{"id":60500,"date":"2019-01-09T14:42:43","date_gmt":"2019-01-09T13:42:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=60500"},"modified":"2019-01-09T14:42:43","modified_gmt":"2019-01-09T13:42:43","slug":"publikohet-platforma-cilat-jane-kerkesat-e-studenteve-ndaj-qeverise-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/publikohet-platforma-cilat-jane-kerkesat-e-studenteve-ndaj-qeverise-rama\/","title":{"rendered":"Publikohet platforma, cilat jan\u00eb k\u00ebrkesat e student\u00ebve ndaj qeveris\u00eb Rama"},"content":{"rendered":"<div class=\"content_left\"><\/div>\n<div class=\"content_right\">\n<p>Pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaji n\u00eb protest\u00eb, student\u00ebt kan\u00eb publikuar platform\u00ebn e tyre me k\u00ebrkesat drejtuar kryeministrit Rama dhe Ministres s\u00eb Arsimit, Besa Shahini.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb, student\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb shfuqizimin e \u201cLigjit t\u00eb Arsimit t\u00eb Lart\u00eb\u201d di dhe rritjen e menj\u00ebhershme t\u00eb investimeve n\u00eb arsimin e lart\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, student\u00ebt b\u00ebjn\u00eb me dije se\u00a0\u201c\u00c7do grup pune nga student\u00ebt q\u00eb do t\u00eb ngrihet do t\u00eb jet\u00eb me vot\u00eb legjitime nga pjes\u00ebmarrja e minimalisht 70% e student\u00ebve p\u00ebr Fakultet! Dhe nuk do pranohet asnj\u00eb student qe mund t\u00eb jet\u00eb jasht\u00eb institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb. \u00c7do pjes\u00ebtar i \u00e7do grupi pune, \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb largohet nga strukturat politike dhe jopolitike n\u00eb rast se zgjidhet n\u00eb nj\u00eb grup pune studentor\u201d.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/asaaas.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-60504\" src=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/asaaas.jpg\" alt=\"\" width=\"684\" height=\"746\" srcset=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/asaaas.jpg 684w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/asaaas-275x300.jpg 275w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/asaaas-385x420.jpg 385w\" sizes=\"auto, (max-width: 684px) 100vw, 684px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>K\u00cbRKESAT EKZISTUESE<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li>Rritja e buxhetit t\u00eb arsimit n\u00eb 5% t\u00eb GDP, me q\u00ebllim mund\u00ebsimin e p\u00ebrgjysmimit t\u00eb tarif\u00ebs s\u00eb studimit p\u00ebr \u00e7do nivel studimi, p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs dhe m\u00ebsimdh\u00ebnies (universitete dhe konvikte).<\/li>\n<li>Transparenc\u00eb me buxhetin nga Ministria e Arsimit dhe IAL-ve, publikimi t\u00eb gjitha shpenzimeve online.<\/li>\n<li>Rritja nga 10% n\u00eb 50% e pesh\u00ebs totale t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb student\u00ebve p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kandidat\u00ebt p\u00ebr dekan\u00eb, rektor\u00eb dhe \u00e7do fakultet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb student\u00ebve n\u00eb senatin akademik.<\/li>\n<li>Rishikimi i titujve akademik\u00eb dhe verifikimi i teksteve m\u00ebsimore.<\/li>\n<li>Mb\u00ebshtetur n\u00eb nenin 99 mbi K\u00ebshillat Studentore, ligji i arsimit t\u00eb lart\u00eb, pika 2 k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb bordi i administrimit t\u00eb IAL-eve t\u00eb ket\u00eb num\u00ebr t\u00eb barabart\u00eb votash si nga MAS dhe IAL-t si edhe t\u00eb shtohet nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb k\u00ebt\u00eb bord nga student\u00ebt.<\/li>\n<li>Pajisja e t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebve me kart\u00ebn e studentit brenda vitit akademik 2018 \u2013 2019.<\/li>\n<li>Nd\u00ebrtimi i bibliotekave me standarte Europiane dhe me lib\u00ebr universitar online, falas p\u00ebr student\u00ebt n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/li>\n<li>Vler\u00ebsimi i performanc\u00ebs n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie dhe k\u00ebrkim shkencor i pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.<\/li>\n<\/ol>\n<p><strong>K\u00cbRKESAT E REJA<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li style=\"list-style-type: none;\">\n<ol>\n<li>T\u00eb zbatohen ligjet p\u00ebr individ\u00ebt: \u201cP\u00ebr statusin e t\u00eb verbrit\u201d, \u201cP\u00ebr statusin e jetimit\u201d, \u201cP\u00ebr statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik\u201d etj. T\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb leht\u00ebsira p\u00ebr pages\u00ebn e tarif\u00ebs vjetore.<\/li>\n<li>Te pyeten dhe t\u00eb konsultohet me student t\u00eb cilet kan\u00eb k\u00ebt\u00eb status p\u00ebr \u00e7do moszbatim t\u00eb ligjit dhe ndryshime t\u00eb tij.<\/li>\n<li>T\u00eb merren n\u00eb konsiderate \u00e7do sygjerim i student\u00ebve me statusin, \u201cP\u00ebr statusin e t\u00eb verbrit\u201d, \u201cP\u00ebr statusin e jetimit\u201d, \u201cP\u00ebr statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik\u201d etj.<\/li>\n<\/ol>\n<\/li>\n<\/ol>\n<p><strong>PLATFORMA E INTEGRUAR E KESHILLAVE STUDENTORE<\/strong><strong>\u00a0PER UNIVERSITETIN<\/strong><\/p>\n<p>Drejtuar: \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama<\/p>\n<p>Ministres s\u00eb Arsimit, Sportit dhe Rinis\u00eb, Znj. Besa Shahini<\/p>\n<p>Universiteteve publike (UT, UPT, UBT, UMT, UA, UST, USHLG, UAMD, UGJE\u00c7, UV, UE, UK)<\/p>\n<p>L\u00ebnda: \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Platforma e zgjeruar per realizimin e 8 kerkesave te studenteve.<\/p>\n<p>Synimet kryesore te levizjes studentore jane\u00a0<strong>Shfuqizimi i \u201cLigjit te Arsimit te Larte\u201d<\/strong>\u00a0dhe\u00a0<strong>rritja e menjehershme e investimeve ne arsimin e larte<\/strong>, duke rritur peshen qe ze ne PBB.<\/p>\n<p><strong>Ligji aktual i Arsimit te Larte duhet te shfuqizohet menjehere pasi:<\/strong><\/p>\n<p>Krijon nje pabarazi te theksuar ne mundesite per te ndjekur arsimin e larte, duke e kthyer kete te fundit ne privilegj dhe jo ne te drejte kushtetuese per te gjithe qytetaret pavaresisht races, etnise, perkatesise fetare apo statusit social.<\/p>\n<ul>\n<li>Kufizon autonomine universitare ne kundershtim me parimin e lirise akademike te vendosur ne Nenin 57 te Kushtetutes.<\/li>\n<\/ul>\n<ul>\n<li>Minimizon deri ne zerim te plote, rolin e studenteve ne jeten akademike, administrative dhe financiare te universiteteve.<\/li>\n<\/ul>\n<p>Ajo cfare ka ofruar Kryeministri Rama ne lidhje me kerkesat e studenteve eshte absolutisht jo serioze dhe paketa e tij per zgjidhje, nuk ben gje tjeter vetem se thellon edhe me tej situaten e krizes ne arsimin e larte si dhe krijon konfuzion te metejshem tek studentet. Me ne detaje po japim me poshte nje pasqyrim te plote te 8 kerkesave te studenteve dhe te pseudo zgjidhjes se ofruar nga Kryeministri.<\/p>\n<ol>\n<li><strong>K\u00cbRKESA E PAR\u00cb E STUDENT\u00cbVE<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p><strong>Rritja e buxhetit t\u00eb arsimit n\u00eb 5% t\u00eb GDP<\/strong>, me q\u00ebllim mund\u00ebsimin e p\u00ebrgjysmimit t\u00eb tarif\u00ebs s\u00eb studimit p\u00ebr \u00e7do nivel studimi, p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs dhe m\u00ebsimdh\u00ebnies (universitete dhe konvikte).<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb p\u00ebrfshin Pakti p\u00ebr Universitetin sipas Kryeminstrit<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li>Tarifat t\u00eb paguhen nga qeveria nga 100% deri n\u00eb 50% me shkall\u00ebzim.<br \/>\n\u25cf100% p\u00ebr student\u00ebt me mesatare 9 deri n\u00eb 10, p\u00ebr student\u00ebt nga familje n\u00eb ndihm\u00eb ekonomike, si edhe p\u00ebr t\u00eb verb\u00ebrit dhe student\u00ebt paraplegjik\u00eb e tetraplegjik\u00eb. K\u00ebto dy kategori mund t\u00eb ken\u00eb edhe nj\u00eb burs\u00eb prej 10,000 lek\u00eb.<br \/>\n\u25cf\u00a075% p\u00ebr student\u00ebt me mesatare 8 deri n\u00eb 9<br \/>\n\u25cf\u00a050% p\u00ebr student\u00ebt me mesatare 6 deri n\u00eb 8(50% po ashtu me mesatare m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se sa 6, por deri n\u00eb fundvitin akademik 2018-2019. Kjo b\u00ebhet p\u00ebr nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb nj\u00eb start t\u00eb ri dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye asnj\u00eb student, pavar\u00ebsisht mesatares, nuk do t\u00eb paguaj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa 50% t\u00eb tarif\u00ebs deri n\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm akademik).<\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb student\u00ebt:<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li><strong>Skema e shkall\u00ebzimit meritokratik\u00a0<\/strong><strong>do t\u00eb zbatohet si p\u00ebr ciklin e par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb studimeve universitare.<\/strong><\/li>\n<li>Grantin p\u00ebr universitetet p\u00ebr p\u00ebrgjysmimin e tarif\u00ebs s\u00eb studimit n\u00eb \u00e7do nivel studimi (bachelor dhe master), duke mos c\u00ebnuar q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb financiare t\u00eb universiteteve.<\/li>\n<li>Rritja e buxhetit p\u00ebr arsimin n\u00eb 5% t\u00eb GDP.\n<ul>\n<li>Citojm\u00eb<strong>:<em>\u00a0Synimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb financimi publik p\u00ebr arsimin t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb nivelin e 5% e PBB me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb sigurohet arsim cil\u00ebsor p\u00ebr \u00e7do f\u00ebmij\u00eb, pavar\u00ebsisht origjin\u00ebs, rrethanave familjare, apo gjendjes ekonomike. \u201dAktualisht vetem 0.5% e buxhetit per arsimin i dedikohet Arsimit t\u00eb Lart\u00eb\u201d\u00a0<\/em><\/strong>\u00cbsht\u00eb e njohur shprehja \u201cM\u00eb thuaj si \u00ebsht\u00eb arsimi sot, t\u00eb t\u00eb them sesi do t\u00eb jet\u00eb e ardhmja e e nj\u00eb vendi nes\u00ebr\u201d.<\/li>\n<\/ul>\n<\/li>\n<\/ul>\n<ul>\n<li>Qeveria duhet t\u00eb miratoj\u00eb rritjen e buxhetit dhe t\u00eb hap\u00eb fonde p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve n\u00eb Universitet.<\/li>\n<\/ul>\n<ul>\n<li>N\u00eb VKM Nr. 778, dat\u00eb 26.12.2018, ku \u00ebsht\u00eb ndryshuar vendimi nr. 288, dat\u00eb 21.5.2018 pika 1, me q\u00ebllimin p\u00ebrgjysmimin e tarifave, student\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb ky vendim t\u00eb jet\u00eb dhe p\u00ebr ciklin e dyt\u00eb t\u00eb studimeve Master por t\u00eb mos b\u00ebhet me VKM por me ndryshimin e ligjit t\u00eb Arsimit t\u00eb Lart\u00eb (KM arriti t\u00eb hiqte VKM 288 pika 4 br\u00ebnda dit\u00ebs dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund ta anulloj\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb VKM shum\u00eb thjesht\u00eb).<\/li>\n<\/ul>\n<ul>\n<li>Rritja e buxhetit p\u00ebr IAL-t\u00eb publike n\u00eb mas\u00ebn 25% + shtes\u00ebn e duhur n\u00eb buxhet p\u00ebr t\u00eb subvencionuar tarifat n\u00eb mas\u00ebn 50% p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebt.<\/li>\n<\/ul>\n<ul>\n<li>Sa i takon p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb kushteve t\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb student\u00ebve, Kryeministri, propozon:<strong>\u201c<\/strong><em>N\u00eb Aktin Normativ t\u00eb buxhetit 2018 q\u00eb pritet t\u00eb miratohet s\u00eb shpejti, jan\u00eb parashikuar rreth 300 milion\u00eb lek\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr kryerjen e investimeve n\u00eb infrastruktur\u00ebn e konvikteve p\u00ebr vitin 2019. N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb financimi total prej 16.8 milion\u00eb euro si m\u00eb sip\u00ebr, dh\u00ebn\u00eb nga Qeveria Gjermane, do t\u00eb mund\u00ebsohet rehabilitimi i nj\u00eb numri maksimal prej 13 godinash t\u00eb rezidencave studentore universitare n\u00eb Tiran\u00eb (nga 37 godina q\u00eb p\u00ebrllogariten t\u00eb jen\u00eb n\u00eb total n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs).\u00a0<\/em>Afati i realizimit: Brenda nj\u00eb periudhe 3-vjecare p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb rikonstruksione.\u201d<\/li>\n<\/ul>\n<ul>\n<li><strong>Koment:<\/strong>\u00a0Me zgjidhjen e propozuar nga Kryeministri, kemi thjesht nj\u00eb arnim dhe jo nj\u00eb paket\u00eb ambicioze p\u00ebr sigurimin e kushteve bashk\u00ebkohore t\u00eb jetes\u00ebs dhe studimit t\u00eb student\u00ebve. Qeveria nuk ka nd\u00ebrmend as p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mandat t\u00eb ngrej\u00eb apo t\u00eb filloj\u00eb punimet p\u00ebr nj\u00eb kampus universitar, s\u00eb paku p\u00ebr at\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, ku pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb premtoi se esht\u00eb gati projekti dhe pritet vet\u00ebm financimi.<\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Afati i realizimit:<\/strong><br \/>\nBrenda ketij viti te rritet buxheti ne 5%.<\/p>\n<p>Pergjysmimi i tarifave te ciklit Bachelor dhe Master te zbatohet brenda muajit Janar.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong>K\u00cbRKESA E DYT\u00cb E STUDENT\u00cbVE<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Transparenc\u00eb me buxhetin nga Ministria e Arsimit dhe IAL-ve, publikimi t\u00eb gjitha shpenzimeve online.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb p\u00ebrfshin Pakti p\u00ebr Universitetin sipas Kryeminstrit<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li>T\u00eb krijohet nj\u00eb faqe online, ku t\u00eb publikohen t\u00eb gjitha buxhetet dhe shpenzimet e Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, Sportit e Rinis\u00eb dhe \u00e7do IAL-i publik. Faqja t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb edhe si nj\u00eb platform\u00eb, p\u00ebr ekspozimin e akteve t\u00eb korrupsionit apo t\u00eb shkeljeve t\u00eb \u00e7do lloji n\u00eb universitet.Afati i zbatimit: Janar 2019<\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb student\u00ebt:<\/strong><\/p>\n<p>Me VKM nr. 781, dat\u00eb 26.12.2018 u vendos t\u00eb krijohej Q\u00ebndra Nd\u00ebrinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar ku:<\/p>\n<p>Portali t\u00eb jet\u00eb i aksesuesh\u00ebm nga t\u00eb gjith\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb t\u00eb publikohen on-line:<br \/>\nT\u00eb dh\u00ebna t\u00eb detajuara mbi t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet financiare t\u00eb \u00e7do institucioni t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb:<\/p>\n<p>Duke filluar nga viti buxhetor 2019, bordi i administrimit t\u00eb institucionit t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet administratorit, t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb \u00e7do tre muaj, p\u00ebr publikim, t\u00eb dh\u00ebnat e detajuara mbi t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet financiare sipas p\u00ebrcaktimit t\u00eb k\u00ebsaj shkronje.<\/p>\n<ul>\n<li>T\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr buxhetin afatmes\u00ebm (PBA), buxhetin vjetor, grantin nga buxheti i shtetit dhe t\u00eb ardhurat e tjera, t\u00eb gjitha shpenzimet operative, shpenzimet p\u00ebr k\u00ebrkim shkencor dhe shpenzimet kapitale t\u00eb \u00e7do institucioni publik t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb;<\/li>\n<li>Informacion p\u00ebr procedurat e prokurimit publik (parashikim\/realizim) apo procedurat konkurruese t\u00eb koncesionit\/partneritetit publik privat;<\/li>\n<li>Vendimet e bordit, t\u00eb senatit dhe organeve t\u00eb tjera drejtuese\/vendimmarr\u00ebse;<\/li>\n<li>Kuotat e parashikuara p\u00ebr \u00e7do vit akademik;<\/li>\n<li>Instrumentet dhe programet e shk\u00ebmbimit studentor dhe procedurat p\u00ebrkat\u00ebse;<\/li>\n<li>Instrumentet e financimit t\u00eb studimeve dhe procedurat p\u00ebrkat\u00ebse (bursat publike dhe ato specifike p\u00ebr \u00e7do universitet);<\/li>\n<li>Marr\u00ebveshjet dy-apo shum\u00ebpal\u00ebshe n\u00eb nivel universitetesh;<\/li>\n<li>T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr bursat dhe stimujt financiar\u00eb t\u00eb ofruara nga shteti p\u00ebr student\u00ebt;<\/li>\n<li>CV-t\u00eb e pedagog\u00ebve;<\/li>\n<li>Mekanizmat dhe procedurat p\u00ebr b\u00ebrjen e k\u00ebrkesave dhe paraqitjen e ankesave n\u00eb lidhje me veprimet ose mosveprimet e drejtuesve\/organeve drejtuese t\u00eb institucioneve t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, procedur\u00ebn, n\u00ebp\u00ebrmjet s\u00eb cil\u00ebs personat e interesuar mund t\u00eb paraqesin mendimet e tyre apo t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb \u00e7far\u00ebdo m\u00ebnyre tjet\u00ebr n\u00eb hartimin e ligjeve, t\u00eb politikave publike apo ushtrimin e funksioneve t\u00eb institucionit t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb.<\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Problemi q\u00ebndron se:\u00a0<\/strong>n\u00eb portalin e krijuar rash.al ende nuk \u00ebsht\u00eb hartuar asgj\u00eb konkrete, pjes\u00eb e asambles\u00eb jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rektor\u00ebt e universiteteve si dhe Ministri i Arsimit Sportit dhe Rinis\u00eb.<\/p>\n<ul>\n<li><em>Student\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb qe t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi n\u00eb bordin e faqes online dhe student\u00eb t<\/em><em>\u00eb zgjedhur legjitimisht nga cdo universitet.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Afati i realizimit:<\/strong><br \/>\nJanar 2019<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><strong>K\u00cbRKESA E TRET\u00cb E STUDENT\u00cbVE<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Rritja nga 10% n\u00eb 50% e pesh\u00ebs totale t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb student\u00ebve p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kandidat\u00ebt p\u00ebr dekan\u00eb, rektor\u00eb dhe \u00e7do fakultet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb student\u00ebve n\u00eb senatin akademik<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb p\u00ebrfshin Pakti p\u00ebr Universitetin sipas Kryeminstrit<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li>\u00c7dokush q\u00eb ka njohuri p\u00ebr nj\u00eb praktik\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ku pesha e vot\u00ebs s\u00eb student\u00ebve n\u00eb zgjedhjet n\u00eb universitet \u00ebsht\u00eb si\u00e7 k\u00ebrkohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, \u00ebsht\u00eb i lutur ta b\u00ebj\u00eb publike. Momentalisht po punohet p\u00ebr ta adresuar k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, duke par\u00eb me detaje \u00e7\u00ebshtjen e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb student\u00ebve n\u00eb vendimmarrje, sipas praktikave m\u00eb t\u00eb mira nd\u00ebrkomb\u00ebtare.Afati i vendimit: Janar 2019<\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb student\u00ebt:<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsimi i student\u00ebve n\u00eb Bordet Administrative dhe rritja e pesh\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb zgjedhjen e organeve drejtuese n\u00eb Universitet. KM Rama sfidoi student\u00ebt t\u00eb japin nj\u00eb model. Ne po i tregojm\u00eb Kryeministrit se:<\/p>\n<ol>\n<li><strong>University of Oslo:<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>The votes are counted separately for each group and are weighted as follows:<\/p>\n<ul>\n<li>Scientific staff: 53 %<\/li>\n<li>Administrative staff: 22 %<\/li>\n<li><strong>Students: 25 %<\/strong><\/li>\n<li>The election is conducted electronically.<\/li>\n<\/ul>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong>University of Barcelona<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p><strong>Universiteti I Barcelon<\/strong><strong>\u00ebs ka pesh\u00ebn e vot\u00ebs studentore p\u00ebr zgjedhjen e Rektorit 30%<\/strong><\/p>\n<p><strong>(<\/strong><a href=\"http:\/\/www.ub.edu\/eleccionsrectorat2016\/\">http:\/\/www.ub.edu\/eleccionsrectorat2016\/<\/a><strong>)<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li><strong>PDI permanent doctor (51%)<\/strong><\/li>\n<li><strong>Other PDI (9%)<\/strong><\/li>\n<li><strong>Students (30%)<\/strong><\/li>\n<li><strong>PAS (Administrata) (10%)<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<ul>\n<li>Rritja e pesh\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs s\u00eb student\u00ebve n\u00eb 50% p\u00ebr zgjedhjen e titullareve t\u00eb universitetit\/fakultetit.<\/li>\n<li>Perfaq\u00ebsimi i drejt\u00eb n\u00eb senatin akademik ku studentet\u00ebt t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb numrit t\u00eb student\u00ebve p\u00ebr \u00e7do fakultet.<\/li>\n<\/ul>\n<ol start=\"3\">\n<li><strong>Dhe sa sh\u00ebmbuj t\u00eb tjer\u00eb duhen p\u00ebr t\u00eb bindur Kryeministrin q\u00eb student\u00ebt mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me shum\u00eb k\u00ebrkime dhe rezultate m\u00eb konkrete se Qeveria p\u00ebr realizimin e 8 pikave!<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p><strong>Afati i realizimit:<\/strong><br \/>\nJanar 2019<\/p>\n<p><strong>K\u00cbRKESA E KAT\u00cbRT E STUDENT\u00cbVE<\/strong><\/p>\n<p>Rishikimi i titujve akademik\u00eb dhe verifikimi i teksteve m\u00ebsimore.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb p\u00ebrfshin Pakti p\u00ebr Universitetin sipas Kryeminstrit<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li>Transparenca e titujve shkencor\u00eb \u00ebsht\u00eb aktualisht nj\u00eb detyrim ligjor i Universitetit.<\/li>\n<\/ul>\n<p>Sidoqoft\u00eb po punohet p\u00ebr nj\u00eb propozim konkret si m\u00eb posht\u00eb, q\u00eb meriton t\u00eb diskutohet.<br \/>\n\u25cf\u00a0Biblioteka Komb\u00ebtare t\u00eb ngrej\u00eb nj\u00eb portal t\u00eb unifikuar, ku t\u00eb hidhen t\u00eb gjitha doktoraturat.<br \/>\nT\u00eb digjitalizohen doktoraturat q\u00eb jan\u00eb n\u00eb let\u00ebr (hardcopy). Kontrolli i tyre t\u00eb kryhet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb software-i t\u00eb posa\u00e7\u00ebm dhe t\u00eb gjitha rastet e dyshuara t\u2019i kthehen Komisioneve t\u00eb Posa\u00e7me Universitare p\u00ebr rivler\u00ebsim.<br \/>\n\u25cf\u00a0Ministria e Arsimit, Sportit e Rinis\u00eb nga ana e saj, t\u00eb nis\u00eb Verifikimin e Kritereve t\u00eb Ligjshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr titujt akademik\u00eb.<\/p>\n<p>Afati i fillimit t\u00eb zbatimit: Mars 2019<br \/>\n<strong>\u00c7far\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb student\u00ebt:<\/strong><\/p>\n<p>MASR dhe RASH, te bejne kontrollin p\u00ebr antiplagjiatur\u00ebn. Ku \u00ebsht\u00eb gjendur ky model? Ku e ka t\u00eb shkruar RASH q\u00eb vepron si nj\u00eb organiz\u00ebm plagjiatur\u00eb? Pse nuk i jepet n\u00eb dor\u00eb IAL-ve ta b\u00ebjn\u00eb dhe shteti t\u2019i ndihmoj\u00eb me softin dhe mb\u00ebshtetje logjistike?<\/p>\n<p>Faqja rash.al momentalisht \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e boshatisur, dhe tek\u00a0<a href=\"https:\/\/rash.al\/sq\/rreth-nesh\/asamble_anetaresi\/\">https:\/\/rash.al\/sq\/rreth-nesh\/asamble_anetaresi\/<\/a>\u00a0mund t\u00eb shikojm\u00eb q\u00eb antar\u00ebt kryesor\u00eb jan\u00eb ministria dhe Rektoret.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb realizohet kjo k\u00ebrkes\u00eb:<\/p>\n<ul>\n<li>Rishikimi i ligjshm\u00ebris\u00eb t\u00eb titujve akademike, rishikimi i revistave ku jan\u00eb botuar punimet akademike.<\/li>\n<li>Rishikimi i t\u00eb gjitha gradave shkencore.<\/li>\n<li>Rishikimi i teksteve akademike t\u00eb publikuara.<\/li>\n<li>Verifikimi i kriterit t\u00eb mesatares p\u00ebr \u00e7do pedagog + list\u00eb notash.<\/li>\n<li>\u00c7do Lektor, P\u00ebrgjegj\u00ebsit e Departament\u00ebve, Dekan\u00ebt, Rektor\u00ebt duhet t\u00eb deklarojn\u00eb publikisht punimet e tyre.<\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Afati i realizimit:<\/strong><br \/>\nT\u00eb filloj brenda muajt Shkurt 2019<\/p>\n<ol start=\"5\">\n<li><strong>K\u00cbRKESA E PEST\u00cb E STUDENT\u00cbVE<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb nenin 99 mbi K\u00ebshillat Studentore, ligji i arsimit t\u00eb lart\u00eb, pika 2 k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb bordi i administrimit t\u00eb IAL-eve t\u00eb ket\u00eb num\u00ebr t\u00eb barabart\u00eb votash si nga MAS dhe IAL-t si edhe t\u00eb shtohet nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb k\u00ebt\u00eb bord nga student\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb p\u00ebrfshin Pakti p\u00ebr Universitetin sipas Kryeminstrit<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li>Qeveria t\u00eb shkarkoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e bordeve t\u00eb em\u00ebruar nga MASR. An\u00ebtar\u00ebt e rinj t\u00eb em\u00ebrohen n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb procesi t\u00eb hapur, ku figura publike dhe ekspert\u00eb me profil t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb zgjidhen rojtar\u00eb t\u00eb interesit publik n\u00eb administrimin e Universiteteve. Po hulumtohen praktikat m\u00eb t\u00eb mira nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb par\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb nj\u00ebri prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb vij\u00eb nga trupa studentore.Afati i zbatimit: Shkurt 2019<\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb student\u00ebt:<\/strong><\/p>\n<p>Ne VKM Nr. 782, date 26.12.2018 \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e kritereve dhe t\u00eb procedurave t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb bordit t\u00eb administrimit, n\u00eb institucionet publike t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Ministris\u00eb P\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr Arsimin\u201d student\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb ndryshime si:<\/p>\n<ul>\n<li>T\u00eb shkarkohen t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb bordeve t\u00eb em\u00ebruar nga Ministria e Arsimit.<br \/>\nEm\u00ebrimet e reja t\u00eb b\u00ebhen me nj\u00eb proces t\u00eb hapur dhe me v\u00ebmendje publike.<\/li>\n<li>Skema do t\u00eb jet\u00eb 3 (MASR) + 3 (IAL) + 1 (i zgjedhur me vot\u00eb legjitime nga student\u00ebt)<\/li>\n<li>1 emer qe do te paraqitet nga studentet per te perfaqesuar njerin nga anetaret e ministrise, i cili do te behet me zgjedhje legjitime nga cdo student dhe do te plotesoje te njejtat kritere si anetaret e tjere te bordit perfaqesues te ministrise pergjegjese per arsimin, sipas percaktimeve te VKM Nr.782.<\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Afati i realizimit:<\/strong><br \/>\nT\u00eb filloj\u00eb brenda muajt Janar 2019<\/p>\n<ol start=\"6\">\n<li><strong>K\u00cbRKESA E GJASHT\u00cb E STUDENT\u00cbVE<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Pajisja e t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebve me kart\u00ebn e studentit brenda vitit akademik 2018 \u2013 2019.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb p\u00ebrfshin Pakti p\u00ebr Universitetin sipas Kryeminstrit<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li>Marr\u00ebveshja e n\u00ebnshkruar n\u00eb n\u00ebntor me Qendr\u00ebn e Sh\u00ebrbimeve Arsimore Franceze, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb kart\u00ebn ton\u00eb pjes\u00eb t\u00eb European Student Card (ESC) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb baz\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr finalizimin e k\u00ebtij procesiT\u00eb miratohet VKM me sh\u00ebrbimet q\u00eb do t\u00eb ofrohen me \u00e7mim t\u00eb reduktuar p\u00ebr student\u00ebt. T\u00eb filloj\u00eb procesi i pajisjes me Kart\u00ebn e Studentit dhe t\u00eb pajisen t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebt.Afati i zbatimit: Shtator 2019<\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Cfar\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb student\u00ebt:<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb ligjin e Arsimit T\u00eb Lart\u00eb nr. 80\/2015 neni 100 p\u00ebrfshihet;<\/p>\n<ol>\n<li>Student\u00ebt e institucioneve publike e private t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb pajisen me kart\u00ebn e studentit, e cila \u00ebsht\u00eb dokument unik. Me an\u00eb t\u00eb saj student\u00ebt p\u00ebrfitojn\u00eb sh\u00ebrbime me \u00e7mime t\u00eb reduktuara.<\/li>\n<li>Ministria p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e arsimit p\u00ebrcakton kriteret dhe procedurat p\u00ebr p\u00ebrgatitjen dhe l\u00ebshimin e kart\u00ebs s\u00eb studentit.<\/li>\n<li>P\u00ebrfitimet e student\u00ebve nga p\u00ebrdorimi i kart\u00ebs s\u00eb studentit p\u00ebrballohen nga fondet e parashikuara n\u00eb Buxhetin e Shtetit t\u00eb ministris\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb mbulon institucionin e arsimit t\u00eb lart\u00eb ose nj\u00ebsive t\u00eb qeverisjes vendore q\u00eb mbulojn\u00eb sh\u00ebrbimet e ofruara ndaj student\u00ebve.<\/li>\n<li>Kategorit\u00eb e sh\u00ebrbimeve q\u00eb ofrojn\u00eb entet shtet\u00ebrore b\u00ebhen me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe me marr\u00ebveshje me organizma q\u00eb kan\u00eb objekt t\u00eb tyre interesat studentor\u00eb e me persona juridik\u00eb privat\u00eb q\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme.<\/li>\n<\/ol>\n<p><strong>A do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkelje t\u00eb ligjit, ministria p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr arsimin e lart\u00eb dhe zyrtar\u00ebt q\u00eb nuk e kan\u00eb zbatuar ligjin, e kan\u00eb neglizhuar, madje e kan\u00eb shkelur me q\u00ebllim, duke l\u00ebn\u00eb student\u00ebt pa nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb jo privilegj q\u00eb jua jep ligji?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Neni 141 Aktet n\u00ebnligjore thuhet q\u00eb duhen t\u00eb miratohen brenda 9 muajve nga hyrja m\u00eb fuqi e k\u00ebtij ligji.\u00a0<strong>Prandaj student\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb persona q\u00eb do t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr shk\u00ebljen e ligjit<\/strong>, jemi n\u00eb Janar t\u00eb 2019 dhe ende nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb asnje iniciative p\u00ebr kart\u00ebn e student\u00ebve. Si pasoj e nj\u00eb shkeljeje masive t\u00eb ligjit STUDENTET K\u00cbRKOJN\u00cb Q\u00cb KARTA E STUDENTIT T\u00cb DALI\u00a0<strong>ME NISJEN E SEZONIT T\u00cb DYT\u00cb T\u00cb ARSIMIT T\u00cb LART\u00cb (Mars 2019)<\/strong><\/p>\n<p><strong>Afati i realizimit:<\/strong><br \/>\nT\u00eb ndahen Kartat e Student\u00ebve brenda Muajt\u00a0<strong>Mars 2019!<\/strong><\/p>\n<ol start=\"7\">\n<li><strong>K\u00cbRKESA E SHTAT\u00cb E STUDENTVE<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Nd\u00ebrtimi i bibliotekave me standarte Europiane dhe me lib\u00ebr universitar online, falas p\u00ebr student\u00ebt n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb p\u00ebrfshin Pakti p\u00ebr Universitetin sipas Kryeminstrit<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li>T\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb procesi i blerjes dhe v\u00ebnies n\u00eb dispozicion t\u00eb student\u00ebve t\u00eb Bibliotek\u00ebs Universitare Digjitale. T\u00eb gjitha Universitetet n\u00eb vend do t\u00eb ken\u00eb akses n\u00eb bibliotek\u00ebn elektronike universitare, si dhe n\u00eb databaz\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb doktoraturave.<br \/>\nAfati i zbatimit: Mars 2019<\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Cfar\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb student\u00ebt:<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li>Ngritja e sistemeve informatike n\u00ebp\u00ebr Universitete.<\/li>\n<li>Biblioteka online dhe digjitalizimi i leksioneve dhe materialeve shtes\u00eb, publikimi i k\u00ebtyre materialeve online n\u00eb \u00e7do fillim semestri.<\/li>\n<li>\u00c7far\u00eb deklaroi KM Rama:\u00a0<em>\u201c<\/em><strong><em>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb miratuar VKM \u201cP\u00ebr ngritjen e komisionit t\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb literatur\u00ebs akademike nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb institucionet e arsimit t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrkthehen n\u00eb gjuhen shqipe\u201d. Duke hedhur k\u00ebshtu nj\u00eb hap t\u00eb madh n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e titujve akademik, ne IAL-t\u00eb e vendit.\u201d<\/em><\/strong><\/li>\n<li><strong>Koment:\u00a0<\/strong>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, pyetja p\u00ebr Kryeministrin \u00ebsht\u00eb: N\u00eb cilin vend t\u00eb Europ\u00ebs, apo vendeve t\u00eb zhvilluara gjendet modeli i p\u00ebrcaktimi t\u00eb literatur\u00ebs nga nj\u00eb komision dhe vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj. Ritheksojm\u00eb duam literatur\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe t\u00eb aksesueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Universiteti n\u00eb Shqip\u00ebri me Kushtetut\u00eb dhe ligjet e k\u00ebtij vendi gjuh\u00eb zyrtare ka gjuh\u00ebn shqipe. KM, mjafton t\u00eb l\u00ebvroj\u00eb fondet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e bibliotekave, aksesin, m\u00ebnyr\u00ebn e funksionimit t\u00eb tyre e zgjidhin student\u00ebt dhe organet drejtuese t\u00eb universitetit. Gjithashtu KM dhe qeveria q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson do t\u00eb ishin t\u00eb mir\u00ebpritur t\u00eb kryenin detyrimet q\u00eb ju takon, p\u00ebr t\u00eb investuar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb laborator\u00eb dhe Fakultete.<\/li>\n<li>\u00c7do fakultet duhet t\u00eb ket\u00eb bibliotek\u00eb dhe sall\u00eb studimi me kushte bashk\u00ebkohore (Nj\u00eb nd\u00ebr arsyet p\u00ebrse k\u00ebrkohet rritja e buxhetit n\u00eb 5%)<\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Afati i realizimit:<\/strong><\/p>\n<p>Shtator 2019<\/p>\n<ol start=\"8\">\n<li><strong>K\u00cbRKESA E TET\u00cb E STUDENT\u00cbVE<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Vler\u00ebsimi i performanc\u00ebs n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie dhe k\u00ebrkim shkencor i pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb p\u00ebrfshin Pakti p\u00ebr Universitetin sipas Kryeminstrit<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li>T\u00eb nis\u00eb vler\u00ebsimi i performac\u00ebs p\u00ebr \u00e7do IAL n\u00eb vend, ku element\u00ebt ky\u00e7 do t\u00eb jen\u00eb:<br \/>\n\u2013 Sondazhi Komb\u00ebtar i Student\u00ebve p\u00ebr \u00e7do pedagog, program m\u00ebsimor; departament e fakultet;<br \/>\n\u2013 Vler\u00ebsimi i Produktit K\u00ebrkimor p\u00ebr \u00e7do department, fakultet dhe IAL;<br \/>\n\u2013 Vler\u00ebsimi i jasht\u00ebm i cil\u00ebsis\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me \u201dKodin e Cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb Arsimit t\u00eb Lart\u00eb\u201d.Afati i fillimit t\u00eb zbatimit: Mars 2019<\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb student\u00ebt:<\/strong><\/p>\n<p>Ne VENDIM Nr. 783, dat\u00eb 26.12.2018 u vendos q\u00eb:<\/p>\n<p>Agjencia e Sigurimit t\u00eb Cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb Arsimin e Lart\u00eb vler\u00ebson pro\u00e7esin dhe performanc\u00ebn n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie<\/p>\n<ul>\n<li>ASCAL \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faqe (<a href=\"http:\/\/www.ascal.al\/\">ascal.al<\/a>) e krijuar me dat\u00eb 15.02.2017 dhe \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht jasht\u00eb funksioni!<\/li>\n<li>Vler\u00ebsimi I M\u00ebsimdh\u00ebnies nuk ka funksionuar kurr\u00eb<\/li>\n<li>Pyet\u00ebsori I Student\u00ebve nuk ka funksionuar kurr\u00eb<\/li>\n<li>Rezultatet e Vleresimit nuk kan\u00eb si t\u00eb dalin kur nuk ka pasur Vlersim!!!<\/li>\n<\/ul>\n<p>Na ligjin e Arsimit t\u00eb Lart\u00eb duhet t\u00eb kryhet pyet\u00ebsor p\u00ebr cil\u00ebsin e m\u00ebsimdh\u00ebnies n\u00eb fund t\u00eb \u00e7do sezoni dhe n\u00eb 90% t\u00eb fakulteteve nuk ka ndodhur kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Student\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb ky vler\u00ebsim do t\u00eb beh\u00ebt me nj\u00eb grup ku 70% do t\u00eb jen\u00eb student, 15 % ASCAL, 15% IAL-t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb VKM Nr. 783 nuk thuhet se rezultatet do t\u00eb jen\u00eb publike! P\u00ebr \u00e7do pedagog q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb vler\u00ebsime negative duhet t\u00eb merr\u00ebn masa nd\u00ebshkuese. Student\u00ebt e \u00e7do fakulteteve do ken\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb realizojn\u00eb pyet\u00ebsorin n\u00eb fund t\u00eb \u00e7do sezoni dhe \u00e7do student \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb formularin.<\/p>\n<p>Duhet patjet\u00ebr q\u00eb rezultatet t\u00eb b\u00ebh\u00ebn publike dhe tek fomulari duhet t\u00eb preki \u00e7do pedagog si lektoret, shefat e dapartamenteve, dekanin dhe administraten e fakulteteve (Sekretarine, Financen, Kancelaren etj.)<\/p>\n<p><strong>Afati i realizimit:<\/strong><\/p>\n<p>Janar 2019<\/p>\n<p><strong>8 +.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 K\u00cbRKESA TET\u00cb + E STUDENT\u00cbVE<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb zbatohen ligjet p\u00ebr individ\u00ebt: \u201cP\u00ebr statusin e t\u00eb verbrit\u201d, \u201cP\u00ebr statusin e jetimit\u201d, \u201cP\u00ebr statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik\u201d etj. T\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb leht\u00ebsira p\u00ebr pages\u00ebn e tarif\u00ebs vjetore.<\/p>\n<p>Te pyeten dhe t\u00eb konsultohet me student t\u00eb cilet kan\u00eb k\u00ebt\u00eb status p\u00ebr \u00e7do moszbatim t\u00eb ligjit dhe ndryshime t\u00eb tij.<\/p>\n<p>T\u00eb merren n\u00eb konsiderate \u00e7do sygjerim i student\u00ebve me statusin, \u201cP\u00ebr statusin e t\u00eb verbrit\u201d, \u201cP\u00ebr statusin e jetimit\u201d, \u201cP\u00ebr statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik\u201d etj.<\/p>\n<ul>\n<li><strong><em>T\u00eb merren masa ligjore p\u00ebr personat t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb zbatuar k\u00ebt\u00eb ligj!<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Shtes\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00c7do grup pune nga student\u00ebt q\u00eb do t\u00eb ngrihet do t\u00eb jet\u00eb me vot\u00eb legjitime nga pjes\u00ebmarrja e minimalisht 70% e student\u00ebve p\u00ebr Fakultet!\u00a0<\/strong>Dhe nuk do pranohet asnj\u00eb student qe mund t\u00eb jet\u00eb jasht\u00eb institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb. Cdo pjestar i \u00e7do grupi pune, \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb largohet nga strukturat politike dhe jopolitike n\u00eb rast se zgjidhet n\u00eb nj\u00eb grup pune studentor.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaji n\u00eb protest\u00eb, student\u00ebt kan\u00eb publikuar platform\u00ebn e tyre me k\u00ebrkesat drejtuar kryeministrit Rama dhe Ministres s\u00eb Arsimit, Besa Shahini. N\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb, student\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb shfuqizimin e \u201cLigjit t\u00eb Arsimit t\u00eb Lart\u00eb\u201d di dhe rritjen e menj\u00ebhershme t\u00eb investimeve n\u00eb arsimin e lart\u00eb. Po ashtu, student\u00ebt b\u00ebjn\u00eb me dije se\u00a0\u201c\u00c7do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":60419,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-60500","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60500","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60500"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60500\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60419"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60500"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60500"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60500"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}