{"id":54567,"date":"2018-12-15T17:46:30","date_gmt":"2018-12-15T16:46:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=54567"},"modified":"2018-12-15T17:46:30","modified_gmt":"2018-12-15T16:46:30","slug":"jane-bere-gabime-lulzim-basha-ja-alternativa-qeverisese-se-pd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/jane-bere-gabime-lulzim-basha-ja-alternativa-qeverisese-se-pd\/","title":{"rendered":"\u201cJan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabime\u201d &#8211; Lulzim Basha: Ja alternativa qeveris\u00ebse s\u00eb PD"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga foltorja e Kuvendit t\u00eb PD, kreu i partis\u00eb Lulzim Basha ka pranuar se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabime dhe hapa t\u00eb gabuar, por ka theksuar se \u00ebsht\u00eb reflektuar dhe korrigjuar.<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Bashes, \u201cShqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb Edi Ram\u00ebn me Lulzim Bash\u00ebn.\u00a0Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb mentalitetin e qeverisjes: sh\u00ebrbim ndaj interesit publik ne vend te grabitjes p\u00ebr pasurim vetjak\u201d.Ne kete menyre kreu i demokrateve ka shpalosur edhe alternativen qeverisese te PD.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Bashes\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabime, kemi b\u00ebr\u00eb hapa n\u00eb drejtim t\u00eb gabuar, por me ndihm\u00ebn e demokrat\u00ebve e kemi korrigjuar dhe p\u00ebrmir\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb proces dhe po b\u00ebjm\u00eb k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>Partia Demokratike nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00ebn sulm sesa sot.<\/p>\n<p>Partia Demokratike, drejtuesit e saj, deputet\u00ebt e saj dhe vet\u00eb demokrat\u00ebt e thjesht\u00eb jan\u00eb n\u00ebn sh\u00ebnjestr\u00ebn e sulmeve t\u00eb makineris\u00eb s\u00eb propagand\u00ebs qeveritare nga t\u00eb gjitha an\u00ebt.<\/p>\n<p>Shkurajimi i demokrat\u00ebve, p\u00ebr\u00e7arja e tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objektiv i p\u00ebrditsh\u00ebm i propagand\u00ebs s\u00eb Ram\u00ebs. Edi Rama dhe grupi i pla\u00e7kit\u00ebsve t\u00eb tij kan\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb PD t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, q\u00eb PD t\u00eb mos jet\u00eb e besueshme.<\/p>\n<p>Rritja e cinizmit dhe mosbesimit t\u00eb shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i dyt\u00eb i k\u00ebsaj propaganda. Edi Rama ka nevoj\u00eb gjithashtu q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb mendojn\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb nj\u00ebsoj. Se krimi dhe korrupsioni i tij marramend\u00ebs \u00ebsht\u00eb dicka e zakonshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebto q\u00ebllime t\u00eb ndikimit t\u00eb opinionit publik, p\u00ebr t\u00eb manipuluar opinionin publik, Edi Rama ka financuar nj\u00eb operacion gjigand propagande, me kosto dhjet\u00ebra miliona euro, me para para t\u00eb adhura nga korrupsioni e nga krimi kund\u00ebr Partis\u00eb Demokratike dhe \u00e7do z\u00ebri kritik.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb operacion jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb ushtri e mercenar\u00ebve t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjes dhe p\u00ebr\u00e7mimit t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Shikoni cfare ndodh: N\u00eb PS nuk ka asnj\u00eb lloj zgjedhje dhe asnj\u00eb lloj demokracie,<br \/>\nN\u00eb PS ka vet\u00ebm nj\u00eb autokrat q\u00eb vendos \u00e7do gj\u00eb sipas tekave t\u00eb \u00e7astit. PS kontrollohet nga krimi dhe nga interesat kriminele<br \/>\nRilindja solli n\u00eb majat e pushtetit dhe n\u00eb mes t\u00eb Kuvendit vras\u00ebs dhe p\u00ebrdhunues.<\/p>\n<p>Rilindja e ka shnd\u00ebrruar k\u00ebt\u00eb parti politike n\u00eb nj\u00eb shtojc\u00eb memece t\u00eb dhe organizat\u00ebs s\u00eb saj kriminale.<\/p>\n<p>Por pak kush flet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<br \/>\nSepse propaganda kontrollon \u00e7do gj\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtet q\u00eb as nuk shohin e as nuk shqet\u00ebsohen p\u00ebr autokracin\u00eb kriminale n\u00eb PS,<br \/>\nsulmojn\u00eb dhe kritikojn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb zhvillimet e brendshme n\u00eb PD, t\u00eb cilat me t\u00eb gjitha problemet e kuptueshme, jan\u00eb n\u00eb thelb demokratike dhe p\u00ebrparimtare.<\/p>\n<p><strong>Basha: Ja alternativa e qeverisjes s\u00eb PD<\/strong><\/p>\n<p>Vet\u00ebm largimi i Edi Ram\u00ebs nuk mjafton q\u00eb t\u00eb garantoj\u00eb mir\u00ebqeverisjen e vendit, nuk garanton mosp\u00ebrs\u00ebritjen e gabimeve dhe keqqeverisjes t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb kjo gj\u00eb duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb struktura politike dhe ekonomike e vendit.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb Edi Ram\u00ebn me Lulzim Bash\u00ebn.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb mentalitetin e qeverisjes: sh\u00ebrbim ndaj interesit publik ne vend te grabitjes p\u00ebr pasurim vetjak<\/p>\n<p>Sot beteja jon\u00eb duhet jo thjesht p\u00ebr t\u00eb larguar Edi Ram\u00ebn dhe regjimin e tij shkat\u00ebrrues nga pushteti, por p\u00ebr t\u00eb zhdukur bashk\u00eb me t\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb sistem t\u00eb ndryshkur n\u00eb qeverisje, n\u00eb politik\u00eb dhe n\u00eb ekonomi.<\/p>\n<p>Kjo gj\u00eb nuk arrihet me dhun\u00eb, por me mjete demokratike.<br \/>\nKjo gj\u00eb nuk arrihet me forc\u00eb, por me vot\u00eb.<\/p>\n<p>Detyra kryesore e opozit\u00ebs mbetet hartimi i nj\u00eb alternative t\u00eb besueshme qeveris\u00ebse.<\/p>\n<p>Programi yn\u00eb qeveris\u00ebs do t\u00eb synoj\u00eb n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb ndryshimin e kursit t\u00eb vendit dhe reformat e m\u00ebdha institucionale dhe strukturore.<\/p>\n<p>Ai do t\u00eb synoj\u00eb ndaljen e thellimit t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb vendit dhe zhdukjen e kushteve q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb kriminalizimin e vendit, korrupsionin epidemik, autokracin\u00eb e vazhdueshme dhe ekonomin\u00eb e mjeruar.<\/p>\n<p>Programi yn\u00eb do t\u00eb synoj\u00eb<\/p>\n<ol>\n<li>Politik\u00eb t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb hapur dhe konkurente permes:<\/li>\n<\/ol>\n<ul>\n<li>Dekriminalizimit t\u00eb politik\u00ebs.<br \/>\n\u00b7 Dekriminalizimit t\u00eb zgjedhjeve<br \/>\n\u00b7 Kufizimit t\u00eb pushtetit<br \/>\n\u00b7 Transparenc\u00ebs totale t\u00eb qeveris\u00eb<br \/>\n\u00b7 Shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs<\/li>\n<\/ul>\n<ol start=\"2\">\n<li>Ekonomi t\u00eb lir\u00eb t\u00eb hapur dhe konkurente p\u00ebrmes<\/li>\n<\/ol>\n<ul>\n<li>Dekriminalizimit t\u00eb ekonomis\u00eb dhe aktiviteteve sip\u00ebrmarr\u00ebse<br \/>\n\u00b7 Deoligarkizimit t\u00eb vendimmmarjes p\u00ebrmes \u00e7montimit t\u00eb sistemit t\u00eb favoreve dhe rentave ekonomike, mund\u00ebsuar nga politikat korruptive e klienteliste t\u00eb koncesioneve dhe PPP-ve, t\u00eb sistemit t\u00ebr\u00ebsisht klientelist t\u00eb prokurimeve publike, t\u00eb rregullimit t\u00eb \u00e7do gj\u00ebje nga shteti, t\u00eb vendm-marrjes pa transparenc\u00eb dhe t\u00eb mbyllur<br \/>\n\u00b7 Uljes s\u00eb taksave, tarifave dhe \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb dhe naft\u00ebs, dhe mir\u00ebadministrimit fiskal<\/li>\n<\/ul>\n<ol start=\"2\">\n<li>Shoq\u00ebri t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb hapur dhe konkurente dhe krijimit t\u00eb mund\u00ebsive p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, pa l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb prapa. Tre prioritetet kryesore:<\/li>\n<\/ol>\n<ul>\n<li>Arsim masiv per\u00ebndimor, si fuqizues i burimeve njer\u00ebzore dhe \u00e7lirues i njer\u00ebzve!<br \/>\n\u00b7 Teknologji e informacionit si fuqizues, mund\u00ebsues dhe \u00e7lirues i potencialeve t\u00eb njer\u00ebzve<br \/>\n\u00b7 Kujdes social, q\u00eb asnje shqiptar te mos mbetet pa buke uje dhe drita dhe ku kosto e jetes te jete e perballueshme.<\/li>\n<\/ul>\n<p>Ndaj le te nisim sot nga ky Kuvend p\u00ebr cdo shqiptar, lajmin q\u00eb or\u00ebt e err\u00ebsires po num\u00ebrohen mbrapsht, sepse drita e shpres\u00ebs q\u00eb rinia ka ndezur, drita e shpreses p\u00ebr nj\u00eb ndryshim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr \u00e7do shqiptar nuk do t\u00eb fiket, por do t\u00eb shndris\u00eb \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb fort derisa ta mposht\u00eb err\u00ebsir\u00ebn!<\/p>\n<p>Shikojini dhe d\u00ebgjojini mir\u00eb bijt\u00eb dhe bijat tuaja. Ata na th\u00ebrrasin n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb<br \/>\nDhe ne nuk mund t\u2019i braktisim. Ne nuk do t\u2019i braktisim!<\/p>\n<p>Le t\u00eb luftojm\u00eb me ta e p\u00ebr ta. Le t\u00eb shtrojm\u00eb me sakrific\u00ebn ton\u00eb rrug\u00ebn, q\u00eb rinia t\u00eb jet\u00eb e sotmja e Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb! Ajo do t\u00eb jet\u00eb Ora e Shqip\u00ebris\u00eb si gjith\u00eb Europa!<\/p>\n<h1><\/h1>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga foltorja e Kuvendit t\u00eb PD, kreu i partis\u00eb Lulzim Basha ka pranuar se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabime dhe hapa t\u00eb gabuar, por ka theksuar se \u00ebsht\u00eb reflektuar dhe korrigjuar. Sipas Bashes, \u201cShqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb Edi Ram\u00ebn me Lulzim Bash\u00ebn.\u00a0Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb mentalitetin e qeverisjes: sh\u00ebrbim ndaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-54567","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54567","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54567"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54567\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54567"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54567"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54567"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}