{"id":59023,"date":"2019-01-04T08:47:10","date_gmt":"2019-01-04T07:47:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=59023"},"modified":"2019-01-04T08:47:10","modified_gmt":"2019-01-04T07:47:10","slug":"jam-miku-i-djalit-te-kryeministrit-punonjesi-i-hipotekes-zhvat-banoret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/jam-miku-i-djalit-te-kryeministrit-punonjesi-i-hipotekes-zhvat-banoret\/","title":{"rendered":"\u201cJam miku i djalit t\u00eb kryeministrit\u201d, punonj\u00ebsi i Hipotek\u00ebs zhvat banor\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Tre familje n\u00eb Himar\u00eb i kan\u00eb paguar miliona lek\u00eb nj\u00eb \u201cpunonj\u00ebsi\u201d t\u00eb Hipotek\u00ebs Qendrore, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb merrnin certifikatat e pron\u00ebsis\u00eb. N\u00eb redaksin\u00eb e emisionit \u201cFiks Fare\u201d u ankuan disa banor\u00eb t\u00eb Himar\u00ebs, t\u00eb u kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb miliona lek\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb vet\u00eb quajtur Bledi Pupa, i cili u tha se ishte miku i djalit t\u00eb kryeministrit.<br \/>\nAristidh Duri thot\u00eb se ka nj\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb e ka nd\u00ebrtuar koh\u00ebt e fundit. \u201cSht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb truallin e t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb bashk\u00ebshortes. Nd\u00ebrtes\u00ebn e kemi regjistruar n\u00eb Hipotek\u00eb, por ende nuk kemi regjistruar edhe truallin, pasi n\u00eb certifikat\u00eb thot\u00eb \u2018mungon marr\u00ebdh\u00ebnia me truallin\u2019.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb ver\u00ebs s\u00eb vitit 2018, m\u00eb kontakton nj\u00eb komshi dhe m\u00eb thot\u00eb n\u00ebse e kam regjistruar truallin e banes\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpi. I them q\u00eb po. M\u00eb pas takojm\u00eb nj\u00eb person, q\u00eb kishte shkuar p\u00ebr pushime te komshiu im. Na hiqet sikur punon n\u00eb zyr\u00ebn qendrore t\u00eb Hipotek\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb. Na prezantohet me emrin Bledi Pupa, kishte mik djalin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-deputetin Alfred Peza\u201d thot\u00eb ai.<br \/>\nM\u00eb tej shton se personi i k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb shoh\u00eb nj\u00ebher\u00eb letrat e sht\u00ebpis\u00eb. \u201cIa \u00e7ova dhe kur i pa m\u00eb thot\u00eb q\u00eb kam probleme me tok\u00ebn, pasi ende nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar. Na thot\u00eb se ia regjistron ai n\u00eb Hipotek\u00eb, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u2019i japin ndonj\u00eb kafe. Pranojm\u00eb dhe na l\u00eb takim pas disa dit\u00ebsh. E takojm\u00eb dhe m\u00eb thot\u00eb se, meq\u00eb ti ke m\u00eb shum\u00eb sip\u00ebrfaqe p\u00ebr t\u00eb regjistruar, duhet t\u00eb paguaja m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb fillim i dhash\u00eb 1 milion\u00eb e 200 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra, pasi aq ishte kostoja e aplikimit. Lek\u00ebt ia dhash\u00eb te sht\u00ebpia e komshiut\u201d vijon m\u00eb tej.<br \/>\nPas disa dit\u00ebsh, n\u00eb fillim t\u00eb shtatorit, i vet\u00eb quajturi Bledi Pupa e merr n\u00eb telefon dhe i k\u00ebrkon q\u00eb ta takonte te Hipoteka e Vlor\u00ebs. \u201cShkoj bashk\u00eb me komshiun, Bledi utet brenda n\u00eb Hipotek\u00eb, nuk e di se me k\u00eb bisedon. Vjen te ne dhe m\u00eb thot\u00eb se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e mbaruar, por duhet t\u00eb paguaja dhe 3 milion\u00eb e 500 mij\u00eb lek\u00eb. Certifikata m\u00eb thot\u00eb se do m\u00eb vinte n\u00eb sht\u00ebpi me post\u00eb. M\u00eb jep vet\u00ebm nj\u00eb zarf, ku t\u00eb sh\u00ebnoja emrin tim dhe nr e telefonit. Kaluan disa dit\u00eb dhe nuk po m\u00eb vinte asnj\u00eb njoftim nga Hipoteka e Vlor\u00ebs. Kontaktoj disa her\u00eb me k\u00ebt\u00eb personin dhe m\u00eb thot\u00eb se \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e mbaruar. E kam marr\u00eb me dhjet\u00ebra her\u00eb dhe po kaq m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se do e merrja certifikat\u00ebn. Deri m\u00eb tani nuk kam marr\u00eb asnj\u00eb gj\u00eb\u201d p\u00ebrfundon qytetari.<br \/>\nAi thot\u00eb se ka regjistruar bisedat me \u201cpunonj\u00ebsin\u201d e Hipotek\u00ebs Qendrore, pasi i kishin dh\u00ebn\u00eb lek\u00ebt e para n\u00eb Himar\u00eb. N\u00eb videon e par\u00eb, Bledi Pupa takon tre p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e familjeve, bisedon me ta p\u00ebr lek\u00ebt q\u00eb u ka marr\u00eb. Ata i k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb garanci n\u00ebse do ti marrin pasaport\u00ebn. Ai u thot\u00eb se e ka bezdi k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Nj\u00ebrit i thot\u00eb hajde t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Hipotek\u00eb t\u00eb kthejn\u00eb mbrapsht procedurat dhe ti kthej\u00eb lek\u00ebt. \u201cI them drejtorit, ja urdh\u00ebro. E kthej procedur\u00ebn, hajde merr lek\u00ebt mbrapsht. E anuloj tani, e marr n\u00eb telefon. E anuloj direkt\u201d i thot\u00eb ai.<br \/>\nM\u00eb tej u tregon se ka 20 vjet q\u00eb punon n\u00eb Hipotek\u00eb, po deshe nuk deshe hajde merr lek\u00ebt. M\u00eb pas i thot\u00eb q\u00eb do ia b\u00ebj p\u00ebr 40 dit\u00eb. I thot\u00eb do tu l\u00ebr\u00eb nr e telefonit dhe pasaport\u00ebn. Nj\u00ebri i thot\u00eb kam paguar 1 milion\u00eb e 950 mij\u00eb lek\u00eb. Nj\u00eb tjet\u00ebr i thot\u00eb i dhash\u00eb 1 milion\u00eb e 200 mij\u00eb dhe ka p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb t\u00eb tjera. \u201cEdhe peshkun n\u00eb det duhet ta kosh, po nuk e kove nuk vjen n\u00eb grep, nuk e kap\u201d i thot\u00eb Bledi. Qytetar\u00ebt i k\u00ebrkojn\u00eb se ku ta gjejn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe ai u p\u00ebrgjigjet se \u201cte Pallati me Shigjeta\u201d.<br \/>\n\u201cPo u m\u00ebrzite, t\u00eb vijn\u00eb lek\u00ebt n\u00eb sekond\u00eb. Shkoj n\u00eb Holand\u00eb, Zvic\u00ebr. Po s\u2019po m\u00eb ec\u00ebn fare me bizneset n\u00eb Tiran\u00eb, kam dy lokale dhe 1 dyqan. 700 mij\u00eb euro lokali\u201d i thot\u00eb ai. Banor\u00ebt i k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb dikush garant, nd\u00ebrsa ai u p\u00ebrgjigjet se \u00ebsht\u00eb garanti i vetes s\u00eb vet, vet\u00ebm po vdiq.<br \/>\nN\u00eb fillim t\u00eb muajit shtator, ata shkojn\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, ku takojn\u00eb Bledin para Hipotek\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs. Bisedojn\u00eb dhe i thon\u00eb se do lek\u00ebt burri i huaj, se i ka paguar nga xhepi. Lek\u00ebt i do n\u00eb hyrje. B\u00ebjn\u00eb pazar p\u00ebr sa lek\u00eb, nj\u00ebher\u00eb 1 milion\u00eb. Pupa i thot\u00eb se 500 mij\u00eb lek\u00eb fiton nga kjo. I thot\u00eb do marr zarfin, ti \u00e7ojn\u00eb lek\u00ebt dhe m\u00eb pas t\u00eb pin\u00eb kafe me drejtorin. Qytetari i thot\u00eb t\u00eb jap 1 milion\u00eb e 500 mij\u00eb lek\u00eb dhe se i ka dh\u00ebn\u00eb 1 milion\u00eb e 200 mij\u00eb lek\u00eb, tani jan\u00eb edhe 3 milion\u00eb e 500 mij\u00eb lek\u00eb. Pupa i thot\u00eb ja ta marr n\u00eb telefon: O drejtor, d\u00ebgjo q\u00eb kam k\u00ebt\u00eb mikun k\u00ebtu, ai thot\u00eb si kam prur\u00eb t\u00eb gjitha, vet\u00ebm 2 milion\u00eb. 500 do i mbaj\u00eb p\u00ebr buk\u00eb.<br \/>\nM\u00eb pas, bien dakord dhe shkojn\u00eb te makina, ku qytetari i jep fillimisht 2 milion\u00eb lek\u00eb. \u201cLek\u00ebt do ia \u00e7oj burrit t\u00eb huaj. Do i \u00e7oj lek\u00ebt n\u00eb zyr\u00eb atij\u201d i thot\u00eb ai. Pasi shkon te zyra e Hipotek\u00ebs, Pupa i shkon n\u00eb makin\u00eb dhe i jep nj\u00eb zarf q\u00eb t\u00eb hedh\u00eb emrin. Ai i thot\u00eb se kjo i shkon te sht\u00ebpia dhe do e marrin n\u00eb telefon. I thot\u00eb se ai foli me shefin e madh dhe do i japin 2 milion\u00eb e gjysm\u00eb lek\u00eb. Sipas tij, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e mbaruar dhe t\u00eb h\u00ebn\u00ebn i shkon zarfi n\u00eb sht\u00ebpi. Pas pages\u00ebs ndaj k\u00ebtij \u201cpunonj\u00ebsi\u201d, qytetar\u00ebt e kan\u00eb marr\u00eb vazhdimisht n\u00eb telefon.<br \/>\nAi u thot\u00eb se do ta merrni, jo sot, nes\u00ebr, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn. Pas rreth 15 telefonatave, Bledi ka fikur t\u00eb tre numrat dhe nuk ka kontaktuar me qytetar\u00ebt. Fiks Fare pyeti n\u00eb Zyr\u00ebn e Hipotek\u00ebs Q\u00ebndrore n\u00ebse kjo zyr\u00eb ka pasur, ose ka punonj\u00ebs me emrin Bledi Pupa. Drejtuesit e Hipotek\u00ebs b\u00ebn\u00eb verifikimet e duhura, n\u00eb \u00e7do drejtori vendore. Ata than\u00eb se nuk ka asnj\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb Hipotek\u00ebs me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr. Fiks Fare i d\u00ebrgoi Hipotek\u00ebs dhe nj\u00eb fotografi t\u00eb k\u00ebtij personi, n\u00ebse mund t\u00eb ishte hequr me em\u00ebr fals. Pas disa verifikimesh, Hipoteka tha se askush nga drejtuesit e zyr\u00ebs qendrore, t\u00eb Vlor\u00ebs, apo t\u00eb ndonj\u00eb zyre tjet\u00ebr, nuk e njihnin k\u00ebt\u00eb person.<br \/>\nBiseda mes tre banor\u00ebve dhe \u201cpunonj\u00ebsit\u201d t\u00eb Hipotek\u00ebs Qendrore<br \/>\nBanori 1 \u2013 Un\u00eb dua nj\u00eb fare garancie, nuk e njoh.<br \/>\nBanori 2 \u2013 Garancia kush ishte?<br \/>\nBanori 1 \u2013 garancia Irakliu.<br \/>\nBanori 2 \u2013 \u00c7far\u00eb t\u2019i k\u00ebrkoj k\u00ebtij, t\u2019i k\u00ebrkoj pasaport\u00ebn k\u00ebtij?<br \/>\nBledi Pupa \u2013 At\u00eb ta jap un\u00eb, \u00e7a problemi ka. E kam bezdi fort.<br \/>\nBanori 2 \u2013 Un\u00eb nuk dua t\u00eb kem n\u00eb kurriz.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 E di \u00e7\u2019ke ti, n\u00ebse e ke bezdi, hajde me mua t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Hipotek\u00eb t\u00eb kthej procedurat mbrapsht, hajde merri lek\u00ebt. N\u00ebse nuk do, i them drejtorit ja urdh\u00ebro procedurat, hajde t\u00eb h\u00ebn\u00ebn merr lek\u00ebt mbrapsht. E anuloj direkt, s\u2019\u00ebsht\u00eb problem fare. Ta marr n\u00eb telefon. Tani direkt. Nuk dua probleme aman. Kam 30 vjet q\u00eb punoj n\u00eb Hipotek\u00eb, 20 vjet q\u00eb punoj n\u00eb Hipotek\u00eb. Po deshe, s\u2019deshe, dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb hajde me mua t\u00eb marr\u00ebsh lek\u00ebt.<br \/>\nBanori 3 \u2013 Ky t\u00eb ka l\u00ebn\u00eb toleranc\u00eb brenda 10 dit\u00ebsh, nuk e di si t\u00eb ka th\u00ebn\u00eb.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Ia b\u00ebj m\u00eb shpejt, i kam th\u00ebn\u00eb p\u00ebr 40 dit\u00eb. I kam th\u00ebn\u00eb p\u00ebr 40 dhe do ia b\u00ebj m\u00eb shpejt.<br \/>\nBanori 1 \u2013 M\u00eb tha q\u00eb do e b\u00ebj shpejt, m\u00eb tha.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Do t\u00eb l\u00eb numrin e telefonit tim, do t\u00eb l\u00eb pasaport\u00ebn. T\u00eb gjitha.<br \/>\nBanori 3 \u2013 Ke paguar gj\u00eb ti?<br \/>\nBledi Pupa \u2013 1 milion\u00eb e 700 mij\u00eb lek\u00eb.<br \/>\nBanori 1 \u2013 1 milion\u00eb e 950.<br \/>\nBanori 3 \u2013 1 milion\u00eb e 900 mij\u00eb\u2026 Edhe un\u00eb i dhash\u00eb 1 milion\u00eb e 200 mij\u00eb, kam p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb tjera. Se nuk kisha. Un\u00eb ta them, s\u2019kisha lek\u00eb, se do ia kisha dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha.<br \/>\nBanori 1 \u2013 \u00c7a mbiemri ke n\u00eb Shijak?<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Pupa.<br \/>\nBanori 3 \u2013 Po dat\u00eblindja e tij?<br \/>\nBledi Pupa \u2013 \u201981-shi.<br \/>\nBanori 1 \u2013 Jam operuar dy her\u00eb nga zemra.<br \/>\nBanori 2 \u2013 Un\u00eb ia thash q\u00eb n\u00eb fillim.<br \/>\nBanori 1 \u2013 Un\u00eb nuk jam vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi, kam dhe t\u00eb tjer\u00eb. Dhe m\u00eb thon\u00eb ku u fute pa e njojtur.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Do ma l\u00ebsh k\u00ebt\u00eb muhabet se e kam bezdi, aman. N\u00ebse bezdisesh, m\u00eb thuaj nes\u00ebr hajde t\u00eb h\u00ebn\u00ebn t\u00eb marr\u00ebsh lek\u00ebt.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Dhe peshku n\u00eb det, kur gjuan ti, do ta kosh, ta kap\u00ebsh. Po se kove te grepi, nuk vjen peshku.<br \/>\nBanori 1 \u2013 E ku t\u00eb gjej un\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb?<br \/>\nBledi Pupa \u2013 N\u00eb Tiran\u00eb \u00eb\u00eb? Te pallati me shigjeta, m\u00eb merr n\u00eb telefon, tak dal aty. T\u00eb jap fotokopjen e pasaport\u00ebs, numrin e telefonit dhe jam n\u00eb dispozicionin tat.<br \/>\nBanori 1 \u2013 Un\u00eb jam m\u00eb i shqet\u00ebsuari.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 A i do lek\u00ebt q\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara, ti jep ky burr\u00eb. A i do, m\u00eb tha jo nuk i du. A i do, pa m\u00eb njoftur fare 5 milion\u00eb lek\u00eb, merri. Ky burri k\u00ebtu. Un\u00eb shkoj n\u00eb Holand\u00eb, shkoj n\u00eb Zvic\u00ebr. Shkoj b\u00ebj ndonj\u00eb pun\u00eb. Un\u00eb shkoj dy tre muaj n\u00eb Holand\u00eb, marr nj\u00eb 50-\u00e7e, 30-\u00e7e, vij n\u00eb sht\u00ebpi. Jam lidhur me lokalin, kam hedhur shum\u00eb lek\u00eb te lokali. Puna s\u2019po m\u00eb ec\u00ebn. Kam 3 biznese, n\u00eb Tiran\u00eb i kam. Kam 1 dyqan telefonash, 2 lokale. 700 mij\u00eb euro lokali.<br \/>\nBanori 3 \u2013 Mos u shqet\u00ebso fare, lek\u00eb dhe ti, lek\u00eb dhash\u00eb un\u00eb. Lek\u00eb la ky, ky do mbaroj pun\u00ebn.<br \/>\nBanori 2 \u2013 Na e sqaro mir\u00eb, nes\u00ebr s\u2019dua t\u00eb prish muhabet me ty.<br \/>\nBanori 1 \u2013 Nuk prishem.<br \/>\nBanori 2 \u2013 Nuk t\u00eb detyrova.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Kam shok, kam mik. Kam 50 vjet q\u00eb ha e pi mjes p\u00ebr mjes k\u00ebtu te sht\u00ebpia. Ma ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb .<br \/>\nBanori 1 \u2013 N\u00eb fund ka nj\u00eb garant, nd\u00ebrmjet\u00ebs.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Garant jam vet\u00ebm p\u00ebr veten time un\u00eb. Po vdiqa un\u00eb. Vet\u00ebm un\u00eb jam garant i vetes time.<br \/>\n________________________________________<br \/>\nBledi telefonon nj\u00eb qytetar<br \/>\nQytetari \u2013 Si t\u00eb kam?<br \/>\nBledi Pupa \u2013 \u00c7a bone ti. Nes\u00ebr do t\u00eb vish \u2026<br \/>\nQytetari \u2013 N\u00ebs\u00ebr?<br \/>\nBledi Pupa \u2013 N\u00ebs\u00ebr do t\u00eb vish atje.<br \/>\nQytetari \u2013 Ku n\u00eb Vlor\u00eb?<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Po n\u00eb Vlor\u00eb, te Hipoteka. N\u00eb or\u00ebn 11.00, t\u00eb jesh. Se e kam l\u00ebn\u00eb t\u00eb pi kafe me drejtorin.<br \/>\nQytetari takon t\u00eb nes\u00ebrmen Bledin para Hipotek\u00ebs n\u00eb Vlor\u00eb<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Lek\u00ebt kur t\u00eb mbarosh, s\u2019kam si i them. Lek\u00ebt jam un\u00eb garant, vet\u00ebm po vdiqa un\u00eb. Sa lek\u00eb do t\u2019u \u00e7ojm\u00eb atyre ne.<br \/>\nQytetari \u2013 Ti \u00e7ojm\u00eb 1 milion\u00eb.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Po nuk b\u00ebhet o Risto. I ka paguajt lek\u00ebt nga xhepi, e ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr sahatin tim.<br \/>\nQytetari \u2013 Po pse sm\u00eb the ti mua.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Po \u00e7t\u00eb t\u00eb them, lek\u00ebt do ia \u00e7oj atij. Si 1 milion\u00eb e 200, si 2 milion\u00eb, si 3 milion\u00eb. Vet\u00ebm po vdiqa un\u00eb, p\u00ebr kok\u00ebn e \u00e7unit.<br \/>\nQytetari \u2013 Ore ato jan\u00eb t\u00eb tuajat.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Jo, mo jo. Un\u00eb 500 mij\u00eb lek\u00eb fitoj o Risto. Sdua hi\u00e7.<br \/>\nQytetari \u2013 Tani, do vij edhe un\u00eb n\u00eb zyr\u00eb me at\u00eb.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Do marr zarfin un\u00eb, do vij ta firmos\u00ebsh k\u00ebtu. Do marr zarfin, pastaj do ikim do pim\u00eb kafe. Un\u00eb, ti dhe drejtori.<br \/>\nQytetari \u2013 Po mir\u00eb shko, pse se merr zarfin ti.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Po mir\u00eb t\u2019i \u00e7oj lek\u00ebt, t\u00eb bie zarfin.<br \/>\nQytetari \u2013 T\u00eb t\u00eb jap 1 milion\u00eb e 500 mij\u00eb?<br \/>\nBledi Pupa \u2013 \u00c7a i ke k\u00ebto mo Risto.<br \/>\nQytetari \u2013 \u00cbsht\u00eb ndryshe kur ashtu, e kupton ti apo jo. S\u2019ke besim te mua ti apo jo?<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Sa lek\u00eb ke dh\u00ebn\u00eb?<br \/>\nQytetari \u2013 1 milion\u00eb e 200 mij\u00eb.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Sa lek\u00eb ke p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha atij?<br \/>\nQytetari \u2013 T\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb 1 milion\u00eb e 200 mij\u00eb, apo jo?<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Po.<br \/>\nQytetari \u2013 Tashti jan\u00eb 3 milion\u00eb e 500 mij\u00eb.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Shiko ta marr n\u00eb telefon.<br \/>\nQytetari \u2013 Un\u00eb mendova, se ti m\u00eb tha do e marr\u00ebsh n\u00eb dor\u00eb.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Zarfi do t\u00eb vij\u00eb te sht\u00ebpia. Dhe k\u00ebt\u00eb po e b\u00ebn jasht\u00eb ligjit, po e b\u00ebn p\u00ebr mua.<br \/>\n(Flet n\u00eb telefon)<br \/>\nBledi Pupa \u2013 O drejtor, kam k\u00ebt\u00eb mikun k\u00ebtu, si ka prur\u00eb t\u00eb gjitha. Ka prur\u00eb vet\u00ebm 2 milion\u00eb lek\u00eb, i ka me vete. 500 do i mbaj\u00eb p\u00ebr buk\u00eb. A bohet, ti e di si e kam un\u00eb k\u00ebt\u00eb.<br \/>\nShkojn\u00eb n\u00eb makin\u00eb<br \/>\nQytetari \u2013 \u2026 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19, 20. I num\u00ebrova me z\u00eb, q\u00eb t\u2019i shoh\u00ebsh dhe ti, prandaj.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Kam besim te ty o burr\u00eb.<br \/>\nQytetari \u2013 Jo p\u00ebr num\u00ebr, pse. K\u00ebto ishin t\u00eb tuajat. 2 milion\u00eb \u2026<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Nj\u00eb gj\u00eb do ma b\u00ebsh si nder, zarfi do t\u00eb vij\u00eb para atij, mos trego q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb zarfi. Do t\u00eb vij\u00eb 3 dit\u00eb para atij. Mos i trego se m\u00eb thot\u00eb ia \u00e7ove Ristos m\u00eb p\u00ebrpara, do m\u00eb prish\u00ebsh pun\u00eb mua pastaj. Prit k\u00ebtu te makina.<br \/>\nQytetari \u2013 2 milion\u00eb ke k\u00ebtu. N\u00eb rregull?<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Tashti zarfin do e firmos\u00ebsh. Lek\u00ebt do ia \u00e7ojm\u00eb tashtu burrit t\u00eb huaj, s\u2019ke besim te mua ti?<br \/>\nQytetari \u2013 Po ai (drejtori) s\u2019ka besim te mua?<br \/>\nBledi Pupa \u2013 \u00cbsht\u00eb shoku im. Lek\u00ebt i ka paguajt ai nga xhepi, t\u2019i \u00e7ojm\u00eb lek\u00ebt, zarfin do e firmos\u00ebsh. Lek\u00ebt i do q\u00eb n\u00eb hyrje.<br \/>\n________________________________________<br \/>\nPas disa minutash \u2026<br \/>\n(I jep p\u00ebr t\u00eb firmosur nj\u00eb zarf)<br \/>\nQytetari \u2013 Ku ta shkruaj emrin?<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Shkruaje k\u00ebtu.<br \/>\nQytetari \u2013 Ku shkon kjo?<br \/>\nBledi Pupa \u2013 T\u00eb vjen te sht\u00ebpia.<br \/>\nQytetari \u2013 Po adresa?<br \/>\nBledi Pupa \u2013 A ke post pritje, t\u00eb b\u00ebj telefon. Tashti, ai foli me shefin e madh, do ti jap\u00ebsh 2 milion\u00eb e gjys lek\u00eb.<br \/>\nQytetari \u2013 1 milion\u00eb, asnj\u00eb gj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Do ia jap un\u00eb.<br \/>\nQytetari \u2013 Jepja ti.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Do mi jap\u00ebsh mua ku\u00ebr t\u00eb vij\u00eb zarfi.<br \/>\nQytetari \u2013 As mos e diskuto, ia jap un\u00eb nga xhepi.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Do t\u00eb marri n\u00eb telefon te ky num\u00ebr, prandaj mbaje telefonin hapur.<br \/>\nQytetari \u2013 Kaq ishte puna?<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Ore, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn e ke zarfin te sht\u00ebpia.<br \/>\nQytetari \u2013 Po pasanej, kur do takohemi bashk\u00eb q\u00eb t\u00eb jap lek\u00ebt e tjera.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Tani do t\u00eb vish n\u00eb Tiran\u00eb, \u00e7a t\u00eb b\u00ebj un\u00eb tashti ty. Ose do t\u00eb vij un\u00eb atje, \u00e7a t\u00eb b\u00ebj.<br \/>\n________________________________________<br \/>\nQytetari telefonon disa her\u00eb Bledin p\u00ebr zarfin<br \/>\nTelefonata 1<br \/>\nQytetari \u2013 Bledi?<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Ta marr n\u00eb telefon t\u2019i b\u00ebj, t\u00eb marr p\u00ebr gjys\u00ebm ore.<br \/>\nQytetari \u2013 Si, do m\u00eb marr\u00ebsh ti p\u00ebr gjys\u00ebm ore?<br \/>\nBledi Pupa \u2013 P\u00ebr gjys\u00ebm ore t\u00eb b\u00ebj telefon.<br \/>\nQytetari \u2013 Ok.<br \/>\nTelefonata 2<br \/>\nQytetari \u2013 T\u00eb prita, s\u2019m\u00eb more n\u00eb telefon.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Do t\u2019i b\u00ebj nes\u00ebr paradite, ka pun\u00eb. Do t\u2019i b\u00ebj nes\u00ebr paradite.<br \/>\nTelefonata 3<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Alo. H\u00eb se isha n\u00eb bashki, n\u00eb nj\u00eb takim, prandaj ta mbylla<br \/>\nQytetari \u2013 H\u00eb \u00e7a kemi?<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Do ti b\u00ebj, \u00e7a ke, rri i qet\u00eb.<br \/>\nQytetari \u2013 Do m\u00eb marr\u00ebsh prap\u00eb n\u00eb telefon?<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Po, po, do t\u00eb marr un\u00eb.<br \/>\nTelefonata 4<br \/>\nQytetari \u2013 T\u00eb prita se m\u00eb the do t\u00eb marr m\u00eb von\u00eb.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Rri i qet\u00eb se do t\u00eb marr un\u00eb n\u00eb telefon.<br \/>\nQytetari \u2013 Mir\u00eb.<br \/>\nTelefonata 5<br \/>\nQytetari \u2013 Bledi?<br \/>\nBledi Pupa \u2013 H\u00eb m\u00eb.<br \/>\nQytetari \u2013 Po t\u00eb pres, ndonj\u00eb haber.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Po prit se s\u2019ka marr\u00eb akoma, do t\u00eb marri. Rri i qet\u00eb, prit telefonin, k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb ke.<br \/>\nTelefonata 6<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Komandant!<br \/>\nQytetari \u2013 Bledi.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 \u00c7a bone?<br \/>\nQytetari \u2013 Ku je ti?<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Jan\u00eb pushim sot ata<br \/>\nQytetari \u2013 Po ti the do vijshe k\u00ebtu gjasme.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 \u00cbsht\u00eb dita e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, e kan\u00eb pushim ato.<br \/>\nTelefonata 7<br \/>\nBledi Pupa \u2013 H\u00eb \u00e7a b\u00ebr\u00eb ti?<br \/>\nQytetari \u2013 Ku je?<br \/>\nBledi Pupa \u2013 N\u00eb Vlor\u00eb.<br \/>\nQytetari \u2013 Ti the do t\u00eb vij n\u00eb Himar\u00eb.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Po, po do t\u00eb vij. At\u00eb po pres.<br \/>\nQytetari \u2013 Kur do vish?<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Mbasdite, se jam k\u00ebtu, t\u00eb mbaroj pun\u00eb k\u00ebtu nj\u00ebher\u00eb. R\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb t\u00eb mbarojm\u00eb pun\u00eb.<br \/>\nQytetari \u2013 Ok.<br \/>\nTelefonata 8<br \/>\nQytetari \u2013 Po m\u00eb sorollat shum\u00eb tashti.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Duro se t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, duro.<br \/>\nTelefonata 9<br \/>\nQytetari \u2013 I thon\u00eb 4 milion\u00eb e 700 mij\u00eb shpirti v\u00ebllait.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Do e mar\u00ebsh\u2026<br \/>\nQytetari \u2013 D\u00ebgjo 1 minut\u00eb \u2026<br \/>\nTelefonata 10<br \/>\nQytetari \u2013 T\u00eb prita mbr\u00ebm\u00eb\u2026<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Do mbaroj, do mbaroj\u2026<br \/>\nTelefonata 11<br \/>\nBledi Pupa \u2013 U ka vonuar nj\u00eb \u00e7ik, se do mbushen para kohe, deri dit\u00ebn e m\u00ebrkur\u00eb.<br \/>\nQytetari \u2013 Siguro, e fundit kjo.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 200 %.<br \/>\nTelefonata 12<br \/>\nQytetari \u2013 Bledi nuk m\u00eb ke marr\u00eb.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 E ke t\u00eb mbaruar, rri i qet\u00eb.<br \/>\nTelefonata 13<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Lek\u00ebt e tuaja nuk t\u2019i mban njeri, rri i qet\u00eb. Un\u00eb do pres or\u00ebn 5, 6 do t\u00eb b\u00ebj telefon.<br \/>\nTelefonata 14<br \/>\nQytetari \u2013 Si t\u00eb kam, po pritsha se m\u00eb the do t\u00eb marr n\u00eb 6.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Do t\u00eb marr n\u00eb telefon, p\u00ebr \u00e7erek ore do t\u00eb marr n\u00eb telefon.<br \/>\nTelefonata 15<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Do pres\u00ebsh deri dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb, n\u00ebse t\u00eb h\u00ebn\u00ebn nuk mbaron pun\u00eb, hajde direkt t\u00eb marr\u00ebsh lek\u00ebt, ose vij un\u00eb atje.<br \/>\nQytetari \u2013 Po pse mo Bledo, u zgjat k\u00ebshtu kjo pun\u00eb.<br \/>\nBledi Pupa \u2013 Ka pasur procedura, prandaj po e pres. Do t\u00eb mbaroj nj\u00eb pun\u00eb, t\u00eb marr prap\u00eb \u2026<br \/>\nPas k\u00ebsaj telefonate, Bledi mbylli t\u00eb 3 numrat e telefonit.<br \/>\n\/Top Channel\/<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tre familje n\u00eb Himar\u00eb i kan\u00eb paguar miliona lek\u00eb nj\u00eb \u201cpunonj\u00ebsi\u201d t\u00eb Hipotek\u00ebs Qendrore, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb merrnin certifikatat e pron\u00ebsis\u00eb. N\u00eb redaksin\u00eb e emisionit \u201cFiks Fare\u201d u ankuan disa banor\u00eb t\u00eb Himar\u00ebs, t\u00eb u kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb miliona lek\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb vet\u00eb quajtur Bledi Pupa, i cili u tha se ishte miku i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":59024,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-59023","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59023","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59023"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59023\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59024"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59023"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59023"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59023"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}