{"id":433078,"date":"2026-11-26T11:25:20","date_gmt":"2026-11-26T10:25:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=433078"},"modified":"2026-11-26T13:03:19","modified_gmt":"2026-11-26T12:03:19","slug":"dw-analizon-protestat-pse-kerkohet-burg-per-ramen-dhe-berishen-qe-kane-drejtuar-vendin-per-21-vitet-e-fundit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/dw-analizon-protestat-pse-kerkohet-burg-per-ramen-dhe-berishen-qe-kane-drejtuar-vendin-per-21-vitet-e-fundit\/","title":{"rendered":"DW analizon protestat: Pse k\u00ebrkohet &#8220;burg&#8221; p\u00ebr Ram\u00ebn dhe Berish\u00ebn, q\u00eb kan\u00eb drejtuar vendin p\u00ebr 21 vitet e fundit"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Artikulli i Deutsche Welle<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb 17 tetor 2026, student\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb i vun\u00eb flak\u00ebn nj\u00eb valixheje udh\u00ebtimi dhe e hodh\u00ebn at\u00eb n\u00eb oborrin e Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit. Mesazhi ishte i qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb: Shqip\u00ebria po humbet njer\u00ebzit e saj. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb censusit t\u00eb vitit 2023, popullsia e vendit \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar me rreth 420 mij\u00eb banor\u00eb q\u00eb nga viti 2011, ose gati 15 p\u00ebr qind. Shkaku kryesor \u00ebsht\u00eb emigracioni.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr nj\u00eb brez t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb rinjsh shqiptar\u00eb, largimi nga vendi ka qen\u00eb p\u00ebrgjigjja ndaj nj\u00eb sistemi q\u00eb u ofronte pak mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb t\u00eb ardhmen e tyre. Por k\u00ebt\u00eb her\u00eb protestuesit po japin nj\u00eb mesazh tjet\u00ebr: ata duan t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb. \u00cbsht\u00eb sistemi ai q\u00eb duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Protestat, t\u00eb cilat n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb pag\u00ebzuar si &#8220;Revolucioni i Flamingove\u201c, kan\u00eb nisur n\u00eb maj t\u00eb vitit 2026. Ato filluan si kund\u00ebrshtim ndaj projektit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb resorti luksoz n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbrojtur natyrore n\u00eb bregdet, ku jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, dhe bashk\u00ebshorti i saj Jared Kushner. Por shum\u00eb shpejt, l\u00ebvizja u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb kund\u00ebr korrupsionit, qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit Edi Rama, Partis\u00eb Socialiste dhe gjith\u00eb klas\u00ebs politike n\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>P\u00ebrshkall\u00ebzimi pas kat\u00ebr muajsh protestash<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr muaj, mij\u00ebra qytetar\u00eb kan\u00eb protestuar thuajse \u00e7do mbr\u00ebmje, kryesisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore. Por m\u00eb 13 tetor, nj\u00eb protest\u00eb studentore u p\u00ebrshkall\u00ebzua. Q\u00eb prej asaj dite, jan\u00eb regjistruar p\u00ebrplasje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura mes protestuesve dhe policis\u00eb, e cila ka p\u00ebrdorur gaz lotsjell\u00ebs, uj\u00ebhedh\u00ebs dhe plumba gome. Qindra persona jan\u00eb arrestuar, shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb plagosur, nd\u00ebrsa jan\u00eb shkaktuar d\u00ebme n\u00eb pron\u00ebn publike dhe private.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Protestuesit k\u00ebrkojn\u00eb dor\u00ebheqjen e Ram\u00ebs, krijimin e nj\u00eb qeverie tranzitore, reformimin e sistemit zgjedhor dhe mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">L\u00ebvizja nuk ka nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb vet\u00ebm dhe mb\u00ebshtetet nga qytetar\u00eb me bindje t\u00eb ndryshme politike. Kryeministri Rama i ka cil\u00ebsuar protestat si &#8220;vep\u00ebr t\u00eb nj\u00eb fuqie t\u00eb jashtme\u201c. \u00cbsht\u00eb e mundur q\u00eb aktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrpjekur t&#8217;i shfryt\u00ebzojn\u00eb politikisht trazirat n\u00eb internet, por deri tani ka pak prova se ata po e drejtojn\u00eb l\u00ebvizjen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nj\u00eb l\u00ebvizje proteste e vendosur<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo q\u00eb i motivon protestuesit jan\u00eb kryesisht problemet e brendshme: nj\u00eb demokraci n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk ndihen t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar, korrupsioni, kostoja e lart\u00eb e jetes\u00ebs dhe pagat e ul\u00ebta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebto pak\u00ebnaq\u00ebsi nuk jan\u00eb t\u00eb reja, por koh\u00ebt e fundit jan\u00eb nd\u00ebrthurur disa zhvillime: hetime dhe akuza p\u00ebr korrupsion n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb pushtetit, p\u00ebrfshir\u00eb ministra dhe dy ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministra, rritja e \u00e7mimeve dhe nj\u00eb brez i ri q\u00eb e mat Shqip\u00ebrin\u00eb me standardet e Bashkimit Evropian.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00eb prej ardhjes n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2013, Edi Rama ka ndryshuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb disa drejtime. Ekonomia \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm, si\u00e7 thekson edhe qeveria, nd\u00ebrsa turizmi po p\u00ebrjeton nj\u00eb bum.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por p\u00ebrfitimet e k\u00ebtij zhvillimi jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb. Kritik\u00ebt e akuzojn\u00eb qeverin\u00eb Rama se, p\u00ebrmes projekteve t\u00eb m\u00ebdha infrastrukturore dhe partneriteteve publike-private, ka p\u00ebrqendruar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb parave publike te nj\u00eb num\u00ebr i kufizuar kompanish me lidhje t\u00eb af\u00ebrta me pushtetin. Disa prej k\u00ebtyre marr\u00ebveshjeve jan\u00eb shoq\u00ebruar me dyshime p\u00ebr korrupsion, nd\u00ebrsa sektor\u00eb si sh\u00ebndet\u00ebsia dhe arsimi mbeten t\u00eb n\u00ebnfinancuar dhe perspektivat ekonomike p\u00ebr shumic\u00ebn e qytetar\u00ebve jan\u00eb t\u00eb kufizuara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rama i ka hedhur posht\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr dor\u00ebheqje dhe ka ofruar dialog me protestuesit. Por k\u00ebta t\u00eb fundit e refuzojn\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb till\u00eb. Mbetet e paqart\u00eb n\u00ebse kryeministri do t\u00eb jet\u00eb ende n\u00eb gjendje t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizjeje proteste gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb vendosur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nj\u00eb sistem politik i mbyllur<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vitin 2008, Edi Rama dhe Sali Berisha, at\u00ebher\u00eb dhe sot figura qendrore t\u00eb dy partive kryesore politike, ran\u00eb dakord p\u00ebr ndryshime n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe n\u00eb Kodin Zgjedhor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00eb prej asaj kohe, drejtuesit e partive kan\u00eb fituar nj\u00eb ndikim vendimtar n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e deputet\u00ebve q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Parlament. Kjo ka dob\u00ebsuar lidhjen mes p\u00ebrfaq\u00ebsuesve politik\u00eb dhe zgjedh\u00ebsve t\u00eb tyre. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr partit\u00eb e reja q\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim parlamentar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb zgjedhjet e vitit 2025, nj\u00eb parti e re mori rreth 64 mij\u00eb vota, por arriti t\u00eb siguroj\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mandat deputeti. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, socialist\u00ebve u mjaftuan mesatarisht rreth 10 mij\u00eb vota p\u00ebr nj\u00eb mandat.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rama \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb Socialiste q\u00eb prej vitit 2005, nd\u00ebrsa Berisha e drejtoi Partin\u00eb Demokratike p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1991. Prej 21 vitesh, posti i kryeministrit n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb mbajtur vet\u00ebm nga nj\u00ebri prej k\u00ebtyre dy politikan\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare Freedom House, e cila monitoron gjendjen e demokracis\u00eb dhe lirive politike n\u00eb bot\u00eb, e klasifikon Shqip\u00ebrin\u00eb si vend \u201epjes\u00ebrisht t\u00eb lir\u00eb\u201c. N\u00eb raportet e saj, ajo i p\u00ebrshkruan partit\u00eb politike shqiptare si struktura t\u00eb organizuara rreth figurave t\u00eb forta drejtuese.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb rrug\u00eb, student\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u00eb dy politikan\u00ebt t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb \u201en\u00eb burg\u201c. Rama, nga ana e tij, k\u00ebmb\u00ebngul se qeverit\u00eb nd\u00ebrrohen p\u00ebrmes vot\u00ebs dhe jo p\u00ebrmes protestave n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">OSBE-ja, n\u00eb vler\u00ebsimin e saj p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2025, konstatoi se kishte konkurrenc\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb politike, por evidentoi gjithashtu pabarazi n\u00eb gar\u00eb dhe keqp\u00ebrdorim t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore nga partia n\u00eb pushtet. Demokrat\u00ebt i cil\u00ebsuan zgjedhjet si t\u00eb manipuluara dhe fol\u00ebn p\u00ebr intimidim t\u00eb votuesve. Pjes\u00ebmarrja n\u00eb votime ishte n\u00ebn 45 p\u00ebr qind, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb apatis\u00eb s\u00eb shum\u00eb zgjedh\u00ebsve dhe emigracionit t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>T\u00eb q\u00ebndrosh n\u00eb Shqip\u00ebri si akt politik<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe n\u00eb ekonomi, sipas shum\u00eb protestuesve, af\u00ebrsia me pushtetin p\u00ebrcakton se kush p\u00ebrfiton nga tender\u00ebt publik\u00eb, koncesionet dhe investimet strategjike t\u00eb miratuara me procedura t\u00eb p\u00ebrshpejtuara. P\u00ebrmes k\u00ebtyre mekanizmave, toka dhe prona publike u vihen n\u00eb dispozicion investitor\u00ebve privat\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe zona bregdetare dhe territore t\u00eb mbrojtura.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasojat e k\u00ebtij sistemi ndihen drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebve. Sipas Institutit t\u00eb Statistikave INSTAT, gjysma e t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb Shqip\u00ebri merr nj\u00eb pag\u00eb neto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se rreth 60 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, af\u00ebrsisht 620 euro.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Eurostatit, \u00e7mimet e ushqimeve n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb pak m\u00eb t\u00eb larta se mesatarja e Bashkimit Evropian. Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00e7mimet e pronave n\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb pothuajse dyfishuar q\u00eb prej vitit 2018, nd\u00ebrsa edhe qirat\u00eb jan\u00eb rritur me ritme t\u00eb ngjashme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr vite me radh\u00eb, shum\u00eb t\u00eb rinj shqiptar\u00eb q\u00eb nuk shihnin perspektiv\u00eb n\u00eb vend zgjidhnin emigracionin. Numri i shtetasve shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Gjermani \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dyfishuar mes viteve 2018 dhe 2024, duke arritur n\u00eb gati 120 mij\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ende nuk mund t\u00eb thuhet n\u00ebse protestat e tanishme do t\u00eb ndikojn\u00eb realisht n\u00eb uljen e emigracionit t\u00eb t\u00eb rinjve. Por p\u00ebr shum\u00eb prej atyre q\u00eb jan\u00eb sot n\u00eb sheshe, vendimi p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb politike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>\u00c7\u00ebshtja e integrimit n\u00eb BE<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rama argumenton se dor\u00ebheqja e tij do t\u00eb rrezikonte procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian, t\u00eb cilin vendi synon ta p\u00ebrmbyll\u00eb deri n\u00eb vitin 2030.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por shumica d\u00ebrrmuese e shqiptar\u00ebve jan\u00eb pro integrimit evropian. Kjo vlen edhe p\u00ebr protestuesit dhe opozit\u00ebn. Sipas tyre, pengesa kryesore n\u00eb rrug\u00ebn drejt BE-s\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb protesta apo kriza politike, por pik\u00ebrisht sistemi q\u00eb q\u00ebndron pas pushtetit t\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Aktualisht, n\u00eb disa vende t\u00eb Evrop\u00ebs po zhvillohen protesta t\u00eb shumta. Megjithat\u00eb, krahasimi m\u00eb i natyrsh\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb Serbia, ku nj\u00eb l\u00ebvizje e udh\u00ebhequr nga student\u00ebt arriti s\u00eb fundmi t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb nga pushteti nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb kishte q\u00ebndruar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb krye t\u00eb vendit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse Shqip\u00ebria do t\u00eb ndjek\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb, kjo do t\u00eb varet edhe nga aft\u00ebsia e t\u00eb rinjve, t\u00eb cil\u00ebt deri m\u00eb tani kan\u00eb q\u00ebndruar larg politik\u00ebs, p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar protest\u00ebn n\u00eb mb\u00ebshtetje konkrete n\u00eb kutit\u00eb e votimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt: p\u00ebr tri dekada, drejtuesit politik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb mb\u00ebshtetur te valixhet e qytetar\u00ebve q\u00eb largoheshin nga vendi. Tani student\u00ebt shqiptar\u00eb i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb flak\u00ebn pik\u00ebrisht atyre valixheve.\/ <strong>P\u00ebrshtati n\u00eb shqip Alfapress.al<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artikulli i Deutsche Welle M\u00eb 17 tetor 2026, student\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb i vun\u00eb flak\u00ebn nj\u00eb valixheje udh\u00ebtimi dhe e hodh\u00ebn at\u00eb n\u00eb oborrin e Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit. Mesazhi ishte i qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb: Shqip\u00ebria po humbet njer\u00ebzit e saj. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb censusit t\u00eb vitit 2023, popullsia e vendit \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar me rreth [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":13,"featured_media":433079,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-433078","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/433078","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/13"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=433078"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/433078\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":433093,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/433078\/revisions\/433093"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/433079"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=433078"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=433078"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=433078"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}