{"id":73362,"date":"2019-03-11T15:24:04","date_gmt":"2019-03-11T14:24:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=73362"},"modified":"2019-03-11T15:24:04","modified_gmt":"2019-03-11T14:24:04","slug":"kumbaro-dy-skenaret-si-mund-te-ecet-me-tej","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kumbaro-dy-skenaret-si-mund-te-ecet-me-tej\/","title":{"rendered":"Kumbaro: Dy skenar\u00ebt si mund t\u00eb ecet m\u00eb tej"},"content":{"rendered":"<p>\u201cAtentat ndaj demokracis\u00eb\u201d. K\u00ebshtu e konsideron ish-ministrja e Kultur\u00ebs, Mirela Kumbaro vendimin e opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb djegur mandatet duke k\u00ebrkuar largimin e nj\u00eb qeverie legjitime. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cGazet\u00ebn Shqiptare\u201d Kumbaro teksa komenton situat\u00ebn politike n\u00eb vend, shprehet se sjellja e opozit\u00ebs p\u00ebrve\u00e7se po p\u00ebrpiqet t\u00eb godas\u00eb parimet e demokracis\u00eb, por d\u00ebmton r\u00ebnd edhe procesin e integrimit t\u00eb vendit n\u00eb BE. Sipas saj humbjet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb zgjedhje, por edhe frika nga institucionet e reja t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi jan\u00eb shkaqet e \u201cirracionalitetit dhe t\u00ebrheqjes n\u00eb gremin\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb opozit\u00ebs aktuale\u201d. Ajo rendit dy skenar\u00eb se si mund t\u00eb ecet m\u00eb tej p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga ky ng\u00ebr\u00e7: i pari \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb vijohet me plot\u00ebsimin e vendeve vakante, ndon\u00ebse e pranon se kjo sjell normalitet dhe skenari i dyt\u00eb ai i uljes n\u00eb tryez\u00ebn e dialogut. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo ndon\u00ebse nuk i sheh deputet\u00ebt e rinj si nj\u00eb opozit\u00eb e re, shprehet se Kuvendi ligj\u00ebrisht do e vijoj\u00eb mandatin deri n\u00eb vitin 2021. Duke folur m\u00eb pas p\u00ebr qeverisjen, Kumbaro ka komentuar edhe ndryshimet n\u00eb qeveri. Ajo thekson se ndryshimet n\u00eb qeveri ishin m\u00eb se normale n\u00eb mes t\u00eb mandatit t\u00eb dyt\u00eb qeveris\u00ebs dhe aq m\u00eb shum\u00eb pas protest\u00ebs s\u00eb student\u00ebve. Kumbaro ka komentuar edhe raportet e marr\u00ebdh\u00ebnieve me kryeministrin.<br \/>\nZonja Kumbaro vendi po p\u00ebrballet me nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb fort\u00eb politike, ku ve\u00e7 protestave t\u00eb dhunshme, opozita ka nd\u00ebrmarr\u00eb dhe nj\u00eb akt ekstrem dhe t\u00eb paprecedent, at\u00eb t\u00eb djegies s\u00eb mandateve t\u00eb deputet\u00ebve. \u00c7far\u00eb po ndodh? Keni nj\u00eb koment?<br \/>\n\u00c7far\u00eb po ndodh, \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. E b\u00ebjm\u00eb ne q\u00eb jemi n\u00eb mazhoranc\u00eb, njer\u00ebzit kudo n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt \u00e7do dit\u00eb, por edhe vet\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb e t\u00eb \u00e7orientuar, sepse shohin p\u00ebrball\u00eb murin q\u00eb po i bihet me kok\u00eb dhe jo perspektiv\u00eb t\u00eb qart\u00eb. Komenti im \u00ebsht\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb atentat ndaj demokracis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe p\u00ebrtej Shqip\u00ebris\u00eb, por dhe atentat kund\u00ebr procesit t\u00eb integrimit europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nOpozita nga ana e saj ka b\u00ebr\u00eb kal\u00eb t\u00eb betej\u00ebs s\u00eb saj politike pik\u00ebrisht akuzat p\u00ebr vjedhje votash, teksa p\u00ebr disa muaj me radh\u00eb ka k\u00ebrkuar largimin e kreut t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, si t\u00eb implikuar n\u00eb blerjen e votave. N\u00ebse mazhoranca do ishte p\u00ebrgjigjur m\u00eb par\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkese t\u00eb opozit\u00ebs mund t\u00eb ishte shmangur kjo situat\u00eb?<br \/>\nAkuza q\u00eb vijn\u00eb si retorik\u00eb politike n\u00eb rrug\u00eb, nuk mund t\u00eb sjellin tjet\u00ebr reagim t\u00eb mazhoranc\u00ebs p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr t\u2019iu drejtuar organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Nuk e imagjinoj se si mund t\u00eb reagohet ndryshe. \u00c7do sjellje tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb p\u00ebr\u00e7udnim i institucioneve dhe arbitraritet. Mazhoranca nuk \u00ebsht\u00eb as prokurori as gjykat\u00eb. Dhe kjo mazhoranc\u00eb e ka treguar se kur drejt\u00ebsia ka folur kemi respektuar nj\u00eb m\u00eb nj\u00eb vendimet e saj. Po k\u00ebshtu kur ne si mazhoranc\u00eb mendojm\u00eb se kemi vend p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb akuz\u00eb i jemi drejtuar organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nCilat jan\u00eb sipas jush arsyet e v\u00ebrteta t\u00eb k\u00ebsaj sjellje nga ana e opozit\u00ebs?<br \/>\nD\u00ebshp\u00ebrimi nga humbjet e akumuluara dhe nga d\u00ebshtimet q\u00eb ka nd\u00ebrtuar me duart e veta lidershipi i opozit\u00ebs, por edhe frika e lidershipit historik t\u00eb k\u00ebsaj opozite nga hyrja n\u00eb fuqi e aksionit t\u00eb SPAK dhe t\u00eb organeve t\u00eb vetingut. Kjo shpjegon irracionalitetin dhe t\u00ebrheqjen n\u00eb gremin\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb opozit\u00ebs aktuale.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tashm\u00eb ajo e ka b\u00ebr\u00eb fakt t\u00eb kryer djegien e mandateve. Si do vazhdohet m\u00eb tej, do z\u00ebvend\u00ebsohet opozita n\u00eb parlament?<br \/>\nFatkeq\u00ebsisht pjesa m\u00eb e madhe e deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs e ka b\u00ebr\u00eb fakt, ndon\u00ebse, ju siguroj, ka prej tyre q\u00eb brenda vetes s\u00eb tyre dhe n\u00ebn z\u00eb nuk e miratojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Ashtu sikurse ka t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb hapur jan\u00eb shprehur dyshues ose kundra.<br \/>\nDhe p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur pyetjes tuaj shoh dy skenar\u00eb:<br \/>\nI pari \u00ebsht\u00eb ligjor dhe po ndodh; krijohen vakanca n\u00eb parlament dhe ligji i hap rrug\u00ebn kandidatit tjet\u00ebr n\u00eb list\u00ebn e partis\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb vendin n\u00eb parlament. Deputet\u00ebt e rinj t\u00eb opozit\u00ebs po z\u00ebn\u00eb vend, a do plot\u00ebsohen vendet apo jo, mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb. Por ngado q\u00eb ta rrotullosh situat\u00ebn kjo nuk \u00ebsht\u00eb normale dhe nuk mund t\u00eb shtiremi sikur jemi n\u00eb nj\u00eb proces normal t\u00eb marrjes s\u00eb mandateve, sepse as l\u00ebnia e mandateve nuk ishte nj\u00eb proces normal.<br \/>\nSkenari i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb dhe urojm\u00eb: ulja n\u00eb tryez\u00eb p\u00ebr t\u00eb dialoguar dhe p\u00ebr ta futur situat\u00ebn n\u00eb shinat e kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb kuvendimit institucional. Por theksoj t\u00eb ulemi p\u00ebr dialog n\u00eb interes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe jo p\u00ebr pazare n\u00eb interes t\u00eb nj\u00eb partie.<br \/>\nSkenarin e par\u00eb s\u2019e ndalojm\u00eb dot, t\u00eb dytin duhet ta nxisim e ta inkurajojm\u00eb. Ne jemi gati.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cAtentat ndaj demokracis\u00eb\u201d. K\u00ebshtu e konsideron ish-ministrja e Kultur\u00ebs, Mirela Kumbaro vendimin e opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb djegur mandatet duke k\u00ebrkuar largimin e nj\u00eb qeverie legjitime. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cGazet\u00ebn Shqiptare\u201d Kumbaro teksa komenton situat\u00ebn politike n\u00eb vend, shprehet se sjellja e opozit\u00ebs p\u00ebrve\u00e7se po p\u00ebrpiqet t\u00eb godas\u00eb parimet e demokracis\u00eb, por d\u00ebmton r\u00ebnd edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-73362","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73362","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73362"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73362\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73362"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73362"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73362"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}