{"id":71767,"date":"2019-03-01T13:53:53","date_gmt":"2019-03-01T12:53:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=71767"},"modified":"2019-03-01T13:53:53","modified_gmt":"2019-03-01T12:53:53","slug":"pse-me-ofendove-te-kisha-ndonje-borxh-zbardhet-deshmia-e-burrit-qe-vrau-fqinjin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/pse-me-ofendove-te-kisha-ndonje-borxh-zbardhet-deshmia-e-burrit-qe-vrau-fqinjin\/","title":{"rendered":"\u201cPse m\u00eb ofendove, t\u00eb kisha ndonj\u00eb borxh?\u201d, zbardhet d\u00ebshmia e burrit q\u00eb vrau fqinjin"},"content":{"rendered":"<p>\u201cMartinin e vrava teksa ndodhesha n\u00eb gjendje t\u00eb dehur, pasi m\u00eb her\u00ebt m\u00eb kishte ofenduar shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d. K\u00ebshtu ka deklaruar para togave t\u00eb zeza Ndue Zefi, qe vrau me arme fqinjin e tij ne Durres, teksa u rimor n\u00eb pyetje nga hetuesit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb rimarrjes n\u00eb pyetja ai ka deklaruar:<\/p>\n<p>\u201cGjith\u00e7ka ndodhi shum\u00eb shpejt. Un\u00eb isha n\u00eb gjendje t\u00eb dehur dhe i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Tashm\u00eb q\u00eb jam m\u00eb i qet\u00eb, ndihem shum\u00eb i penduar p\u00ebr veprimin tim aspak normal. Historia \u00ebsht\u00eb kjo: Un\u00eb punoj si shofer me nj\u00eb firm\u00eb. At\u00eb dit\u00eb (t\u00eb shtun\u00ebn) kisha marr\u00eb rrog\u00ebn. Nga pasditja shkova te lokali dhe po pija vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb. Pas disa or\u00ebsh, n\u00eb lokal hyri edhe Martini, me t\u00eb cilin sikurse theksova, kishim njohje t\u00eb vjetra q\u00eb kur kishim jetuar n\u00eb fshatin Adriatik t\u00eb La\u00e7it disa vite m\u00eb par\u00eb. Duke qen\u00eb se njiheshim, e ftova t\u00eb m\u00eb bashkohej n\u00eb tavolin\u00eb, por ai nuk pranoi, madje m\u00eb p\u00ebrbuzi. Aty nisi gjith\u00e7ka. Un\u00eb i k\u00ebrkova llogari n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, nd\u00ebrkoh\u00eb Martini, edhe pse konstatoi se isha n\u00eb gjendje t\u00eb dehur, vazhdoi t\u00eb m\u00eb p\u00ebrbuzte dhe ofendonte. Aty ndodheshin edhe persona t\u00eb tjer\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt kishim njohje. Martini m\u00eb shau nga n\u00ebna, motra dhe gruaja, s\u2019m\u00eb la gj\u00eb pa th\u00ebn\u00eb. \u201cShko re pijanec, do ulem un\u00eb me ty, ti nj\u00eb cop\u00eb shofer je, kurse un\u00eb biznesmen. Nuk e ul un\u00eb veten t\u00eb rri me ty etj., etj.\u201d.\u00a0N\u00eb k\u00ebto kushte, un\u00eb u preka shum\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, mbeta shum\u00eb i ofenduar. Ashtu sikurse isha n\u00eb gjendje t\u00eb dehur, shkova n\u00eb sht\u00ebpi dhe mora arm\u00ebn. E prita aty n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. N\u00eb momentin q\u00eb erdhi, i them pse m\u00eb ofendove, t\u00eb kisha ndonj\u00eb borxh? Ai prap\u00eb m\u2019u kthye n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, duke m\u00eb shar\u00eb nga njer\u00ebzit e familjes. Aty nuk durova dot dhe e q\u00ebllova disa her\u00eb, duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekur n\u00eb vend\u201d, ka deklaruar Zefi p\u00ebr motivin, nd\u00ebrsa sqaroi edhe momentin e arratisjes dyditore.<\/p>\n<p>37-vje\u00e7ari kishte planifikuar t\u00eb largohej drejt Greqis\u00eb, por kishte frik\u00eb se mund t\u00eb ndalohej nga Policia n\u00eb Pik\u00ebn Kufitare t\u00eb Kakavij\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPas ngjarjes mora makin\u00ebn dhe doja t\u00eb ikja n\u00eb Greqi. Pa arritur n\u00eb Fier, hodha arm\u00ebn dhe m\u00eb pas shkova n\u00eb Gjirokast\u00ebr. Desha t\u00eb kaloja kufirin, por kisha frik\u00eb mos ishte lajm\u00ebruar Policia dhe m\u00eb arrestonin n\u00eb Kakavij\u00eb. K\u00ebshtu, u ktheva mbrapa. Shkova n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb Malin e Zi, por edhe aty mendova t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, pasi Policia e Durr\u00ebsit m\u00eb kishte shpallur n\u00eb k\u00ebrkim dhe detyrimisht ishin lajm\u00ebruar pikat kufitare. N\u00eb k\u00ebto kushte, e pash\u00eb vet\u00ebn ngusht\u00eb sepse nuk u largova dot nga Shqip\u00ebria. Vendosa t\u00eb vet\u00ebdor\u00ebzohem. Shkova n\u00eb komisariat dhe tregova gjith\u00e7ka\u201d, m\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb shprehur 37-vje\u00e7ari<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cMartinin e vrava teksa ndodhesha n\u00eb gjendje t\u00eb dehur, pasi m\u00eb her\u00ebt m\u00eb kishte ofenduar shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d. K\u00ebshtu ka deklaruar para togave t\u00eb zeza Ndue Zefi, qe vrau me arme fqinjin e tij ne Durres, teksa u rimor n\u00eb pyetje nga hetuesit. Gjat\u00eb rimarrjes n\u00eb pyetja ai ka deklaruar: \u201cGjith\u00e7ka ndodhi shum\u00eb shpejt. Un\u00eb isha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-71767","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71767","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71767"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71767\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71767"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71767"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71767"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}