{"id":45694,"date":"2018-06-11T20:15:38","date_gmt":"2018-06-11T18:15:38","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=45694"},"modified":"2018-06-11T20:15:38","modified_gmt":"2018-06-11T18:15:38","slug":"gjermania-shqiperia-nuk-ka-plotesuar-asnje-kusht-xhafaj-te-dorehiqet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/gjermania-shqiperia-nuk-ka-plotesuar-asnje-kusht-xhafaj-te-dorehiqet\/","title":{"rendered":"Gjermania: Shqip\u00ebria nuk ka plot\u00ebsuar asnj\u00eb kusht, Xhafaj t\u00eb dor\u00ebhiqet"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr Kryeredaktoren e \u201cOpinion\u201d, Desada Metaj, numri dy i partis\u00eb s\u00eb Kancelares Merkel n\u00eb CDU\/CSU, Dr. Johann David Wadephul ka folur p\u00ebr situat\u00ebn politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe shanset p\u00ebr hapjen e negociatave.<\/p>\n<p>Duket qart\u00eb se Gjermania nuk \u00ebsht\u00eb e k\u00ebnaqur, nd\u00ebrsa z. Wadephul shprehet se nuk jan\u00eb plot\u00ebsuar kushtet e BE q\u00eb do t\u00eb \u00e7onin n\u00eb hapjen e negociatave n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij muaji.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa t\u00eb tjera, z. Wadephul thot\u00eb n\u00eb intervist\u00eb se peshqit e m\u00ebdhenj jan\u00eb t\u00eb paprekur, n\u00eb rrjet\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb vet\u00ebm peshq t\u00eb vegj\u00ebl.<\/p>\n<p>Po kaq, ai thot\u00eb se Tahiri \u00ebsht\u00eb peshk i madh dhe se \u00e7\u00ebshtja e tij \u00ebsht\u00eb penges\u00eb reale p\u00ebr hapjen e negociatave. Duke ju referuar deklaratave t\u00eb ambasadorit amerikan Donald Lu, Wadephul shprehet: \u201cEdhe Ambasadori Lu q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shquar si mik i opozit\u00ebs e pranon q\u00eb Tahirin po e mbrojn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Z. Wadephul shpehet gjithashtu pa ekuivoke kur insiston se duhet t\u00eb zhbllokohet Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ai po ashtu shpreh shqet\u00ebsimin se n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb rritur trafiku i t\u00eb gjitha drogave. Mesazh te prer\u00eb ai jep edhe kur deklaron se Reforma Zgjedhore kusht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr hapjen e negociatave. Em\u00ebrimet n\u00eb administrat\u00eb, sidomos n\u00eb nivelet e larta, jan\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit deklaron ai.<\/p>\n<p>Dr. Johann David Wadephul q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh zv. Kryetari i Grupit Parlamentar CDU\/CSU ne Bundestag, pergjegjes per politiken e jashtme, te sigurise dhe Keshillin e Europes, dhe Kreu i Grupit te Punes per Ballkanin Perendimor ka folur edhe p\u00ebr dor\u00ebheqjen e Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm ku deklaron se Fatmir Xhafaj nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb si minist\u00ebr pasi \u00ebsht\u00eb n\u00eb konflikt interesi. Mosdor\u00ebheqja e tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me standartet e BE p\u00ebr shtetin ligjor dhe penges\u00eb p\u00ebr hapjen e negociatave.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb intervista e plot\u00eb:<\/p>\n<p>Desada Metaj: N\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb perceptuar skepticizmi i Bundestagut p\u00ebr hapjen e negociatave. Me \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb lidhur kryesisht ky qendrim e parlamentareve gjerman\u00eb?<\/p>\n<p>Johann David Wadephul: Ne duam q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mund t\u00eb filloj\u00eb sa m\u00eb par\u00eb negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit. N\u00eb marr\u00ebveshjen e koalicionit mes CDU \/ CSU dhe SPD \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb: \u201cKushti p\u00ebr hapjen e negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim \u00ebsht\u00eb q\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb p\u00ebrmbushin plot\u00ebsisht kriteret e duhura\u201d. Por kjo nuk ka ndodhur as n\u00eb reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, as n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht korrupsion t\u00eb rangut t\u00eb lart\u00eb \u2013 as n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, pra n\u00eb asnj\u00eb nga kriteret kryesore.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, \u00e7far\u00eb tjet\u00ebr duhet b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpara se negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb mund t\u00eb fillojn\u00eb me hapjen e kapitujve t\u00eb par\u00eb negociues? Si pjes\u00eb e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, vet\u00ebm pak nga rreth 800 gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb u jan\u00eb n\u00ebnshtruar t\u00eb ashtuquajturit vetting.<\/p>\n<p>S\u00eb paku, duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb plot\u00ebsisht verifikimi i gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve t\u00eb gjykatave t\u00eb instancave t\u00eb larta dhe prokurorive, si dhe t\u00eb organeve t\u00eb apelit. Gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve t\u00eb cil\u00ebve u jan\u00eb v\u00ebrtetuar vepra t\u00eb d\u00ebnueshme n\u00eb procesin e verifikimit (vettingut) duhet t\u00eb jen\u00eb subjekt i procedimeve penale. Duhet t\u00eb filloj\u00eb puna dhe funksionimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, t\u00eb Gjykatave t\u00eb instancave t\u00eb larta dhe SPAK -ut. Kultivimi i kanabisit ra n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike n\u00eb vitin 2017. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb rritur trafikimi i drog\u00ebs, dhe kundra k\u00ebsaj duhet luftuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe vazhdueshme.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb ministrit\u00eb dhe drejtorit\u00eb e administrat\u00ebs publike u rekrutuan direkt pa konkurs, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin e sh\u00ebrbimit civil. Kjo \u00ebsht\u00eb thyerje e ligjit dhe duhet t\u00eb korrigjohet. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, q\u00eb nga viti 2013, OSBE dhe BE kan\u00eb k\u00ebrkuar reform\u00eb zgjedhore, por asgj\u00eb nuk ka ndodhur q\u00eb at\u00ebher\u00eb \u2013 kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrfillje e madhe ndaj OSBE dhe BE! Parlamenti shqiptar duhet t\u00eb miratoj\u00eb reform\u00ebn zgjedhore n\u00eb p\u00ebrputhje me planin e saj t\u00eb pun\u00ebs deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2018. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kusht i domosdosh\u00ebm p\u00ebr ne deputet\u00ebt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb votojm\u00eb pro hapjes s\u00eb negociatave.<\/p>\n<p>Desada Metaj: Negociatat e Shqiperis\u00eb me BE jan\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tep\u00ebr e r\u00ebndesishme p\u00ebr shqiptaret. Mendoni se qeveria e Edi Ram\u00ebs ka punuar mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar kushtet e vendosura nga Brukseli?<\/p>\n<p>Johann David \u00cbadephul: Shum\u00eb vendime jan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Por n\u00eb realitet, shum\u00eb pak \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb: korrupsioni mbetet ende nj\u00eb problem n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektorin e drejt\u00ebsis\u00eb. Ligjet ekzistuese dhe procedurat p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar jan\u00eb aplikuar shum\u00eb m\u00eb pak n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strikte ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb dhe politikan\u00ebve sesa ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb mes\u00ebm dhe t\u00eb ul\u00ebt dhe ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb zakonsh\u00ebm. K\u00ebshtu q\u00eb \u201cpeshqit e vegj\u00ebl\u201d u kap\u00ebn dhe u d\u00ebnuan, \u201cpeshqit e m\u00ebdhenj\u201d mund\u00ebn t\u00eb depertonin jasht\u00eb rrjet\u00ebs. K\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me shp\u00ebrfilljen e nj\u00eb kushti themelor t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit, i cili \u00ebsht\u00eb trajtimi i barabart\u00eb i t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve para ligjit. P\u00ebr aq koh\u00eb sa kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb shkelje t\u00eb hapur t\u00eb parimeve themelore t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit t\u00eb BE-s\u00eb, kapitujt negociues nuk mund t\u00eb hapen.<\/p>\n<p>Desada Metaj: Si e shihni problemin q\u00eb ka qeveria shqiptare me ish-ministrin e Brendsh\u00ebm, Saimir Tahiri, i cili po gjykohet p\u00ebr p\u00ebrfshirjen n\u00eb nj\u00eb organizate t\u00eb strukturuar nd\u00ebrkombetare p\u00ebr trafikun e l\u00ebndeve narkotike? Mendoni se drejt\u00ebsia dhe instrumentet e saj jan\u00eb ndikuar nga qeveria p\u00ebr k\u00ebt\u00eb skandal?<\/p>\n<p>Johann David Wadephul: \u00c7\u00ebshtja Tahiri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cpeshk i madh\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb deri sot me shkelje t\u00eb hapur t\u00eb parimeve themelore t\u00eb shtetit ligjor. Kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb penges\u00eb reale p\u00ebr hapjen e negociatave. N\u00ebse ambasadori amerikan Donald Lu hedh akuza kaq t\u00eb forta, at\u00ebher\u00eb duhet ta marrim k\u00ebt\u00eb shum\u00eb seriozisht, sepse ambasadori Lu deri tani nuk ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy si mik i opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Desada Metaj: Nd\u00ebrkoh\u00eb edhe ministri aktual i Brendsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb skandali me t\u00eb v\u00ebllain, i \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar dhe ai p\u00ebr trafik nd\u00ebrkombetar droge nd\u00ebrkohe q\u00eb nuk ka vuajtur d\u00ebnimin por ka jetuar i lir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Johann David Wadephul: N\u00eb dijenin\u00eb time sipas fakteve t\u00eb paraqitura dhe ligjislacionit, Ministri i Brendsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb konflikt interesi. P\u00ebr kredibilitetin e vet ndaj popullit shqiptar si dhe ndaj partner\u00ebve t\u00eb tij evropian, Ministri i Brendsh\u00ebm, i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr krijimin e rendit dhe ligjit, duhet t\u00eb jet\u00eb i interesuar p\u00ebr nj\u00eb sqarim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Por kjo nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00ebse ai mbetet n\u00eb detyr\u00eb si person i p\u00ebrfshir\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb ne ende kemi dyshime t\u00eb konsiderueshme n\u00ebse ekziston vullneti politik p\u00ebr t\u00eb praktikuar standardet ligjore t\u00eb BE. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje q\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje vet\u00ebm gjat\u00eb negociatave t\u00eb pranimit, por duhet t\u00eb kemi besim t\u00eb qart\u00eb n\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr veprimin e sundimit t\u00eb ligjit para se t\u00eb fillojm\u00eb negociatat e pranimit. Por p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb k\u00ebto dyshime nuk jan\u00eb larguar bindsh\u00ebm p\u00ebrmes sundimit t\u00eb ligjit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konsekuente, ne nuk mund ti hapim kapitujt e par\u00eb te bisedimeve, te cilat jan\u00eb pik\u00ebrisht kapitujt e shtetit ligjor 23 dhe 24.<\/p>\n<p>Desada Metaj: Shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb d\u00ebshiruar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb shpejt pjes\u00eb integrale e BE. \u00c7far\u00eb mendoni se duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb qeverisjen e k\u00ebtueshme q\u00eb ne ta meritojme an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb familjen europiane?<\/p>\n<p>Johann David Wadephul: Si\u00e7 e thash\u00eb, ne duam q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb filloj\u00eb negociatat konkrete t\u00eb pranimit sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur. Ve\u00e7an\u00ebrisht edhe sepse shqiptar\u00ebt jan\u00eb aq t\u00eb orientuar drejt Evrop\u00ebs. Ne jemi gjithashtu t\u00eb lumtur p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb e fort\u00eb me Gjermanin\u00eb. Por jo p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duhet t\u2019i injorojm\u00eb problemet. N\u00eb fillim i p\u00ebrmenda pikat tona q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbushen para se t\u00eb fillojn\u00eb negociatat konkrete per secilin kapitull. K\u00ebto nuk jan\u00eb pengesa shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00ebse ekziston vullneti politik p\u00ebr t\u00eb larguar vazhdimisht korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe p\u00ebr t\u00eb respektuar dhe zbatuar ligjin dhe rendin. Dhe qeveria shqiptare k\u00ebt\u00eb nuk duhet ta b\u00ebj\u00eb p\u00ebr BE ose Bundestagun Gjerman, por p\u00ebr njer\u00ebzit e saj. Sepse ata e presin k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>*Numri dy i partis\u00eb s\u00eb Kancelares Merkel n\u00eb CDU\/CSU, Dr. Johann David Wadephul, zv. Kryetari i Grupit Parlamentar CDU\/CSU ne Bundestag, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme, t\u00eb siguris\u00eb dhe K\u00ebshillin e Europ\u00ebs, dhe Kreu i Grupit t\u00eb Pun\u00ebs p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr Kryeredaktoren e \u201cOpinion\u201d, Desada Metaj, numri dy i partis\u00eb s\u00eb Kancelares Merkel n\u00eb CDU\/CSU, Dr. Johann David Wadephul ka folur p\u00ebr situat\u00ebn politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe shanset p\u00ebr hapjen e negociatave. Duket qart\u00eb se Gjermania nuk \u00ebsht\u00eb e k\u00ebnaqur, nd\u00ebrsa z. Wadephul shprehet se nuk jan\u00eb plot\u00ebsuar kushtet e BE q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-45694","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45694","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45694"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45694\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45694"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45694"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45694"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}