{"id":44584,"date":"2018-05-03T16:11:22","date_gmt":"2018-05-03T14:11:22","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=44584"},"modified":"2018-05-03T16:11:22","modified_gmt":"2018-05-03T14:11:22","slug":"tahiri-dorezon-mandatin-e-deputetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/tahiri-dorezon-mandatin-e-deputetit\/","title":{"rendered":"Tahiri dor\u00ebzon mandatin e deputetit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr mediat ish-Ministri i Brendsh\u00ebm Sajmir Tahiri deklaroi l\u00ebnien e mandatit t\u00eb deputetit. Me tone t\u00eb ashpra ai n\u00ebnvizoi se do t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga \u00e7do pushtet p\u00ebr tu hetuar si qytetar i thjeshte. Dhe pik\u00ebrisht pse nuk jam si k\u00ebta q\u00eb kan\u00eb qeverisur 25 vjet, kam marr\u00eb nj\u00eb vendim \u00ebr ta treguar edhe nj\u00eb her\u00eb se une nuk jam nj\u00ebri nga rraca e atyre q\u00eb rri n\u00eb parlament p\u00ebr pazar a p\u00ebr shp\u00ebtim:Un\u00eb nga sot dor\u00ebzoj mandatin tim t\u00eb deputetit.Deri kur t\u00eb zbardhet e v\u00ebrteta e plot\u00eb, un\u00eb nuk do jem deputet por nj\u00eb qytetar i thjesht\u00eb si mbi 2 milion shqip\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb.E si qytetar i thjesht\u00eb, vet\u00ebm me t\u00eb drejt\u00ebn time, familjen, miqt\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb besojn\u00eb ende tek mua, do p\u00ebrballem me prokurorin\u00eb, gjykat\u00ebn, drejt\u00ebsin\u00eb dhe ligjin. Si\u00e7 do p\u00ebrballem me pala\u00e7ot n\u00eb politik\u00eb q\u00eb kan\u00eb vjedhur k\u00ebt\u00eb popull e sot shesin d\u00ebngla, e nuk do dor\u00ebzohem p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast.Nj\u00eb jav\u00eb pas takimit Rama-Merkel, duke iu referuar deklaratave se mos arrestimi i tij po pengon \u00e7eljen e negociatave, Tahiri u kund\u00ebrp\u00ebrgjigj duke akuzuar si krer\u00ebt e PD dhe t\u00eb LSI.M\u00eb akuzon Lulzim Basha, kllouni me qesharak i politik\u00ebs shqiptare q\u00eb su lodh duke vjedhur e nuk u gjykua kurr\u00eb. Minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm e vrau 4 njer\u00ebz n\u00eb bulevard bashk\u00eb me Saliun e su hetua kurr\u00eb. Mbi 200 milion euro vjedhje t\u00eb faktuara n\u00eb rrug\u00ebn e kombit, e su hetua kurr\u00eb. Shkonte n\u00eb Lazarat kur droga ishte lum\u00eb krahqaf\u00eb me bandit\u00ebt atje e as u hetua, as u gjykua kurr\u00eb.Sot del si shul e ka fytyr\u00eb m\u00eb akuzon mua. M\u00eb akuzon Monika dhe Ilir Meta, q\u00eb zoti e di se ngado ti kap\u00ebsh e rrotullosh, nuk ka uj\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb q\u00eb mund tua laj\u00eb \u00e7\u2019kan\u00eb b\u00ebr\u00eb.E sikur t\u00eb ishin vet\u00ebm kaq, do ishte mir\u00eb por nuk jan\u00eb vet\u00ebm k\u00ebta.Shigjetimeve nuk i shp\u00ebtoi as Ministri i Brendsh\u00ebm, Fatmir Xhafaj. Saimir Tahiri: Rri e d\u00ebgjoj gar\u00ebn se kush e gjen e kush e kap peshkun e madh. Ca thon\u00eb banda \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet, ca n\u00eb parlament, ambasador\u00eb lart e posht\u00eb flasin p\u00ebr mafioz\u00eb dhe banda shqiptare, edhe ministri brendsh\u00ebm num\u00ebron n\u00eb televizor bandat, nj\u00eb tmerr p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb valixhet e p\u00ebr t\u00eb ikurTahiri u shpreh i keqardhur q\u00eb ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi, u em\u00ebrua Ambasador prej qeveris\u00eb ku ai ka qen\u00eb pjes\u00eb. Prokuroria hall kishte t\u00eb luftonte policin\u00eb, SHIK-u nuk vriste me arm\u00eb e tortura, si\u00e7 b\u00ebnte at\u00ebher\u00eb, por qepte dit\u00ebn me laps e let\u00ebr \u00e7\u2019i thoshte Saliu n\u00eb dark\u00eb. Nj\u00ebri sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb hetim. Tjetri, Visho Ajazi i SHIK-ut t\u00eb Saliut, p\u00ebr turpin e madh sot \u00ebsht\u00eb ambasador i propozuar po nga qeveria p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb sh\u00ebrbeva.Nd\u00ebrsa Saliu si Saliu, dhe Ilir Meta, fiks si\u00e7 e do puna, n\u00ebj her\u00eb mbi pal\u00ebt e nj\u00eb her\u00eb me pal\u00ebt.Dhe prap n\u00eb fund, mbeta vet\u00ebm un\u00eb me avazin e Saliut e Lulit q\u00eb vjellin t\u00eb nj\u00ebjtat akuza p\u00ebr mua. E dua ti drejtohem edhe koleg\u00ebve t\u00eb mij n\u00eb grupin parlamentar, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb s\u00eb pari i falenderoj p\u00ebr durimin dhe mir\u00ebkuptimin, nga i pari tek i fundit, por n\u00eb qoft\u00eb se ka qoft\u00eb edhe nj\u00eb koleg t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb me fjal\u00eb dykuptimshe apo me m\u00ebrm\u00ebritje n\u00ebn z\u00eb mendon se mund t\u00eb drejtoj\u00eb gishtin tek un\u00eb, m\u00eb e pakta e ka gabim.Un\u00eb po pres drejt\u00ebsin\u00eb time, ndaj pak durim t\u00eb gjith\u00eb. Duke shkuar m\u00eb tej, Tahiri shprehet se jan\u00eb paguar mediat p\u00ebr t\u00eb shkurar kund\u00ebr tij por dhe Ambasador\u00eb.<br \/>\n Saimir Tahiri: Duke bler\u00eb kund\u00ebshtarin n\u00eb parlament, ia hodh\u00ebn. Duke mbyllur goj\u00eb, duke bler\u00eb heshtje, n\u00eb pazarin e madh bodrumeve t\u00eb parlamentit ku bien dakort njeri mos merret me t\u00eb shkuar\u00ebn e tjetrin, tjetri mos merret me t\u00eb tashmen e nj\u00ebrit.Duke bler\u00eb media, portale, sondazhe. N\u00eb shqip\u00ebri e jasht\u00eb shqip\u00ebris\u00eb. Ku nj\u00eb artikull ku shahem un\u00eb, pasohet nga nj\u00eb tjet\u00ebr ku lavd\u00ebrohet ai q\u00eb e ka paguar.Duke bler\u00eb t\u00eb huaj, ambasador\u00eb e deputet\u00eb. Duke bler\u00eb e shitur gjith\u00e7ka, n\u00eb kurriz t\u00eb njer\u00ebzve hallexhi t\u00eb k\u00ebtij vendi.K\u00ebshtu ia hodh\u00ebn. Dhe m\u00eb b\u00ebjn\u00eb mua moral. Duke theksuar se ai nuk ka frik\u00eb t\u00eb zhvishet nga pushtetet, Tahiri shton se politikan\u00eb aktuale t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb krah\u00ebve i kan\u00eb shp\u00ebtuar drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebrmes blerjes s\u00eb prokuror\u00ebve, apo dhe p\u00ebrmes formave t\u00eb tjera, ndaj ai k\u00ebrkoi q\u00eb dhe politikan\u00ebt ti n\u00ebnshtrohen vettingut.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr mediat ish-Ministri i Brendsh\u00ebm Sajmir Tahiri deklaroi l\u00ebnien e mandatit t\u00eb deputetit. Me tone t\u00eb ashpra ai n\u00ebnvizoi se do t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga \u00e7do pushtet p\u00ebr tu hetuar si qytetar i thjeshte. Dhe pik\u00ebrisht pse nuk jam si k\u00ebta q\u00eb kan\u00eb qeverisur 25 vjet, kam marr\u00eb nj\u00eb vendim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[198,241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-44584","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-360-grade","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44584","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44584"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44584\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44584"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44584"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44584"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}