{"id":433097,"date":"2026-11-26T13:47:50","date_gmt":"2026-11-26T12:47:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=433097"},"modified":"2026-11-26T13:47:51","modified_gmt":"2026-11-26T12:47:51","slug":"pd-dergon-ne-kushtetuese-reformen-territoriale-kerkon-pezullimin-e-ligjit-para-zgjedhjeve-te-2027-es","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/pd-dergon-ne-kushtetuese-reformen-territoriale-kerkon-pezullimin-e-ligjit-para-zgjedhjeve-te-2027-es\/","title":{"rendered":"PD d\u00ebrgon n\u00eb Kushtetuese reform\u00ebn territoriale, k\u00ebrkon pezullimin e ligjit para zgjedhjeve t\u00eb 2027-\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Partia Demokratike ka kund\u00ebrshtuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese reform\u00ebn territoriale, duke k\u00ebrkuar shfuqizimin dhe pezullimin e ligjit p\u00ebr ndarjen e re administrativo-territoriale t\u00eb vendit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb, Gazment Bardhi, deklaroi se ligji \u00ebsht\u00eb miratuar pa shumic\u00ebn e nevojshme kushtetuese prej 84 votash, pasi sipas tij, pavlefshm\u00ebria e tri votave e b\u00ebn t\u00eb cenuesh\u00ebm procesin e miratimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Njoftimi:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike ka depozituar dje n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shfuqizimin e ligjit p\u00ebr ndarjen administrativo-territoriale, i cili redukton numrin e bashkive nga 61 n\u00eb 46. Reforma territoriale u kund\u00ebrshtua gjer\u00ebsisht nga autoritetet vendore, p\u00ebrfshir\u00eb edhe bashkit\u00eb e drejtuara nga Partia Socialiste.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn drejtuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese evidentohen kat\u00ebr shkelje kryesore kushtetuese:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">1. Miratimi i ligjit pa shumic\u00ebn e k\u00ebrkuar nga Kushtetuta, p\u00ebr shkak t\u00eb pavlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tre votave. Ligji u deklarua i miratuar me 85 vota, por referohen prova se n\u00eb vend t\u00eb deputetes Mirela Kumbaro ka votuar nj\u00eb punonj\u00ebse e administrat\u00ebs s\u00eb Kuvendit, nd\u00ebrsa deputet\u00ebt Zeqine \u00c7aushi dhe Tedi Mula kan\u00eb marr\u00eb mandatin n\u00eb kund\u00ebrshtim me procedurat kushtetuese dhe ligjore. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ligji ka marr\u00eb vet\u00ebm 82 vota t\u00eb vlefshme, nga 84 q\u00eb k\u00ebrkon Kushtetuta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">2. Ndryshimi i kufijve t\u00eb bashkive pa marr\u00eb paraprakisht mendimin e qytetar\u00ebve. N\u00eb 41 nga 61 bashkit\u00eb mungon dokumentimi i marrjes s\u00eb mendimit t\u00eb banor\u00ebve. Edhe raporti i 7 tetorit 2026 i Kongresit t\u00eb Autoriteteve Lokale dhe Rajonale t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs evidenton se konsultimi ka nisur n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb tep\u00ebr t\u00eb avancuar t\u00eb reform\u00ebs dhe nuk duket se ka garantuar pjes\u00ebmarrjen kuptimplot\u00eb dhe n\u00eb koh\u00ebn e duhur t\u00eb komuniteteve t\u00eb prekura. Sipas padis\u00eb, ligji shkel edhe nenin 5 t\u00eb Kart\u00ebs Europiane t\u00eb Autonomis\u00eb Vendore, i cili ndalon ndryshimin e kufijve territorial\u00eb pa konsultimin paraprak t\u00eb komuniteteve vendore t\u00eb prekura.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">3. C\u00ebnimi i autonomis\u00eb vendore dhe i decentralizimit t\u00eb pushtetit. Reduktimi i numrit t\u00eb bashkive centralizon m\u00eb tej pushtetin, largon sh\u00ebrbimet nga qytetar\u00ebt dhe shp\u00ebrfill q\u00ebndrimet e komuniteteve dhe t\u00eb autoriteteve vendore t\u00eb prekura nga reforma.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">4. C\u00ebnimi i siguris\u00eb juridike. Ligji i ri krijon p\u00ebrplasje me Kodin Zgjedhor dhe ligjin p\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore, duke krijuar paqart\u00ebsi p\u00ebr organizimin, p\u00ebrfaq\u00ebsimin dhe zgjedhjen e organeve t\u00eb qeverisjes vendore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrve\u00e7 shfuqizimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ligjit, deputet\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike k\u00ebrkojn\u00eb pezullimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb zbatimit t\u00eb tij dhe shqyrtimin me p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, p\u00ebr shkak t\u00eb interesit t\u00eb lart\u00eb publik dhe af\u00ebrsis\u00eb s\u00eb zgjedhjeve vendore, t\u00eb dekretuara p\u00ebr 9 maj 2027. N\u00ebse p\u00ebrgatitjet p\u00ebr zgjedhjet nisin mbi baz\u00ebn e hart\u00ebs s\u00eb re territoriale me 46 bashki dhe Gjykata Kushtetuese e shfuqizon m\u00eb pas ligjin, mund t\u00eb mos ket\u00eb koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr organizimin e tyre n\u00eb 61 bashkit\u00eb ekzistuese. Pezullimi i ligjit synon t\u00eb shmang\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb rrezik.<a href=\"https:\/\/tpz.al\/ministri-nufi-siguria-e-informacionit-pjese-e-sovranitetit-dhe-sigurise-kombetare-shqiperia-e-kosova-duhet-ta-cojne-bashkepunimin-kibernetik-ne-nje-nivel-me-ambicioz-i338665\"><\/a><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka kund\u00ebrshtuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese reform\u00ebn territoriale, duke k\u00ebrkuar shfuqizimin dhe pezullimin e ligjit p\u00ebr ndarjen e re administrativo-territoriale t\u00eb vendit. Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb, Gazment Bardhi, deklaroi se ligji \u00ebsht\u00eb miratuar pa shumic\u00ebn e nevojshme kushtetuese prej 84 votash, pasi sipas tij, pavlefshm\u00ebria e tri votave e b\u00ebn t\u00eb cenuesh\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":13,"featured_media":433098,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-433097","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-koment-opinion","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/433097","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/13"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=433097"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/433097\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":433099,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/433097\/revisions\/433099"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/433098"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=433097"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=433097"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=433097"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}