{"id":59778,"date":"2019-01-06T18:54:19","date_gmt":"2019-01-06T17:54:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=59778"},"modified":"2019-01-06T18:54:19","modified_gmt":"2019-01-06T17:54:19","slug":"kryemadhi-demaskimin-me-te-madh-kryeministrit-ia-bene-studentet-e-vlores","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kryemadhi-demaskimin-me-te-madh-kryeministrit-ia-bene-studentet-e-vlores\/","title":{"rendered":"Kryemadhi: Demaskimin m\u00eb t\u00eb madh kryeministrit ia b\u00ebn\u00eb student\u00ebt e Vlor\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fjala e Monika Kryemadhit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fakt Blerimi foli m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 mund t\u00eb them un\u00eb, sepse fjala e Blerimit \u00ebsht\u00eb fjala e \u00e7do studenti. Jo vet\u00ebm n\u00eb Vlor\u00eb, por n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Ne sapo vijm\u00eb nga Elbasani, po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebm\u00eb dhe n\u00eb Elbasan. Dje ishim n\u00eb Fier me student\u00eb t\u00eb Fierit, q\u00eb studiojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb apo dhe n\u00eb universitete t\u00eb tjera. Takimin e sotsh\u00ebm e kemi m\u00eb shum\u00eb n\u00eb kuadrin e organizimit dhe t\u00eb rakordimit t\u00eb gjith\u00eb l\u00ebvizjeve tona.\u00a0 8 k\u00ebrkesat nuk jan\u00eb as luks. 8 k\u00ebrkesat nuk jan\u00eb as abuzim. 8 k\u00ebrkesat nuk jan\u00eb as p\u00ebrk\u00ebdheli, as po themi nj\u00eb gj\u00eb e tep\u00ebrt. 8 k\u00ebrkesat jan\u00eb m\u00eb minimalja.<\/p>\n<p>Demaskimin m\u00eb t\u00eb madh kryeministrit ia b\u00ebn\u00eb student\u00ebt e Vlor\u00ebs. Ai demaskim ishte jo vet\u00ebm i domosdosh\u00ebm, por i dha dinjitet student\u00ebve, p\u00ebrve\u00e7se i dha dinjitet, i dha edhe forc\u00eb. Nuk kam p\u00ebr ta harruar at\u00eb studentin vlonjat, kur kryeministri i tha, paske bler\u00eb IPhone dhe ai i tha, mir\u00eb un\u00eb shum\u00eb mir\u00eb IPhone, po ti vil\u00ebn t\u00ebnde n\u00eb Surrel? Se nganj\u00ebher\u00eb ne politikan\u00ebt b\u00ebhemi cinik\u00eb, b\u00ebhemi t\u00eb posht\u00ebr dhe harrojm\u00eb q\u00eb edhe ne origjin\u00ebn nga populli e kemi, pavar\u00ebsisht se politika apo karrigia t\u00eb jep pushtet. Por si\u00e7 ta jep pushtetin karrigia ashtu edhe ta merr. K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb dua t\u2019u p\u00ebrg\u00ebzoj jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb p\u00ebr angazhimin e gjith\u00eb student\u00ebve q\u00eb jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb LSI dhe kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e protest\u00ebs. Por n\u00ebp\u00ebrmjet jush dua t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzoj dhe t\u00eb gjith\u00eb ata student\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, pavar\u00ebsisht se t\u00eb kujt partie politike jan\u00eb, apo pa parti politike. Sepse pjesa m\u00eb e madhe e tyre nuk duan t\u2019ia din\u00eb p\u00ebr parti politike. Ashtu sikurse secili nga ne n\u00eb nj\u00eb moment q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb hall shum\u00eb t\u00eb madh, nuk do t\u2019ia dij\u00eb p\u00ebr partit\u00eb politike. Dhe un\u00eb mendoj q\u00eb sot Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb hall shum\u00eb t\u00eb madh, q\u00eb duhet t\u2019i harroj\u00eb partit\u00eb politike dhe duhet t\u2019i kthehet identitetit t\u00eb saj. Sepse sot n\u00eb Shqip\u00ebri, diskutohet \u00e7\u00ebshtja e identitetit komb\u00ebtar, diskutohet \u00e7\u00ebshtja e integritetit t\u00eb institucioneve t\u00eb shtetit shqiptar, diskutohet mbi t\u00eb gjitha e ardhmja, jo vet\u00ebm e popullit shqiptar por mbi t\u00eb gjitha e ardhmja e rinis\u00eb shqiptare. Ne sot n\u00eb fakt jemi n\u00eb nj\u00eb moment q\u00eb duhet t\u00eb ndajm\u00eb shapin nga sheqeri. Po e themi k\u00ebshtu n\u00eb gjuh\u00eb popullore sepse sot nuk ka m\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb menduar, nuk ka m\u00eb koh\u00eb p\u00ebr programe p\u00ebr alternativa. Sot ka vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb heqim k\u00ebt\u00eb t\u00eb keqe kaq t\u00eb madhe, i cili ka uzurpuar shtetin dhe ka grabitur. Besoj keni d\u00ebgjuar t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr tenderin e Unaz\u00ebn e Re. Sesi 18 milion\u00eb euro, Damian Gjiknuri, se \u00ebsht\u00eb dhe deputet i Vlor\u00ebs, me nj\u00eb firm\u00eb i ka \u00e7uar n\u00eb nj\u00eb offshore, t\u00eb cilat zhduken p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb. Po kjo firm\u00eb offshore, nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb se t\u00eb merrte tenderin e Unaz\u00ebs, ka marr\u00eb 12 milion\u00eb euro t\u00eb tjera. Ju b\u00ebn 30 milion\u00eb euro. Nat\u00ebn e fundit t\u00eb vitit, ka firmosur 58 milion\u00eb euro p\u00ebr Tec-in e Vlor\u00ebs, koncension. Q\u00eb jam e bindur q\u00eb nuk ka p\u00ebr t\u00eb ndodhur asgj\u00eb p\u00ebr Tec-in e Vlor\u00ebs por p\u00ebrkundrazi, do t\u00eb vidhen nja 58 milion\u00eb euro. Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto bashk\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do angazhim, ose \u00e7do p\u00ebrfshirje apo zgjidhje e problemeve t\u00eb student\u00ebve. Pra pika e par\u00eb e 8 k\u00ebrkesave t\u00eb student\u00ebve, mjaftojn\u00eb 70 milion\u00eb euro p\u00ebr ta zgjidhur. Edi Rama vet\u00ebm me dy firma, e ka pasur t\u00eb mundshme p\u00ebr ta eliminuar dhe p\u00ebr t\u00eb zgjidhur pik\u00ebn e par\u00eb. Dhe m\u00eb pas p\u00ebr tu futur te kushtet, tek konviktet dhe te shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera, t\u00eb cilat nuk po mbledhin parat\u00eb n\u00eb koh\u00eb dhe n\u00eb vite q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb, por vet\u00ebm me nj\u00eb koncension t\u00eb nj\u00eb rruge q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb Edi Rama, apo vet\u00ebm me koncensionin e laborator\u00ebve. Se nuk e dini dhe nuk e din\u00eb shqiptar\u00ebt. 10 or\u00eb para se t\u00eb ndryshonte qeverin\u00eb me 28 dhjetor, Ministrja e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ka firmosur koncesionin e laborator\u00ebve spitalore. Pra \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb? Do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb kur ti shtrohesh n\u00eb spitalin shtet\u00ebror, ti nuk do ti b\u00ebsh m\u00eb analizat falas n\u00eb spital, por ti do t\u00eb shkosh te spitali shtet\u00ebror q\u00eb \u00ebsht\u00eb falas, por analizat do ti b\u00ebsh te laboratori privat q\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me koncesion. Po mir\u00eb more zot\u00ebrinj, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb punojn\u00eb dhe paguajn\u00eb sigurimet sh\u00ebndet\u00ebsore, ku shkojn\u00eb k\u00ebto para?<\/p>\n<p>Kapja e sistemit t\u00eb shtetit nga krimi i organizuar, ka sjell\u00eb q\u00eb ne t\u00eb mos t\u00eb zhvillohemi, mos t\u00eb ket\u00eb barazi, por t\u00eb kemi dy standard, \u00a0jo nj\u00eb standard. Kemi standardin q\u00eb t\u00eb jesh bandit, q\u00eb t\u00eb jesh kriminel, t\u00eb jesh trafikant dhe t\u00eb hapen t\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebt, t\u00eb gjith\u00eb dyert e shtetit dhe standardin tjet\u00ebr q\u00eb je popull i thjesht\u00eb dhe duhet t\u00eb paguash \u00e7do hara\u00e7. Jo vet\u00ebm fatur\u00ebn dhe taksat e shtetit q\u00eb vijn\u00eb \u00e7do dit\u00eb duke u ngritur, por duhet t\u00eb paguash dhe gjobat p\u00ebr xhepat e taksidar\u00ebve t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Po t\u00eb shikoni nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, kemi nj\u00eb rezultat q\u00eb thot\u00eb, 112 milion\u00eb dollar\u00eb, nuk jan\u00eb num\u00ebruar, si pa dashje. Nuk jan\u00eb 112 qindarka, por 112 milion\u00eb dollar\u00eb. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb shteti shqiptar, nuk e di kush i ka futur apo kush i ka nxjerr\u00eb nga bankat shqiptare. Tu b\u00ebj nj\u00eb pyetje, kush nga ju ka biznes. Sa biznese jan\u00eb gjobitur n\u00eb ver\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kupon tatimor t\u00eb nj\u00eb shisheje uj\u00eb apo t\u00eb nj\u00eb ekspresi? Sa milion gjoba u jan\u00eb vendosur bizneseve n\u00eb Vlor\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb kupon t\u00eb pa<\/p>\n<p>Por ne kemi vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb. E vetmja rrug\u00eb q\u00eb na ka ngelur \u00ebsht\u00eb ta p\u00ebrmbysim. Ta p\u00ebrmbysim k\u00ebt\u00eb njeri p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar edhe at\u00eb vet\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe familjen e tij. Sepse do marr\u00eb n\u00eb qaf\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sojin dhe sorollopin e vet. Do t\u2019i marr\u00eb n\u00eb qaf\u00eb sepse do t\u00eb vendosen dhe do b\u00ebhen si puna e karantin\u00ebs. Do t\u2019i fusin njer\u00ebzit n\u00ebp\u00ebr karantin\u00eb vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos shp\u00ebrndar\u00eb s\u00ebmundjen e makut\u00ebris\u00eb q\u00eb ka ai njeri. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb aq i pangopur, saq\u00eb do ta ket\u00eb t\u00eb pamundur q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga gryk\u00ebsia dhe pangopja q\u00eb e ka zaptuar. T\u00eb vjedh\u00ebsh sot shqiptar\u00ebt do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ke humbur \u00e7do lloj sensi dhe \u00e7do lloj ndjenje humanizmi. Sot shqiptar\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr se n\u00eb vitet 90-t\u00eb kur u p\u00ebrmbys regjimi. Sepse ishin t\u00eb varf\u00ebr financiarisht, ishin t\u00eb varf\u00ebr n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e tyre, por sot jan\u00eb t\u00eb varf\u00ebr shpirt\u00ebrisht sepse nuk kan\u00eb shpres\u00eb dhe nuk shikojn\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb p\u00ebr ta ndryshuar k\u00ebt\u00eb realitet. Dhe un\u00eb them, dhe jam e bindur q\u00eb edhe ju vet\u00eb, se secili nga ju n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb ka p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb mir\u00eb se sa Edi Rama kryeministrin, secili. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi kush do t\u00eb jet\u00eb kryeministri i ardhsh\u00ebm. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi kush \u00ebsht\u00eb alternativa. \u00c7do alternativ\u00eb \u00ebsht\u00eb e pranueshme p\u00ebr shqiptar\u00ebt vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb iki Edi Rama, sepse ky njeri ka marr\u00eb peng Partin\u00eb Socialiste. Dhe ju k\u00ebtu n\u00eb Vlor\u00eb e dini m\u00eb mir\u00eb se un\u00eb, se jan\u00eb socialist\u00ebt ata q\u00eb e ndjejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb presionin q\u00eb u b\u00ebhet atyre. Ka marr\u00eb peng Partin\u00eb Socialiste, ka marr\u00eb peng shqiptar\u00ebt, por ne nuk do ta l\u00ebm\u00eb kurr\u00eb q\u00eb ai njeri t\u00eb marr\u00eb peng t\u00eb ardhmen e rinis\u00eb shqiptare. Prandaj un\u00eb sot, ju b\u00ebj thirrje, e kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb Fier dje, e thash\u00eb edhe n\u00eb Elbasan sot, po ja u them juve, do e them prap\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, nxirrni telefonat nga xhepi, njoftoni t\u00eb gjith\u00eb miqt\u00eb tuaj, nes\u00ebr t\u00eb bashkohen n\u00eb protest\u00eb me student\u00ebt n\u00eb Vlor\u00eb, kush \u00ebsht\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, kush \u00ebsht\u00eb n\u00eb Elbasan n\u00eb Elbasan, kush \u00ebsht\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, kush \u00ebsht\u00eb n\u00eb Gjirokast\u00ebr n\u00eb Gjirokast\u00ebr, kush \u00ebsht\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb Shkod\u00ebr. T\u00eb\u00a0 mos ndalojm\u00eb n\u00eb asnj\u00eb sekond\u00eb. L\u00ebrini bindjet politike. Th\u00ebrrisni shokun, komshiun, mikun. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi i kujt partie je, je me parti apo nuk je me parti, je i krishter\u00eb apo je mysliman, je i pafe, je komunist apo je liberal, sot kemi vet\u00ebm nj\u00eb objektiv. Objektivi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00e7lirojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga kjo kapje kriminale dhe vdekjeprur\u00ebse. Vet\u00ebm student\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb mund ta ndryshojn\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet. Ne si klas\u00eb politike mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sa t\u00eb duam, por nuk kemi forc\u00ebn dhe nuk shp\u00ebrndajm\u00eb besimin dhe shpres\u00ebn q\u00eb shp\u00ebrndani ju. E vetmja gj\u00eb q\u00eb ne mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb mir\u00eb se ju, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi mbas jush, t\u2019ju suportojm\u00eb ju, t\u2019ju japim forc\u00ebn, t\u2019ju japim besimin. Sepse ju jeni e ardhmja e vendit. P\u00ebr ne nuk ka nevoj\u00eb Shqip\u00ebria. Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr ju, Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr djem dhe vajza t\u00eb reja. Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr frym\u00ebn e re, Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr besim dhe dashuri. Shqip\u00ebrin\u00eb do ta shp\u00ebtoni vet\u00ebm ju. Prandaj un\u00eb ju uroj me dor\u00eb n\u00eb zem\u00ebr, Zoti ju ruajt ju, familjet tuaja. Ju dh\u00ebnt\u00eb forc\u00eb, besim dhe bekime p\u00ebr \u00e7do \u00ebnd\u00ebrr dhe d\u00ebshir\u00eb tuaj\u00ebn.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e Monika Kryemadhit N\u00eb fakt Blerimi foli m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 mund t\u00eb them un\u00eb, sepse fjala e Blerimit \u00ebsht\u00eb fjala e \u00e7do studenti. Jo vet\u00ebm n\u00eb Vlor\u00eb, por n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Ne sapo vijm\u00eb nga Elbasani, po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebm\u00eb dhe n\u00eb Elbasan. Dje ishim n\u00eb Fier me student\u00eb t\u00eb Fierit, q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":59779,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-59778","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59778","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59778"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59778\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59779"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59778"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59778"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59778"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}