{"id":51799,"date":"2018-11-20T11:55:03","date_gmt":"2018-11-20T10:55:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=51799"},"modified":"2018-11-20T11:55:03","modified_gmt":"2018-11-20T10:55:03","slug":"unaza-e-madhe-kryemadhi-rama-me-dy-standarde-mos-guzoj-ti-afrohet-banesave-te-qytetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/unaza-e-madhe-kryemadhi-rama-me-dy-standarde-mos-guzoj-ti-afrohet-banesave-te-qytetareve\/","title":{"rendered":"Unaza e Madhe, Kryemadhi: Rama me dy standarde, mos guzoj t`i afrohet banesave t\u00eb qytetar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, Monika Kryemadhi nga protesta e banor\u00ebve t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Re i ka b\u00ebr\u00eb thirrje kryeministrit Edi Rama q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet nga vendimi p\u00ebr projektin q\u00eb ajo e konsideron t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Teksa q\u00ebndron p\u00ebrkrah banor\u00ebve, Kryemadhi thekson se me projektin p\u00ebr Unaz\u00ebn e Re, Rama po p\u00ebrdor dy standarde. Ajo i beri thirrje Rames qe mos t\u2019i afrohet banesave t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cNdoshta me vones\u00eb por p\u00ebr t\u00eb vetmen arsye q\u00eb mendoj se ndonj\u00ebher\u00eb politika duhet t\u2019u q\u00ebndroj\u00eb larg protestave q\u00eb vijn\u00eb nga shpirti i banor\u00ebve. Kemi q\u00ebndruar n\u00eb distanc\u00eb, por gjithmon\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrkrahur. Meq\u00eb qytetar\u00ebt m\u00eb b\u00ebn\u00eb nj\u00eb thirrje dje publike p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pran\u00eb tyre, un\u00eb erdha dhe i takova sot n\u00eb m\u00ebngjes, pjes\u00ebn kryesore t\u00eb tyre. Nuk kam pik\u00ebn e dyshimit q\u00eb jan\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb Zotit, p\u00ebr pron\u00ebn e tyre. Dhe nuk kam pik\u00ebn e dyshimit q\u00eb projekti n\u00eb t\u00eb cilin Edi Rama k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebj\u00eb mbi \u201cUnaz\u00ebn e Re\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt q\u00eb vjedh pron\u00ebn e shqiptar\u00ebve, vjedh parat\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe mbi t\u00eb gjitha q\u00eb \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, por \u00ebsht\u00eb dhe kriminal. Un\u00eb k\u00ebtu kam nj\u00eb hart\u00eb q\u00eb besoj e shikoni. \u201cPo ta shikoni kjo \u00ebsht\u00eb vija e kuqe q\u00eb spostohet p\u00ebr t\u00eb zgjeruar rrug\u00ebn, ku ka mbaruar rruga. K\u00ebtu shkon me ishull gjelb\u00ebrimi dhe rrug\u00eb q\u00eb kalojn\u00eb makinat sot dhe \u00ebsht\u00eb postuar gati 20 e ca metra n\u00eb pronat e qytetar\u00ebve. Nd\u00ebrkoh\u00eb po t\u00eb shikoni k\u00ebtu, nuk ka as ishull, as rrug\u00eb, por vija e kuqe vjen k\u00ebtu dhe shikojm\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pron\u00eb. Pronari i k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb Damian Gjiknuri, si minist\u00ebr po them, si institucion. Por mesa duket k\u00ebtu nuk e spostojn\u00eb vij\u00ebn, sepse jan\u00eb drejt koncesioneve PPP, p\u00ebr ta marr\u00eb p\u00ebr zero lek\u00eb, si\u00e7 kan\u00eb marr\u00eb gjith\u00eb pronat e shqiptar\u00ebve dhe pronat e shqiptar\u00ebve, nuk i konsiderojn\u00eb. Ja ku keni nj\u00eb pallat 10-kat\u00ebsh, dhe nuk postohet rruga 22 metra andej, por rri 10 metra. Keni pallate 15 kate t\u00eb tjera, nuk spostohet rruga 10 metra por spostohet k\u00ebtej nga fukarenjt\u00eb dhe hallexhinjt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve iu shkon nga 60 metra. Do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Edi Rama ka dy standarde. Standardin p\u00ebr klient\u00ebt e vet\u00eb q\u00eb i mbushin xhepat dhe i p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb pastruar parat\u00eb e drog\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb votat e shqiptar\u00ebve dhe standardin e fukarenjve q\u00eb p\u00ebr 7 dit\u00eb i nxjerr jasht\u00eb, i flak n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs dhe nuk mban asnj\u00eb lloj p\u00ebrgjegj\u00ebsie. Ky njeri duhet ta kuptoj\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt e toleruan me vot\u00ebn\u201d, tha Kryemadhi.<\/p>\n<p>Kryetarja e LSI gjithashtu tha se nuk mund t\u2019i prishet sht\u00ebpia dikujt q\u00eb ka paguar taksat p\u00ebr 20 vite dhe se Rama zgjodhi dimrin pasi\u00a0 nata m\u00eb e gjat\u00eb, dita m\u00eb e shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cLul\u00ebzim Basha, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Agron Duka etj, e toleruam me vot\u00ebn, e tolerojm\u00eb dhe me fjalimet e tij. Por po i b\u00ebj thirrje, atij, Afrim Qendros dhe tre kompanive t\u00eb cilat nuk jan\u00eb gjet tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb lidhura me krimin, mos t\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb afrohen pran\u00eb sht\u00ebpive t\u00eb qytetar\u00ebve. I b\u00ebj thirrje Salillarit, q\u00eb mos u ngopt\u00eb duke fituar tendera dhe duke marr\u00eb nga parat\u00eb e shqiptar\u00ebve. I b\u00ebj thirrje atij Fat Ku\u00e7it nga Elbasani. Nuk mund t\u00eb mos kompesoj\u00eb dot tenderat e mos marra, duke ardhur dhe duke prishur sht\u00ebpit\u00eb e qytetar\u00ebve k\u00ebtu. I b\u00ebj thirrje dhe asaj kompanis\u00eb fantaz\u00ebm q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm. Ata po shkojn\u00eb kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb. Ata me f\u00ebmij\u00ebt e shqiptar\u00ebve dhe ne me ta. Sot nuk ka drejt\u00ebsi. Sot t\u00eb marr\u00ebsh dhe t\u00eb \u00e7osh n\u00eb Prokurori gra dhe f\u00ebmij\u00eb tregon q\u00eb je frikacak i madh dhe tregon q\u00eb je njeri i keq. Sot k\u00ebta qytetar\u00eb nuk kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb toleruar, Edi Ram\u00ebn jo e jo. Le t\u00eb fshihet atje te bunkeri i vet\u00eb n\u00eb Surrel, por k\u00ebta q\u00eb guxojn\u00eb, q\u00eb mashtrojn\u00eb dhe q\u00eb spostojn\u00eb rrug\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar, klient\u00ebt, firmat e nd\u00ebrtimit q\u00eb pastrojn\u00eb parat\u00eb e drog\u00ebs dhe shkat\u00ebrrojn\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e fukarenjve dhe bizneset e tyre kjo gj\u00eb nuk do tolerohet. Nuk ka njeri q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr rrug\u00ebs se t\u00eb gjith\u00eb jemi pro rrug\u00ebs dhe ja ku e kemi rrug\u00ebn k\u00ebtu. Se k\u00ebto banor\u00eb jan\u00eb q\u00eb ja kan\u00eb krijuar hap\u00ebsir\u00ebn edhe para 10-15 vjet\u00ebve q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kjo gj\u00eb. Por ky njeri duhet ti d\u00ebmshp\u00ebrblej\u00eb se k\u00ebta njer\u00ebz kan\u00eb 22 vjet q\u00eb paguajn\u00eb, taksa, taks\u00eb prone, 5 mij\u00eb lekshin e shkollave, ujin, dritat. Kan\u00eb paguar uj\u00eb dhe drita pa pasur uj\u00eb dhe drita. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga zonat q\u00eb nuk ka pasur uj\u00eb kurr\u00eb dhe kan\u00eb paguar uj\u00eb dhe drita. Kan\u00eb paguar taks\u00eb shkoll\u00eb s\u2019kan\u00eb nj\u00eb kopsht dhe nj\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Kan\u00eb paguar pastrim, i pastrojn\u00eb vet\u00eb rrug\u00ebt e tyre. Prandaj duhet t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm. Un\u00eb nuk jam k\u00ebtu thjesht si nj\u00eb kryetare partie, por jam edhe si nj\u00eb ish-banore, ish-deputete e k\u00ebsaj zone dhe kam qen\u00eb e nderuar me k\u00ebta njer\u00ebz. Por di t\u00eb them nj\u00eb gj\u00eb: iu b\u00ebj thirrje t\u00eb gjitha grave dhe n\u00ebnave t\u00eb Tiran\u00ebs. Para 2 muajsh Edi Rama mori vendim p\u00ebr t\u00eb prishur Teatrin, e b\u00ebri at\u00eb p\u00ebr t\u2019i ulur kok\u00ebn intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb. Sot vjen k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb postuar dhe p\u00ebr t\u2019iu prishur rrug\u00ebn disa njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb fuqin\u00eb, pushtetin dhe as paran\u00eb p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ball\u00eb k\u00ebsaj gj\u00ebje. Nes\u00ebr do i futet fush\u00ebs \u201cMisto Mame\u201d, pasnes\u00ebr do i futet Laprak\u00ebs, pastaj do i futet mbrapa Fabrik\u00ebs s\u00eb Miellit sepse ai q\u00eb do marr\u00eb fabrik\u00ebn e miellit dhe q\u00eb do b\u00ebj\u00eb qend\u00ebr tregtare nuk do shkoj\u00eb t\u2019i marr\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Pra \u00e7do sht\u00ebpi q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb legalizuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb do t\u00eb jet\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb do t\u2019i rr\u00ebmbehet nga kriminel\u00ebt dhe trafikant\u00ebt e drog\u00ebs, ashtu si\u00e7 kan\u00eb rr\u00ebmbyer pronat e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Prandaj iu b\u00ebj thirrje t\u00eb gjith\u00eb grave, t\u00eb b\u00ebhen suport i vajzave dhe grave t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Re. Iu b\u00ebj thirrje t\u00eb gjith\u00eb grave deputete, t\u00eb gjith\u00eb grave dhe vajzave deputete t\u2019i p\u00ebrkrahin k\u00ebto gra dhe k\u00ebto n\u00ebna sepse sot Edi Rama troket n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre, nes\u00ebr do trokas\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e deputeteve duke i flakur e duke i p\u00ebrdorur, si\u00e7 ka p\u00ebrdorur t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e tij. Nj\u00eb njeri q\u00eb nuk i vjen keq p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e vet, mos kujtoni se ka p\u00ebr t\u2019i ardhur keq p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e shqiptar\u00ebve. Prandaj o sot o kurr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ta kuptojm\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Dhe nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr dua t\u00eb jem e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Ky projekt \u00ebsht\u00eb projekt shum\u00eb i mir\u00eb, por ky projekt \u00ebsht\u00eb mashtrim. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mashtrim q\u00eb Edi Rama e b\u00ebn. Para se Edi Rama t\u00eb prish\u00eb sht\u00ebpit\u00eb dhe bizneset e k\u00ebtyre njer\u00ebzve q\u00eb mezi mbajn\u00eb familjet e tyre me buk\u00eb, t\u00eb b\u00ebj\u00eb rrethrrotullimin atje, me t\u00eb cilin p\u00ebrdhosi simbolet komb\u00ebtare, pastaj t\u00eb vij\u00eb me zgjerimin e rrug\u00ebs k\u00ebtej. Pse ky njeri duhet ta filloj\u00eb n\u00eb mes t\u00eb dimrit k\u00ebt\u00eb gj\u00eb kur ky njeri qenka kaq i sinqert\u00eb? Sepse kjo \u00ebsht\u00eb strategjia e tij. \u00cbsht\u00eb strategjia dita m\u00eb e shkurt\u00ebr dhe nata m\u00eb e gjat\u00eb. Por i them Edi Ram\u00ebs, nata m\u00eb e gjat\u00eb \u00ebsht\u00eb tmerri yt m\u00eb i madh sepse nuk do t\u00eb t\u00eb toleroj\u00eb njeri t\u00eb prish\u00ebsh sht\u00ebpit\u00eb e shqiptar\u00ebve\u201d u shpreh Kryemadhi.<\/p>\n<p><strong>Ka ekzistuar ky projekt kur ishit deputete?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb kam qen\u00eb un\u00eb deputete projekti ka ekzistuar si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ky projekt k\u00ebtu, m\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb dyt\u00ebsore 3 metra dhe me k\u00ebt\u00eb trotuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktualisht. Pra projekti i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe 3 met\u00ebr rrug\u00eb p\u00ebr makinat, nj\u00eb kalimshe. Nuk ka pasur projekt p\u00ebr t\u00eb shkuar edhe 20 e ca metra. \u00cbsht\u00eb mashtrim. Edhe postimi i shtratit t\u00eb Lan\u00ebs, po ta shikosh spostohet p\u00ebr t\u00eb prishur sht\u00ebpi dhe nuk spostohet atje ku toka \u00ebsht\u00eb bosh. Pra n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb manipulim sepse e gjitha k\u00ebrkon p\u00ebr ta futu n\u00eb sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi, p\u00ebr t\u2019ua marr\u00eb njer\u00ebzve pa asnj\u00eb lek sht\u00ebpit\u00eb e tyre, p\u00ebr t\u2019i lodhur, denigruar e sakatuar, p\u00ebr t\u2019i p\u00ebr\u00e7ar\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e merr p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb buk\u00eb, dhe m\u00ebnyr\u00ebn e pastrimit t\u00eb parave t\u00eb drog\u00ebs t\u00eb cilat do t\u2019i duhet p\u00ebr t\u2019i justifikuar, do t\u2019i justifikoj\u00eb me pronat e shqiptar\u00ebve. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje zhvillimi. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje grabitjeje. Ashtu si\u00e7 ka grabitur \u00e7do gj\u00eb tani do filloj\u00eb t\u2019u grabis\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e shqiptar\u00ebve. E kemi th\u00ebn\u00eb: grabiti Tetarin, grabiti rrug\u00ebt e shqiptar\u00ebve, tani do grabis\u00eb edhe sht\u00ebpit\u00eb. Po fillon k\u00ebtu ku \u00ebsht\u00eb peri m\u00eb i dob\u00ebt. K\u00ebtu jan\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, k\u00ebtu jan\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb k\u00ebputur, k\u00ebtu jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb sulmuar m\u00eb shum\u00eb historikisht. Dhe mos t\u00eb harrojm\u00eb dhe nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj ne ndaj k\u00ebtij populli kemi dhe nj\u00eb detyrim tjet\u00ebr shum\u00eb t\u00eb madh.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ky po i prish sht\u00ebpit\u00eb jan\u00eb 100 familje ku Liqeni i Fierz\u00ebs i ka p\u00ebrmbytur sht\u00ebpit\u00eb dhe ne nuk i kemi kompensuar akoma. Pra shteti shqiptar, ku p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe ne jemi pjes\u00eb e tij, po i grabit k\u00ebta njer\u00ebz dy her\u00eb. Nj\u00ebher\u00eb i grabiti me Liqenin e Fierz\u00ebs, tani po i grabit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e turpshme dhe ky \u00ebsht\u00eb mallkim. Dhe ky mallkim, mallkimi i fukarait t\u00eb z\u00eb shtat\u00eb breza.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, Monika Kryemadhi nga protesta e banor\u00ebve t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Re i ka b\u00ebr\u00eb thirrje kryeministrit Edi Rama q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet nga vendimi p\u00ebr projektin q\u00eb ajo e konsideron t\u00eb paligjsh\u00ebm. Teksa q\u00ebndron p\u00ebrkrah banor\u00ebve, Kryemadhi thekson se me projektin p\u00ebr Unaz\u00ebn e Re, Rama po p\u00ebrdor dy standarde. Ajo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":51800,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-51799","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51799","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51799"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51799\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51800"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51799"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51799"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51799"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}