{"id":74634,"date":"2019-03-18T14:45:00","date_gmt":"2019-03-18T13:45:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=74634"},"modified":"2019-03-18T14:45:00","modified_gmt":"2019-03-18T13:45:00","slug":"arritja-e-marreveshjes-kosove-serbi-mund-ta-shfuqizoje-rezoluten-12-44","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/arritja-e-marreveshjes-kosove-serbi-mund-ta-shfuqizoje-rezoluten-12-44\/","title":{"rendered":"Arritja e marr\u00ebveshjes Kosov\u00eb-Serbi mund ta shfuqizoj\u00eb Rezolut\u00ebn 12 44"},"content":{"rendered":"<p>Arritja e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje eventuale nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, e cila do ta zgjidhte kontestin nd\u00ebrmjet dy vendeve, do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb edhe formalizimin e saj dhe ky formalizim duhet t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrmes miratimit n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, vler\u00ebsojn\u00eb njoh\u00ebsit e \u00e7\u00ebshtjeve juridike. Arsim Bajrami, profesor i s\u00eb Drejt\u00ebs Kushtetuese n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se nj\u00eb marr\u00ebveshje eventuale nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, do t\u00eb sponsorizohej nga Bashkimi Evropian, i cili \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsues i dialogut p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet dy vendeve. \u00a0Por, sipas tij, marr\u00eb parasysh q\u00eb OKB-ja \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes Rezolut\u00ebs 12 44, me t\u00eb cil\u00ebn e ka mandatuar administrimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebr Kosov\u00ebn, si\u00e7 thot\u00eb ai, do t\u00eb ishte me interes q\u00eb marr\u00ebveshja eventuale me Serbin\u00eb, t\u00eb pranohej nga K\u00ebshilli i Sigurimit.<\/p>\n<p>\u201cKjo marr\u00ebveshje duhet edhe formalisht ta shfuqizoj\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht Rezolut\u00ebn 12 44 dhe duhet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me nj\u00eb rezolut\u00eb tjet\u00ebr, e cila do t\u2019i hap\u00eb rrug\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit brenda OKB-s\u00eb. N\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, me k\u00ebt\u00eb rezolut\u00eb do t\u2019i jepej fund administrimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar me Rezolut\u00ebn 12 44 dhe do t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb lloj njohje e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga ana e shteteve an\u00ebtare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit. Me k\u00ebt\u00eb hapet rruga q\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb rezolute t\u00eb re t\u00eb trasohet rruga e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs brenda Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara\u201d, thot\u00eb Bajrami.<\/p>\n<p>Mendim t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt ka edhe Afrim Hoti, profesor i s\u00eb Drejt\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Duke folur p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, ai shpreh mendimin q\u00eb megjithat\u00eb p\u00ebrmbajtja e marr\u00ebveshjes eventuale nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, nuk ka pse t\u00eb diskutohet n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mendoj q\u00eb, si marr\u00ebveshje, nuk ka nevoj\u00eb, sepse fundja, marr\u00ebveshja do t\u00eb jet\u00eb produkt i negociatave bilaterale, pra produkt i marr\u00ebveshjes nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Por, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, duhet patjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb formalizohet kjo marr\u00ebveshje, sepse desh\u00ebm ose jo t\u00eb pranojm\u00eb, ne n\u00eb Kosov\u00eb kemi Rezolut\u00ebn 12 44 n\u00eb fuqi, pra nj\u00eb akt juridik t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara. Ndryshimi i gjith\u00eb k\u00ebtyre rrethanave mund t\u00eb ndodh\u00eb vet\u00ebm n\u00eb rastin kur shfuqizohet kjo rezolut\u00eb, e cila do t\u00eb pasohej nga nj\u00eb rezolut\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb do t\u00eb reflektoj\u00eb p\u00ebrmbajtjen e marr\u00ebveshjes q\u00eb pritet t\u00eb arrihet\u201d, thekson Hoti.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebsit e \u00e7\u00ebshtjeve juridike vler\u00ebsojn\u00eb se rikthimi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje q\u00eb do t\u00eb arrihej t\u00eb formalizohej, nuk e rrezikon shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendit, m\u00eb 17 shkurt 2008. Profesor Bajrami shpreh mendimin q\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendit do ta ken\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs n\u00eb tavolin\u00ebn e negociatave me Serbin\u00eb. Sipas tij, ato duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb kujdesshme q\u00eb t\u00eb mos e pranojn\u00eb asnj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb re nd\u00ebrkomb\u00ebtare me Serbin\u00eb, q\u00eb do ta cenonte shtet\u00ebsin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebveshja, e cila do t\u00eb n\u00ebnshkruhet n\u00eb Bruksel, ajo duhet ta mbroj\u00eb plot\u00ebsisht sovranitetin dhe integritetin territorial t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00ebse nj\u00eb marr\u00ebveshje e till\u00eb, e cila n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi nuk i cenon interesat e Kosov\u00ebs, do t\u00eb marr\u00eb edhe drit\u00ebn e gjelb\u00ebr n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit, kjo Kosov\u00ebs do t\u2019i krijonte favore, sepse do t\u2019ia mund\u00ebsonte an\u00ebtar\u00ebsimin e plot\u00eb n\u00eb OKB\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNatyrisht q\u00eb do t\u00eb ishte shum\u00eb e d\u00ebmshme, n\u00eb qoft\u00eb se n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit hapet debati p\u00ebr marr\u00ebveshjen Kosov\u00eb-Serbi dhe aty dizajnohet marr\u00ebveshja. Por, n\u00eb qoft\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit vet\u00ebm ratifikon marr\u00ebveshjen q\u00eb pal\u00ebt e arrijn\u00eb n\u00eb formatin e Bashkimit Evropian, at\u00ebher\u00eb Kosova nuk ka asnj\u00eb rrezik q\u00eb mund t\u2019i cenoj\u00eb interesat veta\u201d, vler\u00ebson Bajrami.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, profesor Hoti, thot\u00eb se n\u00ebse arrihet n\u00eb marr\u00ebveshje eventuale nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, n\u00eb formatin e Bashkimit Evropian, at\u00ebher\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb produkt, p\u00ebr t\u00eb cilin pal\u00ebt kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb ujdi.<\/p>\n<p>\u201cSa her\u00eb q\u00eb kemi ujdi n\u00eb mes t\u00eb pal\u00ebve, at\u00ebher\u00eb debati i m\u00ebtejm\u00eb nga fuqit\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe K\u00ebshillin e Sigurimit, \u00ebsht\u00eb i panevojsh\u00ebm. Mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb, mendoj q\u00eb alfa dhe omega e k\u00ebsaj marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb shprehja e vullnetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen\u201d, shprehet Hoti.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Lart\u00eb e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka deklaruar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, se u takon Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb do t\u00eb ishte e pranueshme dhe e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt dhe se ajo marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare \u201cduhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe do t\u00eb duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet nga K\u00ebshilli i Sigurimit i OKB-s\u00eb\u201d. Aktualisht, dialogu nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb po sh\u00ebnon ngecje, p\u00ebr shkak se kjo e fundit po refuzon t\u00eb vazhdoj\u00eb dialogun pa u hequr taksa prej 100 p\u00ebr qind p\u00ebr mallrat serbe, t\u00eb cil\u00ebn mas\u00eb e ka vendosur Qeveria e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arritja e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje eventuale nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, e cila do ta zgjidhte kontestin nd\u00ebrmjet dy vendeve, do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb edhe formalizimin e saj dhe ky formalizim duhet t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrmes miratimit n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, vler\u00ebsojn\u00eb njoh\u00ebsit e \u00e7\u00ebshtjeve juridike. Arsim Bajrami, profesor i s\u00eb Drejt\u00ebs Kushtetuese [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":64184,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-74634","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74634","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74634"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74634\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64184"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74634"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74634"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74634"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}