{"id":58687,"date":"2018-12-31T12:15:45","date_gmt":"2018-12-31T11:15:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=58687"},"modified":"2018-12-31T12:15:45","modified_gmt":"2018-12-31T11:15:45","slug":"kisha-frike-se-do-te-na-vriste-te-gjitheve-vjehrri-rrefen-pse-e-vrau-dhendrin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kisha-frike-se-do-te-na-vriste-te-gjitheve-vjehrri-rrefen-pse-e-vrau-dhendrin\/","title":{"rendered":"&#8220;Kisha frik\u00eb se do t\u00eb na vriste t\u00eb gjith\u00ebve&#8221;, vjehrri rr\u00ebfen pse e vrau dh\u00ebndrin"},"content":{"rendered":"<p>\u201cNa erdhi n\u00eb sht\u00ebpi me nj\u00eb thik\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb dor\u00eb dhe pasi plagosi nj\u00ebrin prej nesh, k\u00ebrc\u00ebnonte se do t\u00eb na vriste t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p>Pata frik\u00eb se do t\u00eb na sulmonte edhe grat\u00eb e f\u00ebmij\u00ebt, ndaj shkula nj\u00eb dru nga gardhi dhe e godita n\u00eb kok\u00eb\u201d. K\u00ebshtu e ka nisur d\u00ebshmin\u00eb n\u00eb Policin\u00eb e Dibr\u00ebs 68- vje\u00e7ari Veli \u00c7idhnoku. Ai \u00ebsht\u00eb arrestuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cVrasjes p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve familjare\u201d n\u00eb bashk\u00ebpunim, pasi \u00ebsht\u00eb i dyshuar si autor i krimit ku mbeti i vdekur ish-dh\u00ebndri i tij, Adriatik Jella.<\/p>\n<p>Vet\u00eb 68- vje\u00e7ari Cidhnaku ka pranuar para oficer\u00ebve t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore se \u00ebsht\u00eb ai autori i vrasjes s\u00eb ish-dh\u00ebndrit, Adriatik Jella. Por zyrtar\u00eb t\u00eb Policis\u00eb Lokale thon\u00eb se kjo deklarat\u00eb e tij mbetet p\u00ebr t\u2019u provuar, pasi viktima ka pasur konflikte m\u00eb kunet\u00ebrit dhe mysafir\u00ebt e familjes Cidhnaku. T\u00eb dyshuar p\u00ebr ngjarjen jan\u00eb edhe miku i familjes, Flamur Delishi (i cili mbeti i plagosur) dhe Gani Cidhnoku.<\/p>\n<p>Lirimi nga gjykata<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj ngjarjeje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, banesa e autor\u00ebve t\u00eb krimit \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb mbrojtje nga efektiv\u00ebt e Policis\u00eb Bulqiz\u00eb, pasi ka dyshime se t\u00eb af\u00ebrmit e Jell\u00ebs mund t\u00eb hakmerren ndaj familjes Cidhnaku. \u201cPas arrestimit, Veli Cidhnaku ka pranuar autor\u00ebsin\u00eb e ngjarjes. Ai ka pohuar se konfliktet me dh\u00ebndrin kan\u00eb nisur kat\u00ebr muaj m\u00eb par\u00eb, kur ai \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00ebn akuz\u00ebn e dhun\u00ebs n\u00eb familje. Vajza e tij e ka denoncuar n\u00eb Polici se Adriatiku e rrihte dhe e k\u00ebrc\u00ebnonte me jet\u00eb.<\/p>\n<p>Pas arrestimit, Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Dib\u00ebr e d\u00ebnoi me nj\u00eb vit burg. Por pas dy a tre muajsh, Gjykata e Apelit n\u00eb Tiran\u00eb vendosi lirimin e Jell\u00ebs nga Burgu i Burrelit. Viktima ka qen\u00eb nj\u00eb person problematik dhe i dhunsh\u00ebm. Ai \u00ebsht\u00eb denoncuar jo vet\u00ebm nga gruaja, por edhe nga qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si person q\u00eb krijonte incidente\u201d, than\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb Policis\u00eb Dib\u00ebr. Ato shtuan se \u00e7\u00ebshtjen po e hetojn\u00eb Krimet e R\u00ebnda, por pak or\u00eb pas arrestimit, Veli Cidhnaku \u00ebsht\u00eb shprehur se duke goditur Adriatik Jell\u00ebn me nj\u00eb dru n\u00eb kok\u00eb, ka mbrojtur nderin e familjes dhe t\u00eb miqve t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>D\u00ebshmia e vjehrrit<\/p>\n<p>\u201cFamilja ime ishte e tronditur. Djalit tim, Adriatikut, i preu vesh\u00ebt n\u00eb mes t\u00eb Maqellar\u00ebs. Jo vet\u00ebm na turp\u00ebroi publikisht, por rrezikoi jet\u00ebn e tij. Pak or\u00eb pas ngjarjes, n\u00eb sht\u00ebpi erdhi dh\u00ebndri tjet\u00ebr dhe nj\u00eb miku yn\u00eb. Erdh\u00ebn t\u00eb na qet\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb Maqellar\u00eb. Nuk e mendonim kurr\u00eb se Adriatiku do t\u00eb guxonte t\u00eb na vinte n\u00eb sht\u00ebpi pas asaj q\u00eb b\u00ebri\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb polici 68-vje\u00e7ari Cidhnaku. Ai ka treguar me holl\u00ebsi momentin, kur rreth or\u00ebs 21:00 t\u00eb s\u00eb enjtes, ka d\u00ebgjuar z\u00ebra n\u00eb oborrin e banes\u00ebs dhe s\u00eb bashku me djemt\u00eb dhe miqt\u00eb e familjes ka dal\u00eb nga sht\u00ebpia. N\u00eb af\u00ebrsi kan\u00eb par\u00eb 39-vje\u00e7arin Jella. \u201cM\u00eb nxirrni gruan se do ta marr me vete. Po nuk u bind\u00ebt, do t\u2019ju vras t\u00eb gjith\u00ebve, q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebt e djepit. Mos guxoni t\u00eb afroheni. Nuk shp\u00ebton asnj\u00eb i gjall\u00eb\u201d, na thoshte dh\u00ebndri, q\u00eb mbante n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb thik\u00eb t\u00eb madhe\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur m\u00eb tej 68-vje\u00e7ari i arrestuar.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb moshuarit, Jella i \u00ebsht\u00eb sulur fillimisht mikut t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, Flamur Delishit, duke e plagosur r\u00ebnd\u00eb n\u00eb bark. Kur ai ka par\u00eb mikun e rr\u00ebzuar p\u00ebrdhe q\u00eb ishte plagosur, ka reaguar duke e q\u00eblluar dh\u00ebndrin me dru n\u00eb kok\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cM\u2019u err\u00ebn syt\u00eb. Adriatiku fillimisht nuk la fjal\u00eb pa th\u00ebn\u00eb p\u00ebr grat\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb. Pastaj plagosi r\u00ebnd\u00eb mikun ton\u00eb. Un\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebja sehir. Nderi yn\u00eb ra p\u00ebrtok\u00eb. Kisha frik\u00eb q\u00eb dh\u00ebndri do t\u00eb vazhdonte sulmin me thik\u00eb ndaj djemve dhe grave. Shkula nga gardhi nj\u00eb dru dhe e godita n\u00eb kok\u00eb. Nuk na ka l\u00ebn\u00eb gj\u00eb pa b\u00ebr\u00eb ky person. Lus Zotin q\u00eb kam gjall\u00eb djalin dhe mikun. Drejt\u00ebsia duhet t\u00eb thot\u00eb fjal\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Policia dhe Gjykata nuk b\u00ebn\u00eb si duhet detyr\u00ebn, ndryshe nuk t\u00eb kishte ndodhur gjith\u00eb kjo hata\u201d, ka shtuar Veli Cidhnaku. Pas ngjarjes, ai nuk \u00ebsht\u00eb larguar nga banesa, por ka pritur mb\u00ebrritjen e Policis\u00eb Lokale. N\u00eb vijim t\u00eb rr\u00ebfimit t\u00eb ngjarjes, vjehrri i viktim\u00ebs ka treguar se policia e ka transportuar fillimisht dh\u00ebndrin n\u00eb gjendje t\u00eb plagosur deri tek ura e Topojanit me nj\u00eb barel\u00eb t\u00eb improvizuar, nd\u00ebrkoh\u00eb aty ka mb\u00ebrritur nj\u00eb ambulanc\u00eb e Spitalit Rajonal t\u00eb Peshkopis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb udh\u00ebtimit p\u00ebr n\u00eb spital, Adriatik Jella ka nd\u00ebrruar jet\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb goditjeve q\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb kok\u00eb. Dyshimet e Policis\u00eb jan\u00eb se vjehrri ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr ngjarjen e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga nd\u00ebshkimi dy djemt\u00eb dhe miqt\u00eb e familjes s\u00eb tij. Ai u \u00ebsht\u00eb lutur autoriteteve vendore t\u00eb policis\u00eb t\u00eb marrin masa p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb af\u00ebrmit e tij, pasi jan\u00eb t\u00eb rrezikuar seriozisht nga njer\u00ebzit e Jell\u00ebs.\/panorama<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cNa erdhi n\u00eb sht\u00ebpi me nj\u00eb thik\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb dor\u00eb dhe pasi plagosi nj\u00ebrin prej nesh, k\u00ebrc\u00ebnonte se do t\u00eb na vriste t\u00eb gjith\u00ebve. Pata frik\u00eb se do t\u00eb na sulmonte edhe grat\u00eb e f\u00ebmij\u00ebt, ndaj shkula nj\u00eb dru nga gardhi dhe e godita n\u00eb kok\u00eb\u201d. K\u00ebshtu e ka nisur d\u00ebshmin\u00eb n\u00eb Policin\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":13,"featured_media":58688,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-58687","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58687","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/13"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58687"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58687\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58688"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58687"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58687"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58687"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}