{"id":46410,"date":"2018-07-27T13:10:29","date_gmt":"2018-07-27T11:10:29","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=46410"},"modified":"2018-07-27T13:10:29","modified_gmt":"2018-07-27T11:10:29","slug":"super-aksion-ne-shkoder-goditet-banda-e-trafikut-te-klandestineve-ne-shba-e-angli-te-arrestuarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/super-aksion-ne-shkoder-goditet-banda-e-trafikut-te-klandestineve-ne-shba-e-angli-te-arrestuarit\/","title":{"rendered":"Super aksion n\u00eb Shkod\u00ebr\/ Goditet banda e trafikut t\u00eb klandestin\u00ebve n\u00eb SHBA e Angli &#8211; t\u00eb arrestuarit"},"content":{"rendered":"<p>Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar \u201cGARANTUESIT\u201d, arrestohen 9 shtetas dhe u shpall\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkim 2 t\u00eb tjer\u00eb<\/p>\n<p>Strukturat e Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr dhe Drejtorin\u00eb e Forc\u00ebs Operacionale n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb Shtetit, finalizuan operacionin e koduar \u201cGarantuesit\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij operacioni u arrestuan 9 shtetas dhe jan\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim 2 t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt vepronin si nj\u00eb grup i strukturuar kriminal, q\u00eb merrej me trafik personash drejt Anglis\u00eb dhe SHBA, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb skeme q\u00eb funksiononte n\u00eb baz\u00eb t\u00eb falsifikimit t\u00eb dokumenteve t\u00eb ndryshme t\u00eb identitetit etj.<\/p>\n<p>U sekuestrua gjithashtu nj\u00eb laborator q\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr falsifikimin e dokumenteve si dhe prova t\u00eb shumta materiale t\u00eb k\u00ebsaj skeme trafiku.<\/p>\n<p>Shtetasit e arrestuar dyshohen se kane konsumuar element te veprave penale t\u00eb disa neneve t\u00eb Kodit Penal si : \u201cNdihm\u00eb p\u00ebr Kalim t\u00eb Paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit\u201d; \u201cProdhim i mjeteve p\u00ebr falsifikim t\u00eb dokumenteve\u201d; \u201cFalsifikim i vulave dhe stampave ose formular\u00ebve\u201d; \u201cFalsifikim i let\u00ebrnjoftimeve pasaportave ose vizave\u201d; \u201cFalsifikim i dokumenteve shkollor\u00eb\u201d; \u201cProdhim e shitje narkotik\u00ebsh\u201d.<\/p>\n<p>Arrestimi i tyre \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal t\u00eb vitit 2018, pasi nga t\u00ebr\u00ebsia e veprimeve hetimore t\u00eb kryera, rezulton se ky grup i mir\u00eb-organizuar kryente veprimtari kriminale n\u00eb drejtim t\u00eb dh\u00ebnies ndihm\u00eb p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit drejt vendeve t\u00eb Bashkimit Europian dhe ShBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto veprime b\u00ebheshin kundrejt pages\u00ebs s\u00eb shumave t\u00eb ndryshme q\u00eb varionin nga 8.000 euro deri n\u00eb 12.000 euro.<\/p>\n<p>Ndihma e ofruar konsistonte ne falsifikimin e dokumenteve n\u00eb vendet e origjin\u00ebs shtete t\u00eb BE-s\u00eb, ku k\u00ebta shtetas n\u00eb bashk\u00ebpunim me njeri-tjetrin, mund\u00ebsonin gjetjen e personave dhe m\u00eb pas, pajisjen e tyre me dokumente te falsifikuara (karta identiteti italiane dhe greke, viza, leje drejtimi, karta studenti etj.) dhe nga p\u00ebrdorimi i tyre mund\u00ebsohej kalimi p\u00ebr n\u00eb Angli dhe SHBA.<\/p>\n<p>Rruga q\u00eb ndiqnin personat ishte nga Shqip\u00ebria, (Sicili)-Itali, \u2013 Malt\u00eb \u2013 Angli, si dhe n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb rruge tjet\u00ebr Shqip\u00ebri \u2013 Kosov\u00eb \u2013 Kroaci \u2013 Itali \u2013 Malt\u00eb \u2013 Angli \u2013 Sh.B.A.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu k\u00ebta shtetas u ofronin personave t\u00eb interesuar, kundrejt pages\u00ebs, shoq\u00ebrimin e tyre deri n\u00eb destinacionin final, si dhe realizonin martesa fiktive me shtetase dhe shtetas bullgar\u00eb n\u00ebp\u00ebr zyra t\u00eb ndryshme t\u00eb Gjendjes civile t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nAutor\u00ebt e arrestuar dhe rolet q\u00eb kryenin n\u00eb grup jan\u00eb:<\/p>\n<p>\u2022 Gazmend Garupi, 44 vje\u00e7, banues n\u00eb fshatin Kosma\u00e7, Shkod\u00ebr,. Ky shtetas ishte n\u00eb rolin kryesor, at\u00eb t\u00eb organizatorit.<\/p>\n<p>\u2022 Sotiraq Antoni, 52 vje\u00e7, banues n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, ne rolin e bashk\u00ebpun\u00ebtorit kryesor, pasi siguronte gjith\u00eb dokumentet e falsifikuar n\u00eb vendet e BE-s\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u2022 Haxhi Ramadani, 54 vje\u00e7, banues n\u00eb Kosma\u00e7, Shkod\u00ebr, n\u00eb rolin e bashk\u00ebpun\u00ebtorit.<\/p>\n<p>\u2022 Bledjan Ramadani, 29 vje\u00e7, banues n\u00eb Kosma\u00e7 Shkod\u00ebr, n\u00eb rolin e ndihm\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u2022 Eduart Shima, 37 vje\u00e7, banues n\u00eb Shkjez\u00eb, Shkod\u00ebr n\u00eb rolin e rekrutuesit.<\/p>\n<p>\u2022 Pllumb Pali, 47 vje\u00e7, banues n\u00eb Gruemir\u00eb, Mal\u00ebsi e Madhe. Siguronte dokumente t\u00eb falsifikuar (falsifikator).<\/p>\n<p>\u2022 Shp\u00ebtim Kiri, 59 vje\u00e7, banues n\u00eb Shkod\u00ebr dhe Kor\u00e7\u00eb, n\u00eb rolin e transportuesit dhe ndihm\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u2022 Nikolla Mano, 59 vje\u00e7, banues n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, banesa e tij p\u00ebrdorej si baz\u00eb dhe kishte nj\u00eb laborator p\u00ebr falsifikimin e dokumenteve.<\/p>\n<p>\u2022 Tonin Shtjefni 27 vjec banues ne lezhe, perfitues dhe perdorues I dokumentave te fallsifikuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa jan\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim shtetasit:<\/p>\n<p>K.P.,46 vje\u00e7, banues n\u00eb Lezh\u00eb, n\u00eb rolin e ndihm\u00ebsit pasi nd\u00ebrmjet\u00ebsonte martesat fiktive me shtetase bullgare.<\/p>\n<p>Y.Th. 36 vje\u00e7, banues n\u00eb Kosma\u00e7, Shkod\u00ebr, i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr \u201cNdihm\u00eb p\u00ebr Kalim t\u00eb Paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit\u201d, dhe \u201cProdhim e shitje narkotik\u00ebsh.<\/p>\n<p>Ky person kishte rolin e ndihm\u00ebsit.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij hetimi n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb operacionit, jan\u00eb sekuestruar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale.<\/p>\n<p>\u2013 Laborator p\u00ebr falsifikimin e dokumenteve, ku u gjet\u00ebn 3 nj\u00ebsi kompjuteri, 2 laptop\u00eb, 5 skanera, 5 printera, 3 printer-skaner, 5 vula t\u00eb ndryshme, 14 usb, 17 tampona vulash, 1 pasaport\u00eb biometrike, 1 kart\u00eb identiteti, 10 platforma me struktur\u00eb plastike, 2 karta identiteti t\u00eb huaja, fotografi pasaportash, materiale kancelarie t\u00eb ndryshme, l\u00ebnd\u00eb narkotike e dyshuar kanabis sativa 2 kg, 9 cop\u00eb telefona celulare, 4 automjete t\u00eb markave t\u00eb ndryshme, dhe 1 arm\u00eb gjahu.<\/p>\n<p>Materialet iu referuan Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr p\u00ebr veprime t\u00eb m\u00ebtejshme ligjore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb paralelisht me operacionin e zhvilluar m\u00eb lart, gjat\u00eb or\u00ebve t\u00eb mbr\u00ebmjes dhe or\u00ebve t\u00eb para t\u00eb m\u00ebngjesit, \u00ebsht\u00eb zhvilluar nj\u00eb tjet\u00ebr operacion n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Fal\u00eb nd\u00ebrhyrjes n\u00eb koh\u00eb e me profesionaliz\u00ebm nga sh\u00ebrbimet t\u00eb Komisariatit Policis\u00eb Shkod\u00ebr, Forc\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Shqiponja t\u00eb D.V.P. dhe FNSH, \u2013 n\u00eb lagjen \u201cKongresi i P\u00ebrmetit\u201d Shkod\u00ebr, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb arrestimi n\u00eb flagranc\u00eb i dy prej autor\u00ebve si dhe \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim autori i tret\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt po dhunonin barbarisht shtetasin n\u00eb banes\u00ebn e vet, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019u jepte shuma<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar \u201cGARANTUESIT\u201d, arrestohen 9 shtetas dhe u shpall\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkim 2 t\u00eb tjer\u00eb Strukturat e Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr dhe Drejtorin\u00eb e Forc\u00ebs Operacionale n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb Shtetit, finalizuan operacionin e koduar \u201cGarantuesit\u201d. Gjat\u00eb k\u00ebtij operacioni u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":37054,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-46410","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46410","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46410"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46410\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37054"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46410"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46410"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46410"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}