{"id":54210,"date":"2018-12-13T18:20:38","date_gmt":"2018-12-13T17:20:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=54210"},"modified":"2018-12-13T18:20:38","modified_gmt":"2018-12-13T17:20:38","slug":"26-vjecari-mashtron-8-vite-agjencine-kosovare-te-inteligjences","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/26-vjecari-mashtron-8-vite-agjencine-kosovare-te-inteligjences\/","title":{"rendered":"26-vje\u00e7ari mashtron 8 vite agjencin\u00eb kosovare t\u00eb inteligjenc\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Jetullahu, i cili u arrestua t\u00eb mart\u00ebn nga Policia e Kosov\u00ebs, dyshohet p\u00ebr kryerjen e veprave penale t\u00eb Spiunazhit, Prezantimit t\u00eb Rrem\u00eb dhe Falsifikimit t\u00eb Dokumenteve. Lidhur me k\u00ebto dyshime q\u00eb r\u00ebndojn\u00eb mbi 26-vje\u00e7arin nga Prishtina, Prokuroria Themelore e Prishtin\u00ebs ka nisur zyrtarisht hetimet t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn.<\/p>\n<p>Insajderi ka siguruar aktvendimin p\u00ebr fillimin e hetimeve ndaj Jetullahut, t\u00eb p\u00ebrpiluar nga prokurori i Prokuroris\u00eb Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs, Kujtim Munishi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aktvendim thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se Jetullahu ka kryer tri veprat penale t\u00eb spiunazhit, falsifikimit t\u00eb dokumenteve dhe prezantimit t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cProkuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb \u2013 Departamenti i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Prokurori i Shtetit Kujtim Munishi, me pjes\u00ebmarrjen e zyrtares ligjore Diora Bajrami, n\u00eb procesin kund\u00ebr t\u00eb dyshuarit Edmond Jetullahu p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimit t\u00eb bazuar se i nj\u00ebjti ka kryer veprat penale: Prezantim i rrem\u00eb nga neni 417 t\u00eb KPRK-s\u00eb, vepr\u00ebn penale Spiunazhi nga neni 131 t\u00eb KPRK-s\u00eb dhe vepr\u00ebn penale Falsifikim i dokumentit nga neni 398 t\u00eb KPRK-s\u00eb merr aktvendim p\u00ebr fillimin e hetimeve\u201d, thuhet n\u00eb aktvendim.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2010, Jetullahu dyshohet se kishte p\u00ebrpiluar dokumentin e falsifikuar me q\u00ebllim t\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb atij dokumenti si origjinal. P\u00ebrmes k\u00ebtij dokumenti, ai n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rreme kishte krijuar marr\u00ebdh\u00ebnie pune me Agjencin\u00eb Kosovare t\u00eb Intelegjenc\u00ebs. Ishte vet\u00ebpun\u00ebsuar si udh\u00ebheq\u00ebs i planeve strategjike p\u00ebr mbrojtjen e vendit.<\/p>\n<p>\u201cI pandehuri Edmond Jetullahu, me dat\u00eb 01.12.2010 ka p\u00ebrpiluar dokumentin e falsifikuar me q\u00ebllim t\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb atij dokumenti si origjinal me t\u00eb cilin kinse e ka themeluar marr\u00ebdh\u00ebnien e pun\u00ebs n\u00eb Agjencin\u00eb Kosovare t\u00eb Inteligjenc\u00ebs me pozit\u00eb Udh\u00ebheq\u00ebs i planeve strategjike p\u00ebr mbrojtjen e vendit\u201d, thuhet n\u00eb aktvendimin e l\u00ebshuar nga Prokuroria Themelore e Prishtin\u00ebs, raporton Insajderi.<\/p>\n<p>Madje p\u00ebrmes k\u00ebsaj pozite t\u00eb rrejshme t\u00eb cil\u00ebn e kishte \u201cfalsifikuar\u201d, 26-vje\u00e7ari nga Prishtina dyshohet t\u00eb ket\u00eb krijuar qasje n\u00eb dokumente dhe t\u00eb dh\u00ebna topsekrete t\u00eb agjencis\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cI pandehuri duke u paraqitur si zyrtar i AKI-s\u00eb, ka mbledhur t\u00eb dh\u00ebna dhe dokumente t\u00eb klasifikuara duke krijuar qasje n\u00eb dokumente dhe t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb besueshme<\/em>\u201d, thuhet n\u00eb aktvendimin e Prokuroris\u00eb p\u00ebr nisjen e hetimeve ndaj Edmond Jetullahut.<\/p>\n<p>Jetullahu dyshohet se kishte arritur t\u00eb merrte t\u00eb dh\u00ebnave, t\u00eb fotokopjonte, t\u00eb fotografonte, apo t\u00eb merrte t\u00eb dh\u00ebna nga zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shtetit \u201cme q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i komunikohen apo t\u2019i dor\u00ebzohen shtetit t\u00eb huaj, organizat\u00ebs s\u00eb huaj apo personit i cili u sh\u00ebrben k\u00ebtyre\u201d<\/p>\n<p>Gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebsaj periudhe gati 8 vje\u00e7are, Edmond Jetullahu kishte shfryt\u00ebzuar dokumentin e falsifikuar p\u00ebr t\u2019u prezantuar si zyrtar i Agjencis\u00eb Kosovare t\u00eb Inteligjenc\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rrejshme.<\/p>\n<p>\u201cI pandehuri ka p\u00ebrdorur dokumentin \u2013 vendimin e falsifikuar t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb t\u00eb cilin ka themeluar marr\u00ebdh\u00ebnien e pun\u00ebs duke u vet\u00ebpun\u00ebsuar si zyrtar i Agjensionit Kosovar t\u00eb Intelegjenc\u00ebs n\u00eb pozit\u00ebn- udh\u00ebheq\u00ebs i planeve strategjike p\u00ebr mbrojtjen e vendit, ashtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb prezantuar rrejsh\u00ebm si zyrtar i AKI-s\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i shmanget kontrolleve nga organet p\u00ebrgjegj\u00ebse\u201d, thuhet n\u00eb aktvendim.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsia p\u00ebr Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit n\u00eb Prishtin\u00eb (NHKEK), pas nj\u00eb pune hetimore n\u00eb teren, e arrestoi Jetullahun t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Jetullahu ishte arrestuar pasi dokumentin e falsifikuar e kishte p\u00ebrdorur n\u00eb koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb ndalur nga Policia e Kosov\u00ebs gjat\u00eb kontrollit rutin\u00eb, duke i ven\u00eb \u00a0n\u00eb lajthim n\u00ebn arsyetimin se \u00ebsht\u00eb me detyra apo pun\u00eb konkrete nga AKI-ja.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jetullahu, i cili u arrestua t\u00eb mart\u00ebn nga Policia e Kosov\u00ebs, dyshohet p\u00ebr kryerjen e veprave penale t\u00eb Spiunazhit, Prezantimit t\u00eb Rrem\u00eb dhe Falsifikimit t\u00eb Dokumenteve. Lidhur me k\u00ebto dyshime q\u00eb r\u00ebndojn\u00eb mbi 26-vje\u00e7arin nga Prishtina, Prokuroria Themelore e Prishtin\u00ebs ka nisur zyrtarisht hetimet t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn. Insajderi ka siguruar aktvendimin p\u00ebr fillimin e hetimeve ndaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-54210","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54210","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54210"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54210\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54210"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54210"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54210"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}