{"id":70593,"date":"2019-02-24T11:45:56","date_gmt":"2019-02-24T10:45:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=70593"},"modified":"2019-02-24T11:45:56","modified_gmt":"2019-02-24T10:45:56","slug":"arsyet-pse-elvana-gjata-prishi-fejesen-1-vjecare-me-ervin-maten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/arsyet-pse-elvana-gjata-prishi-fejesen-1-vjecare-me-ervin-maten\/","title":{"rendered":"Arsyet pse Elvana Gjata prishi fejes\u00ebn 1-vje\u00e7are me Ervin Mat\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Pas lajmeve t\u00eb bujshme dhe shk\u00ebputjes nga muzika, k\u00ebng\u00ebtarja e njohur Elvana Gjata \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb sken\u00eb gjat\u00eb koncertit me rastin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. E veshur me fustan blu dhe nj\u00eb kapele q\u00eb i eklipsonte gjysm\u00ebn e portretit, veshje e dizenjuar nga miku i saj Valdrin Sahiti, artistja u prit me mjaft entuziaz\u00ebm. Kureshtja u shtua nisur nga fakti q\u00eb k\u00ebta muaj ajo ka qen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes mediatike, q\u00eb prej ngjarjes n\u00eb zon\u00ebn e ish-Bllokut m\u00eb 4 tetor, ku u p\u00ebrfshi ishte i fejuari i saj, Ervin Mata. Bashk\u00eb me rikthimin ajo u komentua p\u00ebr gjith\u00e7ka, nga look-u deri te k\u00ebng\u00ebt e p\u00ebrzgjedhura pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb. Mir\u00ebpo, detaji q\u00eb ra m\u00eb shum\u00eb n\u00eb sy te Gjata ishte mungesa e unaz\u00ebs s\u00eb fejes\u00ebs n\u00eb dor\u00ebn e saj, q\u00eb p\u00ebr ironi t\u00eb fatit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb publike pik\u00ebrisht gjat\u00eb nj\u00eb koncerti n\u00eb Prishtin\u00eb. Ky fakt b\u00ebri t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb dyshonin se ajo mund t\u2019i ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb fund fejes\u00ebs me Ervin Mat\u00ebn, i cili tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim nga Policia. N\u00eb lidhje me unaz\u00ebn, Elvana dha nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cPrive\u201d n\u00eb muajin korrik, ku u pyet p\u00ebr unaz\u00ebn me gur diamanti dhe ajo si gjithmon\u00eb u tregua e rezervuar, duke u shprehur se e ka t\u00eb shenjt\u00eb jet\u00ebn private. Por nuk vonoi shum\u00eb dhe m\u00eb von\u00eb u zbulua se unaza ishte nj\u00eb dhurat\u00eb e partnerit t\u00eb saj. Por n\u00eb koncertin e rikthimit unaza n\u00eb dor\u00ebn e k\u00ebng\u00ebtares mungonte, duke ngritur dyshimet n\u00eb media n\u00ebse kjo ishte nj\u00eb zgjedhje e stilistit personal t\u00eb saj, Valdrin Sahitit apo k\u00ebng\u00ebtarja \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb p\u00ebrfundimisht nga Ervin Mata, pas nj\u00eb viti fejes\u00eb zyrtare. \u201cPanorama Plus\u201d ju sjell disa detaje sekrete nga kjo histori.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb Elvana Gjata u fejua me biznesmenin nga Tirana, i komentuar si pronari i nj\u00eb hoteli n\u00eb Tiran\u00eb. Ishte fiks periudha kur k\u00ebng\u00ebtarja u mungoi fansave t\u00eb saj, duke mos qen\u00eb fare aktive n\u00eb rrjetet sociale pasi udh\u00ebtoi p\u00ebr pak koh\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ku po realizonte projektet e reja muzikore. Miq t\u00eb af\u00ebrm treguan se n\u00eb fund t\u00eb 2017-s, ajo ishte fejuar n\u00eb fsheht\u00ebsi me t\u00eb dashurin biznesmen. U fol se artistja kishte zyrtarizuar lidhjen e saj dyvje\u00e7are n\u00eb fsheht\u00ebsi me nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb njo- Paskuintat e ndarjes nga partneri zyrtar prej nj\u00eb viti dhe karriera e re si beqare hur n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e tij t\u00eb shtrenjt\u00eb q\u00eb b\u00ebnte. P\u00ebr fejes\u00ebn ai kishte marr\u00eb edhe miratimin e prind\u00ebrve t\u00eb tij (t\u00eb cil\u00ebt e donin dhe mb\u00ebshtesnin shum\u00eb Elvan\u00ebn), nj\u00eb familje e njohur biznesmen\u00ebsh n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Elvana madje konsiderohej si nusja n\u00eb familjen e tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ata u pan\u00eb t\u00eb par\u00ebt n\u00eb radh\u00eb n\u00eb koncertin e saj n\u00eb bashk\u00ebpunim me Pirro \u00c7akon. Por rrota e fatit ndryshoi me shpejt\u00ebsin\u00eb e er\u00ebs p\u00ebr Elvan\u00ebn dhe t\u00eb fejuarin e saj, p\u00ebr t\u00eb cilin e tha n\u00eb ekran se \u201cZoti e kishte bekuar me nj\u00eb fat shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb!\u201d. Q\u00eb prej ngjarjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb ndodhi m\u00eb 4 tetor 2018 n\u00eb zon\u00ebn e ish-Bllokut, ku i p\u00ebrfshir\u00eb ishte dhe i dashuri i saj, Elvana nuk u shfaq n\u00eb publik, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tu, heqja e unaz\u00ebs nuk ka qen\u00eb aspak nj\u00eb truk i sugjeruar nga stilisti i saj, por nj\u00eb vendim q\u00eb ajo ka marr\u00eb p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb nga i fejuari. Thuhet se p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb komunikimit mes tyre, i fejuari do e marr\u00eb vesh nga mediat vendimin e saj p\u00ebr ta mbyllur k\u00ebt\u00eb histori.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb periudh\u00eb q\u00eb ka q\u00ebndruar n\u00eb heshtje sa u p\u00ebrket rrjeteve sociale, Elvana \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga hotelet e njohur atje. Shkak p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe p\u00ebrfshirja n\u00eb p\u00ebrplasjen me arm\u00eb t\u00eb kush\u00ebririt t\u00eb saj, gj\u00eb q\u00eb e ka futur k\u00ebng\u00ebtaren n\u00eb konflikt edhe me fisin e saj. Sipas burimeve pran\u00eb k\u00ebng\u00ebtares, ajo nuk e priste se mund t\u00eb p\u00ebrshihej n\u00eb nj\u00eb skandal t\u00eb till\u00eb me t\u00eb fejuarin, nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb m\u00ebsohet se e ka njohur q\u00eb n\u00eb gjimnaz, pasi e ka pasur shok shkolle. Ritakimi m\u00eb von\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb mes tyre t\u00eb lindin ndjenjat dhe t\u00eb merrnin vendimin p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb histori t\u00eb re bazuar n\u00eb konsideratat e dikurshme q\u00eb ruanin p\u00ebr nj\u00ebritjetrin.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj historie Elvana ka vuajtur jo pak pesh\u00ebn e paragjykimeve se u lidh me Ervinin p\u00ebr shkak t\u00eb parave t\u00eb tij. Elvana e ka theksuar gjithmon\u00eb se parat\u00eb nuk i kan\u00eb munguar, kjo n\u00eb saj\u00eb t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb saj nd\u00ebr vite. Ajo tashm\u00eb po punon p\u00ebr disa k\u00ebng\u00eb t\u00eb reja, p\u00ebr t\u00eb cilat jemi kureshtar\u00eb t\u2019i shohim se si do t\u00eb jen\u00eb dhe n\u00eb \u00e7\u2019dimensione do e rikthejn\u00eb Elvan\u00ebn n\u00eb muzik\u00eb, aty ku e kishte l\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>DROGA Q\u00cb U GJEND N\u00cb MAKIN\u00cb, SKENA PSE FILMI ME ELVANA GJAT\u00cbN MUND T\u00cb MOS PUBLIKOHET KURR\u00cb<\/p>\n<p>Me rikthimin e saj n\u00eb sken\u00ebn e Kosov\u00ebs, Elvana Gjata dha intervist\u00ebn e saj t\u00eb par\u00eb p\u00ebr \u201cKlan Kosova\u201d pas ngjarjes n\u00eb Bllok. \u201cMezi po pres t\u00eb k\u00ebndoj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ju, t\u00eb p\u00ebrqafohem dhe nj\u00eb her\u00eb me publikun dhe t\u00eb jap shpirtin tim\u201d, u shpreh ajo jo pak e emocionuar, pasi, sipas saj, emocionet p\u00ebr nj\u00eb artist vet\u00ebm shtohen me kalimin e viteve. N\u00eb at\u00eb intervist\u00eb ajo foli dhe p\u00ebr filmin komik \u201cDy gisht mjalt\u00eb\u201d me Ermal Mamaqin, ku u shpreh se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb do t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb shfaq\u00eb an\u00ebn e saj si \u201ckaragjoze\u201d n\u00ebp\u00ebrmjet aktrimit, duke qen\u00eb se ajo ka mbaruar studimet e larta p\u00ebr regji.<\/p>\n<p>Duke mos p\u00ebrmendur dat\u00eb p\u00ebr premir\u00ebn (pas shtyrjes m\u00eb 14 shkurt), Elvana e komentoi si nj\u00eb film shum\u00eb t\u00eb bukur me momente nga realiteti i nj\u00eb \u00e7ifti n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Nd\u00ebrsa fillimisht publikimi i tij m\u00eb 14 shkurt u shty, tashm\u00eb nj\u00eb burim p\u00ebr \u201cIconstyle.al\u201d pohoi se filmi ka gjasa t\u00eb mos transmetohet kurr\u00eb. Dhe kjo lidhet me skenat e tij. Pavar\u00ebsisht se dy protagonist\u00ebt kan\u00eb ndar\u00eb shum\u00eb pak detaje prej tij, i nj\u00ebjti burim konfirmoi tematik\u00ebn e filmit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrfshihen edhe afera droge.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb nj\u00ebjtit burim, Ermali n\u00eb film quhet Ervin, i cili n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb dhe emri i partnerit t\u00eb Elvana Gjat\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb tragjedin\u00eb e ndodhur m\u00eb 4 tetor t\u00eb 2018- s n\u00eb ish-Bllok, ku mbeti i vrar\u00eb nj\u00eb person. Gjithashtu n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb filmit, Elvana m\u00ebsohet se aksidentalisht ndodhet n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb ku kishte drog\u00eb dhe pasi pikaset, arrestohet nga Policia. Si p\u00ebr ironi t\u00eb fatit, ky skenar i paraprin problemeve t\u00eb partnerit t\u00eb saj Ervin Mata, ku shkak p\u00ebr mosmarr\u00ebveshjen e 4 tetorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar dyshohet se ishte nj\u00eb sasi e konsiderueshme kokaine. Dhe k\u00ebto detaje mendohet se jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme q\u00eb t\u00eb anulohet publikimi i filmit \u201cDy gisht mjalt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas lajmeve t\u00eb bujshme dhe shk\u00ebputjes nga muzika, k\u00ebng\u00ebtarja e njohur Elvana Gjata \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb sken\u00eb gjat\u00eb koncertit me rastin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. E veshur me fustan blu dhe nj\u00eb kapele q\u00eb i eklipsonte gjysm\u00ebn e portretit, veshje e dizenjuar nga miku i saj Valdrin Sahiti, artistja u prit me mjaft entuziaz\u00ebm. Kureshtja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-70593","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70593","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70593"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70593\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70593"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70593"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70593"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}