{"id":47641,"date":"2018-09-16T12:13:07","date_gmt":"2018-09-16T10:13:07","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=47641"},"modified":"2018-09-16T12:13:07","modified_gmt":"2018-09-16T10:13:07","slug":"legjendat-dhe-te-vertetat-e-zogut-te-zi-ato-qe-nuk-i-dini","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/legjendat-dhe-te-vertetat-e-zogut-te-zi-ato-qe-nuk-i-dini\/","title":{"rendered":"Legjendat dhe t\u00eb v\u00ebrtetat e \u201cZogut t\u00eb Zi\u201d (Ato qe nuk i dini)"},"content":{"rendered":"<p>Simboli i Zogut t\u00eb Zi dhe deformimi i tij nga origjina<\/p>\n<p>Kur pyet p\u00ebr origjin\u00ebn e em\u00ebrtimit Zogu u Zi, shum\u00eb njer\u00ebz rrudhin krah\u00ebt e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shprehen me n\u00ebnqeshje.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb legjend\u00ebn e Zogut t\u00eb Zi, pyet\u00ebm disa persona nga Tirana e hershme, q\u00eb dhan\u00eb disa variante t\u00eb toponimit Zogu i Zi. Disa tregues e lidhin me koh\u00ebt e vona, por duket se nuk \u00ebsht\u00eb krejt ashtu. Dy nga tregimet popullore shkojn\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb hershme, t\u00eb pakt\u00ebn para shekullit 15-t\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr legjendat e njohura t\u00eb k\u00ebsaj treve jan\u00eb ato p\u00ebr Kroin e Sh\u00ebngjinit(n\u00eb krye t\u00eb Fush\u00ebs s\u00eb Aviacionit, mes Rrug\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit e asajt t\u00eb Kavaj\u00ebs), Vorrin e Ashikut(n\u00eb Ndroq), Kodr\u00ebn Sh\u00ebnbu(n\u00eb Fark\u00eb), etj. Flitet p\u00ebr popullime e shpopullime t\u00eb vendit ku sot \u00ebsht\u00eb qyteti i Tiran\u00eb, ashtu si\u00e7 flitet p\u00ebr popullime e shpopullime n\u00eb fshatra, sa \u201ckalonte macja \u00e7ati e m\u2019\u00e7ati\u201d.<\/p>\n<p>Legjendat jan\u00eb thurur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb, q\u00eb duket se sjellin z\u00eb nga thell\u00ebsia e koh\u00ebrave, z\u00eb q\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb aq sa e lejon legjenda. Legjenda b\u00ebn pun\u00ebn e vet si krijimtari artistike e si kujtes\u00eb popullore, sigurisht jo jasht\u00eb \u00e7do realiteti. K\u00ebshtu psh, nuk mund t\u00eb thuret legjend\u00eb p\u00ebr kala, pa patur mure a rr\u00ebnoja, nuk mund t\u00eb flitet p\u00ebr vendbanim, pa patur varre(tuma).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr burime e kroje thuren legjenda p\u00ebr lindjen e burimit e p\u00ebr shterrjen e ujit. E k\u00ebto t\u00eb dyja jan\u00eb n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs. K\u00ebshtu n\u00eb Kalan\u00eb (e re, po i themi), jan\u00eb gjetur mure n\u00ebn tok\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb hershme se Kalaja e sotme. Ose u gjet\u00ebn varre koh\u00ebt e fundit kur u zgjerua Unaza e Tiran\u00ebs (mes Zogut t\u00eb Zi e \u201c21 Dhjetorit\u201d), ku aty af\u00ebr \u00ebsht\u00eb dhe Mozaiku). Pra, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb truall q\u00eb kan\u00eb banuar njer\u00ebz shum\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara se mendohej.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb grup legjendash, brenda nj\u00eb realiteti, hyn edhe legjenda e Zogut t\u00eb Zi. N\u00eb nj\u00eb revist\u00eb t\u00eb vitit 1942, flitet p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ezme, q\u00eb kishte te gdhendur nj\u00eb zog. Pik\u00ebrisht te kjo \u00e7ezm\u00eb duket se del dhe toponimi i Zogut t\u00eb Zi. \u00c7ezmen e mbajn\u00eb mend edhe banor\u00ebt e sot\u00ebm. \u201cKa qen\u00eb nj\u00eb krua, i nd\u00ebrtuar me gur\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb gur ishte gdhendur nj\u00eb zog, i gdhendur n\u00eb nj\u00eb gur t\u00eb zi. Ky \u00ebsht\u00eb fakt. N\u00eb ket\u00eb krua vinin e mbushnin uj\u00eb shum\u00eb familje q\u00eb banonin rretheqark. Edhe nj\u00eb krua tjet\u00ebr ishe nga ana e Fush\u00ebs s\u00eb Aviacionit t\u00eb sot\u00ebm, q\u00eb i thonin Kroi i Shnjinit. Un\u00eb e di se nga zogu q\u00eb ishte gdhendur n\u00eb gur t\u00eb zi, i mbeti Zogu i Zi\u201d, tregon nj\u00eb banor.<\/p>\n<p>Balada \u201cKu po knon nj\u00eb zog i zi\u201d<\/p>\n<p>Goj\u00ebdh\u00ebna e Zogut t\u00eb Zi, hyn n\u00eb ato goj\u00ebdh\u00ebna q\u00eb flasin p\u00ebr dhimbje, pra jan\u00eb baladeske. Duket se k\u00ebnga \u2013 balad\u00eb, \u201cSe\u00e7 po knon nj\u00eb zog i zi\u201d, sillet rreth k\u00ebtij toponimi.<\/p>\n<p>Dalim te tregimi popullor. \u201cAty ku sot i thon\u00eb Zogu i Zi, ka qen\u00eb n\u00eb \u00e7ezm\u00eb. Ishte e nd\u00ebrtuar me gur dhe mbushnin uj\u00eb shum\u00eb familje. Kroi kishte nj\u00eb histori t\u00eb vjet\u00ebr. Aty kish ndrru jet\u00eb nj\u00eb djal\u00eb i ri. E varros\u00ebn aty. Thon\u00eb se ishte nga nj\u00eb fshat i Tiran\u00ebs, m\u00eb duket nga Ahmetaqi. Nj\u00eb vit rresht nana e vet vinte nga larg e qante mbi vorrin e tij, q\u00eb thon\u00eb se pas nj\u00eb viti vdiq.<\/p>\n<p>Pas ajo s\u2019ishte ma, vinte e ulej mbi at\u00eb vorr nj\u00eb zog i zi. Edhe deri von\u00eb asht knue nj\u00eb kang\u00eb: \u201cKu po knonte zogu i zi?\/ -N\u2019shpin\u00eb t\u00eb vorrit djalit ri\u201d. Nga ky fshat erdh\u00ebn njer\u00ebz dhe nd\u00ebrtuan nj\u00eb \u00e7ezme me gur\u00eb t\u00eb zi, ku gdhend\u00ebn p\u00ebrsipri nj\u00eb zog. K\u00ebshtu k\u00ebtij vendi i than\u00eb Zogu i Zi, prej k\u00ebtij zogu q\u00eb gdhend\u00ebn mbi \u00e7ezme. K\u00ebshtu m\u2019kan\u00eb than\u00eb\u201d. K\u00ebto pohon nj\u00eb banor q\u00eb e ka patur sht\u00ebpin\u00eb af\u00ebr k\u00ebsaj \u00e7ezmje.<\/p>\n<p>Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, krijimi flet p\u00ebr nj\u00eb lidhje mes reales e ireales. Ka se nj\u00eb arsye thelbesore n\u00eb mistifikimin e zogjve si simbol t\u00eb fluturimit, liris e paqes. Baladat dhe legjendat e \u201cp\u00ebrdorin\u201d zogun p\u00ebr t\u00eb kryer detyrat njer\u00ebzore, pasi ai ka n\u00eb favor: ata \u201cshfryt\u00ebzojn\u00eb\u201d lirsh\u00ebm ajrin. Por me q\u00eb ata shk\u00ebmbejn\u00eb vendndodhjen e tyre midis tok\u00ebs (bot\u00ebs toksore) dhe ajrit (bot\u00ebs qiellore). N\u00eb mjaft legjenda ato simbolizojn\u00eb dhe \u201cnd\u00ebrmjet\u00ebsin\u201d midis bot\u00ebs fizike e shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrmjet llojeve t\u00eb ndryshme t\u00eb zogjve, \u201czogu i zi\u201d z\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb krijime popullore, n\u00eb legjenda e mite t\u00eb kulturave t\u00eb ndryshme. N\u00eb kultur\u00ebn popullore zogu i zi \u00ebsht\u00eb konsideruar dhe si pasqyrim i shpirtit, i dhimbjes, i lot\u00ebve, i v\u00ebshtir\u00ebsive, etj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur dhe si simbol p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar jo vet\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebn e sotme, por dhe at\u00eb t\u00eb p\u00ebrtejme.N\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb mbledhur n\u00eb fshatin Ahmetaq(Tiran\u00eb), vargjet e para t\u00eb saj jan\u00eb:<\/p>\n<p>Ku po knon nj\u00eb zog i zi?<\/p>\n<p>-N\u2019shpin\u00eb t\u00eb vorrit djalit ri.<\/p>\n<p>-Ka po shkoni ju shokt e mi?<\/p>\n<p>Ka po shkoni e ka po veni,<\/p>\n<p>Nan\u00ebs time mos i d\u00ebfteni.<\/p>\n<p>E zeza si ngjyr\u00eb-epitet, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm te zogu, po te kafsh\u00ebt, \u00ebndrrat, peri, njeriu, guri, puna, hija etj. Ndonj\u00ebher\u00eb edhe vija e zez\u00eb, q\u00eb duket si pe i varur n\u00eb qaf\u00eb t\u00eb nj\u00eb shpendi, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb laraska. Kujtojm\u00eb pyetjen e motr\u00ebs s\u00eb n\u00ebnt\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve: \u201c-Moj laraska me penin e zi,\\ A m\u2019i ke pa nant\u00eb vllaznit e mi? Ose te K\u00ebnga e Ymer Ag\u00ebs: \u201cAs buka s\u2019m\u00eb hahet,\\ as vera s\u2019m\u00eb pihet, se kam pa nj\u00eb and\u00ebrr t\u2019zez\u00eb,\\ Nj\u00eb and\u00ebrr t\u2019zez\u00eb p\u00ebr mu,\\ se gruja m\u2019asht martu\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebt e vona toponimi \u201cZogu i Zi\u201d, filloi t\u00eb lidhet me nj\u00eb klub prostitucioni, q\u00eb u ngjan moteleve t\u00eb sotme, por q\u00ebndroi p\u00ebr pak koh\u00eb(deri n\u00eb 1944). N\u00eb ket\u00eb tregim thuhet:<\/p>\n<p>\u201cTirana ishte e vog\u00ebl. Sht\u00ebpit\u00eb shkonin deri ku jan\u00eb sot ambasadat. Prej aty, ku sot kalon Rruga e Durr\u00ebsit, fillonte nj\u00eb p\u00ebrrua i vog\u00ebl q\u00eb derdhej n\u00eb Lan\u00eb. Rruga e Durr\u00ebsit ishte m\u00eb nga ana e Fush\u00ebs s\u00eb Aviacionit, pra jo ku asht sot. N\u00eb breg t\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrroi ishte nj\u00eb klub. E mbaj mend, nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb me shkall\u00eb p\u00ebrjashta p\u00ebr t\u2019u ngjitur n\u00eb kat t\u00eb dyt\u00eb. Kati i par\u00eb sh\u00ebrbente edhe p\u00ebr kafe edhe p\u00ebr ushqim. N\u00eb kat t\u00eb dyt\u00eb hynin ata q\u00eb kishin pare shum\u00eb dhe pinin t\u00eb shoq\u00ebruara me femra. Kati i dyt\u00eb kishte anekse p\u00ebr t\u00eb ba qejf. Bash p\u00ebr ket\u00eb arsye filluan t\u2019i thon\u00eb Zogu i Zi\u201d. N\u00eb ket\u00eb klub kishte edhe shqiptar\u00eb, por me ket\u00eb pun\u00eb merreshin ma shum\u00eb t\u00eb huajt, ve\u00e7an\u00ebrisht italian\u00ebt q\u00eb punonin n\u00eb Tiran\u00eb. At\u00ebhere nd\u00ebrtohej qendra me minisrit\u00eb e sotme dhe rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs, ku teknik\u00ebt dhe inxhinier\u00ebt shumica ishin t\u00eb huaj\u201d.<\/p>\n<p>Nga ky tregim shum\u00eb qeshin e n\u00ebnqeshin. Duket se ky tregim \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm i von\u00eb, po nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb at\u00eb nivel, sa t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb toponim t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrmase. Koha e shkurt\u00ebr e funksionimit, mend\u00ebsia kolektive p\u00ebr objekte t\u00eb tilla, si dhe ndryshimi i krejt pamjes s\u00eb relievit ku ishte ky klub, b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mendosh se toponimi s\u2019ka lidhje me klubin. M\u00eb pas dihet se p\u00ebr klube t\u00eb tilla as q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn publikisht. Kujtesa popullore zakonisht nuk i regjistron objekte t\u00eb tilla, aq sa t\u2019i jap\u00eb gjith\u00eb vendit rretheqark emrin. Kujtojm\u00eb, psh, kioskat q\u00eb u ngrit\u00ebn n\u00ebp\u00ebr parqe (ku kishte edhe klube prostitucioni) dhe s\u2019u mbeti as nami e nishani. Nisur nga ky arsyetim, toponimi Zogu i Zi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i hersh\u00ebm, lidhet me nj\u00eb dhimbje, q\u00eb u p\u00ebrjet\u00ebsua p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb me simbolin e zogut t\u00eb zi t\u00eb vendosur n\u00eb nj\u00eb krua.<\/p>\n<p>Shpendi i zi, simbolika e tij e ngjyr\u00ebs s\u00eb zez\u00eb, ka hyr\u00eb n\u00eb literatur\u00ebn popullore, (sigurisht q\u00eb e ka p\u00ebrvet\u00ebsuar dhe ajo e kultivuar nd\u00ebr shkrimtar\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb rinj) si ndjell\u00ebs her\u00eb i s\u00eb keqes e her\u00eb i mbar\u00ebsis\u00eb. Zogu i zi, (korbi, fajkoi etj), shfaqet shpesh si simbol i izolimit, lajmit t\u00eb keq, err\u00ebsir\u00ebs e misterit. N\u00eb shum\u00eb raste shihet si simbol i t\u00eb keqes, m\u00ebkatit dhe djall\u00ebzis\u00eb (n\u00eb saj dhe t\u00eb ngjyr\u00ebs s\u00eb zez\u00eb). Pra, n\u00eb fazat e m\u00ebvonshme t\u00eb komuniteteve buq\u00ebsore e tregtare gradualisht ka marr\u00eb terren simbolika negative, aq sa aktualisht, zogu i zi i shfaqur n\u00eb \u00ebndrra konsiderohet si tersll\u00ebk e ndjell\u00ebs fatkeq\u00ebsie.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr nuk mungojn\u00eb dhe p\u00ebrdorimet e tij t\u00eb m\u00ebhershme si simbol i shpres\u00ebs e rilindjes. Mitet e hershme flasin m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb favor t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit. Studimet e k\u00ebsaj fushe tregojn\u00eb se simboli negativ p\u00ebr zogun e zi (p.sh. sorra e korbi) \u00ebsht\u00eb i vonsh\u00ebm. Kjo \u00ebsht\u00eb ndikuar me faktin e ndodhjes s\u00eb tyre n\u00eb vendin ku kishte kufoma, pas luft\u00ebrave t\u00eb p\u00ebrgjakshme e t\u00eb pabarabarta n\u00eb lindje n\u00eb perendim t\u00eb Evrop\u00ebs. Nd\u00ebrsa aspekti pozitiv i k\u00ebsaj simbolike kusht\u00ebzohet nga faza t\u00eb hershme t\u00eb gjuetis\u00eb n\u00eb tok\u00eb dhe peshkimit n\u00eb det.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebto q\u00eb tham\u00eb, duket se toponimi \u2018Zogu i Zi\u2019 i Tiran\u00ebs, ka ngel\u00eb q\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb hershme e jo n\u00eb mesin e shekullit 20-t\u00eb. Por, sidoqoft\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb toponim orientues p\u00ebr hyrjen n\u00eb unaz\u00ebn e vog\u00ebl t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Nga Fejzulla GJABRI<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Simboli i Zogut t\u00eb Zi dhe deformimi i tij nga origjina Kur pyet p\u00ebr origjin\u00ebn e em\u00ebrtimit Zogu u Zi, shum\u00eb njer\u00ebz rrudhin krah\u00ebt e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shprehen me n\u00ebnqeshje. P\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb legjend\u00ebn e Zogut t\u00eb Zi, pyet\u00ebm disa persona nga Tirana e hershme, q\u00eb dhan\u00eb disa variante t\u00eb toponimit Zogu i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[234,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-47641","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-kuriozitete","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47641","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47641"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47641\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47641"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47641"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47641"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}