{"id":57144,"date":"2018-12-24T13:27:20","date_gmt":"2018-12-24T12:27:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=57144"},"modified":"2018-12-24T13:27:20","modified_gmt":"2018-12-24T12:27:20","slug":"histori-nga-jeta-me-perdhunuan-ne-sy-te-burrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/histori-nga-jeta-me-perdhunuan-ne-sy-te-burrit\/","title":{"rendered":"Histori nga jeta: M\u00eb p\u00ebrdhunuan n\u00eb sy t\u00eb burrit."},"content":{"rendered":"<div class=\"fixed-moves\"><\/div>\n<div class=\"paragraph-holder vid-resp tbl-forkorts-article\">\n<p>Familja jon\u00eb ka qen\u00eb e varf\u00ebr dhe me shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Jetonim n\u00eb fshat dhe babai mezi na mbante me pun\u00ebn e tij. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ne vajzave na martoi t\u00eb gjithave shpejt. Mua m\u00eb takoi t\u00eb fejohesha me nj\u00eb djal\u00eb n\u00eb qytet, i mir\u00eb dhe i urt\u00eb, por shum\u00eb vjet m\u00eb i madh se un\u00eb n\u00eb mosh\u00eb. Kam qen\u00eb gjithnj\u00eb e ndrojtur dhe nuk guxoja t\u2019ia ktheja fjal\u00ebn tim eti, i cili vendosi p\u00ebr mua, megjithat\u00eb, nuk i mbaj inat, sepse k\u00ebshtu fejoheshin t\u00eb gjitha asokohe dhe un\u00eb as q\u00eb e mendoja t\u00eb fejohesha vet\u00eb. Aty n\u00eb fshat m\u00eb p\u00eblqente nj\u00eb djal\u00eb. E ndjeja v\u00ebshtrimin e tij kur kaloja n\u00eb rrug\u00eb, por nuk guxoja t\u00eb ngrija syt\u00eb sepse ky konsiderohej turp i madh. Megjithat\u00eb, do t\u00eb doja q\u00eb ai t\u00eb m\u00eb hidhte ndonj\u00eb fjal\u00eb, megjith\u00ebse un\u00eb nuk dilja kurr\u00eb vet\u00ebm, por gjithnj\u00eb e shoq\u00ebruar. Prisja se mos b\u00ebhej i gjall\u00eb dhe vinte n\u00eb familje, por ai nuk guxoi kurr\u00eb. Im at\u00eb m\u00eb fejoi dhe historia ime e dashuris\u00eb, n\u00ebse mund t\u00eb quhet k\u00ebshtu, mbaroi k\u00ebtu\u2026<\/p>\n<p>Si\u00e7 thash\u00eb, u fejova me nj\u00eb djal\u00eb n\u00eb qytet. Un\u00eb isha vet\u00ebm 15 vje\u00e7e, kurse ai, 30. M\u00eb trajtonte mir\u00eb, p\u00ebrpiqej t\u00eb m\u00eb m\u00ebsonte shum\u00eb gj\u00ebra, sepse un\u00eb n\u00eb fillim kisha turp edhe t\u00eb ecja p\u00ebrkrah tij. Isha e k\u00ebnaqur q\u00eb m\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb nj\u00eb burr\u00eb i mir\u00eb, sepse kisha d\u00ebgjuar se si vuanin e duronin grat\u00eb e shkreta. E dija q\u00eb edhe po t\u00eb ishte i keq, do t\u00eb m\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrshtatesha, t\u00eb duroja, sepse ndarja as q\u00eb mendohej asokohe. Ai m\u00eb m\u00ebsoi shum\u00eb gj\u00ebra, si t\u00eb vishesha, si t\u00eb sillesha, sepse ndryshe ishte fshati dhe ndryshe qyteti. Un\u00eb fillova t\u00eb ndryshoja pak nga pak, si ajo lulja q\u00eb \u00e7el kur e ujisin dhe e pleh\u00ebrojn\u00eb. N\u00eb fillim isha e ndrojtur, por pastaj fillova t\u00eb afrohesha gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me t\u00eb fejuarin tim, t\u00eb cilin kisha filluar ta doja. Por s\u2019ishte e th\u00ebn\u00eb q\u00eb jeta ime t\u00eb shkonte kaq vaj\u2026 Ne dilnim shpesh me nj\u00ebri-tjetrin dhe shkonim edhe nga liqeni. Atje putheshim e p\u00ebrqafoheshim si dy t\u00eb fejuar normal\u00eb. Atje s\u2019na shihte njeri dhe mund t\u00eb ishim t\u00eb lirsh\u00ebm n\u00eb intimitetin ton\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, filloi t\u00eb qarkullonte fjala se te liqeni shkonin djem q\u00eb i kapnin vajzat me zor, por un\u00eb ndihesha e qet\u00eb, sepse kisha n\u00eb krah t\u00eb fejuarin dhe mendoja se gj\u00ebra t\u00eb tilla u ndodhnin vet\u00ebm vajzave q\u00eb shkonin vet\u00ebm\u2026 gjersa nj\u00eb dit\u00eb ndodhi di\u00e7ka q\u00eb i ndryshoi jet\u00ebt tona p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<div class=\"inside-txt hidden-xs\"><\/div>\n<p>Kishim caktuar dit\u00ebn e dasm\u00ebs dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht, b\u00ebnim p\u00ebrpjekjet e zakonshme p\u00ebr t\u00eb organizuar fest\u00ebn. M\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpiqeshin t\u00eb tjer\u00ebt, sepse ne vazhdonim moskok\u00eb\u00e7arjen ton\u00eb prej \u00e7ifti t\u00eb ri dhe vazhdonim t\u00eb shkonin te liqeni, ku kalonim momente t\u00eb bukura. Nj\u00eb dit\u00eb un\u00eb isha veshur shum\u00eb bukur. Kisha veshur nj\u00eb fund dhe nj\u00eb bluz\u00eb q\u00eb m\u2019i kishte dhuruar ai p\u00ebr fejes\u00eb dhe nj\u00eb pal\u00eb k\u00ebpuc\u00eb me taka q\u00eb m\u00eb tregonin shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Jo p\u00ebr t\u2019u lavd\u00ebruar, por trupin e kisha t\u00eb bukur dhe bija n\u00eb sy kur vishesha mir\u00eb.<\/p>\n<p>U drejtuam pra nga liqeni duke par\u00eb nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb sy dhe pa e \u00e7ar\u00eb kok\u00ebn p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebrreth. U fut\u00ebm thell\u00eb mes pem\u00ebve, atje ku nuk kishte kaluar njeri, sepse n\u00eb tok\u00eb nuk kishte gjurm\u00eb njeriu. Ishte nj\u00eb dit\u00eb e bukur shtatori, q\u00eb p\u00ebr mua u b\u00eb dita m\u00eb e keqe e jet\u00ebs sime. P\u00ebr fat t\u00eb keq, disa djem na kishin ndjekur nga pas me q\u00ebllim t\u00eb keq dhe e kishin par\u00eb ku ishim futur ne. Nuk e di n\u00ebse na njihnin ose na kishin ndjekur m\u00eb par\u00eb, sepse nuk ua kisha v\u00ebn\u00eb kurr\u00eb veshin k\u00ebtyre gj\u00ebrave, por me sa mora vesh m\u00eb von\u00eb, ishte nj\u00eb grup djemsh q\u00eb bridhnin nga liqeni me q\u00ebllime t\u00eb k\u00ebqija.<\/p>\n<div class=\"inside-txt\"><\/div>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb dhe i fejuari im po putheshin, ata u afruan si garipa, mb\u00ebrthyen t\u00eb fejuarin tim nga krah\u00ebt, pa e l\u00ebn\u00eb t\u00eb b\u00ebnte as l\u00ebvizjen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, nd\u00ebrsa mua, q\u00eb fillova t\u00eb ul\u00ebrija me t\u00eb madhe, m\u00eb zun\u00eb goj\u00ebn, n\u00eb fillim me dor\u00eb, pastaj m\u00eb rras\u00ebn nj\u00eb shami t\u00eb b\u00ebr\u00eb shuk, q\u00eb nj\u00ebri prej tyre e nxori nga xhepat. K\u00ebshtu, s\u2019pata as mund\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar. Sado q\u00eb i fejuari im u b\u00ebrtiste i eg\u00ebrsuar dhe u thoshte se nuk ishte bur\u00ebrore t\u00eb merreshin me nj\u00eb grua, ata b\u00ebn\u00eb pun\u00ebn e tyre, t\u00eb gjith\u00eb me radh\u00eb, nj\u00ebri pas tjetrit. Dhimbja fizike nuk ishte asgj\u00eb para turpit q\u00eb ndjeja kur shihja t\u00eb fejuarin tim para meje me syt\u00eb e mbyllura, t\u00eb shtr\u00ebnguara fort nga dhimbja, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb kisha mbetur si e goditur nga nj\u00eb rrufe. M\u00eb dukej sikur nuk isha aty, sikur nuk ishte trupi im ai q\u00eb po dhunohej, po i nj\u00eb tjetre dhe imazhet kalonin para fytyr\u00ebs sime si n\u00eb nj\u00eb ekran televizori.<\/p>\n<p>Isha b\u00ebr\u00eb si dru dhe nuk ndjeja m\u00eb asgj\u00eb. Doja vet\u00ebm q\u00eb toka t\u00eb hapej at\u00eb \u00e7ast dhe t\u00eb m\u00eb g\u00eblltiste brenda. Kurr\u00eb nuk kisha ndjer\u00eb nj\u00eb dhimbje t\u00eb till\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe nuk ma kishte marr\u00eb mendja se jeta do t\u00eb m\u00eb godiste kaq keq. Nuk kishte gj\u00eb m\u00eb t\u00eb keqe q\u00eb mund t\u2019i ndodhte nj\u00eb vajze. Ata u larguan dhe na lan\u00eb ashtu, nd\u00ebrsa un\u00eb, pak nga pak, u ngrita dhe si robot fillova t\u00eb vishesha. Megjith\u00ebse m\u00eb dridheshin duart, arrita t\u00eb zgjidhja edhe t\u00eb fejuarin tim, por nuk kisha guximin ta shihja n\u00eb sy. Ndihesha shum\u00eb fajtore p\u00ebr at\u00eb q\u00eb m\u00eb ndodhi, por po ashtu ndihej edhe ai. E dija se ia hidhte fajin vetes q\u00eb nuk ishte treguar aq burr\u00eb sa t\u00eb m\u00eb mbronte, se kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr mua. M\u00eb mir\u00eb ta kishin vrar\u00eb sesa t\u2019i b\u00ebnin nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Faj\u00ebsonte veten q\u00eb nuk i ishte ndodhur nj\u00eb arm\u00eb ose nj\u00eb thik\u00eb, q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb godiste nj\u00ebrin prej tyre. Nga ana tjet\u00ebr, un\u00eb do t\u00eb doja m\u00eb mir\u00eb t\u00eb kisha vdekur sesa t\u00eb jetoja me k\u00ebt\u00eb turp. U ktheva n\u00eb sht\u00ebpi me zem\u00ebr t\u00eb thyer dhe fytyr\u00eb t\u00eb prishur. Ime m\u00eb m\u00eb pyeti n\u00eb m\u00eb kishte ndodhur gj\u00eb, por un\u00eb kisha vendosur q\u00eb t\u00eb fsheht\u00ebn time t\u2019ia tregoja vet\u00ebm varrit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, gjith\u00eb muajin q\u00ebndrova me frik\u00eb n\u00eb zem\u00ebr se mos kisha mbetur shtatz\u00ebn\u00eb, por p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, kjo nuk ndodhi. I fejuari im nuk vinte p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb me mua. Edhe po t\u00eb vinte, un\u00eb s\u2019kisha as sy, as faqe t\u2019i dilja p\u00ebrpara. Prind\u00ebrit e mi pyesnin pse nuk vinte t\u00eb m\u00eb takonte, por un\u00eb e justifikoja duke i thosha se ishte shum\u00eb i z\u00ebn\u00eb\u2026 Pastaj, kishte edhe p\u00ebrgatitjet e dasm\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn dikur e kisha menduar si dit\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb jet\u00ebs sime, nd\u00ebrsa tani nuk e dija as n\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej apo jo.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund dita erdhi dhe t\u00eb gjith\u00eb filluan t\u00eb k\u00ebndonin e t\u00eb festonin. T\u00eb gjith\u00eb ishin t\u00eb lumtur, p\u00ebrve\u00e7 meje. Nuk e dija \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebhej me mua. Kisha frik\u00eb se dasma nuk do t\u00eb b\u00ebhej, por dh\u00ebndrri erdhi. M\u00eb von\u00eb m\u00eb tha se i takonte t\u00eb b\u00ebhej burr\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn tani, dhe t\u00eb merrte p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb mbi vete. Un\u00eb nuk kisha asnj\u00eb faj p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur, por as ai. Ata q\u00eb ishin p\u00ebrgjegj\u00ebs shp\u00ebtuan, sepse ne nuk donim ta b\u00ebnim publike t\u00eb fsheht\u00ebn ton\u00eb dhe e mbajt\u00ebm p\u00ebr vete. Nuk i treguam askujt, bile askush nuk e di edhe tani q\u00eb jemi b\u00ebr\u00eb me f\u00ebmij\u00eb dhe vazhdojm\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. Kjo eksperienc\u00eb traumatike ndikoi shum\u00eb tek un\u00eb. Kisha shum\u00eb frik\u00eb dhe shpesh m\u00eb dilte gjumi nga \u00ebndrrat e k\u00ebqija q\u00eb shihja nat\u00ebn.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, arrit\u00ebm ta kap\u00ebrcenim at\u00eb q\u00eb na kishte ndodhur t\u00eb dyve, megjith\u00ebse nuk mund ta harrojm\u00eb kurrsesi. Edhe tani ndonj\u00ebher\u00eb shoh \u00ebndrra t\u00eb k\u00ebqija, por kam pran\u00eb tim shoq, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shok jete shembullor.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Familja jon\u00eb ka qen\u00eb e varf\u00ebr dhe me shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Jetonim n\u00eb fshat dhe babai mezi na mbante me pun\u00ebn e tij. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ne vajzave na martoi t\u00eb gjithave shpejt. Mua m\u00eb takoi t\u00eb fejohesha me nj\u00eb djal\u00eb n\u00eb qytet, i mir\u00eb dhe i urt\u00eb, por shum\u00eb vjet m\u00eb i madh se un\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":57154,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[334,323,234],"tags":[],"class_list":{"0":"post-57144","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-histori","8":"category-kronika-e-zeze","9":"category-kuriozitete"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57144","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57144"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57144\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57154"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57144"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57144"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57144"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}