{"id":75926,"date":"2019-03-28T15:03:28","date_gmt":"2019-03-28T14:03:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=75926"},"modified":"2019-03-28T15:03:28","modified_gmt":"2019-03-28T14:03:28","slug":"zbardhet-vendimi-per-donika-prelen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/zbardhet-vendimi-per-donika-prelen\/","title":{"rendered":"Zbardhet vendimi p\u00ebr Donika Prel\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb dat\u00eb 5 shkurt, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i udh\u00ebhequr nga Roland Ilia si kryesues, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Olsi Komici an\u00ebtar, votoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Donika Prela.<\/p>\n<p>Konfirmimi i Prel\u00ebs u shoq\u00ebrua me denoncime dhe akuza publike nga Partia Demokratike n\u00eb opozit\u00eb, \u00e7far\u00eb solli dhe shtyrjen e shpalljes s\u00eb vendimit me 8 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, KPK nuk gjeti indicie p\u00ebr rihapjen e hetimeve n\u00eb denoncimet e opozit\u00ebs, nd\u00ebrsa kontrolli administrativ i Komisionit ndaj prokurores \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar gjer\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit, Vangjel Prela dhe disa pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb Tiran\u00eb dhe Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e vetingut, KPK \u00ebsht\u00eb shprehur se subjekti i rivler\u00ebsimit ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb, nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb kontrollit t\u00eb figur\u00ebs, si dhe nj\u00eb nivel t\u00eb mir\u00eb kualifikues p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb profesionale dhe etike.<\/p>\n<p>Drejtuesja e komanduar e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda ka kryer studimet p\u00ebr drejt\u00ebsi n\u00eb vitet 1995-1999 si dhe Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitet 1999-2002. Ajo ka punuar si prokurore pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit prej m\u00eb shum\u00eb se 15 vitesh, ku ka drejtuar edhe Task-Forc\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar apo seksionin p\u00ebr hetimin e krimit ekonomik-financiar.<\/p>\n<p>N\u00eb maj 2018, Prela u komandua n\u00eb krye t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. Prokurorja e P\u00ebrgjithshme, Arta Marku e motivoi komandimin e saj me \u201cp\u00ebrshpejtimin e hetimeve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve sensitive\u201d. Megjithat\u00eb, Prela u p\u00ebrfshi n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje me vart\u00ebsit e saj t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb shtator 2018 lidhur me p\u00ebrfaq\u00ebsimin n\u00eb gjykat\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Emiljano Shullazit.<\/p>\n<p>Taksat e papaguara<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokuroren Prela \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb raportin e hartuar nga ILDKPKI, raportin e DSIK-s\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme p\u00ebr aft\u00ebsis\u00eb profesionale, dokumente t\u00eb administruara nga organe publike, denoncimet nga publiku dhe deklarimet e subjektit dhe ato t\u00eb personave t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb administruar nga ILDKPKI rezultoi se subjekti nuk ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb sakt\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, por nuk ka t\u00eb ardhura t\u00eb fshehura, ka burime financiare t\u00eb ligjshme, nuk ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendjen e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej raportit t\u00eb administruar nga Inspektoriati, KPK ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur administrativ ndaj pasuris\u00eb s\u00eb subjektit dhe personave t\u00eb lidhur, i cili konsistonte n\u00eb verifikimin e v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb dhe sakt\u00ebsis\u00eb s\u00eb deklarimeve t\u00eb b\u00ebra nga subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb lidhje me gjendjen pasurore, burimet e krijimit, t\u00eb ardhurat, shpenzimet, n\u00ebse ka konflikt interesi, fshehje t\u00eb pasuris\u00eb apo deklarim t\u00eb rrem\u00eb, si dhe p\u00ebrcaktimin e gjendjes s\u00eb fakteve dhe rrethanave q\u00eb kan\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>Ky hetim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar kryesisht tek t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshorti, Vangjel Prela si inxhinier nd\u00ebrtimi n\u00eb disa shoq\u00ebri private. K\u00ebto t\u00eb ardhura jan\u00eb deklaruar rregullisht n\u00eb deklarimet periodike vjetore dhe n\u00eb deklarimin \u201cVetting\u201d.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ i KPK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar se p\u00ebr t\u00eb ardhura e siguruara nga Vangjel Prela si inxhinier nd\u00ebrtimi nga kompania \u201cBru\u00e7i Sh.p.k\u201d, n\u00eb vitet 2003-2008 dhe shtator 2010- dhjetor 2011, nuk jan\u00eb paguar t\u00eb plota tatimet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebn e pun\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, Instituti i Sigurimeve Shoq\u00ebrore \u00ebsht\u00eb shprehur se nuk ka t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb sistem para viteve 2012, nd\u00ebrsa n\u00eb Drejtorin\u00eb e Arkivit Qendror t\u00eb Sigurimeve Shoq\u00ebrore n\u00eb Lund\u00ebr rezultoi se nuk kishte t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr shtetasin V. P. Nga nj\u00eb dokument i Drejtoris\u00eb s\u00eb Arkivit Qendror t\u00eb Sigurimeve Shoq\u00ebrore n\u00eb Lund\u00ebr, t\u00eb paraqitur nga subjekti, v\u00ebrehet se p\u00ebr vitet 2006-2008 jan\u00eb paguar pjes\u00ebrisht sigurimet shoq\u00ebrore. Firma Bru\u00e7i Sh.p.k, ka deklaruar se ka e paguar Prel\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn 50 mij\u00eb lek\u00eb (neto) n\u00eb muaj p\u00ebr vitet 2003-2008 dhe 100 mij\u00eb lek\u00eb (neto) n\u00eb muaj p\u00ebr vitet 2010-2011, \u00e7far\u00eb p\u00ebrputhet me deklarimet e subjektit n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe kontratat e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni i ka kaluar subjektit barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ardhurat e realizuara nga bashk\u00ebshorti n\u00eb periudh\u00ebn e sip\u00ebrp\u00ebrmendur, duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive dhe t\u00eb ardhurave. P\u00ebr t\u00eb bindur KPK-n\u00eb, subjekti ka paraqitur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dokumentesh n\u00eb KPK, si listpagesat e bashk\u00ebshortit n\u00eb vitet 2003-2008, dhe p\u00ebr periudh\u00ebn shtator 2010- dhjetor 2011, dokumentacion teknik t\u00eb firmosur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb firm\u00ebs \u201cBru\u00e7i\u2019 nga Vangjel Prela.<\/p>\n<p>\u201cNga hetimi rezultoi se mes z. V. P. dhe shoq\u00ebris\u00eb \u201c***\u201d sh.p.k ka pasur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pune bazuar n\u00eb kontrat\u00ebn e pun\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe n\u00eb DPV p\u00ebrkat\u00ebs dhe n\u00eb deklarimin \u201cVetting\u201d,\u201d shkruan KPK n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kontrat\u00ebn e pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar paga neto mujore, duke i ngarkuar pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit detyrimin p\u00ebr pagimin e kontributeve p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore dhe detyrimet tatimore, porse pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi nuk i ka paguar detyrimet p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore e sh\u00ebndet\u00ebsore dhe tatimet referuar pag\u00ebs sipas kontrat\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs, duke u p\u00ebrpjekur t\u2019i shmang\u00eb ato, pavar\u00ebsisht se sipas kontrat\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs ai ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u2019i paguaj\u00eb ato t\u00eb plota,\u201d shton KPK.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb shuma e t\u00eb ardhurave t\u00eb pataksuara t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb prokurores Donika Prela kap nj\u00eb vler\u00eb prej 2.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri nuk jan\u00eb paguar taksat, Komisioni shprehet se zoti Prela nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb ose t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurin\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi, pasi rezultoi e provuar se ai i ka deklaruar sakt\u00ebsisht dhe plot\u00ebsisht ato.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebnia e pun\u00ebsimit e Vangjel Prel\u00ebs ka qen\u00eb e ligjshme dhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara kan\u00eb qen\u00eb nga nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pune e ligjshme.<\/p>\n<p>\u201cMospagimi i taksave p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb shum\u00ebn totale prej 2,584,910 lek\u00eb ka qen\u00eb detyrim i pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit dhe se ato nuk mund t\u00eb paguheshin nga vet\u00eb subjekti,\u201d shprehet Komisioni.<\/p>\n<p>Vendimi i KPK-s\u00eb bie ndesh me q\u00ebndrimin e Komisionerit Publik dhe vendimin e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit n\u00eb rastin e ish- kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Bashkim Dedja. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, KPA \u00ebsht\u00eb shprehur se \u201csipas nenit D t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs konsiderohen t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme ato q\u00eb jan\u00eb deklaruar dhe p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb paguar detyrimet tatimore.\u201d<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb n\u00ebse zyra e Komisionerit Publik do ta ankimoj\u00eb vendimin p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Donika Prel\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7mime favorizuese dhe hua t\u00eb padeklaruara<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit, KPK ka hetuar edhe disa pasuri t\u00eb paluajtshme t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, kur p\u00ebrfshihen nj\u00eb apartament 95.6 m2 i bler\u00eb n\u00eb vitin 2007 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr 32,100 euro dhe nj\u00eb apartament 135.9 m2 i bler\u00eb n\u00eb vitin 2018. KPK ka hetuar edhe nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke ar\u00eb prej 1000 m2, bler\u00eb nga bashk\u00ebshorti i subjektit p\u00ebr 350 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Sipas hetimit t\u00eb KPK-s\u00eb, apartamenti me sip\u00ebrfaqe 95.6 m2, \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga Vangjel Prela n\u00eb vitin 2012, me nj\u00eb \u00e7mim prej 320 euro\/m2 dhe vler\u00eb totale 32100 euro. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb ky apartament \u00ebsht\u00eb rivler\u00ebsuar me dyfishin e \u00e7mimit t\u00eb blerjes me 9 milion\u00eb lek\u00eb. ZVRPP-ja Tiran\u00eb ka konfirmuar se \u00e7mimi i referenc\u00ebs n\u00eb vitin 2018 p\u00ebr apartamentet e ndodhura n\u00eb pallatin ku ndodhet pasuria e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 82,000 lek\u00eb\/ m\u00b2, duke ngritur dyshime se \u00e7mimi i blerjes ka qen\u00eb favorizues. E pyetur p\u00ebr \u00e7mimin e shitjes s\u00eb apartament, shoq\u00ebria Bru\u00e7i Shp.k ka deklaruar se ai ka qen\u00eb i ul\u00ebt p\u00ebr shkak se Vangjel Prela ka punuar si inxhinier i k\u00ebsaj kompanie nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>\u201cDuke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb kontributin e gjithsecilit punonj\u00ebs, \u00ebsht\u00eb aplikuar \u00e7mim m\u00eb i ul\u00ebt p\u00ebr disa punonj\u00ebs t\u00eb firm\u00ebs,\u201d ka th\u00ebn\u00eb kompania.<\/p>\n<p>Ky apartament \u00ebsht\u00eb financuar nga subjekti me t\u00eb ardhurat dhe kursimet e pag\u00ebs si dhe nj\u00eb hua prej 15 mij\u00eb euro, pa interes nga shtetasi Gj.P. Nga hetimi i KPK-s\u00eb ka rezultuar se shtetasi Gj.P. ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar kredin\u00eb ndaj subjektit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit ka rezultuar se subjekti n\u00eb vitin 2018 e ka shitur apartamentin prej 95.6 m2 p\u00ebr 80,000 euro dhe ka bler\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb ri 135.9 m2, p\u00ebr vler\u00ebn 110 mij\u00eb euro. Burim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb blerje ka sh\u00ebrbyer shuma e p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit t\u00eb vjet\u00ebr dhe kursimet n\u00eb llogari bankare me vler\u00eb 30 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me tok\u00ebn me sip\u00ebrfaqe 1000 m2 dhe vler\u00eb 350 mij\u00eb lek\u00eb, ILDKPKI \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb raport se \u00e7mimi blerjes \u00ebsht\u00eb i dyshimt\u00eb. Por hetimi i KPK-s\u00eb e ka hedhur posht\u00eb k\u00ebt\u00eb dyshim, duke n\u00ebnvizuar se kjo pron\u00eb ishte larg nga rruga dhe vlera e tregut p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zon\u00eb ishte 230 lek\u00eb p\u00ebr met\u00ebr katror.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2014, subjekti ka deklaruar se ka bler\u00eb nj\u00eb apartament me vler\u00eb 1.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe e ka shitur brenda vitit me vler\u00eb 4 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit, \u00e7mimi i favorizues i blerjes \u00ebsht\u00eb produkt i pun\u00ebs s\u00eb Vangjel Prel\u00ebs si inxhinier pran\u00eb saj.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 pasurive t\u00eb paluajtshme, KPK ka hetuar dhe nj\u00eb hua t\u00eb me vler\u00eb 25 mij\u00eb euro t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga bashk\u00ebshorti i subjektit ndaj shtetasit me iniciale R.N n\u00eb vitin 2011. ILDKPKI ka raportuar se subjekti nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb hua.<\/p>\n<p>Subjekti i rivler\u00ebsimit ka shpjeguar se bashk\u00ebshorti i ka dh\u00ebn\u00eb shtetasit R. N. gjithsej shum\u00ebn prej 25,000 euro, n\u00eb dy k\u00ebste (10,000 euro dhe 15,000 euro), t\u00eb marr\u00eb nga kush\u00ebriri i tij z. A. P. Vangjel Prela ka ndjekur gjithashtu kthimin e k\u00ebsaj huaje, s\u00eb bashku me interesat, nga shtetasi R. N. tek shtetasi A. P., deri n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2014.<\/p>\n<p>\u201cHuadh\u00ebnia nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar, pasi nuk ka qen\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj,\u201d shkruan KPK.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb vitin 2010, subjekti nuk ka deklaruar nj\u00eb huamarrje nga shtetasi Gj.P n\u00eb me vler\u00eb 1 milion lek\u00eb. Huaja \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga bashk\u00ebshorti i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, Vagjel Prela nga djali i xhaxhait t\u00eb tij Gj. P., m\u00eb dat\u00eb 2.6.2010, me q\u00ebllim depozitimin n\u00eb bank\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb aplikimit p\u00ebr viz\u00eb amerikane. Sipas KPK-s\u00eb, deklarimin i k\u00ebsaj shume n\u00eb deklarat\u00ebn periodike nuk ka qen\u00eb detyrim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb dat\u00eb 5 shkurt, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i udh\u00ebhequr nga Roland Ilia si kryesues, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Olsi Komici an\u00ebtar, votoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Donika Prela. Konfirmimi i Prel\u00ebs u shoq\u00ebrua me denoncime dhe akuza publike nga Partia Demokratike n\u00eb opozit\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":67192,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-75926","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75926","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75926"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75926\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67192"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75926"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75926"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75926"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}