{"id":51941,"date":"2018-11-21T14:46:54","date_gmt":"2018-11-21T13:46:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=51941"},"modified":"2018-11-21T14:46:54","modified_gmt":"2018-11-21T13:46:54","slug":"vasili-kryeministri-te-turperohet-dhe-ti-kerkoje-falje-banoreve-te-unazes-se-re","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/vasili-kryeministri-te-turperohet-dhe-ti-kerkoje-falje-banoreve-te-unazes-se-re\/","title":{"rendered":"Vasili: Kryeministri t\u00eb turp\u00ebrohet dhe t`i k\u00ebrkoj\u00eb falje banor\u00ebve t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Re"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit t\u00eb LSI, Petrit Vasili, n\u00eb nj\u00eb pronocim p\u00ebr mediat ka folur p\u00ebr situat\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhen banor\u00ebt e Unaz\u00ebs s\u00eb Re, dhe protest\u00ebs q\u00eb po i rezistojn\u00eb prej 17 dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>Vasili ka paraqitur me video, premtimin e Edi Ram\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale se \u201csht\u00ebpit\u00eb nuk prishen\u2019 dhe ka krahasuar n\u00eb vijim sesa miliona m\u00eb pak jan\u00eb dashur p\u00ebr rrug\u00eb t\u00eb tilla t\u00eb ngjashme n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri. K\u00ebsisoj, Vasili ka dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se nj\u00eb mega-grabitje q\u00eb po konsumohet para syve t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Deklarata p\u00ebr shtyp e Kreut t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb LSI-s\u00eb, Petrit Vasili<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb gjith\u00ebve. Jemi s\u00ebrish s\u00eb bashku t\u00eb nderuar qytetar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb komunikim, pik\u00ebrisht p\u00ebr situat\u00ebn shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb po zhvillohet jo thjesht dhe vet\u00ebm tek Unaza e Re, dhe banor\u00ebt me t\u00eb drejt\u00eb jan\u00eb atje prej 17 dit\u00ebsh e k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre. Por edhe p\u00ebr t\u00eb sqaruar qart\u00eb dhe mir\u00eb cilat jan\u00eb premtimet e qeveris\u00eb dhe cila \u00ebsht\u00eb mega grabitja q\u00eb po konsumohet p\u00ebrpara syve t\u00eb qytetar\u00ebve . Megjithat\u00eb po ju ftoj p\u00ebr pak sekonda t\u00eb ndjekim se \u00e7far\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb u ka premtuar k\u00ebtyr\u00eb qytetar\u00ebve kur donte t\u2019u merrte dhe t\u2019u rr\u00ebmbente vot\u00ebn. K\u00ebshtu qe ju ftoj q\u00eb ta ndjekim k\u00ebt\u00eb deklarim t\u00eb kryeministrit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur ishte nevojtar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ca vota m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Pra p\u00ebrpara se t\u00eb vazhdoj m\u00eb tej me argumentimin e mega grabitjes, besoj q\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb turp\u00ebrohet. Dhe sot p\u00ebrpara se t\u00eb thot\u00eb \u00e7do lloj deklarate tjet\u00ebr s\u00eb bashku me lejfen\u00ebt e tij t\u00eb bashk\u00ebqeverisjes, t\u2019u k\u00ebrkoj\u00eb falje 1000 her\u00eb k\u00ebtyre qytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt i mashtroi p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb vot\u00ebn. Dhe ky mashtrim \u00ebsht\u00eb n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve. Pasi u deklaroi q\u00eb i kishin nd\u00ebrtuar banesat e tyre me gjak dhe sot n\u00eb syt\u00eb \u00eb k\u00ebtij t\u00eb pacipi gjaku u b\u00eb uj\u00eb, dhe praktikisht k\u00ebta s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, por duhet t\u00eb dalin n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb t\u00eb kthehemi se \u00e7\u2019po ndodh tek Unaza e Re. Edhe nj\u00ebher\u00eb po ju kujtoj se 40 milion\u00eb euro do t\u00eb shpenzohen p\u00ebr 2,2 km rrug\u00eb. Tani q\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb qytetar\u00ebt se sa e madhe \u00ebsht\u00eb hajdut\u00ebria dhe grabitja po iu jap vet\u00ebm disa shembuj.\u00a0 Qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb\u00a0 din\u00eb dhe njohin shum\u00eb mir\u00eb aksin Fier-Vlor\u00eb, nj\u00eb rrug\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e re me 4 korsi. Nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb kan\u00eb kaluar t\u00eb gjith\u00eb dhe e njohin \u00e7far\u00eb niveli dhe standardi ka. Sa ka kushtuar t\u00eb nderuar qytetar\u00eb? Jan\u00eb 24 km rrug\u00eb me nj\u00eb financim prej 50 milion\u00eb euro, i cili pas tenderimit ishte dhe m\u00eb i ul\u00ebt se kaq. Me fonde t\u00eb Bashkimit Europian, me gar\u00eb t\u00eb hapur nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pra do t\u00eb thot\u00eb m\u00eb pas se 2 milion\u00eb euro, rrug\u00eb e re me 4 korsi, q\u00eb lidhi Fierin dhe Vlor\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rruga n\u00eb Unaz\u00ebn e Re b\u00ebn 19 milion\u00eb euro. T\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt kan\u00eb kaluar shum\u00eb her\u00eb n\u00eb Bypass-in e Rrogozhin\u00ebs, q\u00eb lidh Rrogozhin\u00ebn me rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt Elbasanit, nj\u00eb pik\u00eb nyj\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Dhe sa ka kushtuar? Prap\u00eb do ja l\u00ebm\u00eb qytetar\u00ebve ta gjykojn\u00eb. Jan\u00eb shpenzuar 5,7 milion\u00eb euro p\u00ebr 4,3 km rrug\u00eb, me dy korsi, me gjer\u00ebsi totale 10,5, me rreth rrotullime, me ura. Pra as 1,5 milion\u00eb euro kushton kjo rrug\u00eb, t\u00ebr\u00ebsisht e re dhe nyje shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb Unaza e Re b\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri 19 milion\u00eb euro, 7-8 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Kemi akse t\u00eb tjera. Aksi Levan-Tepelen\u00eb, nj\u00eb aks i cili lidh port\u00ebn e daljes s\u00eb jugut. Mesatarja p\u00ebr kilomet\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb shk\u00ebmbore shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, me vepra dhe ura, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb terreni, mesatarja 1,7 milion\u00eb, kurse tek Unaza e Re 19 milion\u00eb.<\/p>\n<p>Sa ishin kostot e Bypass-it t\u00eb Fierit? Ju shpjegova dje edhe sa ishin kostot e Bypass-it t\u00eb Vlor\u00ebs. T\u00eb gjitha t\u00eb hapura n\u00eb gara komb\u00ebtare q\u00eb prodhuan \u00e7mime 7 her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Pra, th\u00ebn\u00eb m\u00eb thjesht kjo rruga e cila do t\u00eb kushtonte jo m\u00eb shum\u00eb se 5 apo 6 milion\u00eb euro, kushton plot 40 milion\u00eb euro. Mbi 30 e ca milion\u00eb euro t\u00eb grabitura, t\u00eb cilat Kryeministri s\u00eb pari duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb, do p\u00ebrgjigjet bashk\u00eb me aradhen e njer\u00ebzve t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt organizuan k\u00ebt\u00eb mega vjedhje. K\u00ebto dhjet\u00ebra milion\u00eb, t\u00eb cilat i kan\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar dit\u00ebn p\u00ebr diell edhe u k\u00ebrkon qytetar\u00ebve t\u00eb dalin n\u00eb shi, sepse parat\u00eb q\u00eb grabisin nuk mund t\u00eb preken, duhet t\u00eb jen\u00eb atje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 30 e ca milion\u00eb euro, e kupton besoj edhe qytetari i fundit. Ju shpjegova akset rrugore nacionale t\u00eb m\u00ebdha, rrug\u00eb t\u00eb reja me nga 4 korsi, t\u00eb cilat kan\u00eb kushtuar as 2 milion\u00eb euro kilometri, kurse kjo kushton 19 milion\u00eb, nj\u00eb hapje dhe plot\u00ebsimi i nj\u00eb rruge, i nj\u00eb korsie mu n\u00eb mes t\u00eb qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fare e qart\u00eb q\u00eb e gjith\u00eb kjo ka ndodhur n\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb tenderimi nga m\u00eb korruptimet q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb par\u00eb historia e k\u00ebtij vendi. Po ua rikujtoj edhe nj\u00ebher\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Kjo rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb tenderuar n\u00eb 3 copa, nga 700 apo 800 metra copa dhe konkurruesit kan\u00eb qen\u00eb firma t\u00eb paracaktuar dhe 3 her\u00eb ka konkurruar nj\u00eb firm\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb 0 lek\u00eb. S\u2019besoj se ka qytetar\u00eb, votues i opozit\u00ebs apo votues i Partis\u00eb Socialiste q\u00eb t\u00eb mos shqet\u00ebsohet, preokupohet e mos t`i vij\u00eb ankthi i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb po vidhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, pasi ka konkurruar tre kompani p\u00ebr 3 tender\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe ai bashk\u00eb konkurruesi tjet\u00ebr ka qen\u00eb me 0 lek\u00eb. V\u00ebllez\u00ebrit Hysa konkurrojn\u00eb 3 her\u00eb me 0 lek\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb gara. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. 19 milion\u00eb euro, konkurron nj\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb me 0 lek\u00eb, i jepet dhurat\u00eb k\u00ebtij dhe 30 e ca milion\u00eb euro vidhen.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb, nj\u00eb mega vjedhje kaq e qart\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb syt\u00eb tuaj dhe gjith\u00e7ka q\u00eb llamarin, q\u00eb b\u00ebn zhurm\u00eb n\u00eb zyrat e Kryeministris\u00eb, nuk ka lidhje me moralin e njer\u00ebzve, degradimin, rrug\u00ebn por ka lidhje me zhurm\u00ebn p\u00ebr t\u00eb fshehur vjedhjen e madhe, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb syt\u00eb tuaj por q\u00eb nuk mund t\u00eb fshihet. K\u00ebsaj mega vjedhjeje do t`i shkohet deri n\u00eb fund . \u00cbsht\u00eb sot, pas nj\u00eb jave, pas dy jave, \u00ebsht\u00eb pas nj\u00eb muaji, kjo edhe fajtor\u00ebt do shkojn\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb. Nuk mund ta fali asnj\u00eb qytetar\u00eb, e them edhe nj\u00ebher\u00eb se s`k asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr k\u00eb voton. Jam i bindur q\u00eb kundra nj\u00eb vjedhjeje t\u00eb till\u00eb, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb. Qytetar\u00ebt q\u00eb e kan\u00eb votuar k\u00ebt\u00eb mazhoranc\u00eb, nuk e kan\u00eb votuar q\u00eb t\u00eb vjedh\u00eb, q\u00eb nga nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se 2 milion\u00eb, ta paguaj\u00eb 19 milion\u00eb me gjakun dhe djers\u00ebn e tyre dhe me nj\u00eb s\u00ebpat\u00eb q\u00eb u rri mbi kok\u00eb p\u00ebr dhjet\u00ebra vjet.<\/p>\n<p>Ndaj, kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e k\u00ebsaj rruge, e cila zbuloi, nxori n\u00eb pah, ku ishte vet\u00ebm maja e ajsbergut, por tanim\u00eb i gjith\u00eb ajsbergu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpara jush. E shikoni, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb dhe p\u00ebrpara k\u00ebsaj ka vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebndrim: q\u00ebndrim t\u00eb papajtuesh\u00ebm, rezistenc\u00eb deri n\u00eb fund pasi k\u00ebtu b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur parat\u00eb e qytetar\u00ebve, gjakun dhe djers\u00ebn e tyre pasi alternativat q\u00eb u shton qeveria jan\u00eb: Ne k\u00ebndojm\u00eb k\u00ebng\u00ebn t\u00eb vjedhim e t\u00eb grabisim \u00e7do gj\u00eb, nd\u00ebrsa ju dilni n\u00eb rrug\u00eb, dilni mes shiut, burra, gra, f\u00ebmij\u00eb, rib\u00ebni nga e para sht\u00ebpit\u00eb tuaja, zhytuni n\u00eb mjerim q\u00eb ne parat\u00eb q\u00eb do grabisim, mos t\u00eb na preket asnj\u00eb cent. Tender korruptim, kosto \u00e7njer\u00ebzore dhe nj\u00eb vjedhje \u00e7njer\u00ebzore jan\u00eb syt\u00eb e \u00e7do qytetari. K\u00ebto nuk jan\u00eb as m\u00eb shum\u00eb e as m\u00eb pak, s`jan\u00eb aspak pretendimi i opozit\u00ebs, jan\u00eb fakte t\u00eb ftohta, t\u00eb thjeshta q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrpara syve tuaj.<\/p>\n<p>Ju ftoj q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb reflektoni e t\u00eb mendoni shum\u00eb sepse ky \u00ebsht\u00eb momenti i reflektimit t\u00eb madh. P\u00ebrpara hajdut\u00ebrive t\u00eb tilla, t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb jemi t\u00eb papajtuesh\u00ebm pavar\u00ebsisht bindjeve politike q\u00eb ne kemi.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit t\u00eb LSI, Petrit Vasili, n\u00eb nj\u00eb pronocim p\u00ebr mediat ka folur p\u00ebr situat\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhen banor\u00ebt e Unaz\u00ebs s\u00eb Re, dhe protest\u00ebs q\u00eb po i rezistojn\u00eb prej 17 dit\u00ebsh. Vasili ka paraqitur me video, premtimin e Edi Ram\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale se \u201csht\u00ebpit\u00eb nuk prishen\u2019 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":51942,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-51941","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51941","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51941"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51941\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51942"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51941"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51941"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51941"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}