{"id":60785,"date":"2019-01-10T13:45:14","date_gmt":"2019-01-10T12:45:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=60785"},"modified":"2019-01-10T13:45:14","modified_gmt":"2019-01-10T12:45:14","slug":"ja-cfare-duhet-bere-qe-arsimi-i-larte-te-shpetoje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ja-cfare-duhet-bere-qe-arsimi-i-larte-te-shpetoje\/","title":{"rendered":"Ja \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb q\u00eb arsimi i lart\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjith\u00eb \u00e7po ndodh sot me arsimin e lart\u00eb, jan\u00eb paralajm\u00ebruar nga njer\u00ebz q\u00eb e njohin k\u00ebt\u00eb fush\u00eb deri n\u00eb qeliz\u00eb dhe e duan k\u00ebt\u00eb vend. Por korigjimi nuk vjen me ulje e heqje tarifash. Jo! Profesori i nderuar Dritan Spahiu, jep argumenta se p\u00ebrse ligji \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjergj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjendje.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrim i p\u00ebrgatitur n\u00eb koh\u00ebn kur debatohej ligji nga nj\u00eb profesor(bio), q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen si rektor i nj\u00eb universiteti privat kur pronari i fabrik\u00ebs universitare i k\u00ebrkoi t\u00eb firmoste diploma student\u00ebsh q\u00eb ishin regjistruar direkt n\u00eb vit t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Nga Prof. Dr.Dritan Spahiu<\/p>\n<p>Gjat\u00eb tranzicionit t\u00eb tejzgjatur, Arsimi i Lart\u00eb u shkat\u00ebrruan m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do institucion tjet\u00ebr. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon edhe fakti se n\u00eb rankimin global universitetet tona renditen krah atyre t\u00eb Etiopis\u00eb dhe Kamboxhias. Dh\u00ebnia e li\u00e7ensave p\u00ebr universitete private personave q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me arsimin rezultoi nj\u00eb krim i v\u00ebrtet\u00eb. Universitetet u k\u00ebthyen kryesisht n\u00eb nd\u00ebrmarrje biznesi. Shitja e diplomave i dha arsimit ton\u00eb atributet e nj\u00eb veprimtarie treg\u00ebtare vrastare. Ishte shum\u00eb i sh\u00ebmtuar imazhi q\u00eb dha n\u00eb bot\u00eb rasti i diplom\u00ebs s\u00eb italianit R. Bosi, ku d\u00ebshmohej se p\u00ebr nj\u00eb vit ai kishte dh\u00ebn\u00eb 29 provime n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, megjith\u00ebse nuk njihte as alfabetin e k\u00ebsaj gjuhe. Po ku ishte Ministria e Arsimit q\u00eb me nenin num\u00ebr 64, pika 4, t\u00eb ligjit ekzistues kohe t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb ligjore p\u00ebr sigurimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb aktivitetit t\u00eb institucioneve t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb? N\u00eb materialin p\u00ebr gjendjen e arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, hartuar nga grupi pun\u00ebs i ngritur me porosi t\u00eb Kryeministrit Rama, nuk p\u00ebrmendet asgj\u00eb se si dhe pse erdhi arsimi yn\u00eb i lart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje. U mbyll\u00ebn disa \u201cuniversiteteve\u201d private, por autor\u00ebt e shkatrrimit t\u00eb institucioneve t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb nuk u nd\u00ebshkuan. E nd\u00ebrsa n\u00eb Itali penalizohen student\u00ebt q\u00eb kan\u00eb bler\u00eb diploma universitare shqiptare, k\u00ebtu te ne shit\u00ebsit e k\u00ebtyre diplomave jan\u00eb t\u00eb papreksh\u00ebm.<br \/>\nProjekt ligji i arsimit t\u00eb lart\u00eb duhej t\u00eb nisej nga kjo gjendje e mjeruar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar masat ligjore q\u00eb duhen marr\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se duam shembuj t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebshm\u00ebris\u00eb s\u00eb shtetit p\u00ebr arsimin e lart\u00eb po ju kujtoi rastin e Greqis\u00eb. N\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2007 pati nj\u00eb grev\u00eb shum\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb student\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr rreth 3 muaj e paralizuan grupin politik grek q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb lejoheshin universitetet private n\u00eb Greqi. Ata bllokuan plot\u00ebsisht p\u00ebrpjekjet e disa politikan\u00ebve q\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb ndryshonin nenin e Kushtetut\u00ebs grek\u00eb q\u00eb thoshte se: \u201cShteti nuk e ndan\u00eb me ask\u00ebnd kujdesin p\u00ebr ar\u00ebsimin e lart\u00eb\u201d. Ar\u00ebsyet e student\u00ebve ishin t\u00eb qarta: kjo do t\u00eb sillte uljen e nivelit t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb t\u00eb aktivitetit akademik dhe shkencor t\u00eb universiteteve publike. Ajo protest\u00eb e mbylli plot\u00ebsisht problemin e universiteteve private n\u00eb Greqi. N\u00eb vitin 1933 u shtrua problemi i reformimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb arsimit shqiptar. K\u00ebrkohej nga shoq\u00ebria shqiptare q\u00eb shkolla t\u00eb ishte laike dhe t\u00eb jepte dije dhe kultur\u00eb nj\u00eblloj si n\u00eb vendet europiane. Ishte intelektuali i madh Ministri i Arsimit Mirash Ivanaj q\u00eb e realizoi reformimin e arsimit shqiptar dhe k\u00ebshtu u vun\u00eb themelet e arsimit laik komb\u00ebtar shqiptar\u00eb. Ai arriti t\u00eb bind\u00eb mbretin dhe parlamentin kur k\u00ebrkoi t\u00eb ndryshoj\u00eb statutin e mbretnis\u00eb shqiptare, duke propozuar q\u00eb aty t\u00eb shtohen nene ku ligj\u00ebrohej se: \u201cM\u00ebsimi dhe edukimi i shtetasve shqiptar\u00eb jan\u00eb e drejt\u00eb ekskluzive e shtetit. Jepet nd\u00ebr shkolla shtetnore shkall\u00ebsh t\u00eb ndryshme sipas ligj\u00ebs\u201d. Ai, si Minist\u00ebr dhe si jurist i lauruar me \u201cCum Laude\u201d n\u00eb universitetin \u201cLa Sapienza\u201d t\u00eb Rom\u00ebs, u tha deputet\u00ebve t\u00eb parlamentit t\u00eb asaj kohe se \u201cshkolla jon\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb komb\u00ebtare\u201d dhe \u201ckujdesin p\u00ebr arsimin shteti nuk duhet ta ndaj\u00eb me ask\u00ebnd\u201d. Thelbin e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb reform\u00ebs arsimore Ministri Ivanaj e shprehte me k\u00ebto fjal\u00eb lapidare: \u201cShteti yn\u00eb si \u00e7do shoq\u00ebni e organizueme, ka disa interesa q\u00eb duhen vu n\u00eb vendin e par\u00eb, p\u00ebrpara \u00e7do interesi t\u00eb privat\u00ebve; n\u00eb k\u00ebto interesa jo ma pak se monopolizimi i ushtris\u00eb dhe i drejt\u00ebsis\u00eb, hyn edhe monopolizimi nga ana e shtetit edhe i edukimit t\u00eb popullit, pse sigurimi i nji shteti dhe zhvillimi i qet\u00eb i tij nuk mund t\u00eb sigurohen me forca armate as me ligje, n\u00eb kjoft\u00eb se qytetasit e tij rriten me nji ndiesi p\u00ebrbuzje kundrejt shtetit dhe ligjeve dhe me nji egoiz\u00ebm rr\u00ebnuese antishoqnore e antiatdhedash\u00ebse\u201d. P\u00ebr k\u00ebto ar\u00ebsye u mbyll\u00ebn t\u00eb gjitha shkollat private q\u00eb nuk pranuan autoritetin e shtetit shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontrolluar cil\u00ebsin\u00eb e pro\u00e7esit m\u00ebsimor dhe edukativ.<\/p>\n<p>N\u00eb fushat\u00ebn elektorale q\u00eb \u00e7oi n\u00eb fitoren e Partis\u00eb Socialiste n\u00eb vitin 2013 u deklarua se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk do t\u00eb ket\u00eb universitete fitimprur\u00ebse, por p\u00ebr hir\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs kjo gj\u00eb nuk po realizohet. \u00c7do njeri n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb i bindur se nuk ka ndonj\u00eb universitet privat q\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb fitimprur\u00ebs. Ky premtim i deklaruar mendoj se \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e sigurt\u00eb p\u00ebr ta shp\u00ebtuar plot\u00ebsisht arsimin e lart\u00eb nga groposja e plot\u00eb e tij, por ky premtim nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb projekt-ligjin e ri t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb. P\u00ebrkundrazi aty flitet p\u00ebr ngritjen e institucioneve t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb pavarura dhe kjo krijon p\u00ebrshtypjen se vendin e universiteteve \u201cpiramida\u201d do ta z\u00ebn\u00eb \u201cgrata\u00e7ielat\u201d mashtruese; po k\u00ebshtu projekt-ligji i ri i arsimit t\u00eb lart\u00eb legalizon edhe financimin e universiteteve private, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb universitetet publike vuajn\u00eb nga financimi i pamjaftuesh\u00ebm nga ana e shtetit, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen financimi i tyre do t\u00eb zvoglohet edhe m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb hap\u00eb rrug\u00ebn financimit t\u00eb universiteteve private.<br \/>\nN\u00eb vendet europiane (Gjermani, Franc\u00eb, Itali etj.) nuk ka t\u00eb tilla piramida n\u00eb arsimin e lart\u00eb, sepse mungesa e respektit p\u00ebr dijen shkencore \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebshtim flagrant parimet e demokracis\u00eb. Por shoq\u00ebria shqiptare akoma nuk \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb nivelin e p\u00ebrgjegj\u00ebshm\u00ebris\u00eb s\u00eb demokracive t\u00eb k\u00ebtyre vendeve q\u00eb kan\u00eb universitete q\u00eb festojn\u00eb mij\u00eb vjetor\u00ebt e tyre, kurse ne festojm\u00eb 120 vjetorin e shkoll\u00ebs s\u00eb par\u00eb shqipe. Prandaj k\u00ebto institucione nuk duhen lejuar, sepse p\u00ebrvoja ka treguar se ato nuk mund t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb interes t\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb specialist\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shqiptar\u00eb. Ndryshe n\u00eb institucionet e arsimit t\u00eb lart\u00eb mbetet kanceri q\u00eb do vazhdoj\u00eb ta shkatrroj\u00eb at\u00eb. Mendoj se mund t\u00eb lejohen institute t\u00eb larta jo fitimprur\u00ebse q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb n\u00ebn nj\u00eb kontroll t\u00eb fort\u00eb t\u00eb shtetit p\u00ebr t\u00eb garantuar cil\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrgatitjes s\u00eb specialist\u00ebve t\u00eb lart\u00eb me dije shkencore bashk\u00ebkohore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast zhurma q\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr gjoja mos respektimin e autonomis\u00eb s\u00eb institucioneve t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb nuk ka vend, sepse para s\u00eb gjithash k\u00ebrkohet p\u00ebrgjegj\u00ebshm\u00ebri p\u00ebr produktin cil\u00ebsor q\u00eb duhet t\u00eb japin k\u00ebto institucione. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt-ligj duhet t\u00eb formulohet nj\u00eb nen i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb dhe detyrimin ligjor\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb Ministria e Ar\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb siguruar cil\u00ebsin\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb, duke shkat\u00ebrruar piramidat mashtruese egzistuese universitare. Vet\u00ebm k\u00ebshtu Ministria e Arsimit si institucion i shtetit do t\u00eb mbroj\u00eb qytetar\u00ebt nga mashtrimet lidhur me p\u00ebrgatitjen e specialist\u00ebve t\u00eb lart\u00eb me arsimim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb universitar.<br \/>\nGjat\u00eb diskutimeve t\u00eb projekt-ligjit t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb u paraqit\u00ebn ankesa se ky ligj c\u00ebnon autonomin\u00eb e institucioneve t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb. Por n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta; ky ligj siguron autonomi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe m\u00eb t\u00eb plot\u00eb se ligjet e m\u00ebparshme t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, sepse p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ai e shtrin\u00eb autonomin\u00eb deri n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb baz\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb departamenti. Por un\u00eb mendoj\u00eb se n\u00eb formulimin e nenit q\u00eb shpreh njohjen e autonomis\u00eb t\u00eb shtohet edhe k\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrgjegjshm\u00ebri para shoq\u00ebris\u00eb dhe shtetit shqiptar. Autonomia pa p\u00ebrgjegjshm\u00ebri \u00e7on n\u00eb anarshi. Si shembull mjafton t\u00eb p\u00ebrmendim rastin e provimit t\u00eb infermjer\u00ebve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb li\u00e7ens\u00ebn, ku e kaluan provimin vet\u00ebm 46 p\u00ebrqind, megjith\u00ebse kufiri i njohurive q\u00eb duhet t\u00eb dinin ata ishte v\u00ebn\u00eb shum\u00eb i ult\u00eb, rreth 20 pik\u00eb nga 100. P\u00ebrfytyroni sa i ult\u00eb do t\u00eb ishte ky rezultat n\u00eb qoft\u00eb se niveli i njohurive p\u00ebr t\u00eb kaluar do t\u00eb ishte mbi 50 pik\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kufi i pranuesh\u00ebm. Ky fakt tregon pap\u00ebrgjegj\u00ebshm\u00ebri p\u00ebr pun\u00ebn e p\u00ebrgatitjes s\u00eb specialist\u00ebve t\u00eb lart\u00eb e sidomos kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr specialitete q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve dhe kjo gj\u00eb duhet t\u00eb marri fund. P\u00ebrgjegj\u00ebshm\u00ebria e pun\u00ebs s\u00eb institucioneve t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb do t\u00eb sigurohet me nj\u00eb kontroll t\u00eb fort\u00eb t\u00eb shtetit q\u00eb duhet t\u00eb luaj rrolin si mbrojt\u00ebs i qytetar\u00ebve t\u00eb vet. Notat 10 n\u00eb diplom\u00ebn e \u201cimbecile\u201d R. Bosit jan\u00eb firmosur nga pedagog\u00ebt ton\u00eb dhe jan\u00eb ligj\u00ebruar nga dekan\u00eb dhe rektor\u00eb. Nuk besoj se veprime t\u00eb tilla jan\u00eb t\u00eb rast\u00ebsishme, por me bindje them se jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme dhe t\u00eb d\u00ebnueshme ligj\u00ebrisht. Lind pyetja: a jan\u00eb d\u00ebnuar fakte t\u00eb tilla nga \u201cuniversitetet\u201d q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb autonomi? At\u00ebhere a duhet kontrolli shtet\u00ebror p\u00ebr t\u00eb siguruar p\u00ebrgjegj\u00ebshm\u00ebrin\u00eb?<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjith\u00eb \u00e7po ndodh sot me arsimin e lart\u00eb, jan\u00eb paralajm\u00ebruar nga njer\u00ebz q\u00eb e njohin k\u00ebt\u00eb fush\u00eb deri n\u00eb qeliz\u00eb dhe e duan k\u00ebt\u00eb vend. Por korigjimi nuk vjen me ulje e heqje tarifash. Jo! Profesori i nderuar Dritan Spahiu, jep argumenta se p\u00ebrse ligji \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjergj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjendje. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrim i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":59929,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-60785","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60785","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60785"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60785\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59929"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60785"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60785"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60785"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}