{"id":73687,"date":"2019-03-13T15:56:34","date_gmt":"2019-03-13T14:56:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=73687"},"modified":"2019-03-13T15:56:34","modified_gmt":"2019-03-13T14:56:34","slug":"tronditet-antimafia-e-katanias-prokurori-i-habilajve-dhe-tahirit-hetohet-per-korrupsion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/tronditet-antimafia-e-katanias-prokurori-i-habilajve-dhe-tahirit-hetohet-per-korrupsion\/","title":{"rendered":"Tronditet Antimafia e Katanias, prokurori i Habilajve dhe Tahirit hetohet p\u00ebr korrupsion!"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb zhvillim interesant ka ndodhur dit\u00ebn e djeshme n\u00eb Katania, me gjyqin ndaj organizat\u00ebs \u2018Habilaj\u2019 n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb edhe ish-ministri i Brendsh\u00ebm Saimir Tahiri.<\/p>\n<p>Sipas mediave vendase organizata e \u2018Habilajve\u2019 ka dal\u00eb para gjykat\u00ebs s\u00eb Katanias, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar mbrojtjen ndaj pretenc\u00ebs s\u00eb prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Tommaso Buonanno.<\/p>\n<p>Por me shum\u00eb gjasa trupi gjykues nuk do ta pranoj\u00eb k\u00ebt\u00eb pretenc\u00eb, pasi nj\u00eb prej prokuror\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj dosje ku \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb edhe emri i Saimir Tahirit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb skandal t\u00eb r\u00ebnd\u00eb korrupsioni.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebr tu theksuar se ky prokuror ka qen\u00eb pjes\u00eb e grupit hetimor q\u00eb doli n\u00eb konkluzionin, se ish-ministri Saimir Tahiri nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb kryer veprimtari kriminale n\u00eb Itali  n\u00eb bashk\u00ebpunim me kush\u00ebrinjt\u00eb e tij t\u00eb prangosur Habilaj. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ju k\u00ebrkua gjykat\u00ebs, q\u00eb t\u00eb mbyll\u00eb hetimin n\u00eb Itali ndaj Tahirit.<\/p>\n<p>Sipas dokumentit t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb media n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, rezultonte se Tahiri \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn hetim nga Prokuroria e Antimafias s\u00eb Katanias n\u00eb dt. 27.10.2017, vet\u00ebm 3 dit\u00eb pasi doli n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr shtyp ku nxori dokumentin zyrtar, sipas t\u00eb cilit nuk ishte n\u00eb hetim n\u00eb Itali e ku nj\u00ebkoh\u00ebsisht deklaroi se ai vet\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkonte p\u00ebrmes avokat\u00ebve t\u00eb tij, q\u00eb krahas hetimit t\u00eb hapur ndaj tij n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb hetohej edhe n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Por n\u00eb dt 15.03.2018, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve q\u00eb zgjat\u00ebn thuajse 5 muaj, Prokuroria e Antimafies i ka k\u00ebrkuar Gjykat\u00ebs Italiane t\u00eb mbyll\u00eb hetimet me arsyetimin, se \u2018nuk ka prova dhe fakte\u2019 q\u00eb implikojn\u00eb ish \u2013 ministrin Tahiri.<\/p>\n<p>\u2018P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, megjith\u00ebse nuk ka dyshim p\u00ebr citimet e b\u00ebra nga Moisi Habilaj gjat\u00eb bisedave t\u00eb p\u00ebrgjuara, ve\u00e7an\u00ebrisht ku p\u00ebrmend se ka p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb 30.000 Euro SAIMIR \u2013it, ose n\u00eb pjes\u00ebt ku flet p\u00ebr blerjen e bizhuterive p\u00ebr bashk\u00ebshorten dhe n\u00ebn\u00eb e Saimir Tahirit, n\u00eb vler\u00ebsimin e prokuroris\u00eb, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb provave t\u00eb vlefshme nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb element\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur akuz\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb.  N\u00eb baz\u00eb nenit 408 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale -125 t\u00eb dekretit legjislativ 217\/1989, k\u00ebrkon q\u00eb gjyqtari i hetimeve paraprake n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr arkivimin e k\u00ebtij procedimi dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb kthimin e akteve t\u00eb k\u00ebsaj zyre\u2019, shkruhet n\u00eb at\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj m\u00eb 19.03.2018, Prokurori i Republik\u00ebs Carmelo Petralia ka konfirmuar k\u00ebrkes\u00ebn e nj\u00eb prej prokuror\u00ebve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Andrea Bonomo, p\u00ebr mbylljen e hetimeve ndaj Tahirit duke i hapur rrug\u00eb k\u00ebshtu vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs. N\u00eb dt. 5.10.2018, Gjykata Italiane e Katanias, me gjyqtare Loredana Pezzino, bazuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Prokuror\u00ebve t\u00eb Antimafias, ka marr\u00eb vendim p\u00ebr mbylljen e hetimit n\u00eb Itali p\u00ebr ish-ministrin Tahiri.<\/p>\n<p>Por si q\u00ebndron \u00e7\u00ebshtja korruptive e prokurorit t\u00eb grupit Habilaj, Buonanno?<\/p>\n<p>Prokuroria e Brescias ka filluar nj\u00eb hetim p\u00ebr Prokurorin e Katanias Tommaso Buonanno dhe \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb hetim nga hetuesit e Bergamos dhe karabinier\u00ebt, pasi q\u00eb nga muaji prill i vitit t\u00eb kaluar ai hetohet mbi menaxhimin e burgut n\u00eb Bergamo, n\u00eb ve\u00e7anti mbi sjelljet e ish-drejtorit Antonino Porcino dhe nga disa agjent\u00eb t\u00eb policis\u00eb s\u00eb burgjeve, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe komandantin Antonio Ri\u00e7iardelli, i cili p\u00ebrfundoi n\u00eb arrest sht\u00ebpie. Ai u njoftua p\u00ebr nj\u00eb urdh\u00ebr kujdesi parandalues nga ana e zyr\u00ebs s\u00eb prokurorit t\u00eb Bergamos. Prokurori Tommaso Buonanno nuk do t\u00eb mund t\u00eb hetoj\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e z\u00ebvend\u00ebs prokuror\u00ebve t\u00eb Bergamos, Maria Cristina Rota dhe Emanuele Marchisio. Ai akuzohet p\u00ebr thirrjen telefonike t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Ri\u00e7iardelli, i cili ishte n\u00ebn p\u00ebrgjimin. Dhe thirrja vjen pas arrestimit t\u00eb djalit t\u00eb tij, Gianmarco Buonanno, i cili ndodhet n\u00eb burg p\u00ebr nj\u00eb grabitje t\u00eb armatosur t\u00eb kryer n\u00eb pasditen e 31 janarit t\u00eb vitit 2018, s\u00eb bashku me dy bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb, n\u00eb nj\u00eb supermarket n\u00eb Zogno, gjithashtu n\u00eb zon\u00ebn e Bergamos, citon media italiane \u2018Brescia Corriere. It\u2019.<\/p>\n<p> Faktet e fundit t\u00eb raportuara nga shtypi, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb mohuar, mund t\u00eb konkludohet se i biri i Prokurorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Brescia \u00ebsht\u00eb gjithashtu n\u00ebn hetim n\u00eb zyr\u00ebn gjyq\u00ebsore drejtuar nga babai i tij. Kjo do t\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb kredibilitetin e brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb nj\u00eb detyre ve\u00e7an\u00ebrisht delikate si ajo e prokurorit t\u00eb rrethit anti-mafia dhe anti-terroriste, duke rrezikuar paragjykimin e autonomis\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb organeve hetuese t\u00eb gjykimit.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr arsye t\u00eb reputacionin e shk\u00ebrmoqur t\u00eb prokurorit Buonanno, gjyqi i Habilajve \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebrs\u00ebri. Ai pritet t\u00eb vazhdoi gjat\u00eb sepse edhe grupi i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb i madh. Kjo p\u00ebr faktin, se n\u00eb k\u00ebt\u00eb struktur\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe ish-Ministri i Brendsh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb Saimir Tahiri.<\/p>\n<p>Seanca e radh\u00ebs kund\u00ebr band\u00ebs s\u00eb Habilajve \u00ebsht\u00eb zhvilluar dje, paradite me dyer t\u00eb mbyllura n\u00eb Gjykat\u00ebn e Katanias.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 ishte parashikuar, n\u00eb seanc\u00ebn e djeshme kan\u00eb marr\u00eb fjal\u00ebn para trupit gjykues  tre avokat\u00eb mbrojt\u00ebs, mes t\u00eb cil\u00ebve avokati i italianit t\u00eb arrestuar Antonio Riella, bashk\u00ebpun\u00ebtor me v\u00ebllez\u00ebrit Habilaj si dhe avokati i shqiptarit Nezar Seitit i konsideruar financieri i band\u00ebs s\u00eb Habilajve. Seanca e radh\u00ebs pritet t\u00eb zhvillohet n\u00eb muajin maj ku do t\u00eb paraqes\u00eb mbrojtjen dhe avokatja e Moisi Habilaj.<\/p>\n<p>Grupi i t\u00eb akuzuarve shqiptar\u00eb, Habilajt akuzohen p\u00ebr trafik droge n\u00eb drejtim t\u00eb Italis\u00eb. Seanca e fundit gjyq\u00ebsore ndaj tyre \u00ebsht\u00eb zhvilluar m\u00eb dat\u00eb 10 dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb shkuar, ku prokurori Tommaso Bonono k\u00ebrkoi d\u00ebnimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr Moisi Habilaj me 18 vite e 8 muaj burg. P\u00ebr Meridian Sulaj 12 vite e 4 muaj burg;<\/p>\n<p>P\u00ebr Nezar Seitaj i konsideruar financieri i k\u00ebtij grupi trafikant\u00ebsh, u k\u00ebrkua d\u00ebnimi me 6 vite burg. Ai aktualisht ndodhet n\u00eb arrest sht\u00ebpiak, i cili monitorohet me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb byzylyku elektronik. Nd\u00ebrsa ndaj Fatmir Minaj \u00ebsht\u00eb pezulluar gjykimi dhe \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb. Ndaj Antonio Riela \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar d\u00ebnimi me 15 vite burg; Angelo Busa\u00e7a 8 vite burg; Gianluca Passavanti 4 vjet e 20 mij\u00eb euro detyrim ndaj shtetit; Gianluca Spampinato 10 vite e 4 muaj burg; \u00cbilliam Patane, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolino, Enrico Maria Gianquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco, e Rosario Giualiani 2 vite e 4 muaj burg e 6 mij\u00eb euro detyrim ndaj shtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb urdh\u00ebr arrestimin e firmosur nga prokurorja Loredana Pezzini, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacionit \u2018Rosa dei venti\u2019, ekzekutuar n\u00eb tetor t\u00eb 2017, shprehet qarte se kjo band\u00eb trafikant\u00ebsh droge ishte nd\u00ebrtuar mbi nj\u00eb organizim t\u00eb strukturuar kriminal ku \u00e7do an\u00ebtar i saj kishte nj\u00eb rol t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Koka e k\u00ebsaj bande ishte shqiptari Moisi Habilaj i ndihmuar nga v\u00ebllai i tij Florian Habilaj i thirrur me nofk\u00ebn Lolo, i cili \u00ebsht\u00eb shpallur person n\u00eb k\u00ebrkim, si dhe nga kush\u00ebrinjt\u00eb Meridan e Armando Sulaj, nga Nezar Seiti e Fatmir Minaj e nga shtetasit italian\u00eb Vincenzo Spampinato, Antonio Riela, Angelo Busaca, e Gianluca Passavanti. Sipas hetimeve 5-vje\u00e7are t\u00eb Antidrog\u00ebs s\u00eb Katanias, banda e Habilajve trafikonte nga Shqip\u00ebria n\u00eb Itali sasi t\u00eb m\u00ebdha droge n\u00eb rrug\u00eb detare p\u00ebrmes automjeteve q\u00eb tranzitonin me tragete p\u00ebrmes portit t\u00eb Barit e Brindizit, si dhe me an\u00eb t\u00eb gomoneve apo barkave t\u00eb peshkimit.<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen voluminoze t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Katanias p\u00ebrmendet disa her\u00eb emri i ish-ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm shqiptar Sajmir Tahiri, kush\u00ebri me v\u00ebllez\u00ebrit Habilaj, me automjetin  e t\u00eb cilit tip Audi 8 rezulton t\u00eb ken\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb Si\u00e7ili Moisi Habilaj e Sabaudin Celaj.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb zhvillim interesant ka ndodhur dit\u00ebn e djeshme n\u00eb Katania, me gjyqin ndaj organizat\u00ebs \u2018Habilaj\u2019 n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb edhe ish-ministri i Brendsh\u00ebm Saimir Tahiri. Sipas mediave vendase organizata e \u2018Habilajve\u2019 ka dal\u00eb para gjykat\u00ebs s\u00eb Katanias, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar mbrojtjen ndaj pretenc\u00ebs s\u00eb prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Tommaso Buonanno. Por me shum\u00eb gjasa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":73689,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,191,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-73687","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-bota","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73687","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73687"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73687\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73689"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73687"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73687"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73687"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}