{"id":56536,"date":"2018-12-22T13:27:19","date_gmt":"2018-12-22T12:27:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=56536"},"modified":"2018-12-22T13:27:19","modified_gmt":"2018-12-22T12:27:19","slug":"masat-e-marra-nga-policia-e-shtetit-per-te-siguruar-mbarevajtjen-e-festave-te-fundvitit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/masat-e-marra-nga-policia-e-shtetit-per-te-siguruar-mbarevajtjen-e-festave-te-fundvitit\/","title":{"rendered":"Masat e marra nga Policia e Shtetit p\u00ebr t\u00eb siguruar mbar\u00ebvajtjen e festave t\u00eb fundvitit"},"content":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit, me q\u00ebllim krijimin e nj\u00eb mjedisi t\u00eb sigurt p\u00ebr qytetar\u00ebt, ka marr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar mbar\u00ebvajtjen e festave t\u00eb fundvitit dhe n\u00eb pritje t\u00eb Vitit t\u00eb Ri 2019, pasi pritet t\u00eb ket\u00eb rritje t\u00eb numrit t\u00eb shtetasve q\u00eb hyjn\u00eb e dalin nga territori i Republik\u00ebs, rritje t\u00eb numrit t\u00eb mjeteve n\u00eb qarkullim, zhvillim t\u00eb aktiviteteve festive, n\u00eb sheshe, qendra dhe lokale etj. Policia e Shtetit ka hartuar planet e masave dhe planet e veprimit n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrcaktuar objektivat dhe detyrimet p\u00ebr strukturat e saj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fundviti, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave synohet:<\/p>\n<p>&#8211; Rritja e siguris\u00eb s\u00eb komunitetit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin.<\/p>\n<p>&#8211; Parandalimi i ngjarjeve kriminale, n\u00ebp\u00ebrmjet kontrollit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb territorit nga strukturat e Policis\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Evidentimi dhe mbajtja n\u00ebn kontroll i personave me precedent kriminal e penal, e automjeteve q\u00eb p\u00ebrdorin apo ambienteve q\u00eb frekuentojn\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Rritja e efikasitetit t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb Policis\u00eb n\u00eb njohjen e situat\u00ebs operative kriminale, n\u00ebp\u00ebrmjet bashk\u00ebrendimit dhe bashk\u00ebveprimit efektiv t\u00eb strukturave.<\/p>\n<p>&#8211; Identifikimi dhe kapja e personave t\u00eb ngjarjeve kriminale kund\u00ebr jet\u00ebs e pron\u00ebs dhe personave n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p>&#8211; Sigurimi n\u00eb koh\u00eb i informacioneve p\u00ebr parandalimin e ngjarjeve kriminale, planifikimi dhe zbatimi i masave p\u00ebr kapjen e autor\u00ebve t\u00eb mundsh\u00ebm dhe v\u00ebnien e tyre para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>&#8211; Rritjen e prezenc\u00ebs policore n\u00eb akset kryesore rrugore, n\u00eb funksion t\u00eb parandalimit t\u00eb aksidenteve rrugore dhe ngjarjeve kriminale.<\/p>\n<p>&#8211; Forcimi i masave p\u00ebr kontrollin ndaj subjekteve q\u00eb tregtojn\u00eb fishekzjarr\u00eb duke bashk\u00ebpunuar me strukturat e tjera ligj zbatuese.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb bashk\u00ebpunim me institucionet e tjera t\u00eb Task Forc\u00ebs s\u00eb krijuar me Urdh\u00ebr t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, Ministrit t\u00eb Mbrojtjes dhe Ministrit t\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb \u201cP\u00ebr ndalimin e hedhjes n\u00eb treg t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve piroteknike dhe fishekzjarr\u00ebve dhe p\u00ebrdorimin\u00a0 civil, q\u00eb rrezikojn\u00eb sigurin\u00eb publike, jet\u00ebn dhe sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve\u201d dhe n\u00eb zbatim t\u00eb detyrimeve q\u00eb p\u00ebrcaktohen, do t\u00eb ushtrojn\u00eb kontrolle p\u00ebr verifikimin e kushteve t\u00eb prodhimit, t\u00eb magazinimit dhe t\u00eb p\u00ebrdorimit nga subjektet e licencuara p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebt piroteknike dhe fishekzjarr\u00ebt.<\/p>\n<p>Strukturat e Policis\u00eb do t\u00eb analizojn\u00eb dhe rivler\u00ebsojn\u00eb informacionet p\u00ebr identifikimin e autor\u00ebve t\u00eb ngjarjeve kriminale kund\u00ebr jet\u00ebs dhe pron\u00ebs, konfliktet p\u00ebr motive t\u00eb ndryshme, p\u00ebr personat n\u00eb k\u00ebrkim, si dhe do t\u00eb organizojn\u00eb operacione p\u00ebr kapjen e tyre, duke angazhuar edhe Forcat e Nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu jan\u00eb hartuar Planet e Vendosjes s\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb Policis\u00eb Rrugore, me q\u00ebllim monitorimin e akseve kryesore rrugore komb\u00ebtare. Bazuar n\u00eb informacione, do t\u00eb organizohen sh\u00ebrbime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, t\u00eb k\u00ebtyre strukturave dhe do t\u00eb mb\u00ebshteten edhe nga Repartet e Nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Shpejt\u00eb Tiran\u00eb, Fier, Shkod\u00ebr p\u00ebr kontrollin e territorit dhe patrullime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, p\u00ebr qarkullimin e sigurt\u00eb t\u00eb automjeteve dhe kapjen e personave objekt i k\u00ebtij kontrolli.<\/p>\n<p>Strukturat e Policis\u00eb kan\u00eb planifikuar masa p\u00ebr mbajtjen n\u00eb kontroll t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb sheshe publike, Qendra Tregtare q\u00eb frekuentohen nga num\u00ebr i madh qytetar\u00ebsh, lokale dhe restorante, apo sheshe ku do t\u00eb organizohen aktivitete festive etj. N\u00eb ve\u00e7anti nga DVP Tiran\u00eb, gjat\u00eb nat\u00ebs s\u00eb nderimit t\u00eb viteve jan\u00eb planifikuar punonj\u00ebs policie n\u00eb terren, nga t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb Sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d, ku do t\u00eb festohet nata e nd\u00ebrrimit t\u00eb viteve dhe ku Bashkia e Tiran\u00ebs organizon koncertin festiv, siguria \u00ebsht\u00eb organizuar n\u00eb bashk\u00ebpunim me t\u00eb gjitha institucionet q\u00eb kan\u00eb detyrime.<\/p>\n<p>Nga ana e strukturave t\u00eb Kufirit dhe t\u00eb Migracionit, vazhdojn\u00eb masat me shtimin e posteve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb Pikat e Kalimit Kufitar, me q\u00ebllim kryerjen e procedurave t\u00eb shpejta dhe krijimin e leht\u00ebsirave gjat\u00eb hyrje-daljeve t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Jan\u00eb evidentuar dhe organizuar sh\u00ebrbime, n\u00eb vende e objekte private, banka, zyra t\u00eb k\u00ebmbimit valutor, tregje, lokale dhe objekte ku administrohen vlera monetare e materiale, p\u00ebr t\u00eb parandaluar ngjarje kriminale.<\/p>\n<p>Gjithashtu strukturat e Policis\u00eb do t\u00eb organizojn\u00eb takime me subjektet e Sh\u00ebrbimit Privat t\u00eb Siguris\u00eb Fizike (SHPSF), p\u00ebr p\u00ebrforcimin e sh\u00ebrbimeve t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb objekteve, si dhe gjat\u00eb shoq\u00ebrimit dhe transportimit t\u00eb vlerave monetare.<\/p>\n<p>Policia e Shtetit d\u00ebshiron t\u00eb siguroj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb do t\u00eb festojn\u00eb nat\u00ebn e nd\u00ebrrimit t\u00eb viteve n\u00eb Shqip\u00ebri, se do t\u00eb jet\u00eb pran\u00eb komunitetit p\u00ebr garantimin e rendit publik, t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb jet\u00ebs dhe t\u00eb pron\u00ebs.<\/p>\n<p>Faleminderit !<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit, me q\u00ebllim krijimin e nj\u00eb mjedisi t\u00eb sigurt p\u00ebr qytetar\u00ebt, ka marr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar mbar\u00ebvajtjen e festave t\u00eb fundvitit dhe n\u00eb pritje t\u00eb Vitit t\u00eb Ri 2019, pasi pritet t\u00eb ket\u00eb rritje t\u00eb numrit t\u00eb shtetasve q\u00eb hyjn\u00eb e dalin nga territori i Republik\u00ebs, rritje t\u00eb numrit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":13,"featured_media":56537,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-56536","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56536","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/13"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56536"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56536\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/56537"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56536"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56536"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56536"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}