{"id":49887,"date":"2018-10-25T13:48:04","date_gmt":"2018-10-25T11:48:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=49887"},"modified":"2018-10-25T13:48:04","modified_gmt":"2018-10-25T11:48:04","slug":"basha-akuzon-kryministrin-krimi-i-ka-siguruar-rames-15-mandate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/basha-akuzon-kryministrin-krimi-i-ka-siguruar-rames-15-mandate\/","title":{"rendered":"Basha akuzon kryministrin: Krimi i ka siguruar Ram\u00ebs 15 mandate"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i opozit\u00ebs Lulzim Basha deklaroi sot para gazetar\u00ebve se dekriminalizimi i zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb prioriteti absolute I PD dhe opozit\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Ai renditi pasojat e r\u00ebnda q\u00eb po kalon vendi p\u00ebr shkak t\u00eb pushtetit q\u00eb Edi Rama ka siguruar nga kriminel\u00ebt.<\/p>\n<p>Kreu demokrat akuzoi Ram\u00ebn si t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb personalisht n\u00eb operacionet e pastrimit t\u00eb parave t\u00eb krimit si dhe p\u00ebr situat\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb kriminale n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Ai shkoi m\u00eb tej kur deklaroi se qytete t\u00eb t\u00ebra kontrollohen nga krimi i organizuar.<\/p>\n<p>\u201cCdo dite qe kalon po provon se ceshtjet dhe kauzat p\u00ebr t\u00eb cilat Partia Demokratike ka luftuar me nj\u00eb kosto t\u00eb lart\u00eb politike, m\u00eb n\u00eb fund jan\u00eb t\u00eb qarta para syve t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve:\u00a0Gjendja e drog\u00ebs q\u00eb ne denoncuam u b\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt;\u00a0Kriminel\u00ebt n\u00eb Kuvend u b\u00ebn\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt;\u00a0Lidhjet e ministrave dhe politikan\u00ebve me trafikun e drog\u00ebs u b\u00ebn\u00eb t\u00eb ditura.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb edhe provat zyrtare, t\u00eb krimit t\u00eb t\u00eb gjitha krimeve: marrja e pushtetit nga Edi Rama n\u00eb bashk\u00ebpunim me krimin.<\/p>\n<p>Kriminel\u00ebt e Fush\u00eb Kruj\u00ebs grabit\u00ebn vota p\u00ebr Edi Ram\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 2017, n\u00ebn drejtimin direkt t\u00eb deputetit Rahman Rraja. Vet\u00eb djali i Rraj\u00ebs u hetua p\u00ebr blerje votash dhe p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnim ndaj votuesve por hetimet ndaj tij u mbyll\u00ebn.<\/p>\n<p>Grupi Rraja ka qen\u00eb i vetmi shtab elektoral i PS-s\u00eb n\u00eb Kruj\u00eb aq sa Rraja i vog\u00ebl ndihet oponenti yn\u00eb zgjedhor dhe sfidon opozit\u00ebn n\u00eb zgjedhje, duke provuar hapur se konkuruesi yn\u00eb zgjedhor nuk jan\u00eb socialist\u00ebt por jan\u00eb kriminel\u00ebt e rekrutuar nga Edi Rama.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjimet kane nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb faktin se kriminel\u00ebt e grupit t\u00eb rreziksh\u00ebm Avdylaj kan\u00eb punuar p\u00ebr grabitjen e votave p\u00ebr llogari t\u00eb PS, Vangjush Dakos dhe deputet\u00ebve t\u00eb Edi ram\u00ebs. Bashk\u00eb me Ram\u00ebn, n\u00eb pushtet erdh\u00ebn edhe Avdylajt, ndaj ky grup kriminal u fuqizua n\u00eb nj\u00eb grup t\u00eb rreziksh\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjimet e Lezh\u00ebs \u00ebsht\u00eb e njejta gj\u00eb, Ndokat kan\u00eb qen\u00eb band\u00eb elektorale e PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Kavaj\u00eb del qart\u00eb se Elvis Roshi ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn gj\u00eb, s\u00eb bashku me Gent Daj\u00ebn. Madje aty krimi dhe pushteti edhe formalisht u shkrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb n\u00eb personin e Elvis Roshit.<\/p>\n<p>N\u00eb Elbasan Qazim Sejdini ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn gj\u00eb, trafikant\u00ebt e drog\u00ebs dhe pushteti i tij jan\u00eb nj\u00eb,<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj n\u00eb Dib\u00ebr, Prokuroria ka nj\u00eb dosje tjet\u00ebr ku hetohet p\u00ebr vjedhjen e votave n\u00eb Dib\u00ebr ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb Ulsi Manja, Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri.<\/p>\n<p>Sot mund t\u00eb themi me siguri se krimi i ka siguruar Edi Ram\u00ebs t\u00eb pakt\u00ebn 10-15 deputet\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebrc\u00ebnimit, grabitjes dhe blerjes s\u00eb vot\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb po ashtu se 2017 ishte p\u00ebrs\u00ebritje n\u00eb p\u00ebrmasa edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha e 2013-s. N\u00eb 2013, modeli ishte q\u00eb kriminel\u00ebt vet\u00eb i b\u00ebri deputet\u00eb.<\/p>\n<p>Burimi i krimit n\u00eb politik\u00eb, i korrupsionit dhe i rritjes s\u00eb krimit n\u00eb rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb krimi elektoral.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pushtet q\u00eb merret me ndihm\u00ebm e kriminel\u00ebve do t\u00eb punoj\u00eb me kriminel\u00ebt p\u00ebr kriminel\u00ebt:<\/p>\n<p>Nj\u00eb pushtet q\u00eb buron nga krimi, do t\u00eb ekzistoj\u00eb si pushtet i krimit.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin q\u00eb Edi Rama vendosi t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me krimin p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet, n\u00eb Shqip\u00ebri mori fund \u00e7do lloj procesi politik. Mori fund cdo lloj mund\u00ebsie q\u00eb t\u00eb qeverisej p\u00ebr popullin dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb realiteti dramatik ku jemi sot: pushteti i Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb pushtet i kriminel\u00ebve, nga kriminel\u00ebt, p\u00ebr kriminel\u00ebt.<\/p>\n<p>Pushteti i siguruar nga kriminel\u00ebt shpjegon:<\/p>\n<p>1) Pse Edi Rama lejoi kultivimin dhe trafikimin masiv t\u00eb drog\u00ebs, madje n\u00ebn mbrojtjen direkte t\u00eb policis\u00eb dhe qeveris\u00eb;<\/p>\n<p>2) Pushteti i siguruar nga kriminel\u00ebt shpjegon se pse Edi Rama liroi nga burgu dhe ju dha pafaj\u00ebsi bandave nga Hakmarrja p\u00ebr Drjet\u00ebsi tek Indrit Taullai dhe Lul Berisha; pse Edi Rama nuk e luftoi asnj\u00ebher\u00eb krimin;<\/p>\n<p>3) Pushteti i siguruar nga kriminel\u00ebt shpjegon pse b\u00ebri q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb kthehet n\u00eb streh\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kriminel\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikun e drog\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb Bot\u00eb.<\/p>\n<p>4) Pushteti i siguruar nga kriminel\u00ebt shpjegon pse sot Edi Rama \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb operacione gjigande t\u00eb pastrimit t\u00eb parave nga nd\u00ebrtimet masive n\u00eb bregdet e n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, te aferat korruptive t\u00eb pastrimit t\u00eb parave me incenerator\u00ebt, PPP e deri te grabitja e dhunshme e Teatrit Komb\u00ebtar p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar n\u00eb kulla dhe pastrim parash.<\/p>\n<p>5) Pushteti i siguruar nga kriminel\u00ebt shpjegon kapjen e drejt\u00ebsis\u00eb nga Edi Rama,<\/p>\n<p>6) Pushteti i siguruar nga kriminel\u00ebt shpjegon em\u00ebrimin e prokurores politike Arta Marku dhe p\u00ebrdorimin e saj p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt e lidhur me krimin, duke larguar t\u00eb gjith\u00eb prokuror\u00ebt q\u00eb po i hetonin dhe duke i kaluar hetimet tek sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb bindur t\u00eb pushtetit. Sot nj\u00eb gazetar dhe nj\u00eb deputet i opozit\u00ebs jan\u00eb n\u00ebn hetim sepse kan\u00eb denoncuar nj\u00eb kriminel; kryetari i opozit\u00ebs thirret n\u00eb prokurori se ka denoncuar nj\u00eb kriminel n\u00eb Fush\u00eb Kruj\u00eb, dhe thirret s\u00ebrish n\u00eb prokurori se ka nxjerr\u00eb sekretin q\u00eb Taulant Balla \u00ebsht\u00eb garant politik i pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>Kush nuk \u00ebsht\u00eb sot n\u00ebn hetim: Vangjush Dako, Taulant Balla, Qazim Sejdini, Ervis \u00c7yrbja, Damian Gjiknuri dhe t\u00eb tjer\u00eb poilitikan\u00eb t\u00eb lidhur me krimin<\/p>\n<p>Pushteti i siguruar nga krimi shpjegon sjelljen e Edi Ram\u00ebs:<\/p>\n<p>brutal, dhe arrogant me qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb dhe justifikues, mbrojt\u00ebs dhe mb\u00ebshtet\u00ebs i kriminel\u00ebve dhe politikan\u00ebve t\u00eb lidhur me krimin.<\/p>\n<p>Sepse Edi Rama e di q\u00eb pushteti i tij nuk varet nga vota e popullit, por nga kriminel\u00ebt. Ndaj ai tallet e sillet brutalisht me popullin, dhe mb\u00ebshtet, justifikon krimin.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam i vet\u00ebdijsh\u00ebm se shum\u00eb njer\u00ebz kan\u00eb humbur besimin tek politika dhe kjo i b\u00ebn shum\u00eb t\u00eb pandjesh\u00ebm ndaj vjedhjes s\u00eb vot\u00ebs.<\/p>\n<p>Por sot duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se pasojat e bashk\u00ebpunimit t\u00eb krimit me politik\u00ebn jan\u00eb shkat\u00ebrruese.<\/p>\n<p>Ne kemi p\u00ebrdorur shpesh termin narko-shtet, por ky \u00ebsht\u00eb thelbi: trafikant\u00ebt e drog\u00ebs vendosin kush do jet\u00eb deputet dhe kush do jet\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb krimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb: nj\u00eb grup kriminal, nj\u00eb organizat\u00eb kriminale e pamb\u00ebshtetur politikisht mund t\u00eb luftohet dhe t\u00eb eleminohet. N\u00eb vitin 2006 qeveria e PD-s\u00eb d\u00ebshmoi se brenda gjasht\u00eb muaj shkat\u00ebrroi bandat q\u00eb kishin terrorizuar Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra.<\/p>\n<p>Po kur qeveria buron nga krimi, n\u00eb vend t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr krimit kemi shfaqje sikur luftohet krimi: kemi operacionet fasad\u00eb, kemi kriminel\u00eb q\u00eb nuk kapen, kemi kriminel\u00eb q\u00eb sundojn\u00eb qytetet shqiptare.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb her\u00eb sot Elbasani sundohet nga grupet kriminale, Vlora sundohet nga grupet kriminale, Shkodra po ashtu, e gjith\u00eb zona nga Tiran\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebrfshi Kruj\u00ebn, La\u00e7in, Lezh\u00ebn po ashtu.<\/p>\n<p>Tirana \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sundimin e krimit dhe t\u00eb drog\u00ebs: mjafton t\u00eb dilni n\u00eb mbr\u00ebmje n\u00eb lokalet e bllokut apo n\u00eb trotuaret nga zona tek Blloku deri tek Rruga e Elbasanit dhe do t\u00eb shikoni se kudo ka shp\u00ebrndarje dhe konsum droge dhe bandit\u00eb t\u00eb armatosur q\u00eb arg\u00ebtohen.<\/p>\n<p>Aksionet e fundit jan\u00eb aksione fasad\u00eb t\u00eb llogaritura sa p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zhurm\u00eb pa prekur krimin. Edhe k\u00ebta q\u00eb jan\u00eb arrestuar do t\u00eb lirohen apo leht\u00ebsohen ngadal\u00eb. Edi Rama nuk do t\u00eb shk\u00ebputet dot nga krimi, sepse lidhja e tij me krimin \u00ebsht\u00eb burimi i pushtetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin. Dhe kush kishte pak dyshim, tani eshte i qarte se si bashkvepron Edi Rama me krimin per te blere vota. Krimi i siguron votat Rames dhe Rama i jep paprekshmeri krimit ne trafiqe dhe duke ju pastruar parate e pista ne ndertime, investime etj.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri nuk do ket\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr krimit dhe drejt\u00ebsi n\u00ebse nuk do t\u00eb d\u00ebnohen krimet elektorale t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo gjendje \u00ebsht\u00eb prov\u00eb e domosdoshm\u00ebris\u00eb t\u00eb ndarjes s\u00eb politik\u00ebs nga krimi dhe dekriminalizimit t\u00eb zgjedhjeve: t\u00eb cilat jan\u00eb prioritete absolute t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Keto dy nisma duhen bere pa humbur kohe per ti dhene mundesi qytetareve te vendosin me vote te lire dhe te ndershme per qeverine qe duan,\u201d u shpreh Basha.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i opozit\u00ebs Lulzim Basha deklaroi sot para gazetar\u00ebve se dekriminalizimi i zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb prioriteti absolute I PD dhe opozit\u00ebs shqiptare. Ai renditi pasojat e r\u00ebnda q\u00eb po kalon vendi p\u00ebr shkak t\u00eb pushtetit q\u00eb Edi Rama ka siguruar nga kriminel\u00ebt. Kreu demokrat akuzoi Ram\u00ebn si t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb personalisht n\u00eb operacionet e pastrimit t\u00eb parave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-49887","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49887","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49887"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49887\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49887"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49887"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49887"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}