{"id":73881,"date":"2019-03-14T14:33:35","date_gmt":"2019-03-14T13:33:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=73881"},"modified":"2019-03-14T14:40:29","modified_gmt":"2019-03-14T13:40:29","slug":"sekretari-i-shtetit-gjerman-ne-shqiperi-atmosfera-eshte-helmuar-shume","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/sekretari-i-shtetit-gjerman-ne-shqiperi-atmosfera-eshte-helmuar-shume\/","title":{"rendered":"Sekretari i Shtetit gjerman: N\u00eb Shqip\u00ebri atmosfera \u00ebsht\u00eb helmuar shum\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Deutsche Welle: Minist\u00ebr i Shtetit Roth, ju u takuat p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me Z. Cakaj, n\u00eb rolin e tij si minist\u00ebr i jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. Cilat ishin p\u00ebrshtypjet tuaja?<\/strong><br \/>\nFitova nj\u00eb p\u00ebrshtypje pozitive p\u00ebr kolegun e ri. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan shum\u00eb profesional dhe shum\u00eb kompentent n\u00eb biseda. B\u00ebra t\u00eb qart\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb se edhe ne i vler\u00ebsojm\u00eb p\u00ebrpjekjet e deritanishme p\u00ebr reforma. Sidomos n\u00eb reform\u00ebn e gjyq\u00ebsorit. Vettingu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model unik p\u00ebr pastrimin e t\u00ebr\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nga korrupsioni. B\u00ebra edhe nj\u00ebher\u00eb t\u00eb qart\u00eb se nevojiten reforma t\u00eb m\u00ebtejshme, n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar. \u00cbsht\u00eb gjithashtu shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb reformat duhet t\u2019i komunikohen mir\u00eb publikut evropian. Fol\u00ebm edhe p\u00ebr politik\u00ebn e brendshme. Polarizimi nd\u00ebrmjet opozit\u00ebs dhe qeveris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen shqiptar, por e konstatojm\u00eb me keqardhje edhe n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb tjera n\u00eb tranzicion. E konsiderojm\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm bojkotin e parlamentit nga partit\u00eb opozitare. Sepse nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm bojkot kund\u00ebr parlamentit ose i qeveris\u00eb, por edhe ndaj demokracis\u00eb. Parlamenti \u00ebsht\u00eb vendi, ku duhet b\u00ebr\u00eb debati. Kam frik\u00eb se atmosfera \u00ebsht\u00eb helmuar aq shum\u00eb sa q\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb dialog mes partive t\u00eb opozit\u00ebs dhe qeveris\u00eb, edhe pse ky dialog \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i nevojsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Biseduam edhe p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve Serbi-Kosov\u00eb, dhe e b\u00ebra edhe nj\u00ebher\u00eb t\u00eb qart\u00eb se Qeveria Federale e hedh posht\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e shk\u00ebmbimeve territoriale si nj\u00eb opcion tejet t\u00eb rreziksh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Opozita akuzon qeverin\u00eb se i ka bler\u00eb votat n\u00eb zgjedhjet e m\u00ebparshme, prandaj e quan parlamentin jolegjitim. Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi juaj k\u00ebtu?\u00a0<\/strong><br \/>\nAkuza duhet t\u00eb b\u00ebhen me an\u00eb t\u00eb institucioneve t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Si mund t\u00eb b\u00ebhen ndryshe? Shteti i s\u00eb drejt\u00ebs nuk mund t\u00eb anashkalohet duke ndalur pun\u00ebn n\u00eb parlament. Demokracia nuk funksionon n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A e rrezikon gjendja aktuale n\u00eb Shqip\u00ebri \u00e7eljen e negociatave me t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE?<\/strong><br \/>\nUn\u00eb do t\u00eb d\u00ebshiroja q\u00eb, edhe n\u00ebse grindja \u00ebsht\u00eb nevojshme, t\u00eb mos dilet nga tema. Debati \u00ebsht\u00eb eliksir i nj\u00eb demokracie t\u00eb gjall\u00eb. Por \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb ket\u00eb mir\u00ebkuptim thelb\u00ebsor n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje, pavar\u00ebsisht se kush \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb e kush n\u00eb qeveri. Aty p\u00ebrfshihen \u00e7\u00ebshtjet kushtetuese, \u00e7\u00ebshtjet zgjedhore dhe p\u00ebr mua, \u00e7\u00ebshtjet e afrimit me BE. K\u00ebto \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb mb\u00ebshteten nga nj\u00eb konsensus i gjer\u00eb politik. Dhe sigurisht, konflikte t\u00eb tilla kan\u00eb nj\u00eb efekt paralizues, sepse ato gjithashtu prodhojn\u00eb tituj negativ\u00eb n\u00eb media. Nga ana tjet\u00ebr, reformat mund t\u00eb fillojn\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse vendosen n\u00eb parlament.<\/p>\n<p><strong>Qarkullojn\u00eb fjal\u00eb se Maqedonia e Veriut mund ta merrte drit\u00ebn jeshile p\u00ebr bisedimet, por jo Shqip\u00ebria. I keni d\u00ebgjuar edhe ju k\u00ebto p\u00ebrsiatje?<\/strong><br \/>\nJo, k\u00ebt\u00eb nuk e kam d\u00ebgjuar ende. Por k\u00ebtu procedura \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb: raporti i progresit t\u00eb Komisionit Evropian do t\u00eb publikohet m\u00eb 29 maj. Vitin e kaluar, n\u00eb qershor, ne e shqyrtuam \u00e7\u00ebshtjen e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE me shum\u00eb dashamir\u00ebsi si p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb edhe p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut. Por nuk do t\u00eb ket\u00eb automatizma. Vendimi yn\u00eb do t\u00eb bazohet te raporti i Komisionit. N\u00eb rastin e Gjermanis\u00eb fjal\u00ebn e fundit e ka Bundestagu.<\/p>\n<p><strong>Pra, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e hapur?<\/strong><br \/>\nGjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e hapur. \u00cbsht\u00eb ende n\u00eb proces. N\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm mund t\u00eb vazhdohet me reforma t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Sa m\u00eb shum\u00eb reforma q\u00eb t\u00eb ket\u00eb n\u00eb n\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm dhe sa m\u00eb shum\u00eb parti t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb to, aq m\u00eb e dobishme \u00ebsht\u00eb kjo p\u00ebr vendimin pozitiv.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deutsche Welle: Minist\u00ebr i Shtetit Roth, ju u takuat p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me Z. Cakaj, n\u00eb rolin e tij si minist\u00ebr i jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. Cilat ishin p\u00ebrshtypjet tuaja? Fitova nj\u00eb p\u00ebrshtypje pozitive p\u00ebr kolegun e ri. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan shum\u00eb profesional dhe shum\u00eb kompentent n\u00eb biseda. B\u00ebra t\u00eb qart\u00eb edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-73881","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73881","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73881"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73881\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73881"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73881"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73881"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}