{
    "id": 69746,
    "date": "2019-02-20T16:52:31",
    "date_gmt": "2019-02-20T15:52:31",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=69746"
    },
    "modified": "2019-02-20T16:52:31",
    "modified_gmt": "2019-02-20T15:52:31",
    "slug": "sondazhi-shkembimi-i-territoreve-kosovaret-japin-verdiktin",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/sondazhi-shkembimi-i-territoreve-kosovaret-japin-verdiktin\/",
    "title": {
        "rendered": "Sondazhi\/ Shk\u00ebmbimi i territoreve, kosovar\u00ebt japin \u201cverdiktin\u201d"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Instituti K\u00ebrkimor p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Evropiane dhe t\u00eb Zhvillimit ka nxjerr\u00eb t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr sondazhin me opinionet e qytetar\u00ebve, t\u00eb pyetur p\u00ebr\u00a0 vijimin e dialogut\u00a0 mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Nga t\u00eb dh\u00ebnat thuhet se 62 p\u00ebr qind e qytetar\u00ebve mb\u00ebshtesin vazhdimin e dialogut n\u00eb momentin aktual, nd\u00ebrkoh\u00eb 30 p\u00ebr qind mb\u00ebshtesin\u00a0 korrigjimin e kufirit me Serbin\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb Organizat\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara. Para lider\u00ebve institucional e politik n\u00eb Kosov\u00eb, Instituti K\u00ebrkimor p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Evropiane dhe t\u00eb Zhvillimit prezantoi sot sondazhin e realizuar me qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs rreth dialogut Kosov\u00eb-Serbi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sondazh jan\u00eb testuar tre skenar\u00eb me qytetar\u00eb, q\u00eb sipas raportit, nuk ka p\u00ebrkrahje substanciale nga komuniteti shumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr ndonj\u00ebrin nga k\u00ebta skenar\u00eb. Skenari i par\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me status-quo\u2019n, ku vet\u00ebm 16 p\u00ebr qind e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs mb\u00ebshtesin k\u00ebt\u00eb status-quo aktuale mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Skenari i dyt\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Asociacionin e Komunave\u00a0 m\u00eb Shumic\u00eb Serbe me kompetenca ekzekutive, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb njohjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia, ku vet\u00ebm 10 p\u00ebr qind e mb\u00ebshtesin k\u00ebt\u00eb skenar. Nd\u00ebrsa skenari i tret\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me korrigjimin e kufirit mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb njohjes globale dhe an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Organizat\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara. Ky skenar u mb\u00ebshtetet nga 30 p\u00ebr qind. Labinot Grei\u00e7evci nga RIDEA, n\u00eb tryez\u00ebn e organizuar me tem\u00ebn \u201cZ\u00ebri i Popullit rreth \u2018Finales s\u00eb Madhe\u2019 nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb\u201d, ka treguar detaje rreth sondazhit q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me 1000 respodent\u00eb, raporton KP.<\/p>\n<p>\u201cE para, \u00ebsht\u00eb se qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, 62 p\u00ebr qind e tyre mb\u00ebshtesin vazhdimin e dialogut. E dyta, kemi testuar tri skenar\u00eb t\u00eb cilat i kemi radhitur sipas radhitjes n\u00eb vijim. E para, Status Quo-ja, vet\u00ebm 16 p\u00ebr qind e qytetar\u00ebve e mb\u00ebshtesin status quon aktuale nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Skenari i dyt\u00eb q\u00eb e kemi testuar ka qen\u00eb Asociacioni i komunave me kompetenca ekzekutive n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb njohjes de fakto t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, vet\u00ebm 10 p\u00ebr qind e mb\u00ebshtesin k\u00ebt\u00eb skenar. Dhe, skenari i tret\u00eb q\u00eb e kemi testuar n\u00eb sondazh ka qen\u00eb korrigjimi i kufirit mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb njohjes globale t\u00eb Kosov\u00ebs dhe an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb OKB. Mb\u00ebshtetja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb skenar nga qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs ka qen\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 30 p\u00ebr qind\u201d, tha Grei\u00e7evci.<\/p>\n<p>Sondazhi \u201cZ\u00ebri i Popullit rreth \u2018Finales s\u00eb Madhe\u2019 nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb\u201d u b\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb identifikimit t\u00eb perceptimeve dhe q\u00ebndrimeve t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb lidhje me skenar\u00ebt rreth finales s\u00eb madhe mes dy vendeve. Grupi i par\u00eb i gjetjeve tregon se shumica e popullsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr nd\u00ebrprerjes s\u00eb dialogut. Nd\u00ebrsa grupi i dyt\u00eb i gjetjeve fokusohet te vijat e kuqe t\u00eb Kosov\u00ebs lidhur me faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb dialogut. Sondazhet tregojn\u00eb se Liqeni i Ujmanit duhet t\u00eb mbetet brenda territorit t\u00eb Kosov\u00ebs, Trep\u00e7a duhet t\u00eb mbetet pjes\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Lugina e Preshev\u00ebs duhet t\u2019i bashkohet Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cLiqeni i Ujmanit duhet t\u00eb mbetet brenda territorit t\u00eb Kosov\u00ebs. Trep\u00e7a duhet t\u00eb mbetet pjes\u00eb e Kosov\u00ebs, Lugina e Preshev\u00ebs duhet t\u2019i bashkohet Kosov\u00ebs( 69% e shqiptar\u00ebve kundrejt 0% t\u00eb mostr\u00ebs serbe). Lugina e Preshev\u00ebs duhet t\u2019i mbet\u00ebt Serbis\u00eb (13% e shqiptar\u00ebve, kundrejt 84% t\u00eb mostr\u00ebs serbe). Veriu i Kosov\u00ebs: Zve\u00e7ani, pjes\u00eb t\u00eb Zubin Potokut dhe Leposaviqit nuk duhet ti bashkohen Serbis\u00eb( 91% t\u00eb shqiptar\u00ebve kundrejt 10% t\u00eb mostr\u00ebs serbe)\u201d, thuhet n\u00eb sondazhin e publikuar. Sondazhi tregon se popullsia serbe dhe shqiptare flasin me z\u00ebra t\u00eb ndrysh\u00ebm sa i p\u00ebrket vijave t\u00eb kuqe, por pajtohen p\u00ebr nevoj\u00ebn e vazhdimit t\u00eb dialogut. Sondazhi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahur nga Ambasada e Norvegjis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. 43 p\u00ebr qind e p\u00ebrkrahin iden\u00eb q\u00eb Kosova duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb bashkim me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb rast t\u00eb njohjes de facto dhe de jure nga Serbia, dhe 50 p\u00ebr qind e refuzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb ide.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, 49 p\u00ebr qind n\u00eb mesin e shqiptar\u00ebve dhe 76 p\u00ebr qind e serb\u00ebve nuk pajtohen me opsionin q\u00eb Kosova duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb bashkimin me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb rast t\u00eb njohjes de facto dhe te jure nga Serbia\u201d, thuhet n\u00eb sondazh. Nga ky sondazh i publikuar sot del se opinioni publik \u00ebsht\u00eb jo konsistent dhe me pozicione kontradiktore. Sipas raportit, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e pranueshme ndonj\u00eb marr\u00ebveshje e \u2018Finales s\u00eb madhe\u2019 nga shumica n\u00eb Kosov\u00eb, ajo duhet t\u00eb sjell di\u00e7ka t\u00eb q\u00ebndrueshme, thelb\u00ebsore dhe funksionale n\u00eb vend, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn \u00ebsht\u00eb e destinuar t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Instituti K\u00ebrkimor p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Evropiane dhe t\u00eb Zhvillimit ka nxjerr\u00eb t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr sondazhin me opinionet e qytetar\u00ebve, t\u00eb pyetur p\u00ebr\u00a0 vijimin e dialogut\u00a0 mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Nga t\u00eb dh\u00ebnat thuhet se 62 p\u00ebr qind e qytetar\u00ebve mb\u00ebshtesin vazhdimin e dialogut n\u00eb momentin aktual, nd\u00ebrkoh\u00eb 30 p\u00ebr qind mb\u00ebshtesin\u00a0 korrigjimin e kufirit me Serbin\u00eb [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2013,
    "featured_media": 69747,
    "comment_status": "open",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        2
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-69746",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-rajoni"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69746",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69746"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69746\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69747"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69746"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69746"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69746"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}