{"id":62616,"date":"2019-01-17T11:24:54","date_gmt":"2019-01-17T10:24:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=62616"},"modified":"2019-01-17T11:24:54","modified_gmt":"2019-01-17T10:24:54","slug":"kryetari-i-kqz-paralajmeron-transferimi-artificial-i-zgjedhesve-do-kete-pasoja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kryetari-i-kqz-paralajmeron-transferimi-artificial-i-zgjedhesve-do-kete-pasoja\/","title":{"rendered":"Kryetari i KQZ, paralajm\u00ebron: Transferimi artificial i zgjedh\u00ebsve, do ket\u00eb pasoja"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, Klement Zguri, del me deklarat\u00eb lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit.<\/p>\n<p>Ai tha se deri tani Zyrat e Gjendjes Civile kan\u00eb printuar dhe publikuar listat me t\u00eb dh\u00ebnat paraprake p\u00ebr \u00e7do zgjedh\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNe u b\u00ebjm\u00eb thirrje dhe nj\u00eb her\u00eb zgjedh\u00ebsve q\u00eb t\u00eb kontrollojn\u00eb emrin e tyre n\u00eb list\u00ebn elektronike t\u00eb zgjedh\u00ebsve t\u00eb publikuar n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb internetit t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve. Deri m\u00eb dat\u00eb 21 maj 2019 \u00ebsht\u00eb e hapur mund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019iu drejtuar Zyrave t\u00eb Gjendjes Civile ku kan\u00eb t\u00eb regjistruar vendbanimin e tyre p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar apo sakt\u00ebsuar t\u00eb dh\u00ebnat e list\u00ebs. Pas k\u00ebsaj date listat b\u00ebhen p\u00ebrfundimtare\u201d, u shpreh Zguri.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se zgjedh\u00ebsit q\u00eb nuk e kan\u00eb emrin n\u00eb list\u00eb mund t\u00eb votojn\u00eb vet\u00ebm me vendim gjykate.<\/p>\n<p>M\u00eb tej evidentoi se n\u00eb proceset e m\u00ebparshme zgjedhore jo vet\u00ebm v\u00ebzhguesit por edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konstatuar se n\u00eb disa bashki t\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur fenomeni i transferimit artificial t\u00eb vendbanimit t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb atyre q\u00eb kandidojn\u00eb p\u00ebr kryetar\u00eb t\u00eb bashkive, me q\u00ebllim ndikimin e paligjsh\u00ebm mbi rezultatin e votimit, n\u00ebp\u00ebrmjet votave t\u00eb k\u00ebtyre votuesve artificial\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Zgurit, ndryshimi artificial i vendbanimit p\u00ebrb\u00ebn shp\u00ebrdorim t\u00eb past\u00ebr detyre, por ka pasoja t\u00eb r\u00ebnda edhe mbi sistemin demokratik, sepse cenon r\u00ebnd\u00eb raportin e zgjedh\u00ebsve me pushtetin e zgjedhur, si atje ku votojn\u00eb zgjedh\u00ebsit e zhvendosur artificialisht, ashtu dhe atje ku ata fshihen padrejt\u00ebsisht nga lista.<\/p>\n<p>\u201cKy fenomen i kundraligjsh\u00ebm l\u00eb gjurm\u00eb, ndaj \u00ebsht\u00eb i verifikuesh\u00ebm dhe i provuesh\u00ebm leht\u00ebsisht. Zgjedh\u00ebsit e zhvendosur artificialisht regjistrohen masivisht n\u00eb adresa artificiale. \u00cbsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb konstatohet se kur n\u00eb nj\u00eb apartament figurojn\u00eb 10, 20 apo 30 familje, at\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki, kryetari i bashkis\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi i zyr\u00ebs s\u00eb gjendjes civile kan\u00eb organizuar, n\u00eb bashk\u00ebpunim, zhvendosjen artificiale t\u00eb vendbanimit t\u00eb zgjedh\u00ebsve, kan\u00eb kryer shp\u00ebrdorim detyre\u201d, deklaroi kryetari i KQZ.<\/p>\n<p>Ai tha se audit\u00ebt e em\u00ebruar nga KQZ q\u00eb mbik\u00ebqyrin listat e zgjedh\u00ebsve do t\u00eb merren posa\u00e7\u00ebrisht me investigimin e k\u00ebtij fenomeni dhe se KQZ-ja do t\u00eb kall\u00ebzoj\u00eb penalisht kryetar\u00ebt e bashkive dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit e zyrave t\u00eb gjendjes civile, kurdoher\u00eb q\u00eb t\u00eb vihet p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre fakteve, sapo q\u00eb ato t\u00eb konstatohen dhe pa pritur p\u00ebrfundimin e procesit zgjedhor.<\/p>\n<p>Zguri deklaron se po b\u00ebhet ky paralajm\u00ebrim publik, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb kryetar\u00eb bashkish q\u00eb tentojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb manipulimi.<\/p>\n<p>Ai iu b\u00ebri thirrje p\u00ebrgjegj\u00ebsve t\u00eb zyrave t\u00eb gjendjes civile q\u00eb t\u00eb marrin masa e t\u00eb kontrollojn\u00eb t\u00eb gjitha aplikimet q\u00eb u vijn\u00eb p\u00ebr ndryshim vendbanimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb dhe zgjedh\u00ebsit, t\u00eb cil\u00ebve u k\u00ebrkohet t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e skemave t\u00eb tilla t\u00eb manipulimit, t\u00eb refuzojn\u00eb bashk\u00ebpunimin n\u00eb krim.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim shtoi se midis KQZ-s\u00eb, mazhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs nuk ka asnj\u00eb konflikt n\u00eb trajtimin e k\u00ebtij fenomeni dhe se ai \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrligjshm\u00ebri q\u00eb autor\u00ebt e b\u00ebjn\u00eb n\u00eb konflikt t\u00eb past\u00ebr interesi dhe n\u00eb d\u00ebm flagrant t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>\u201cNdaj un\u00eb ftoj dhe lidershipin e mazhoranc\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs t\u00eb deklarohen publiksht kund\u00ebr, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i heqin \u00e7do mb\u00ebshtetje politike fenomenit. Zgjedhjet e dat\u00ebs 30 qershor jan\u00eb ushtrim shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm demokracie, por k\u00ebt\u00eb radh\u00eb ato jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq, jan\u00eb gur prove p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb procesin e vet t\u00eb integrimit n\u00eb Bashkimin Evropian\u201d, deklaroi nd\u00ebr t\u00eb tjera, kryetari i KQZ.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, Klement Zguri, del me deklarat\u00eb lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit. Ai tha se deri tani Zyrat e Gjendjes Civile kan\u00eb printuar dhe publikuar listat me t\u00eb dh\u00ebnat paraprake p\u00ebr \u00e7do zgjedh\u00ebs. \u201cNe u b\u00ebjm\u00eb thirrje dhe nj\u00eb her\u00eb zgjedh\u00ebsve q\u00eb t\u00eb kontrollojn\u00eb emrin e tyre n\u00eb list\u00ebn elektronike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":62619,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-62616","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62616","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62616"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62616\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62619"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62616"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62616"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62616"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}