{"id":73024,"date":"2019-03-08T16:50:09","date_gmt":"2019-03-08T15:50:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=73024"},"modified":"2019-03-08T16:50:09","modified_gmt":"2019-03-08T15:50:09","slug":"adriatik-llalla-puneson-lobiste-ne-shba-per-te-shpetuar-nga-lista-e-zeze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/adriatik-llalla-puneson-lobiste-ne-shba-per-te-shpetuar-nga-lista-e-zeze\/","title":{"rendered":"Adriatik Llalla pun\u00ebson lobist\u00eb n\u00eb SHBA p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga \u2018lista e zez\u00eb\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Ish -Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Adriatik Llalla \u2013 asetet e t\u00eb cilit jan\u00eb n\u00ebn sekuestro pasi \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr pastrim parash, ka pun\u00ebsuar dy lobist\u00eb nga Nju Jorku p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar vendimin e Departamentit t\u00eb Shtetit q\u00eb e shpalli \u201cpersona non-grata\u201d n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Michael Gibaldi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb jurist i diplomuar \u2018suma cum laude\u2019 nga Universiteti Pensilvanis\u00eb dhe i Harvardit dhe specializohet me fokus n\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale, administrative si dhe gjyqet tregtare komplekse. Shefi i tij, Michael Tremonte \u00ebsht\u00eb ish-prokuror dhe avokat me eksperienc\u00eb \u2013 partner dhe themelues i studios ligjore \u2018Sher Tremonte LLP\u2019.<\/p>\n<p>Me zyra n\u00eb \u2018Broad Street\u2019 t\u00eb Manhatanit \u2013zemra e distriktit financiar t\u00eb Nju Jorkut, Sher Tremonte LLP \u00ebsht\u00eb nj\u00eb studio ligjore e specializuar n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e kompanive n\u00eb konflikte tregtare komplekse si dhe probleme ligjore q\u00eb lidhen me t\u00eb ashtuquajturit \u2018jaka t\u00eb bardha.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 4 mars, studioja ligjore Sher Tremonte \u2013 e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga dy jurist\u00ebt Gibaldi dhe Tremonte \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Kongresit t\u00eb SHBA si kompani lobimi p\u00ebr ish-Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Adriatik Llalla.<\/p>\n<p>Sipas formularit t\u00eb regjistrimit, nj\u00eb kopje e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb siguruar nga BIRN, q\u00ebllimi i aktiviteteve t\u00eb lobimit, t\u00eb nd\u00ebrmarra nga \u201cSher Tremonte\u2019 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ish-prokurorit shqiptar n\u00eb SHBA lidhet me vendimin e Departamentit t\u00eb Shtetit p\u00ebr ta shpallur Llall\u00ebn dhe familjen e tij si persona non-grata.<\/p>\n<p>\u201cShfuqizimi i vendimit t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit i dat\u00ebs 14 shkurt 2018, p\u00ebr t\u00eb listuar Adriatik Llall\u00ebn dhe familjen e tij t\u00eb af\u00ebrt si t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr hyrje n\u00eb Shtetet e Bashkuara,\u201d p\u00ebrshkruhet si q\u00ebllimi specifik i aktiviteteve t\u00eb lobimit n\u00eb formular.<\/p>\n<p>Llalla u shpall i pad\u00ebshiruar nga Departamenti i Shtetit nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, me motivacionin e p\u00ebrfshirjes dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb korrupsion. P\u00ebrve\u00e7 Llall\u00ebs, n\u00eb formular listohet si financues i aktiviteteve t\u00eb lobimit n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se 5 mij\u00eb USD\u00a0 edhe nj\u00eb kompani nga Nju Xhersi, e quajtur \u2018Lita Brothers Construction\u2019 \u2013 n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb n\u00ebnkryetarit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Kamz\u00ebs, Korab Lita.<\/p>\n<p>Shuma totale q\u00eb ka paguar Llalla dhe kompania \u201cLita Brothers Construction\u201d p\u00ebr aktivitetet e lobimit mbetet e paqart\u00eb.<\/p>\n<p>I kontaktuar nga BIRN n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit, Llalla nuk ju p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment. Edhe lobist\u00ebt Gibaldi dhe Tremonte gjithashtu nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb BIRN p\u00ebr koment n\u00ebp\u00ebrmjet emailit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00ebnkryetari i bashkis\u00eb s\u00eb Kamz\u00ebs, Korab Lita i tha BIRN se nuk kishte lidhje me p\u00ebrpjekjet e Llall\u00ebs p\u00ebr lobim n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jetoj n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nuk kam asnj\u00eb lidhje fare,\u201d u shpreh Lita prerazi.<\/p>\n<p>Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb vitin 2012 dhe e mbajti k\u00ebt\u00eb post deri n\u00eb n\u00ebntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vje\u00e7ar dhe u z\u00ebvend\u00ebsua nga Prokurorja e P\u00ebrgjithshme e P\u00ebrkohshme, Arta Marku.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij n\u00eb krye t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Llalla u p\u00ebrball me akuza p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb dob\u00ebt n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit dhe korrupsionit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pati edhe nj\u00eb p\u00ebrplasje publike me ish-ambasadorin e SHBA-ve n\u00eb Tiran\u00eb, Donald Lu, me t\u00eb cilin e ndanin pik\u00ebpamjet p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb njoftimi publik nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, n\u00eb mesin e muajit shkurt, ish Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson shpalli vendimin p\u00ebr ta vendosur Adriatik Llall\u00ebn n\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb zez\u00eb zyrtar\u00ebsh q\u00eb i ndalohet hyrja n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, s\u00eb bashku me familjen.<\/p>\n<p>Ligji amerikan parashikon q\u00eb n\u00eb rastet kur ka informacione t\u00eb besueshme se zyrtar\u00eb t\u00eb huaj p\u00ebrfshihen n\u00eb raste madhore korrupsioni, ose n\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, k\u00ebtyre individ\u00ebve dhe familjes s\u00eb tyre t\u00eb af\u00ebrt u ndalohet hyrja n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<p>Sekretari i Shtetit ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb sanksionet ndaj k\u00ebtyre individ\u00ebve dhe familjeve t\u00eb tyre, t\u2019i miratoj\u00eb privatisht ose t\u2019i b\u00ebj\u00eb publike, si\u00e7 ishte rasti i z. Llalla. P\u00ebrve\u00e7 Llall\u00ebs, vendimi sanksionon hyrjen n\u00eb Amerik\u00eb edhe p\u00ebr bashk\u00ebshorten e tij, Ardiana Llalla, t\u00eb vajz\u00ebs Eni Llalla dhe t\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije tjet\u00ebr q\u00eb nuk ka shtet\u00ebsi amerikane.<\/p>\n<p>Por duket se ish-prokurori nuk \u00ebsht\u00eb pajtuar me vendimin e marr\u00eb nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe p\u00ebr ta p\u00ebrmbysur at\u00eb, ka pun\u00ebsuar studion ligjore \u201cSher Tremonte\u201d LLP.<\/p>\n<p>Studioja ligjore Sher Tremonte LLP nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani klasike lobimi. Megjithat\u00eb, n\u00eb kongresin amerikan, avokat\u00ebt Gibaldi dhe Tremonte njihen si dy jurist\u00ebt q\u00eb kan\u00eb asistuar gjat\u00eb intervist\u00ebs p\u00ebrpara Senatit lobistin ruso-amerikan, Rinat Akhmetshin.<\/p>\n<p>Sipas mediave amerikane, Akhmetshin ka qen\u00eb nj\u00eb agjent sovjetik i kund\u00ebrzbulimit dhe \u00ebsht\u00eb lidhur me nj\u00eb fushat\u00eb lobimi n\u00eb SHBA p\u00ebr t\u00eb shfuqizuar t\u00eb ashtuquajturin ligji \u2018Magnitsky\u2019. Ky ligji i miratuar nga Kongresi Amerikan n\u00eb vitin 2012, ka p\u00ebr q\u00ebllim sanksionimi e personave t\u00eb lidhur me vdekjen n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb Mosk\u00ebs, t\u00eb kontabilistit rus Sergei Magnitsky.<\/p>\n<p>Midis Llall\u00ebs dhe Akhmeteshin nuk duket se ka ndonj\u00eb lidhje, p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb dy pal\u00ebt kan\u00eb pun\u00ebsuar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt avokat\u00eb p\u00ebr t\u2019i asistuar me problemet e tyre ligjore n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Kompania \u2018Lita Brothers Construction\u2019 \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb SHBA n\u00eb vitin 2005, n\u00eb Cliffside Park, Nju Xhersi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Bedri Lit\u00ebs. Aktualisht kompania e ka selin\u00eb n\u00eb 378 South Washington Avenue, Bergenfield.<\/p>\n<p>Bedriu \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai i Korab Lit\u00ebs, n\u00ebnkryetarit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Kamz\u00ebs. V\u00ebllez\u00ebrit e Korab Lit\u00ebs, emigrant\u00eb prej shum\u00eb vitesh n\u00eb SHBA, jan\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan. P\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb kontaktuar kompanin\u00eb \u2018Lita Brothers Construction\u2019 n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit rezultuan t\u00eb pasuksesshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb lidhja e tyre me ish-prokurorin Adriatik Llalla mbetet e paqart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Hetimet ndaj Llall\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb Adriatik Llalla b\u00ebn p\u00ebrpjekje n\u00ebp\u00ebrmjet lobist\u00ebve n\u00eb SHBA p\u00ebr t\u00eb hequr emrin nga lista e zez\u00eb e Departamentit t\u00eb Shtetit, ai po hetohet n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebn dyshimin se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb pastrimi parash.<\/p>\n<p>Akuza ndaj Llall\u00ebs p\u00ebrfshin veprat penale \u201crefuzim p\u00ebr deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rrem\u00eb i pasuris\u00eb, interesave private t\u00eb t\u00eb zgjedhurve dhe n\u00ebpun\u00ebsve publik\u00eb\u201d, \u201cmosdeklarim t\u00eb shumave monetare n\u00eb kufi\u201d, \u201cpastrim t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d dhe \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik 2018, Gjykata e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb sekuestroi pronat e ish-Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. N\u00eb nj\u00eb njoftim p\u00ebr shtyp, Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda b\u00ebri t\u00eb ditur se Llall\u00ebs iu vendos\u00ebn n\u00ebn sekuestro nj\u00eb apartament 67 metra katror\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs dhe kat\u00ebr parcela toke me sip\u00ebrfaqe t\u00eb p\u00ebrgjithshme prej rreth 22 mij\u00eb metrash katror\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSi rezultat i veprimeve hetimore t\u00eb kryera, jan\u00eb krijuar dyshime t\u00eb arsyeshme se disa pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb shtetasit Adriatik Llalla p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb produkt t\u00eb vepr\u00ebs penale,\u201d deklaroi prokuroria.<\/p>\n<p>Hetimi ndaj Llall\u00ebs u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durr\u00ebsit m\u00eb 15 mars 2018 n\u00ebn akuz\u00ebn e fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb, shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>Nj\u00eb investigim i m\u00ebparsh\u00ebm i BIRN\u00a0tregoi se si Llalla transformoi nj\u00eb investim fillestar prej 16.3 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb prona me vler\u00eb mbi 1 milion\u00eb euro p\u00ebrmes transaksioneve me nj\u00eb person t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vrasje, nj\u00eb biznesmen -fitues tenderi n\u00eb Prokurori dhe nj\u00eb instruktor hipizmi i p\u00ebrdorur si sekser tokash.<\/p>\n<p>Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se Adriatik Llalla bleu kat\u00ebr parcela tok\u00eb me sip\u00ebrfaqe totale prej 22 mij\u00eb metrash katror\u00eb nga dhjetori i vitit 2016 deri n\u00eb maj t\u00eb vitit 2017. T\u00eb kat\u00ebr kontratat i kushtuan 14.8 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb total ish-kryeprokurorit, me nj\u00eb \u00e7mim q\u00eb luhatet nga 600 n\u00eb 1 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr met\u00ebr katror. Menj\u00ebher\u00eb pas blerjes, Llalla i p\u00ebrfshiu tokat n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit dhe sipas \u00e7mimeve t\u00eb referenc\u00ebs, vlera e tyre totale u rrit me 6-fish, duke kapur shifr\u00ebn e 93.7 milion\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Llalla e ka deklaruar veten t\u00eb pafajsh\u00ebm ndaj akuzave. Megjithat\u00eb, pas gati 1 vite e gjysm\u00eb pa pun\u00eb dhe me asetet e tij t\u00eb ngrira nga Prokuroria, mbetet e paqart\u00eb se me \u00e7far\u00eb mjetesh financiare e ka siguruar ai sh\u00ebrbimin e studios ligjore amerikane \u2018Sher Tremonte LLP\u2019.\/BIRN<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish -Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Adriatik Llalla \u2013 asetet e t\u00eb cilit jan\u00eb n\u00ebn sekuestro pasi \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr pastrim parash, ka pun\u00ebsuar dy lobist\u00eb nga Nju Jorku p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar vendimin e Departamentit t\u00eb Shtetit q\u00eb e shpalli \u201cpersona non-grata\u201d n\u00eb SHBA. Michael Gibaldi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb jurist i diplomuar \u2018suma cum laude\u2019 nga Universiteti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":73025,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[198,241,231,235,201],"tags":[],"class_list":{"0":"post-73024","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-360-grade","8":"category-aktualitet","9":"category-lajme","10":"category-vendi","11":"category-zbardhi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73024","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73024"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73024\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73025"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73024"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73024"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73024"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}