{"id":62606,"date":"2019-01-17T11:15:09","date_gmt":"2019-01-17T10:15:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=62606"},"modified":"2019-01-17T11:15:09","modified_gmt":"2019-01-17T10:15:09","slug":"eskobari-policia-nuk-mu-afrua-kurre-familjaret-kane-negociuar-dorezimin-tim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/eskobari-policia-nuk-mu-afrua-kurre-familjaret-kane-negociuar-dorezimin-tim\/","title":{"rendered":"\u201cEskobari\u201d: Policia nuk m\u2019u afrua kurr\u00eb, familjar\u00ebt kan\u00eb negociuar dor\u00ebzimin tim"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>Artan Hoxha\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p>I akuzuari p\u00ebr trafik droge, Klement Balili tha dje se gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ishte n\u00eb k\u00ebrkim, policia e Shtetit nuk i ishte afruar asnj\u00ebher\u00eb arrestimit t\u00eb tij. Personi m\u00eb i k\u00ebrkuar n\u00eb Shqip\u00ebri, i cil\u00ebsuar si Eskobari i Ballkanit ka folur p\u00ebr gazetarin e Report Tv, Artan Hoxha vet\u00ebm pak or\u00eb para arrestimit. Intervista publikohet e plot\u00eb n\u00eb emisionin \u201cRepolitix\u201d. Teksa pohon se \u00ebsht\u00eb i pafajsh\u00ebm dhe nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb e implikon n\u00eb trafikun e drog\u00ebs Balili flet edhe p\u00ebr lidhjet me politik\u00ebn dhe angazhimin e tij me PD dhe m\u00eb her\u00ebt me LSI, parti p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb angazhuar edhe familjarisht. Ai thot\u00eb se n\u00eb vitin 2006 ka pritur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij ish-kryeministrin Sali Berisha. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2013 em\u00ebrohet drejtor i Transporteve n\u00eb Sarand\u00eb si shp\u00ebrblim nga LSI p\u00ebr kontributin n\u00eb fushat\u00ebn e 2013-\u00ebs<\/p>\n<p><strong>Zoti Balili, prej 10 majit t\u00eb vitit 2016 dhe deri tani q\u00eb jemi n\u00eb mesin e janarit t\u00eb vitit 2019, keni qen\u00eb personi m\u00eb i k\u00ebrkuar n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Pra, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy vite e gjysm\u00eb keni qen\u00eb njeriu nr. 1 n\u00eb list\u00ebn e t\u00eb k\u00ebrkuarve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Pse nuk i jeni dor\u00ebzuar drejt\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe? P\u00ebr \u00e7far\u00eb arsyesh?<\/strong><br \/>\nP\u00ebr arsyet se nuk kisha provat e duhura k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrse m\u00eb akuzonin dhe \u00e7\u00ebshtja n\u00eb momentin e par\u00eb u politizua n\u00eb t\u00eb dy ekstremet. U b\u00ebn\u00eb shum\u00eb akuza t\u00eb r\u00ebnda ndaj meje, u quajta \u201cEskobar\u201d. Dhe normalisht q\u00eb un\u00eb nuk kisha besim.<\/p>\n<p><strong>Keni qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara i ndaluar?<\/strong><br \/>\nPo. Jam arrestuar n\u00eb vitin 2006, kam q\u00ebndruar 6 muaj dhe jam l\u00ebshuar pa asnj\u00eb pyetje dhe pa prova.<\/p>\n<p><strong>Ju than\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb ju kishin arrestuar dhe a ju than\u00eb n\u00eb fund p\u00ebrse ju liruan?<\/strong><br \/>\nM\u00eb arrestuan p\u00ebr nj\u00eb sasi droge (hashash), q\u00eb ishte kapur n\u00eb Borsh. M\u00eb mbajt\u00ebn 6 muaj dhe m\u00eb liruan p\u00ebr munges\u00eb provash, q\u00eb nuk kisha lidhje.<\/p>\n<p><strong>Ju jeni akuzuar edhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb se keni bashk\u00ebpunuar me pjes\u00ebtar\u00eb brenda Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafik t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb nuk kisha lidhje me t\u00eb gjitha ato akuza q\u00eb u b\u00ebn\u00eb. Prokuroria nuk gjeti gj\u00eb p\u00ebr mua dhe e pushoi \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p><strong>Sigurisht q\u00eb t\u00eb jesh i k\u00ebrkuari nr. 1 n\u00eb nj\u00eb vend, edhe si Shqip\u00ebria, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u2019iu shmangur arrestimit nga policia. Ku keni q\u00ebndruar gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe?<\/strong><br \/>\nRrotull, n\u00eb vendet me publik t\u00eb madh, si n\u00eb Gjirokast\u00ebr dhe n\u00eb qytete t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p><strong>Asnj\u00ebher\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe nuk jeni larguar nga Shqip\u00ebria?<\/strong><br \/>\nJo, jo, asnj\u00ebher\u00eb.<br \/>\n<strong>Po si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb policia n\u00eb asnj\u00eb rast nuk ju ka par\u00eb?<\/strong><br \/>\nNuk ka koinciduar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebrball\u00eb meje. Asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Policia ka deklaruar publikisht se ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb seri operacionesh p\u00ebr arrestimin tuaj.<\/strong><br \/>\nPo, i kam d\u00ebgjuar.<\/p>\n<p><strong>Ka qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb af\u00ebr baz\u00ebs ku keni q\u00ebndruar ju?<\/strong><br \/>\nFare, asnj\u00ebher\u00eb.<br \/>\n<strong>Po si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe, pra ju t\u00eb keni q\u00ebndruar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe asnj\u00ebher\u00eb policia nuk ka qen\u00eb e aft\u00eb as q\u00eb t\u2019i afrohet vendit ku ju keni q\u00ebndruar?<\/strong><br \/>\nAty ku kam q\u00ebndruar un\u00eb nuk ka ardhur ndonj\u00ebher\u00eb policia. Dhe as nuk ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb afrohej.<\/p>\n<p><strong>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe q\u00eb keni qen\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb sepse nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb q\u00eb t\u00eb l\u00ebviz\u00ebsh, ka shpenzime, ka kosto, nd\u00ebrkoh\u00eb ka edhe nj\u00eb merak tjet\u00ebr sepse d\u00ebshiron q\u00eb t\u00eb dish se \u00e7far\u00eb ndodh me familjen t\u00ebnde. Si ia keni dal\u00eb q\u00eb t\u2019i shmangeni t\u00eb gjitha k\u00ebtyre operacioneve t\u00eb organizuara nga Policia e Shtetit?<\/strong><br \/>\nPolicia k\u00ebrkonte vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time, n\u00eb fshat. Normale q\u00eb un\u00eb nuk mund t\u00eb rrija n\u00eb fshat.<\/p>\n<p><strong>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, keni ardhur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb banes\u00eb p\u00ebr t\u2019u interesuar p\u00ebr familjar\u00ebt tuaj?<\/strong><br \/>\nPo, kam ardhur.<\/p>\n<p><strong>Policia nuk arriti asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb ta identifikonte k\u00ebt\u00eb?<\/strong><br \/>\nJo, asnj\u00ebher\u00eb. Kam ardhur dhe kam ikur.<\/p>\n<p><strong>Si i keni mbajtur kontaktet me familjar\u00ebt?<\/strong><br \/>\nMe v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Keni ndjer\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb rrezik se dikush, njeri i af\u00ebrt q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb q\u00ebndruar me ju gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, edhe mund t\u2019ju dekonspironte te policia p\u00ebr shkak t\u00eb shp\u00ebrblimit prej 100 milion\u00eb lek\u00ebsh, q\u00eb ka qen\u00eb v\u00ebn\u00eb?<\/strong><br \/>\nJo, jo.<\/p>\n<p><strong>Nga e m\u00ebsuat lajmin q\u00eb ishit shpallur \u201cEskobari i Ballkanit\u201d?<\/strong><br \/>\nNga media. Un\u00eb edhe kur e d\u00ebgjova n\u00eb media, b\u00ebra nj\u00eb intervist\u00eb te puna ime. At\u00ebher\u00eb l\u00ebvizja i lirsh\u00ebm, nuk m\u00eb k\u00ebrkonte njeri. 6 muajt e par\u00eb nuk m\u00eb ngacmonte njeri.<\/p>\n<p><strong>Pra, nga maji deri n\u00eb n\u00ebntor ju keni qen\u00eb i lir\u00eb?<\/strong><br \/>\nPo, i lir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Keni jetuar normalisht?<\/strong><br \/>\nNormal, po. Dilja \u00e7do dit\u00eb n\u00eb qytet. Isha pezulluar nga puna dhe isha i lirsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Nuk ju kontaktoi ndonj\u00eb njeri nga policia, p\u00ebr t\u2019ju th\u00ebn\u00eb q\u00eb jeni person i k\u00ebrkuar p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb hetimi n\u00eb Greqi?<\/strong><br \/>\nJo, as edhe nj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ju vet\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, ndjet\u00eb rrezik q\u00eb mund t\u00eb arrestoheshit?<\/strong><br \/>\nPo, ndieja rrezik por nuk trembesha. Nuk ruhesha q\u00eb t\u00eb fshihesha. Pastaj kur u politizua shum\u00eb dhe u b\u00eb buj\u00eb e madhe, normale q\u00eb kisha frik\u00eb dhe at\u00ebher\u00eb vendosa q\u00eb t\u00eb fshihesha.<\/p>\n<p><strong>Kur vendos\u00ebt t\u00eb largoheshit nga banesa dhe t\u2019i fshiheshit arrestimit nga policia?<\/strong><br \/>\nNga fillimi i dhjetorit 2016 u b\u00eb nj\u00eb operacion. Un\u00eb at\u00eb dit\u00eb kisha l\u00ebvizur nga sht\u00ebpia pasdite sepse paradite isha aty. Kur mora vesh se n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time kishin shkuar shum\u00eb polic\u00eb dhe kishin b\u00ebr\u00eb kontroll, normale q\u00eb n\u00eb at\u00eb moment u fsheha.<\/p>\n<p><strong>Pse e menduat shmangien nga arrestimi, si zgjidhjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb? P\u00ebr \u00e7far\u00eb motivi?<\/strong><br \/>\nP\u00ebr motivin se nuk kisha prova k\u00ebtu dhe un\u00eb mund t\u00eb q\u00ebndroja n\u00eb burg derisa t\u00eb vinin provat ose derisa t\u00eb mbaronte \u00e7\u00ebshtja n\u00eb Greqi.<br \/>\nFare mir\u00eb mund t\u00eb q\u00ebndronit n\u00eb burg dhe t\u00eb ishit p\u00ebrballur me drejt\u00ebsin\u00eb, n\u00ebse ju jeni i bindur q\u00eb nuk ka prova kund\u00ebr jush.<br \/>\nDrejt\u00ebsia nuk kishte dokumentet e duhura, q\u00eb t\u00eb m\u00eb d\u00ebrgonte n\u00eb gjykat\u00eb dhe un\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjesha p\u00ebrball\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pas m\u00eb shum\u00eb se 2 vitesh e gjysm\u00eb, ju keni vendosur q\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjeni thirrjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb dor\u00ebzoheni. Pse pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto momente?<\/strong><br \/>\nPo se n\u00eb k\u00ebto momente kam marr\u00eb nj\u00eb informacion, nj\u00eb njoftim nga avokati, q\u00eb ka ardhur dokumentacioni, si\u00e7 e kam d\u00ebgjuar edhe n\u00eb media, pra kan\u00eb ardhur dokumentet p\u00ebr t\u2019u gjykuar, q\u00eb \u00e7\u00ebshtja ime i kalon drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare. Nga ky moment q\u00eb \u00e7\u00ebshtja ime i kalon drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, un\u00eb e kam deponuar edhe vet\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara q\u00eb n\u00ebse \u00e7\u00ebshtja i kalon drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, un\u00eb jam i gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzohem n\u00eb \u00e7do moment. Nga ky moment q\u00eb \u00e7\u00ebshtja ime i kalon drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, un\u00eb jam i gatsh\u00ebm q\u00eb t\u2019i paraqitem drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kur vendos\u00ebt q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzoheshit? Si i vendos\u00ebt kontaktet me policin\u00eb, n\u00eb \u00e7\u2019form\u00eb? Tani q\u00eb po flisni ju jeni ende i lir\u00eb, pra si kontaktuat me policin\u00eb?<\/strong><br \/>\nPjes\u00ebtar\u00ebt e familjes kan\u00eb kontaktuar me policin\u00eb dhe i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 15, q\u00eb i bie nes\u00ebr, t\u00eb vijn\u00eb e t\u00eb m\u00eb marrin n\u00eb sht\u00ebpi. Dhe un\u00eb jam paraqitur sot n\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb nes\u00ebr t\u2019i dor\u00ebzohem policis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nuk mendoni q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb do t\u00eb dor\u00ebzoheni, mund t\u00eb fillojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri akuzat q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr jush?<\/strong><br \/>\nN\u00eb momentin q\u00eb kan\u00eb ardhur provat, un\u00eb iu paraqita drejt\u00ebsis\u00eb. Se \u00e7far\u00eb provash jan\u00eb, se \u00e7far\u00eb akuzash jan\u00eb do t\u2019i tregoj\u00eb drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p><strong>A jeni n\u00eb dijeni q\u00eb n\u00eb adres\u00ebn tuaj ka nj\u00eb vendim n\u00eb Greqi, q\u00eb jeni d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm n\u00eb Greqi?<\/strong><br \/>\nJo, jo. Greqia nuk ka burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr hashash dhe un\u00eb nuk jam i d\u00ebnuar.<\/p>\n<p><strong>Pse jeni i sigurt q\u00eb nuk jeni d\u00ebnuar?<\/strong><br \/>\nSepse kam nj\u00eb avokat p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen time q\u00eb m\u00eb ka mbrojtur.<\/p>\n<p><strong>Avokat shqiptar apo grek?<\/strong><br \/>\nGrek.<\/p>\n<p>Sepse ambasadori amerikan Lu ka deklaruar \u2026<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja vazhdon q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb proces gjyq\u00ebsor n\u00eb Greqi, nuk ka mbaruar.<\/p>\n<p><strong>Pra ju jeni i bindur q\u00eb deri tani nuk ka d\u00ebnim ndaj jush nga pala greke?<\/strong><br \/>\n\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00eb procese gjyq\u00ebsore.<br \/>\nGjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, ju keni qen\u00eb njeriu m\u00eb i akuzuar n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nofka \u201cEskobari i Ballkanit\u201d ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb emri juaj t\u00eb ishte n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs s\u00eb personave m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nAjo dihet q\u00eb ishte politizuar.<\/p>\n<p><strong>Por ajo q\u00eb i dha m\u00eb tep\u00ebr pesh\u00eb akuzave kund\u00ebr jush ka qen\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebrmendja e emrit tuaj nga ambasada amerikane\u2026<\/strong><br \/>\nAmbasada \u00ebsht\u00eb ndikuar nga politika shqiptare, q\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb sepse un\u00eb nuk kam lidhje as me DEA-n si\u00e7 m\u00eb akuzon DEA, dhe as me ambasad\u00ebn, se un\u00eb akuzohem p\u00ebr 600 kg hashash t\u00eb kapura n\u00eb Zakintho i dyshuar.<\/p>\n<p>A e dini ju q\u00eb p\u00ebr 2 vite e gjysm\u00eb keni qen\u00eb njeri shum\u00eb i k\u00ebrkuar edhe p\u00ebr agjencin\u00eb amerikane t\u00eb antidrog\u00ebs DEA?<br \/>\nPo, kam d\u00ebgjuar dhe ky ka qen\u00eb shkaku q\u00eb un\u00eb nuk jam dor\u00ebzuar sepse k\u00ebtu u b\u00eb nj\u00eb buj\u00eb shum\u00eb e madhe dhe u politizua shum\u00eb. Dhe normale, si mund t\u00eb dor\u00ebzohesha un\u00eb kur m\u00eb akuzon si \u201cEskobar\u201d p\u00ebr 600 kg hashash?<br \/>\nGjat\u00eb k\u00ebsaj kohe keni marr\u00eb ndonj\u00eb informacion p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb emri juaj n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, sepse ju pretendoni sot q\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast nuk jeni p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafik t\u00eb drogave t\u00eb forta, q\u00eb zakonisht jan\u00eb element\u00ebt q\u00eb heton DEA amerikane.<br \/>\nAs q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb fare.<\/p>\n<p><strong>At\u00ebher\u00eb, si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb emri juaj?<\/strong><br \/>\nNuk e di. Politika, ndoshta. Nuk e di k\u00ebt\u00eb se si \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nga aq sa keni kontaktuar me avokat\u00ebt tuaj n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Greqi, p\u00ebr \u00e7far\u00eb episodesh jeni n\u00ebn akuz\u00eb n\u00eb Greqi?<\/strong><br \/>\nP\u00ebr hashash, p\u00ebr pun\u00ebn e Zakinthos.<br \/>\nP\u00ebr ngarkes\u00ebn me 600 kg kanabis.<br \/>\nPo.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb deklarat\u00ebn q\u00eb policia e Athin\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 10 maj t\u00eb vitit 2016, thuhet q\u00eb ju keni bashk\u00ebpunuar me v\u00ebllez\u00ebrit Poti, nga Kuk\u00ebsi, t\u00eb arrestuar n\u00eb Belgjik\u00eb. A i njihni k\u00ebta persona?<\/strong><br \/>\nAs q\u00eb i kam d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb. As i kam par\u00eb dhe as i kam d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb. Nuk m\u00eb ka lidhur ndonj\u00ebher\u00eb puna q\u00eb t\u2019i njoh k\u00ebta persona.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb kthehemi tek akuza q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr rastin e Zaqithos. Aty thuhet q\u00eb identifikimi juaj \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet numrit t\u00eb seris\u00eb s\u00eb nj\u00eb pasaporte. \u00c7far\u00eb ka ndodhur?<\/strong><br \/>\nSi mund t\u00eb nis un\u00eb pasaport\u00ebn time? P\u00ebrse do ta nisja? N\u00eb qoft\u00eb se isha un\u00eb ai, p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsyeje do t\u00eb nisja pasaport\u00ebn? \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb, shum\u00eb e logjikshme.<br \/>\nKeni kontaktuar at\u00eb dit\u00eb me personin, i cili b\u00ebnte transportin sepse n\u00eb dosje thuhet q\u00eb ju keni fikur telefonin sapo keni marr\u00eb vesh q\u00eb di\u00e7ka nuk shkonte.<br \/>\nJo, jo. Nuk \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>E njihni ju personin i cili \u00ebsht\u00eb ndaluar n\u00eb Greqi?<\/strong><br \/>\nK\u00ebt\u00eb t\u00eb Sarand\u00ebs e njoh se ja ku \u00ebsht\u00eb Saranda dhe ka popullsi t\u00eb vog\u00ebl, por thjesht si fytyr\u00eb. Kontakte nuk kam.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb \u00e7far\u00eb rrethanash jeni njohur?<\/strong><br \/>\nN\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb, nuk kam fare asnj\u00eb lidhje. Nuk kam kontakt me anj\u00eb nga ata persona.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb rastin konkret, numri telefonik t\u00eb cilin policia greke pretendon q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga ju, \u00ebsht\u00eb i juaji apo jo?<\/strong><br \/>\nJo. Le ta faktojn\u00eb. Un\u00eb nuk kam fare kontakt me at\u00eb lloj numri q\u00eb m\u00eb akuzojn\u00eb, nuk kam lidhje fare.<br \/>\nAutoritetet greke jan\u00eb t\u00eb bindura q\u00eb skafi, ngarkesa dhe skafisti at\u00eb dit\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb duke b\u00ebr\u00eb trafik p\u00ebr llogarin\u00eb tuaj.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar k\u00ebt\u00eb duhen prova.<br \/>\nPse jeni i bindur ju q\u00eb nuk ka prova.<br \/>\nE di q\u00eb nuk kan\u00eb sepse di veten, njoh veten q\u00eb nuk kam lidhje me at\u00eb pun\u00eb dhe me at\u00eb grup. Kjo \u00ebsht\u00eb krejt normale, si t\u00eb mos jem i bindur. Un\u00eb e di veten se \u00e7far\u00eb kam b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Deri n\u00eb at\u00eb moment, ju me \u00e7far\u00eb aktiviteti jeni marr\u00eb n\u00eb Greqi? Keni pasur biznes atje?<\/strong><br \/>\nJo. Asnj\u00eb biznes n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p><strong>Keni shkuar n\u00eb Greqi?<\/strong><br \/>\nM\u00eb par\u00eb, ka 5-6 vite, q\u00eb n\u00eb 2011-\u00ebn. M\u00eb pas nuk kam shkelur n\u00eb Greqi.<br \/>\nKa nj\u00eb pretendim tjet\u00ebr, n\u00eb t\u00eb cilin thuhet q\u00eb nj\u00eb shtetas i huaj, i cili vinte nga Ekuadori, ka qen\u00eb duke trafikuar 23 kg kokain\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb kryeqytetit britanik Lond\u00ebr. Dhe k\u00ebtu b\u00ebhet edhe lidhja q\u00eb nga ky moment DEA ka filluar hetimet p\u00ebr emrin tuaj.<br \/>\nPo \u00e7far\u00eb lidhje?! As edhe nj\u00eb lidhje nuk ka. Mund ta provojn\u00eb dokumentacionet. Un\u00eb nuk kam fare lidhje dhe nuk njoh asnj\u00eb nga ata persona.<\/p>\n<p><strong>Pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 2013, kur koalicioni i majt\u00eb PS-LSI erdhi n\u00eb pushtet dhe u rr\u00ebzua nga pushteti PD-ja, ju u em\u00ebruat n\u00eb pozicionin e drejtorit rajonal t\u00eb transporteve. Pse shkuat pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb vend? Ju mor\u00ebt pjes\u00eb n\u00eb fushat\u00eb? \u00c7far\u00eb q\u00ebndrimi keni mbajtur?<\/strong><br \/>\nFamilja ime ka kontribuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb parti. Edhe un\u00eb kam kontribuar.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr k\u00eb parti?<\/strong><br \/>\nP\u00ebr LSI-n\u00eb. Kam kontribuar, pavar\u00ebsisht se nuk jam ngat\u00ebrruar me politik\u00ebn, por kam ndihmuar thjesht familjar\u00ebt. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb m\u2019u ofrua ky shp\u00ebrblim, si post drejtori. Dhe un\u00eb e pranova dhe kam sh\u00ebrbyer n\u00eb at\u00eb post. Nuk jam implikuar n\u00eb korrupsion. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb e faktojn\u00eb edhe provat.<\/p>\n<p><strong>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, pra nga viti 2013 deri n\u00eb vitin 2016 kur ndodhi kjo, jeni p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitete politike? Kan\u00eb qen\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2015. Ju si drejtues i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i nj\u00eb sektori n\u00eb zon\u00ebn e Sarand\u00ebs dhe t\u00eb Delvin\u00ebs, gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe jeni p\u00ebrfshir\u00eb, duke pasur parasysh q\u00eb nipi juaj kandidonte?<\/strong><br \/>\nPo, normal q\u00eb jam p\u00ebrfshir\u00eb. Kam kontribuar.<br \/>\nFillimisht familja juaj ka mb\u00ebshtetur t\u00eb djatht\u00ebn, p\u00ebr shkak edhe t\u00eb origjin\u00ebs.<br \/>\nPo.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse e kujtoni, e keni takuar ndonj\u00ebher\u00eb Sali Berish\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Po, para shum\u00eb koh\u00ebsh, kur vinte n\u00eb zon\u00ebn e Delvin\u00ebs. Ka kaluar n\u00eb fshatin tim, ka ardhur edhe n\u00eb banes\u00ebn time. Un\u00eb kam qen\u00eb i vog\u00ebl at\u00ebher\u00eb, e kam takuar, i kam dh\u00ebn\u00eb edhe dor\u00ebn. Vet\u00ebm at\u00eb person.<\/p>\n<p><strong>Po m\u00eb pas, kur ka qen\u00eb kryeminist\u00ebr?<\/strong><br \/>\nJo, jo.<\/p>\n<p><strong>Mban mend ndonj\u00eb rast kur ka ardhur n\u00eb Delvin\u00eb?<\/strong><br \/>\nKur ka ardhur n\u00eb Delvin\u00eb nj\u00eb her\u00eb, ndoshta n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p><strong>Jeni akuzuar sikur keni pasur lidhje direkte me kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama. Sidomos n\u00eb vizitat q\u00eb ai ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb Sarand\u00eb dhe duke p\u00ebrfshir\u00eb q\u00ebndrimin q\u00eb ai ka b\u00ebr\u00eb apo vizitat q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb hotelin \u201cSanta Quaranta\u201d me ministrat e tij. \u00cbsht\u00eb filmuar aty. Si \u00ebsht\u00eb kjo, \u00e7far\u00eb ka ndodhur aty?<\/strong><br \/>\nUn\u00eb nuk kam lidhje me at\u00eb hotel, me at\u00eb pron\u00eb q\u00eb m\u00eb akuzojn\u00eb dhe nuk kam pasur ndonj\u00ebher\u00eb kontakt nga af\u00ebr me Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Ju jeni akuzuar q\u00eb jeni pronar aty.<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb q\u00eb t\u00eb verifikohet kjo, mjafton q\u00eb t\u00eb shihen dokumentet e pron\u00ebsis\u00eb. Un\u00eb nuk kam lidhje fare me at\u00eb pron\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb nga akuzat kryesore t\u00eb b\u00ebra edhe n\u00eb media, ka qen\u00eb q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb siguris\u00eb q\u00eb ka objekti, kamerat kan\u00eb filmuar, serveri \u00ebsht\u00eb zhdukur. Si \u00ebsht\u00eb kjo histori?<\/strong><br \/>\nUn\u00eb nuk kam lidhje fare dhe nuk mund t\u00eb di se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb atje. Nuk jam un\u00eb pronari i hotelit. Hoteli \u00ebsht\u00eb prona e v\u00ebllait. Un\u00eb mund t\u00eb shkoj atje, por nuk mund t\u00eb di se \u00e7far\u00eb b\u00ebhet me pun\u00ebn e tij, me serverat etj.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Artan Hoxha\u00a0 I akuzuari p\u00ebr trafik droge, Klement Balili tha dje se gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ishte n\u00eb k\u00ebrkim, policia e Shtetit nuk i ishte afruar asnj\u00ebher\u00eb arrestimit t\u00eb tij. Personi m\u00eb i k\u00ebrkuar n\u00eb Shqip\u00ebri, i cil\u00ebsuar si Eskobari i Ballkanit ka folur p\u00ebr gazetarin e Report Tv, Artan Hoxha vet\u00ebm pak or\u00eb para arrestimit. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":62612,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-62606","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62606","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62606"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62606\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62612"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62606"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62606"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62606"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}