00eb opozit\u00eb kishin provuar grevat e uris\u00eb, protestat e zgjatura dhe p\u00ebrplasjet e&nbsp;forta me pushtetin e Berish\u00ebs. Ama Spiropali ishte nd\u00ebr t\u00eb parat q\u00eb i shijoi frytet e rotacionit politik.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas rr\u00ebmbeu eksperienc\u00eb n\u00eb dogana, Spiropali ishte gati p\u00ebr karrier\u00ebn politike. Fillimisht si deputete n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe m\u00eb von\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u b\u00eb pjes\u00eb e kabinetit qeveritar n\u00eb 2019 si Ministre e Shtetit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Parlamentin, ku z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsoi Ermonela Felajn. N\u00eb kuvend, mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u2019i p\u00ebrgjigjej flak\u00eb p\u00ebr flak\u00eb akuzave t\u00eb Sali Berish\u00ebs, p\u00ebrmes nj\u00eb manovre komunikimi q\u00eb i hiqte Ram\u00ebs nj\u00eb barr\u00eb jo t\u00eb leht\u00eb n\u00eb seancat plenare.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por p\u00ebr nj\u00eb koordinim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigjet ndaj opozit\u00ebs, iu desh drejtimi i kuvendit. Rama shkarkoi Lindita Nikoll\u00ebn dhe e ngjiti Spiropalin n\u00eb postin e kryetares s\u00eb parlamentit. Paralelisht me detyr\u00ebn n\u00eb parlament, u rrit edhe pesha e saj n\u00eb parti. N\u00eb zgjedhjet e 2025 ajo ishte drejtuese politike p\u00ebr Shkodr\u00ebn.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas 12 vitesh bashk\u00ebpunim, marr\u00ebdh\u00ebniet me Ram\u00ebn i kishte ende t\u00eb ngrohta. Jo m\u00eb kot, n\u00eb qeverin\u00eb e re, n\u00eb shtator 2025, erdhi em\u00ebrimi si Ministre e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por kjo do t\u00eb ishte dhurata e fundit e Elisa Spiropalit nga Rama. Pasi kaluan disa muaj dhe n\u00eb Janar erdhi shkarkimi. Fytyra e Ram\u00ebs kishte ndryshuar. Disa jav\u00eb para shkarkimit i fliste me p\u00ebr\u00e7mim dhe e quante \u201cnj\u00eb d\u00ebshtim\u201d pun\u00ebn e saj n\u00eb diplomaci. \u201cSa her\u00eb shkoj n\u00eb at\u00eb ministri, m\u00eb duket sikur atje \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ministri, sekretarja dhe roja\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb p\u00ebr dikasterin q\u00eb drejtonte Spiropali.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas vitesh t\u00eb gjata bashk\u00ebpunimi, Elisa e kuptonte se ftohja me kryeministrin i&nbsp;vinte p\u00ebr shkaqe t\u00eb tjera, q\u00eb kishin lidhje me luft\u00ebn e ftoht\u00eb me Belinda Ballukun. N\u00eb korridoret e kryeministris\u00eb s\u2019kishte pasur asnj\u00ebher\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb dyja.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Dyshimet se Spiropali \u00e7oi dosjen e Ballukut tek sh\u00ebrbimet partnere<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Para se Belinda Balluku t\u00eb merrej e pandehur n\u00eb SPAK n\u00eb fund t\u00eb muajit tetor 2025, n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion u shtuan ecejaket e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian dhe t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb \u00e7do vizit\u00eb q\u00eb b\u00ebnin n\u00eb SPAK, ata ndaleshin edhe p\u00ebr nj\u00eb foto n\u00eb zyr\u00ebn e prokurorit Dritan Prem\u00e7i, t\u00eb cilit i mbeti n\u00eb duar dosja m\u00eb e nxeht\u00eb e prokuroris\u00eb s\u00eb posa\u00e7me; hetimi p\u00ebr Belinda Ballukun.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me k\u00ebt\u00eb dosje, kupola drejtuese e shumic\u00ebs n\u00eb pushtet u ndje seriozisht e rrezikuar nga SPAK. Hetimet preknin direkt&nbsp;procedur\u00ebn e tenderave, n\u00eb&nbsp;mesazhet e gjetura n\u00eb celular\u00ebt e sekuestruar dilte vazhdimisht emri i Edi Ram\u00ebs. N\u00eb fund t\u00eb dhjetorit, kur SPAK k\u00ebrkoi arrestimin e Belinda Ballukut, Rama u b\u00eb gati t\u00eb mos e dor\u00ebzonte zv.kryeministren. Bashk\u00eb me SPAK, po i shkonte p\u00ebr djall edhe marr\u00ebdh\u00ebnia me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt q\u00eb kishin investuar reputacionin e tyre tek reforma n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vet\u00ebm se k\u00ebmb\u00ebngulja e zyrtar\u00ebve t\u00eb huaj p\u00ebr dosjen n\u00eb fjal\u00eb, binte er\u00eb. N\u00eb paranojat e Edi Ram\u00ebs dhe Belinda Ballukut ekuacioni b\u00ebhej m\u00eb i plot\u00eb n\u00ebse nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt kishin pasur bashk\u00ebpunim brenda qeveris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas nj\u00eb fjalimi q\u00eb Rama u ka mbajtur deputet\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb fund t\u00eb muajit shkurt, n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb raportuar nga Lapsi.al, kryeministri foli me p\u00ebrbuzje t\u00eb dukshme p\u00ebr disa njer\u00ebz brenda n\u00eb parti q\u00eb kishin folur n\u00ebp\u00ebr ambasada dhe n\u00eb takime me diplomat\u00eb duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohej se e kishte p\u00ebr Elisa Spirolalin. K\u00ebt\u00eb kategori Rama e cil\u00ebsoi si \u201cdeputet\u00eb anglishtfol\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mbledhje, Rama foli me revansh kund\u00ebr Gjermanis\u00ebm p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet e qeveris\u00eb gjermane n\u00eb dosjet e SPAK, sidomos p\u00ebr hetimet n\u00eb lidhje me tenderin e Porto Romanos, ku jan\u00eb skualifikuar kompani me reputacion nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPo shfryt\u00ebzojn\u00eb dob\u00ebsit\u00eb tona p\u00ebr t\u00eb na penguar\u201d, u shpreh Rama nd\u00ebr t\u00eb tjera p\u00ebr rolin e Gjermanis\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb tij, duke p\u00ebrdorur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast influenc\u00ebn n\u00eb SPAK dhe kanalet e tjera diplomatike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me pak fjal\u00eb, n\u00eb syt\u00eb e Ram\u00ebs, Elisa Spiropali ishte tanim\u00eb nj\u00eb komplotuese q\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, kishte ndikuar p\u00ebr shtimin e presionit p\u00ebr dosjen e Belinda Ballukut. Kjo ishte edhe arsyeja q\u00eb ai e kishte larguar me shpejt\u00ebsi nga posti i ministres s\u00eb jashtme.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Spiropali foli p\u00ebr k\u00ebto dyshime thuajse 9 muaj me vones\u00eb n\u00eb intervist\u00ebn q\u00eb dha n\u00eb Top Channel.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cSa i takon fjal\u00ebve q\u00eb jan\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr anglishtfol\u00ebsit, p\u00ebr lidhjet me partner\u00ebt, me t\u00eb tjera e t\u00eb tjera, k\u00ebto jan\u00eb m\u00ebnyrat besoj un\u00eb, m\u00eb m\u00eb primitive p\u00ebr t\u00eb adresuar problematika q\u00eb s&#8217;kan\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb\u201d u shpreh ajo. \u201cN\u00eb rastin e \u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb folur dhe \u00ebsht\u00eb abuzuar n\u00eb media edhe kudo tjet\u00ebr n\u00eb forume, q\u00eb \u201cMinistrja e Jashtme ka folur me partner\u00ebt\u201d sa i takon k\u00ebtyre rasteve, kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t&#8217;i ikur p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e duhur. N\u00ebse duhet ta them me em\u00ebr, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Belinda Ballukut. Un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb akt politik dhe akti politik ka qen\u00eb mosvotimi, pra mosvajtja n\u00eb Kuvend p\u00ebr votimin, p\u00ebr imunitetin pas vendimit q\u00eb ishte marr\u00eb n\u00eb grup. Ai ka qen\u00eb akti im politik\u201d, tha Spiropali.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Rama-Balluku, polici i mir\u00eb-polici i keq me Spiropalin<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Teksa Belinda Balluku ka b\u00ebr\u00eb \u00e7mos p\u00ebr t\u2019ia shlyer borxhin q\u00eb ajo mendon se i detyrohet Elisa Spiropali, interesante \u00ebsht\u00eb se si Rama p\u00ebrpiqet t\u00eb shfaqet m\u00eb tolerant dhe n\u00eb rolin e nj\u00eb babaxhani t\u00eb dhimbsur me ish-ministren e tij. Ka gati 9 muaj, q\u00eb Elisa Spiropali ngre z\u00ebrin p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si drejtohet Partia Socialiste, se si duhet refuzuar modeli &#8220;Balluku&#8221; por s\u00ebrish Rama e ka shmangur konfliktin publik me t\u00eb duke e kursyer deri von\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fund t\u00eb shkurtit, nj\u00eb dit\u00eb pasi Rama njoftoi ndryshimet n\u00eb qeveri, Spiropali shkroi se largimi nga Ministria e Jashtme nuk do t\u00eb ishte fundi i karrier\u00ebs s\u00eb saj politike. <strong>\u201cDje p\u00ebrfundoi nj\u00eb detyr\u00eb, por jo nj\u00eb rrug\u00ebtim\u201d,<\/strong> shkroi ajo. Dy jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 12 mars, mungoi n\u00eb seanc\u00ebn ku 82 deputet\u00eb socialist\u00eb rr\u00ebzuan k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK p\u00ebr arrestimin e Belinda Ballukut. Kur Taulant Balla e la t\u00eb hapur mund\u00ebsin\u00eb se grupi do t\u00eb konsultohej p\u00ebr munges\u00ebn e saj, ajo ia ktheu publikisht: \u201c<strong>Thirre grupin dhe zhvillojm\u00eb nj\u00eb diskutim t\u00eb plot\u00eb.\u201d&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb shkroi se ajo q\u00eb po i ndodhte ishte shfaqje e nj\u00eb modeli ku <strong>\u201carroganca dhe abuzimi nuk paraqiten m\u00eb si devijime, por si forma t\u00eb pranueshme shoq\u00ebrore\u201d.<\/strong> M\u00eb 17 prill, toni ndryshoi. <strong>\u201cPo m\u00eb k\u00ebshillojn\u00eb t\u00eb hesht\u201d<\/strong>, shkroi ajo. Po at\u00eb dit\u00eb, Lapsi.al raportoi se inspektor\u00ebt e Tatimeve kishin shkuar n\u00eb bizneset e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj dhe t\u00eb disa familjar\u00ebve ku kishin pasur edhe nj\u00eb p\u00ebrplasje me k\u00ebrc\u00ebnime.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb publik, nd\u00ebrkoh\u00eb, Rama luajti rolin e kryetarit q\u00eb di t\u2019ua fal\u00eb gabimet njer\u00ebzve t\u00eb vet. M\u00eb 13 maj, kur Nikoll\u00eb Lesi e pyeti n\u00ebse do ta p\u00ebrjashtonte Spiropalin, ai e paraqiti sfid\u00ebn e saj si shenj\u00eb afeksioni.&nbsp;<strong>\u201cKush thot\u00eb \u2018hajde, k\u00ebtu m\u00eb ke, m\u00eb vrit\u2019 e thot\u00eb ngaq\u00eb t\u00eb do apo jo?\u201d<\/strong> Kur pyetja iu b\u00eb s\u00ebrish, Rama u p\u00ebrgjigj: <strong>\u201c\u00c7do njeri mund t\u00eb gaboj\u00eb.\u201d<\/strong> Por n\u00eb koh\u00ebn kur kryeministri fliste me kaq mir\u00ebkuptim p\u00ebr ish-ministren, inspektor\u00ebt kishin nisur tashm\u00eb pun\u00ebn n\u00eb bizneset e familjes s\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Spiropali nd\u00ebrkoh\u00eb vazhdoi me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr debat brenda Partis\u00eb Socialiste. M\u00eb 5 qershor, nd\u00ebrsa mazhoranca p\u00ebrballej me lumin e protestave t\u00eb flamingove, ajo k\u00ebrkoi nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb re p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. \u201c<strong>Shteti duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i madh se pushteti dhe institucionet m\u00eb t\u00eb forta se ata q\u00eb i ushtrojn\u00eb\u201d<\/strong>, shkroi ajo. M\u00eb 21 qershor, pasi Rama vuri n\u00eb dyshim se dokumenti do t\u00eb vinte ndonj\u00ebher\u00eb, Spiropali iu p\u00ebrgjigj: <strong>\u201cPo, do ta kemi Marr\u00ebveshjen e Re p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.\u201d<\/strong> M\u00eb 16 korrik e dor\u00ebzoi mocionin n\u00eb Asamblen\u00eb e PS.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vjesht\u00eb, kritikat iu drejtuan vet\u00eb Ram\u00ebs. M\u00eb 16 tetor, n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur, Spiropali i k\u00ebrkoi t\u00eb mblidhte strukturat e partis\u00eb dhe t\u00eb mos p\u00ebrforconte <strong>\u201cmitin e paz\u00ebv\u00ebnd\u00ebsueshm\u00ebris\u00eb\u201d<\/strong>. M\u00eb 6 n\u00ebntor, kur n\u00eb media qarkullonte teza e nj\u00eb komploti t\u00eb brendsh\u00ebm, ajo sfidoi Ram\u00ebn me nj\u00eb fotomontazh: <strong>\u201cThan\u00eb pu\u00e7i d\u00ebshtoi, por un\u00eb sapo kam nisur\u2026\u201d<\/strong> Pas m\u00eb shum\u00eb se 9 muajsh deklarata dhe sfida publike q\u00eb nuk kishin marr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje, nga mbledhja me dyer t\u00eb mbyllura e Asambles\u00eb, ishte vet\u00eb Rama q\u00eb propozoi p\u00ebrjashtimin e saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pes\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Spiropali vet\u00eb i ndau rolet e dyshes rreth s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar pushteti. Ram\u00ebn e quajti <strong>\u201cbaba dhe mentor politik\u201d<\/strong> q\u00eb duhej t\u00eb divorcohej nga modeli q\u00eb po d\u00ebmton PS, nd\u00ebrsa Ballukun e akuzoi se po i ushtronte presion familjes p\u00ebrmes drejtorit t\u00eb Tatimeve, Ilir Binaj, t\u00eb cilin e cil\u00ebsoi <strong>\u201ct\u00eb em\u00ebruarin personal\u201d<\/strong> t\u00eb ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministres.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas saj, Rama ende mund t\u00eb distancohej nga modeli Balluku,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vet\u00ebm se kjo ndarje e roleve tashm\u00eb duket naive. M\u00eb shum\u00eb se t\u00eb ndar\u00eb, Rama dhe Balluku duken t\u00eb koordinuar.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dit\u00ebt e fundit u raportua se SPAK regjistroi procedim penal pas nj\u00eb kall\u00ebzimi lidhur me bizneset e bashk\u00ebshortit t\u00eb Spiropalit, Salarjon Totaj, dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rama luajti p\u00ebr muaj me radh\u00eb rolin e kryetarit tolerant, q\u00eb i kuptonte edhe shp\u00ebrthimet e atyre q\u00eb i dilnin nga rreshti. Balluku, nd\u00ebrkoh\u00eb b\u00ebnte pun\u00ebt e pista p\u00ebrmes njer\u00ebzve t\u00eb saj dhe merr mbi supe gjith\u00eb koston publike t\u00eb tyre.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Aq bukur funksionon koordinimi, saq\u00eb edhe pasi Rama propozoi p\u00ebrjashtimin e saj, Spiropali vazhdoi ta quante at\u00eb mentor dhe ta shihte tek Balluku dor\u00ebn q\u00eb godiste familjen e saj. Pa e kuptuar, dhe pa e menduar q\u00eb n\u00eb \u00e7do hap q\u00eb hedhin, ata jan\u00eb bashk\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn deri tani.\/Lapsi.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rrokullisja e shpejt\u00eb e Elisa Spiropalit nga majat e pushtetit, ku recitonte vargjet p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb europiane t\u00eb Edi Ram\u00ebs, drejt nj\u00eb fati t\u00eb paqart\u00eb politik dhe penal, u shoq\u00ebrua me p\u00ebr\u00e7artjet e nj\u00eb gruaje t\u00eb c\u00ebnuar n\u00eb krenarin\u00eb e saj, q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb refuzimit t\u00eb liderit, \u00ebsht\u00eb gati t\u2019i v\u00ebr\u00eb flak\u00ebn karrier\u00ebs s\u00eb saj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":13,"featured_media":433048,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-433047","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/433047","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/13"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=433047"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/433047\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":433049,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/433047\/revisions\/433049"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/433048"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=433047"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=433047"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=433047"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}