{"id":69705,"date":"2019-02-20T15:40:36","date_gmt":"2019-02-20T14:40:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=69705"},"modified":"2019-02-20T15:40:36","modified_gmt":"2019-02-20T14:40:36","slug":"nje-shok-qe-i-them-shok-nuk-e-coj-me-vra-kerkoj-drejtesi-zbardhet-deshmia-e-vrasesit-te-h-beqirit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nje-shok-qe-i-them-shok-nuk-e-coj-me-vra-kerkoj-drejtesi-zbardhet-deshmia-e-vrasesit-te-h-beqirit\/","title":{"rendered":"\u201cNj\u00eb shok q\u00eb i them shok, nuk e \u00e7oj me vra. K\u00ebrkoj drejt\u00ebsi\u201d zbardhet d\u00ebshmia e vras\u00ebsit t\u00eb H.Beqirit"},"content":{"rendered":"<p style=\"line-height: 24.0pt;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">\u201cNj\u00eb shok q\u00eb i them shok, nuk e \u00e7oj me vra. K\u00ebrkoj drejt\u00ebsi\u201d. K\u00ebto jan\u00eb fjal\u00ebt e Elvis Hoxh\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore ku \u00ebsht\u00eb si i akuzuar p\u00ebr vrasjen e Hermes Beqirit. K\u00ebto fjal\u00eb Elvis Hoxha i tha n\u00eb pranin\u00eb e ish-shokut t\u00eb tij Ditmir Arifi, ky i fundit i akuzuar si bashk\u00ebpun\u00ebtor. Ndryshe nga Hoxha, Ditmir Arifi k\u00ebrkoi vet\u00ebm m\u00ebshir\u00eb nga gjykata nd\u00ebrsa ka treguar me detaje gjith\u00eb dinamik\u00ebn e k\u00ebsaj ngjarje kriminale.<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 24.0pt;text-align: start;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">Prokuroria e Shkodr\u00ebs k\u00ebrkoi 12 vite burg p\u00ebr Elvis Hoxh\u00ebn i akuzuar si autor i vrasjes t\u00eb Hermes Beqirit dhe 8 vite p\u00ebr Ditmir Arifin i akuzuar si bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb k\u00ebt\u00eb vrasje. I pandehuri Hoxha dhe avokati mbrojt\u00ebs i tij nuk e kan\u00eb pranuar autor\u00ebsin\u00eb p\u00ebr vrasjen e Hermes Beqirit, ngjarje e ndodhur me 4 n\u00ebntor t\u00eb 2017-\u00ebs. I pandehuri deklaroi p\u00ebrpara gjykat\u00ebs se n\u00eb momentin e vrasjes ai nuk ka qen\u00eb fare n\u00eb vendin e ngjarjes. Elvis Hoxha u shpreh se vrasja e Hermes Beqirit \u00ebsht\u00eb kryer nga nj\u00eb person i tret\u00eb i cili e ka k\u00ebrc\u00ebnuar me jet\u00eb Elvisin dhe familjen e tij n\u00ebse do t\u00eb flas\u00eb p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb. Avokati mbrojt\u00ebs Kreshnik Kolndreaj deklaroi se Elvis Hoxha fillimisht e ka pranuar autor\u00ebsin\u00eb e ngjarjes si shkak i presionit psikologjik n\u00eb momentin kur \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje n\u00eb prokurori dhe polici. Sipas mbrojtjes Hoxha s\u2019ka qen\u00eb prezent sepse sipas kompanis\u00eb celulare rezulton se ka qen\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 15 km larg nga vendi ku ndodhi vrasja. Arma e gjetur n\u00eb momentin e arrestimit sipas avokatit nuk \u00ebsht\u00eb arma e krimit dhe deri m\u00eb tani s\u2019ka ende asnj\u00eb prov\u00eb se me at\u00eb arm\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer vrasja. P\u00ebr pal\u00ebn mbrojt\u00ebse \u00e7\u00ebshtja ndaj Elvis Hoxh\u00ebs duhet t\u00eb pushohet dhe t\u00eb shpallet i pafajsh\u00ebm. E vetmja vep\u00ebr penale tha avokati mbrojt\u00ebs \u00ebsht\u00eb ajo e arm\u00ebmbajtjes pa leje.<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 24.0pt;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">Ndryshe nga Elvis Hoxha, shtetasi tjet\u00ebr i akuzuar Ditmir Arifi ka treguar me detaje vrasjen e ndodhur. Sipas tij \u00ebsht\u00eb Elvis Hoxha ai q\u00eb ka q\u00eblluar Hermes Beqirin. Sipas avokatit mbrojt\u00ebs t\u00eb Ditmir Arifit, klienti i tij, Elvis Hoxha dhe viktima jan\u00eb takuar s\u00eb bashku me 4 n\u00ebntor 2017. Ditmir Arifi tha se ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb xhiro me motorin e viktim\u00ebs duke qen\u00eb se njiheshin dhe m\u00eb pas Ditmiri ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb xhiro i vet\u00ebm me motorin e viktim\u00ebs. N\u00eb at\u00eb moment Elvis Hoxha dhe Hermes Beqiri jan\u00eb konfliktuar.<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 24.0pt;text-align: start;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">Viktima i ka marr\u00eb kapelen Elvis Hoxh\u00ebs dhe i ka th\u00ebn\u00eb se s\u2019dua ta jap m\u00eb. M\u00eb pas ia ka dh\u00ebn\u00eb por e ka shar\u00eb Elvisin dhe e ka goditur, kjo sipas deklarimeve t\u00eb pal\u00ebs mbrojt\u00ebse t\u00eb Ditmir Arifit. M\u00eb pas Elvis Hoxha ka marr\u00eb n\u00eb motorin e tij Ditmir Arifin dhe jan\u00eb larguar nga aty. Pasi jan\u00eb larguar autori i dyshuar ka marr\u00eb n\u00eb nj\u00eb kanal n\u00eb lagjen Kiras nj\u00eb automatik kallashnikov por Ditmir Arifi nuk ka patur dijeni se shoku i tij ishte armatosur, k\u00ebt\u00eb e ka th\u00ebn\u00eb edhe vet\u00eb Hoxha n\u00eb hetimet paraprake. Jan\u00eb rikthyer n\u00eb vendin ku ndodhej Hermes Beqiri pas rreth 15 minutash dhe sipas Arifit Elvis Hoxha e ka q\u00eblluar viktim\u00ebn pa u ulur nga motori duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb plagosur r\u00ebnd\u00eb. Jan\u00eb larguar p\u00ebrs\u00ebri me motorin e Elvisit dhe n\u00eb lagjen Rus autori i dyshuar i ka k\u00ebrkuar Ditmirit q\u00eb t\u00eb ulet nga motori tij.<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 24.0pt;text-align: start;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">Ditmir Arifi ka shkuar n\u00eb sht\u00ebpi nd\u00ebrsa Elvisi drejt nj\u00ebsis\u00eb Rrethina ku edhe \u00ebsht\u00eb arrestuar pak or\u00eb pas ngjarjes. K\u00ebshtu pala mbrojt\u00ebse e Ditmir Arifit dhe vet\u00eb i dyshuari deklaruan se s\u2019kishte asnj\u00eb q\u00ebllim nga ana e Ditmirit p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb Hermes Beqirin duke qen\u00eb se ata ishin shok\u00eb q\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara dhe se Ditmiri nuk e ka ditur se Elvis Hoxha ka marr\u00eb arm\u00eb. Pala mbrojt\u00ebse k\u00ebrkoi q\u00eb vepra penale t\u00eb ndryshohet nga \u201cvrasje me paramendim\u201d n\u00eb \u201cvrasje me dashje\u201d sepse e gjith\u00eb ngjarja ka ndodhur p\u00ebr rreth 15 minuta dhe n\u00eb gjaknxeht\u00ebsi e sip\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 24.0pt;text-align: start;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">Pala mbrojt\u00ebse k\u00ebrkoi d\u00ebnim alternativ me sh\u00ebrbim prove p\u00ebr Ditmir Arifin duke patur parasysh rrethanat leht\u00ebsuese si tregimi i ngjarjes me detaje, pendimi p\u00ebr shoq\u00ebrimin e autorit me motor dhe faktin se ka qen\u00eb i mitur por edhe se ka patur gjithnj\u00eb nj\u00eb sjellje t\u00eb mir\u00eb. Prokurori i \u00e7\u00ebshtjes Albert Mur\u00e7aj vazhdoi t\u2019i q\u00ebndroj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr 12 vite burg p\u00ebr Elvis Hoxh\u00ebn dhe 8 vite burg p\u00ebr Ditmir Arifin duke th\u00ebn\u00eb se pretendimet e avokat\u00ebve jan\u00eb t\u00eb pabazuara. N\u00eb fund trapa gjykuese e drejtuar nga Arb\u00ebr \u00c7ela shtyu seanc\u00ebn me 26 shkurt ku tashm\u00eb ka mbetur vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb d\u00ebnimi p\u00ebrfundimtar nga gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cNj\u00eb shok q\u00eb i them shok, nuk e \u00e7oj me vra. K\u00ebrkoj drejt\u00ebsi\u201d. K\u00ebto jan\u00eb fjal\u00ebt e Elvis Hoxh\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore ku \u00ebsht\u00eb si i akuzuar p\u00ebr vrasjen e Hermes Beqirit. K\u00ebto fjal\u00eb Elvis Hoxha i tha n\u00eb pranin\u00eb e ish-shokut t\u00eb tij Ditmir Arifi, ky i fundit i akuzuar si bashk\u00ebpun\u00ebtor. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":69707,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-69705","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69705","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69705"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69705\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69707"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69705"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69705"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69705"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}