{"id":58630,"date":"2018-12-30T14:15:28","date_gmt":"2018-12-30T13:15:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=58630"},"modified":"2018-12-30T14:16:20","modified_gmt":"2018-12-30T13:16:20","slug":"artan-fuga-leter-publike-lindita-nikolles-pas-largimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/artan-fuga-leter-publike-lindita-nikolles-pas-largimit\/","title":{"rendered":"Artan Fuga let\u00ebr publike Lindita Nikoll\u00ebs pas largimit"},"content":{"rendered":"<p>Let\u00ebr publike zonj\u00ebs Lindita Nikolla me rastin e largimit t\u00eb saj nga posti i ministrit t\u00eb arsimit, rinis\u00eb dhe sporteve.<\/p>\n<p>E nderuar zonja Lindita Nikolla,<br \/>\ne ndjeva p\u00ebr detyr\u00eb morale q\u00eb me rastin e largimit tuaj nga posti i ministrit t\u00eb arsimit, rinis\u00eb dhe sporteve t\u2019ju drejtohem me nj\u00eb let\u00ebr publike. Mund t\u2019ju a kisha d\u00ebrguar edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb personale, por gjykova se ndofta edhe publiku mund t\u00eb kishte sadopak kuriozitet, sidomos student\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb ditur mendimin tim p\u00ebr k\u00ebto ngjarjet e fundit dhe pastaj p\u00ebr at\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn edhe subjektin e k\u00ebsaj letre.<\/p>\n<p>Ndjehem i detyruar t\u2019Ju shkruaj sepse sikurse e dini dhe e keni shprehur un\u00eb, midis koleg\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ndajm\u00eb t\u00eb njejtat mendime p\u00ebr universitetet dhe arsimimin e rinis\u00eb shqiptare, p\u00ebr kultur\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, prej vitesh kam nj\u00eb qendrim kund\u00ebrshtues parimisht ndaj situat\u00ebs t\u00eb arsimimit t\u00eb rinis\u00eb studentore n\u00eb vendin ton\u00eb. Situat\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb as e sotmja, as e viteve q\u00eb ju keni drejtuar at\u00eb dikaster, por q\u00eb ka akumuluar n\u00eb vite, n\u00eb dekada, dhe poqese dikush e d\u00ebshiron t\u2019ja them, edhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shekullin e XX p\u00ebr t\u00eb mos shkuar m\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam kategorikisht kund\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebs si drejtohet me agjenci pa kurr\u00ebfar\u00eb vlere sistemi arsimor universitar te ne, kam ndjer\u00eb absurditetin e menaxhimit t\u00eb universiteteve me borde krejt t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme p\u00ebr shkak t\u00eb statusit t\u00eb tyre, kund\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebs si organizohet k\u00ebrkimi shkencor n\u00eb universitete dhe si jepen titujt shkencor\u00eb me nj\u00eb trafik t\u00eb papar\u00eb moral dhe shkencor p\u00ebr t\u00eb ardhur keq, jam krejt\u00ebsisht kritik ndaj gjendjes ku jan\u00eb katandisur profesor\u00ebt shqiptar\u00eb, i hidh\u00ebruar p\u00ebr gjendjen e student\u00ebve q\u00eb i kemi l\u00ebn\u00eb lakuriq n\u00eb dije dhe n\u00eb statusin social p\u00ebrpara dekadave q\u00eb vijn\u00eb, i papajtuesh\u00ebm me m\u00ebnyr\u00ebn sesi funksionojn\u00eb departamentet, fakultetet dhe universitetet shqiptare, i trishtuar p\u00ebr modelin e universiteteve publike shqiptare.<\/p>\n<p>Kjo gjendje q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund dha nj\u00eb tronditje t\u00eb fort\u00eb, fal\u00eb student\u00ebve tan\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt them se kan\u00eb gjithnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe se n\u00eb k\u00ebrkesat e tyre kan\u00eb qen\u00eb modest\u00eb deri n\u00eb madh\u00ebshti, ajo k\u00ebrkon nj\u00eb qiliz\u00ebm t\u00eb thell\u00eb, p\u00ebrndryshe gjith\u00e7ka mbetet hipokrizi, dhe un\u00eb nuk jam gati ta ndaj k\u00ebt\u00eb hipokrizi me ask\u00ebnd.<\/p>\n<p>Por, le ta le k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb, dhe nuk mund t\u00eb mos e them, si nj\u00eb kritik q\u00eb shpesh, ndoshta p\u00ebr muaj e vite me radh\u00eb, nuk ju kam kursyer edhe juve, drejtp\u00ebrdrejt apo t\u00ebrthorazi, q\u00eb nuk jeni ju shkaktari i k\u00ebsaj gjendje.<\/p>\n<p>Sigurisht ju keni p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb tuaj, sepse keni qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb dikasterit t\u00eb arsimit, mir\u00ebpo un\u00eb vazhdoj, si edhe miqt\u00eb e mi, t\u00eb kem bindjen e pap\u00ebrkulur deri n\u00eb fund, i gatsh\u00ebm ta provoj kurdoher\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kuadri ligjor i arsimit t\u00eb lart\u00eb, ligji fam\u00ebkeq i arsimit t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb ka bllokuar gjith\u00e7ka dhe po e \u00e7on arsimin e lart\u00eb, kultur\u00ebn dhe shkenc\u00ebn shqiptare, arsimimin e rinis\u00eb drejt kalb\u00ebzimit pasojat e t\u00eb cilit tashm\u00eb shoq\u00ebria shqiptare do t\u2019i paguaj\u00eb p\u00ebr nj\u00ebqind vjet\u00ebt e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Un\u00eb e di shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb ju personalisht nuk keni fajin aq m\u00eb pak merit\u00ebn p\u00ebr at\u00eb ligj.<\/p>\n<p>N\u00ebse heqja juaj lidhet me meritat p\u00ebr at\u00eb ligj, ose fajin p\u00ebr t\u00eb, at\u00ebhere bashk\u00eb me heqjen tuaj do t\u00eb duhej t\u00eb abrogohej edhe ligji n\u00eb fjal\u00eb, fam\u00ebkeq dhe zullum-madh.Fakti q\u00eb ju hiqeni dhe ligji mbetet, tregon se edhe kur ju atribuohet ai ligj,askush nuk e beson!<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb e bukura \u00ebsht\u00eb se edhe cikloni, pra revolta studentore, oh sa e ligjshme!, nuk u ngrit aspak rreth jush, tregon se mendja e student\u00ebve \u00ebsht\u00eb m\u00eb e hapur sesa gjykimet politike. Askush nuk k\u00ebrkoi dor\u00ebheqjen tuaj, aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb poqese i qendrojm\u00eb strikt llogarive, ju nuk keni n\u00eb at\u00eb post as pes\u00eb vjet\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk jam duke th\u00ebn\u00eb se koha p\u00ebr t\u00eb ndryshuar ministrat nuk kishte ardhur. E di q\u00eb edhe as ju nuk mendonit se do t\u00eb ishit e p\u00ebrjetshme aty. Aq m\u00eb shum\u00eb, ja u thot\u00eb k\u00ebt\u00eb dikush si un\u00eb q\u00eb prej koh\u00ebsh besoj e militoj, q\u00eb jo nj\u00eb minist\u00ebr, por as nj\u00eb kryeminist\u00ebr, as vet\u00eb presidenti i republik\u00ebs, t\u00eb mos qendroj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mandat n\u00eb postin e tij, edhe sikur m\u00eb i suksesshmi t\u00eb ishte.<\/p>\n<p>Pushteti i gjat\u00eb budallalleps, verbon, shurdhon, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr l\u00eb edhe pa miq dhe shok\u00eb. Un\u00eb i p\u00ebrmbahem parimit q\u00eb qytetari vjen n\u00eb nj\u00eb post, kontribuon, ik\u00ebn n\u00eb pun\u00eb t\u00eb vet. Kur kushtetuta shqiptare e republik\u00ebs t\u00eb re, kurdo q\u00eb t\u00eb vij\u00eb, ta sanksionoj\u00eb k\u00ebt\u00eb, at\u00ebhere elitat shqiptare do t\u00eb rifreskohen sepse kan\u00eb z\u00ebn\u00eb ndryshk.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam qen\u00eb dhe jam pjes\u00eb e personelit universitar shqiptar dhe duke qen\u00eb qysh pas 15 minutave t\u00eb para pas daljes t\u00eb ligjit t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb i deklaruar n\u00eb mediat televizive si i llahtarisur dhe i tronditur prej tij, di t\u00eb them se ju kam par\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb q\u00eb ju ishit n\u00ebn presion t\u00eb disafisht\u00eb.<\/p>\n<p>E para, ishin \u201cteoricien\u00ebt\u201d q\u00eb hiqeshin se dinin gjith\u00e7ka si organizohej arsimi i lart\u00eb dhe ju imponoheshin edhe si ma\u00e7ist\u00eb, por edhe si koka t\u00eb m\u00ebdha duke qen\u00eb t\u00eb pap\u00ebrballuesh\u00ebm jo vet\u00ebm n\u00eb cinizmin me ju, por edhe n\u00eb agresivitetin me ne q\u00eb hapur ju thoshim: ne nuk duam as poste as privilegje por ligji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb e arsimit t\u00eb lart\u00eb q\u00eb edhe k\u00ebshtu ka probleme t\u00eb thella mbetur pa u zgjidhur.<br \/>\nE dyta ishin superior\u00ebt tuaj politik\u00eb n\u00eb qeveri, Kuvend, a parti, q\u00eb sigurisht as b\u00ebhej fjal\u00eb t\u2019ju linin ndonj\u00eb inciativ\u00eb q\u00eb t\u00eb thoshit fjal\u00ebn tuaj p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po gatitej.<br \/>\nE treta ishin lobi financiare t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrpara t\u00eb cilave ju ishit fare e pamundur p\u00ebr t\u2019u ndeshur, sepse ata kishin gjith\u00e7ka dhe ju nuk kishit asgj\u00eb ve\u00e7 vetes tuaj.<br \/>\nE m\u00eb n\u00eb fund ju ishit n\u00ebn presionin e deputet\u00ebve t\u00eb kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb n\u00eb at\u00eb mot nj\u00eb pjes\u00eb donin me ngulm at\u00eb ligj, kurse pjesa tjet\u00ebr nuk donte ose nuk dinte si ta kund\u00ebrshtonte sinqerisht politikisht.<\/p>\n<p>M\u00eb besoni se k\u00ebto q\u00eb them nuk i kam t\u00eb mb\u00ebshtetura thjesht n\u00eb supozime.<\/p>\n<p>Duke mos ju njohur e prita me skepticiz\u00ebm em\u00ebrimin tuaj n\u00eb krye t\u00eb dikasterit t\u00eb arsimit. Pastaj, n\u00eb periudh\u00ebn e hartimit, hyrjes n\u00eb fuqi dhe pastaj hapave t\u00eb para t\u00eb zbatimit t\u00eb tij furia e kritik\u00ebs dhe e pasionit kund\u00ebrshtues ndaj jush personalisht ka qen\u00eb e fort\u00eb dhe e pand\u00ebrprer\u00eb nga ana ime. Por gradualisht, n\u00eb kontaktet dhe dialogun q\u00eb u vendos, pa rreshtur kritikat, kuptova se p\u00ebrball\u00eb nuk kisha sigurisht nj\u00eb shkenc\u00ebtare a doktore, larg prej jush ky pretendim, por nj\u00eb politikane t\u00eb pjekur, nj\u00eb grua t\u00eb matur, q\u00eb d\u00ebgjonte me kujdes, q\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb krijonte mesa mundej nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt e hap\u00ebsir\u00ebs t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb luanin dhe p\u00ebrplaseshin lirisht. Duam apo nuk duam ne, duam apo sa duam q\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb idet\u00eb tona, ose t\u00eb mundim ato t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve tan\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb demokracia. Dhe k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb lir\u00eb ju desh\u00ebt ta krijoni dhe sa kishit mund\u00ebsi nuk e penguat.<\/p>\n<p>N\u00eb debatet tona nuk ka ndodhur asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb ju t\u00eb keni imponuar mendimin tuaj p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje p\u00ebrmbajt\u00ebsore t\u00eb shkenc\u00ebs dhe arsimit. Disa hipokrit\u00eb, nga ata q\u00eb tani heshtin, nuk kan\u00eb guxim t\u00eb thon\u00eb m\u00eb : k\u00ebt\u00eb ligj t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb edhe un\u00eb!, nga ata q\u00eb tani besoj q\u00eb as nuk do t\u2019ju urojn\u00eb edhe vitin e ri 2019, k\u00ebta individ\u00eb pra modestin\u00eb tuaj e kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr dob\u00ebsi. Kurse un\u00eb e kam quajtur merit\u00ebn tuaj kryesore. Detyra e administratorit dhe e politikanit nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb t\u00eb japi vet\u00eb zgjidhjet p\u00ebr teknik\u00ebn, shkenc\u00ebn, arsimin. Kthimi i politikanit n\u00eb ekspert, ose i administratorit, minist\u00ebr, z\u00ebvend\u00ebsiminist\u00ebr, drejtor drejtorie n\u00eb burrin ose gruan m\u00eb t\u00eb men\u00e7ur t\u00eb fush\u00ebs q\u00eb mbulon e b\u00ebn at\u00eb politikan ose administrator jo vet\u00ebm qesharak, por edhe shum\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm.<\/p>\n<p>As un\u00eb edhe asnj\u00eb nga miqt\u00eb e mi t\u00eb Forumit p\u00ebr Lirit\u00eb Universitare nuk ndjen\u00eb as m\u00eb t\u00eb voglin presion ose hakmarrje nga ju n\u00eb profesion ton\u00eb, aq m\u00eb pak Fakulteti i Historis\u00eb dhe Filologjis\u00eb i Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs ku punon nj\u00eb pjes\u00eb jo e vog\u00ebl jona. Do t\u00eb thot\u00eb dikush: Detyr\u00ebn ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb treguar hakmarr\u00ebse! E nuk \u00ebsht\u00eb fare k\u00ebshtu. Shoq\u00ebria jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e mbushur me hakmarr\u00ebs dhe hakmarr\u00ebse q\u00eb ve\u00e7 t\u00eb tjerave sapo hypin n\u00eb ndonj\u00eb post, sado edhe modest, godasin pa m\u00ebshir\u00eb fillimisht miqt\u00eb dhe mikeshat e tyre, pastaj nuk l\u00ebn\u00eb kurr\u00eb kusur pa goditur ata q\u00eb kan\u00eb mendime t\u00eb ndryshme prej tyre. Me kund\u00ebrshtar\u00eb kaq kritik\u00eb si ne, si un\u00eb, flas personalisht, do t\u00eb imagjinoja dik\u00eb tjet\u00ebr, burr\u00eb a grua, q\u00eb do t\u00eb na kishte hedhur llava ari t\u00eb shkrir\u00eb n\u00eb zjarr mbi kok\u00eb.<\/p>\n<p>Ju, ligjin dhe pasojat shkat\u00ebrruese t\u00eb tij, un\u00eb mendoj se dora dor\u00ebs i testuat dhe brenda jush kam dyshimin e ligjsh\u00ebm q\u00eb kishit nisur q\u00eb mjaft gj\u00ebra t\u2019i shihnit me dyshim ose skepticiz\u00ebm. Kam th\u00ebn\u00eb me vete: Pse nuk jep dor\u00ebheqjen kjo grua? K\u00ebt\u00eb pyetje kur lexon k\u00ebto rradh\u00eb e b\u00ebn edhe ndonj\u00eb tip q\u00eb hiqet m\u00eb katolik se Papa. Nj\u00eb dit\u00eb i b\u00ebra vetes pyetjen: Po a \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nj\u00eb minist\u00ebr, burr\u00eb, l\u00ebre pastaj grua, t\u00eb japi dor\u00ebheqjen? A \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar shoq\u00ebria jon\u00eb me k\u00ebt\u00eb kultur\u00eb? A nuk do ta lin\u00e7oj\u00eb partia e vet, a nuk do t\u00eb quhet jo e bes\u00ebs?<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<p>Dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr me at\u00eb dikaster q\u00eb kan\u00eb strukturuar, q\u00eb duhet t\u00eb mendoj\u00eb q\u00eb nga \u00e7erdhet e kopshtet, ngritja e pesh\u00ebs, boksi, gjimnazet, k\u00ebrkimi shkencor, arsimi i lart\u00eb, etj, nuk mjafton jo vet\u00ebm t\u00eb jesh e Bes\u00ebs p\u00ebr t\u2019a drejtuar, por nuk mjafton t\u00eb jesh as Anjshtajni. Duhet t\u00eb jesh Anjshtajni, N\u00ebn\u00eb Tereza, Mari Kyri e nuk e di kush tjet\u00ebr, Ymer Pampur, Loro Bori\u00e7, Asllan Rusi, a nuk e di kush tjet\u00ebr!!! Qeverisja e vog\u00ebl q\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb pre socialist\u00ebt ndaj nj\u00eb liberalizmi t\u00eb keqkuptuar ka sjell\u00eb q\u00eb dikasteret tona t\u00eb jen\u00eb k\u00ebshtjella padijeje dhe administrimi me borde e agjenci gjoja t\u00eb pavarura e ka \u00e7uar ekzekutivin q\u00eb t\u00eb detyrohet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb administrohet me platforma t\u00eb centralizuara ku qytetari t\u00eb shkruaj\u00eb v\u00ebrejtjet e tij. Dhe pastaj na del q\u00eb student\u00ebt pa shkruar asgj\u00eb n\u00eb platform\u00eb, plas\u00ebn revoltat n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb thuash se nuk mjafton heqja e njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb ndryshuar nj\u00eb situat\u00eb dhe modernizuar arsmimin dhe shkenc\u00ebn, \u2013 kjo \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb. E drejt\u00eb, por jo e mjaftueshme. T\u00eb thuash se duhet ndryshuar, duke e abroguar ligjin e arsimit t\u00eb lart\u00eb, \u2013 edhe kjo \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb por jo e mjaftueshme. T\u00eb thuash q\u00eb duhet ndryshuar politika p\u00ebr arsimin dhe k\u00ebrkimin shkencor, \u2013 shum\u00eb e drejt\u00eb por edhe kjo nuk mjafton. Politika deri k\u00ebtu shkon. Edhe kritik\u00ebt m\u00eb t\u00eb fort\u00eb politik\u00eb tuaj\u00ebt, nuk shkojn\u00eb m\u00eb larg.<\/p>\n<p>Kurse un\u00eb si universitar, brenda nj\u00eb kuadri miqsh, koleg\u00ebsh, q\u00eb besom\u00ebni nuk jemi edhe aq pak, as dembel\u00eb, as q\u00eb p\u00ebrtojm\u00eb t\u00eb marrim p\u00ebrgjegj\u00ebsi, mendoj q\u00eb prandaj politika ka nevoj\u00eb t\u00eb hapet, t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb modeste, t\u00eb kuptoj\u00eb q\u00eb politika nuk e drejton dot e vetme as arsimin as k\u00ebrkimin shkencor n\u00eb strategjit\u00eb q\u00eb k\u00ebto fusha duhet t\u00eb ken\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam i mendimit q\u00eb edhe m\u00eb budallai nd\u00ebr shqiptar\u00ebt sot e kupton q\u00eb shkaku i gjith\u00eb katrahur\u00ebs n\u00eb arsimin e lart\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebrkimin shkencor \u00ebsht\u00eb kuadri rregullues arkaik dhe i posht\u00ebr, hipokrit, i ligjit p\u00ebr arsimin e lart\u00eb. Edhe studenti m\u00eb i dob\u00ebt e di k\u00ebt\u00eb. Por, q\u00eb ta dij\u00eb politika nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb. Sepse un\u00eb e di q\u00eb abrogimi i ligjit dhe hyrja n\u00eb procedurat p\u00ebr nj\u00eb ligj t\u00eb ri p\u00ebr arsimin e lart\u00eb do t\u00eb sh\u00ebnonte fundin e k\u00ebtij parlamenti dhe struktur\u00ebs t\u00eb sotme t\u00eb raportit t\u00eb forcave politike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Por, nuk mjafton ndryshimi i ligjit. Ose m\u00eb mir\u00eb nj\u00eb ligj i mir\u00eb, nuk mund t\u00eb b\u00ebhet pa nj\u00eb model t\u00eb ri t\u00eb universiteteve shqiptare, publike, por jo vet\u00ebm, edhe pa nj\u00eb model i ri i universiteteve private.Por, k\u00ebt\u00eb nuk e mendon dot politika. Politika edhe po e mendoi do ta mendoj\u00eb gabim. Mir\u00ebpo nj\u00eb model i ri i universiteteve publike dhe private bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesat e ngushta dhe t\u00eb vogla t\u00eb lobive t\u00eb caktuara brenda-universitare q\u00eb jan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb jen\u00eb dembel\u00eb, parazit\u00eb, vjedh\u00ebs idesh, plagjiat\u00eb, si edhe t\u00eb m\u00ebsuar me par\u00e0 dhe me pushtet. Do t\u00eb ishte nj\u00eb gabim i r\u00ebnd\u00eb q\u00eb t\u2019ju mendoja ju nj\u00eb Zhan D\u2019Ark q\u00eb t\u00eb luftonte e vetme p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrballur k\u00ebto lobi q\u00eb e kan\u00eb burimin e forc\u00ebs pik\u00ebrisht n\u00eb politik\u00eb. Me ta, dikush q\u00eb nuk ka ve\u00e7se veten, cfar\u00ebdo posti q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht, m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb aleanc\u00eb sesa luft\u00eb, m\u00eb mir\u00eb paqe sesa sherr, m\u00eb mir\u00eb \u201cpo\u201d sesa \u201cjo\u201d. N\u00ebse miq e armiq tuaj\u00ebt n\u00eb politik\u00eb kan\u00eb vepruar dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb veprojn\u00eb k\u00ebshtu duke qen\u00eb n\u00eb politik\u00eb, a nuk \u00ebsht\u00eb pak si e tep\u00ebrt q\u00eb frytet e aleancave t\u2019i marrin vet\u00eb, kurse pasojat dhe harxhet e luft\u00ebs t\u2019ua ngarkojn\u00eb juve? Un\u00eb ju kam gjetur grua t\u00eb zgjuar n\u00eb rastet kur kemi qen\u00eb n\u00eb debate publike, kot e kan\u00eb pasur ose e kan\u00eb t\u2019ju marrin si t\u00eb pam\u00ebn\u00e7ur duke ju futur n\u00eb shtigje q\u00eb ju si politikane me p\u00ebrvoj\u00eb dini mir\u00eb, besoj t\u2019i nuhasni!<\/p>\n<p>Por, edhe t\u00eb ndryshosh modelin e universiteteve shqiptare, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb, por nuk mjafton p\u00ebrs\u00ebri. Sepse duhet t\u00eb dish se n\u00eb \u00e7far\u00eb gjendje \u00ebsht\u00eb shkenca dhe k\u00ebrkimi shkencor sot n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb bashk\u00ebkohore dhe si iu p\u00ebrgjigjen k\u00ebtyre strategjit\u00eb politikat e p\u00ebrparuara. Mbi t\u00eb gjitha duhet t\u00eb njoh\u00ebsh n\u00eb maj\u00eb t\u00eb gishtave sociologjin\u00eb e shkenc\u00ebs dhe t\u00eb arsimit, epistemologjin\u00eb e shkenc\u00ebs, logjik\u00ebn e saj post-aristoteliane, t\u00eb njoh\u00ebsh metodologjit\u00eb e reja t\u00eb k\u00ebrkimit shkencor. K\u00ebt\u00eb askush nga politikan\u00ebt, t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt e mbledhur bashk\u00eb, nuk mund ta mendojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ose politikan dhe injorant i ligjsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, ose shkenc\u00ebtar i p\u00ebrkushtuar, dhe injorant n\u00eb politik\u00ebn e madhe elektorale.<\/p>\n<p>Prandaj politikat e shkenc\u00ebs dhe arsimit t\u00eb lart\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhen nga politikan\u00ebt masiv\u00eb dhe servil\u00ebt e tyre. Apo nga delirant\u00ebt q\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht kujtojn\u00eb se mund t\u00eb jen\u00eb po aq shkenc\u00ebtar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj sa edhe politikan\u00eb dhe administrator\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj. Koha e k\u00ebtyre q\u00ebnieve ka kaluar q\u00eb me Konfucin, Sokratin, Platonin a ndonj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo edhe kaq nuk mjafton. Sepse duhet ditur edhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsimi dhe shkence ka nevoj\u00eb Shqip\u00ebria ku ekonomia e koh\u00ebve primitive nuk e th\u00ebrret dijen, kurse nevojat e demokracis\u00eb duan qytetar t\u00eb dijsh\u00ebm. Kjo \u00e7arje midis mosdijes dhe dijes po e b\u00ebn arsimin, kultur\u00ebn dhe shkenc\u00ebn shqiptare t\u00eb llapa\u00e7itet n\u00eb kaos dhe banalitet shkencor dhe kulturor. Cfar\u00eb vendi do t\u00eb zer\u00eb kultura, dija, shkenca n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb hapur planetare shum\u00eb t\u00eb zhvilluar?<\/p>\n<p>Ka ndonj\u00eb nga kritik\u00ebt tuaj \u201ct\u00eb m\u00ebn\u00e7ur\u201d n\u00eb politik\u00eb a n\u00eb media, n\u00eb grupin tuaj parlamentar, n\u00eb opozit\u00eb, a n\u00eb gjys\u00ebm pushtet-gjys\u00ebm opozit\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb na tregoj\u00eb rezultatet e ndonj\u00eb studimi q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb?<\/p>\n<p>Prandaj, duke qen\u00eb kund\u00ebrshtar i politikave q\u00eb ju keni zbatuar, dhe i keni zbatuar p\u00ebrpikm\u00ebrisht, mua m\u00eb ngjethet mishi kur d\u00ebgjoj politikan\u00eb a gazetar\u00eb, q\u00eb ju k\u00ebrkojn\u00eb juve t\u00eb b\u00ebni at\u00eb q\u00eb mund t\u2019a b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb sistem q\u00eb n\u00eb kibernetik\u00ebn e tij di t\u00eb mendoj\u00eb n\u00eb k\u00ebto fusha q\u00eb p\u00ebrmenda.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta duhet th\u00ebn\u00eb edhe tani q\u00eb \u201cbeteja\u201d mes nesh ka p\u00ebrfunduar. Ju keni ikur duke e l\u00ebn\u00eb ligjin p\u00ebr arsimin e lart\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb rrug\u00ebn e vet, ne kemi mbetur duke e mbajtur po at\u00eb ligj mbi kurriz si baulle e mbushur me balt\u00eb dhe me gur\u00eb.<\/p>\n<p>Madje keni p\u00ebr t\u00eb par\u00eb q\u00eb edhe ata q\u00eb krenoheshin se ligjin po e b\u00ebjn\u00eb ata, dhe ajo L.N., tani do t\u2019ju a japin juve krejt merit\u00ebn e b\u00ebrjes t\u00eb t\u00eb gjitha neneve t\u00eb ligjit dhe vet\u00eb do t\u00eb shfaqen si kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb tij. T\u00eb paepur. K\u00ebshtu do t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe vet\u00eb Qenan K. si personifikimi i t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj rrace intelektualuc\u00ebsh pa tru dhe pa zem\u00ebr. Por, me ambicje dhe neps t\u00eb papar\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb ju kam par\u00eb sidomos vitin e fundit q\u00eb keni qen\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara sesa politikat q\u00eb zbatonte dikasteri juaj. Na prit\u00ebt njer\u00ebzish\u00ebm n\u00eb zyr\u00ebn tuaj kur erdh\u00ebm si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Forumit t\u00eb Lirive Universitare. Jo vet\u00ebm pranuat diagnoz\u00ebn ton\u00eb dhe konstatimet tona p\u00ebr gjendjen n\u00eb universitete, por edhe na deklaruatr, jemi d\u00ebshmitar\u00eb, se n\u00eb ligj mund t\u00eb b\u00ebhen amendime, se ishit gati t\u2019i t\u00ebrhiqnit p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tuaj n\u00eb bordet administrative t\u00eb universiteteve dhe deklarime t\u00eb tjera q\u00eb as m\u00eb shkonte mendja se do t\u2019i d\u00ebgjoja nga ju.<\/p>\n<p>Sigurisht nuk i b\u00ebt\u00eb, por as mendohej se mund t\u2019i b\u00ebnit vet\u00ebm ju me kok\u00ebn tuaj. Do t\u2019ju kishin p\u00ebrjashtuar nga partia, shkarkuar si ministre, dhe revokuar si deputete. Sigurisht nuk do t\u00eb kishit p\u00ebsuar vet\u00ebm fatin e t\u00eb ndjerit dhe t\u00eb nderuaritr z. Thoma Deliana p\u00ebr t\u2019ju internuar n\u00eb Tepelen\u00eb a \u00e7uar si bari delesh diku nga ajo zon\u00eb!!!<\/p>\n<p>Un\u00eb ju falenderoj sepse pat\u00ebt guximin q\u00eb p\u00ebrpara dy a tre muajsh t\u00eb kthenit mbrapsht projekt-statutin q\u00eb ju d\u00ebrgoi p\u00ebr aprovim senati i Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs. Gjet\u00ebt atje mbi 20 nene q\u00eb i konsideruat shkelje ligjore. Sipas meje, ju kishit t\u00eb drejt\u00eb dhe mor\u00ebt kurajon dhe \u00e7mimin q\u00eb ta paguanit mbrojtjen q\u00eb i b\u00ebt\u00eb ligjit, me mllefe dhe presione q\u00eb ju i dini mir\u00eb, por nuk i that\u00eb kurr\u00eb!<\/p>\n<p>Un\u00eb n\u00eb dallim nga miq t\u00eb mit\u00eb nuk ju v\u00eb faj q\u00eb p\u00ebrpara disa dit\u00ebsh, n\u00eb kulmin e revoltave studentore, t\u00eb njejtin statut, t\u00eb d\u00ebrguar nga senati i Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, tani e firmos\u00ebt dhe e pranuat pa nj\u00eb pa dy. Ai edhe tani \u00ebsht\u00eb plot shkelje ligjore, por mbi t\u00eb gjitha nuk evokon t\u00eb drejta p\u00ebr pedagog\u00ebt dhe student\u00ebt dhe e zhyt universitetin e Tiran\u00ebs n\u00eb nj\u00eb kaos t\u00ebr\u00ebsor. Un\u00eb i b\u00ebj thirrje politik\u00ebs dhe qeveris\u00eb t\u00eb vej\u00eb dor\u00eb sepse poqese ky kuad\u00ebr statutor do t\u00eb mbetet n\u00eb fuqi, si\u00e7 ka ardhur i aprovuar nga ju, at\u00ebhere ne do t\u00eb shohim jo thjesht revolta studentore, por lemerira burokratike.<\/p>\n<p>Por, aty ju nuk ishit m\u00eb Lindita Nikolla \u2013 ministre. Dukej qart\u00eb se ju ishit heqaur. Ndofta nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb duhej. Nuk jam un\u00eb q\u00eb e di k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb ju falenderoj sepse me t\u00eb par\u00eb sinjalin nga shefi juaj n\u00eb qeveri q\u00eb platforma ime p\u00ebr rithemelimin si reformim t\u00eb Akademis\u00eb t\u00eb Shkencave t\u00eb mos hidhej n\u00eb kosh si e kishte hedhur drejtuesi i saj dhe i grupit t\u00eb pun\u00ebs i ministris\u00eb tuaj, ju menj\u00ebher\u00eb dit\u00ebt t\u00eb merrnit kthes\u00ebn dhe t\u00eb p\u00ebrballonit presione q\u00eb vinin nga burra t\u00eb veshur me autoritete shkenc\u00ebtar\u00ebsh. Dit\u00ebt t\u00eb pranonit q\u00eb ajo Akademi Shkencash nuk mund t\u00eb rinovohet me projekte q\u00eb nuk t\u00eb cojn\u00eb askund. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr ju dit\u00ebt t\u00eb ngriheni mbi sedr\u00ebn tuaj dhe mbi \u00e7do lloj insistimi p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nj\u00eb dokument q\u00eb nuk mund ve\u00e7se t\u00eb hidhet n\u00eb kosh si i pavlefsh\u00ebm, si senil, dhe i mb\u00ebshtetur n\u00eb trafiqe interesash t\u00eb vogla meskine, ndon\u00ebse ai mbante logon e dikasterit tuaj.<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj se debatet tona jan\u00eb n\u00eb ide, dhe jo beteja personash!<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb demokracia!<\/p>\n<p>Un\u00eb uroj q\u00eb asnj\u00eb post i rregulluar nga kushtetuta ose i nj\u00eb agjencie q\u00eb rregullohet prej kushtetut\u00ebs t\u00eb mos mbahet nga askush m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mandat!<\/p>\n<p>Un\u00eb k\u00ebrkoj ndjes\u00eb kur ndonj\u00ebher\u00eb e kam tep\u00ebruar me ironi!<\/p>\n<p>Un\u00eb ju uroj suksese n\u00eb vitin 2019 n\u00eb familje, n\u00eb veprimtarit\u00eb tuaja politike e kudo!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Let\u00ebr publike zonj\u00ebs Lindita Nikolla me rastin e largimit t\u00eb saj nga posti i ministrit t\u00eb arsimit, rinis\u00eb dhe sporteve. E nderuar zonja Lindita Nikolla, e ndjeva p\u00ebr detyr\u00eb morale q\u00eb me rastin e largimit tuaj nga posti i ministrit t\u00eb arsimit, rinis\u00eb dhe sporteve t\u2019ju drejtohem me nj\u00eb let\u00ebr publike. Mund t\u2019ju a kisha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":58631,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-58630","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58630","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58630"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58630\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58631"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58630"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58630"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58630"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}