{"id":76098,"date":"2019-03-29T13:24:54","date_gmt":"2019-03-29T12:24:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=76098"},"modified":"2019-03-29T13:24:54","modified_gmt":"2019-03-29T12:24:54","slug":"turizmi-balla-bashkebisedim-me-gazetaret-italiane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/turizmi-balla-bashkebisedim-me-gazetaret-italiane\/","title":{"rendered":"Turizmi, Balla bashk\u00ebbisedim me gazetar\u00ebt italian\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi dit\u00ebn e sotme n\u00eb Kryesin\u00eb e Kuvendit nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me nj\u00eb grup gazetar\u00ebsh italian\u00eb.\u00a0 Takimi kishte n\u00eb fokus rolin e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetjen dhe promovimin e turizmit n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr afirmimin e vlerave komb\u00ebtare. N\u00eb fjal\u00ebn e tij Balla tha se turizmi n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb industri apo sektor i ekonomis\u00eb, por nj\u00eb potencial i afirmimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe vlerave tona komb\u00ebtare n\u00eb konte.<\/p>\n<p>Sipas Ball\u00ebs, industria e turizmit ka rritur kontributin n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit si n\u00eb terma monetare ashtu edhe n\u00eb terma pun\u00ebsimi, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sektor strategjik p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ka nj\u00eb rritje t\u00eb fokusit nga Kuvendi, qeveria, donator\u00eb, institucione fiskale dhe kompani private n\u00eb sektor. Q\u00eb prej vitit 2015 ka nj\u00eb rritje t\u00eb dinamik\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e kuadrit t\u00eb nevojsh\u00ebm ligjor dhe rregullator, si parakusht p\u00ebr \u00e7do investim dhe zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm\u201d, deklaroi Balla.<\/p>\n<p>Fjala e plot\u00eb e Taulant Ball\u00ebs:<\/p>\n<p>Mir\u00ebseerdh\u00ebt n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ju falenderoj p\u00ebr nism\u00ebn tuaj p\u00ebr promovimin e turizmit shqiptar dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb turistike.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebr tu vler\u00ebsuar d\u00ebshira dhe q\u00ebllimi i mir\u00eb juaji si gazetar\u00eb dhe media t\u00eb vendit mik, fqinj dhe partner t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb promovuar turizmin shqiptar, edhe n\u00eb kushtet e konkurrenc\u00ebs n\u00eb treg midis operator\u00ebve turistik\u00eb nga t\u00eb dy brigjet e Adriatikut.<\/p>\n<p>Por si\u00e7 kemi th\u00ebn\u00eb shpesh k\u00ebto vite, ne politikan\u00ebt dhe ju gazetar\u00ebt, Adriatiku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb det q\u00eb na bashkon dhe nuk na ndan. Prandaj le ta p\u00ebrdorim k\u00ebt\u00eb potencial edhe p\u00ebr t\u00eb konkurruar, por edhe p\u00ebr t\u00eb krijuar sinergji dhe rritur produktivitetin e sh\u00ebrbimeve turistike.<\/p>\n<p>Un\u00eb d\u00ebshiroj t\u00eb bashk\u00ebbisedojm\u00eb p\u00ebr turizmin shqiptar, jo thjesht si nj\u00eb industri, as si kontribut i k\u00ebsaj industrie n\u00eb GDP e pun\u00ebsim, as p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn dhe ofert\u00ebn turistike. Edhe pse jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, ky nuk \u00ebsht\u00eb as fokusim kryesor i k\u00ebtij bashk\u00ebbisedimi.<\/p>\n<p>Un\u00eb d\u00ebshiroj t\u00eb flas me ju p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje:<\/p>\n<p>E para, kontributi i legjislativit n\u00eb nxitjen e k\u00ebtij sektori, si nj\u00eb sektor q\u00eb p\u00ebrputhet me avantazhet konkurruese dhe krahasimore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, burimeve natyrore dhe t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb saj;<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, zhvillimi i turizmit si nj\u00eb soft po\u00eber e Shqip\u00ebris\u00eb, si nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr zhvillimin e kultur\u00ebs, identitetit dhe vlerave komb\u00ebtare, fqinj\u00ebsis\u00eb kulturore dhe komunikimit kulturor t\u00eb shqiptar\u00ebve me kulturat e tjera t\u00eb Mesdheut, Ballkanit, Europ\u00ebs dhe rajoneve t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, turizmi nuk \u00ebsht\u00eb tjesht nj\u00eb industri apo sektor i ekonomis\u00eb, por nj\u00eb potencial i afirmimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe vlerave tona komb\u00ebtare n\u00eb kontekstet e m\u00ebsip\u00ebrme dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Industria e turizmit ka rritur kontributin e saj n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit si n\u00eb terma monetare ashtu edhe n\u00eb terma pun\u00ebsimi, duke u b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb sektor strategjik p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ka nj\u00eb rritje t\u00eb fokusit nga Kuvendi, qeveria, donator\u00eb, institucione fiskale dhe kompani private n\u00eb sektor. Q\u00eb prej vitit 2015 ka nj\u00eb rritje t\u00eb dinamik\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e kuadrit t\u00eb nevojsh\u00ebm ligjor dhe rregullator, si parakusht p\u00ebr \u00e7do investim dhe zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015, Kuvendi miratoi nj\u00eb\u00a0 ligj t\u00eb ri\u00a0 kuad\u00ebr p\u00ebr zhvillimin e turizmit, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur zhvillimin e nj\u00eb turizmi t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe t\u00eb sigurt\u00eb, fuqizimin si sektor i ekonomis\u00eb q\u00eb ndikon n\u00eb rritjen e pun\u00ebsimit, uljen e varf\u00ebris\u00eb, zhvillimin e komuniteteve rurale, si edhe mbrojtjen dhe rip\u00ebrt\u00ebritjen e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe mjedisore.<\/p>\n<p>Ligji ka p\u00ebsuar disa ndryshime gjat\u00eb dy vieteve t\u00eb fundit, p\u00ebr t\u00eb siguruar mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebtij sektori, duke i v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion pasuri t\u00eb paluajtshme shtet\u00ebrore, n\u00ebp\u00ebrmjet kontrat\u00ebs simbolike 1 euro, dhe p\u00ebr t\u00eb reflektuar leht\u00ebsit\u00eb fiskale p\u00ebr k\u00ebto investitor\u00eb, t\u00eb propozuara n\u00eb paketat fiskale t\u00eb viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, legjislacioni p\u00ebr investimet strategjike, i miratuar n\u00eb vitin 2015, parashikon procedura administrative favorizuese, leht\u00ebsuese apo p\u00ebrshpejtuese t\u00eb mb\u00ebshtetjes dhe t\u00eb sh\u00ebrbimeve ndaj investitor\u00ebve n\u00eb turiz\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr industrin\u00eb e turizmit Kuvendi ka miratuar edhe legjislacion favorizues fiskal.\u00a0 Tatimi mbi vler\u00ebn e shtuar p\u00ebr sh\u00ebrbimet e ofruara nga\u00a0 markat tregtare t\u00eb regjistruara nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht\u00a0 dhe\u00a0 restorantet brenda struktuarave akomoduese t\u00eb \u00e7ertifikuara si agroturiz\u00ebm u reduktua n\u00eb 6%.<\/p>\n<p>Gjithashtu markat tregtare t\u00eb regjistruara nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht jan\u00eb p\u00ebrjashtuar nga tatimi mbi fitimin, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 10-vje\u00e7are, nd\u00ebrsa p\u00ebr agroturizmin po aplikojm\u00eb nj\u00eb norm\u00eb t\u00eb reduktuar t\u00eb tatim fitimit n\u00eb mas\u00ebn 5 %, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 10 vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Programi i 100 fshatrave po krijon modelin e suksesit n\u00eb mb\u00ebshtetjen e agroturizmit dhe zhvillimin e integruar rural t\u00eb vendit, sipas standardeve m\u00eb t\u00eb mira evropiane. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij programi krijohet nj\u00eb sinergji midis zhvillimit ekonomiko-social, agroturizmit e turizmit rural, natyr\u00ebs e mjedisit si dhe t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Turizmi vler\u00ebsohet si sektor strategjik, p\u00ebrmes t\u00eb cilit Shqip\u00ebria mund t\u00eb arrij\u00eb rritje t\u00eb q\u00ebndrushme afatgjat\u00eb, t\u00eb gjelb\u00ebr e blu, inteligjente dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, konkurrueshm\u00ebri dhe produktivitet t\u00eb lart\u00eb, por edhe nj\u00eb imazh t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht.<\/p>\n<p>N\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtij roli t\u00eb industris\u00eb s\u00eb turzimit, \u00ebsht\u00eb\u00a0 e nevojshme q\u00eb t\u2019i japim m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje\u00a0 prirjeve t\u00eb m\u00ebposht\u00ebme t\u00eb sektorit:<\/p>\n<p>Zgjerimi i grupmoshave t\u00eb turist\u00ebve q\u00eb vitojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrtej grupmosh\u00ebn 25-44 vje\u00e7, e cila mbizot\u00ebron aktualisht.<\/p>\n<p>Zgjerimi i origjin\u00ebs dhe p\u00ebrkat\u00ebsive kulturore t\u00eb turist\u00ebve q\u00eb vitojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrtej turist\u00ebve nga rajoni. Kjo do t\u00eb ndimoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb, vlerat dhe kultur\u00ebn ton\u00eb n\u00eb rajone t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndryshimi i struktur\u00ebs s\u00eb industrive dhe sh\u00ebrbimeve turistike, duke synuar mbizot\u00ebrimin e sh\u00ebrbimeve dhe t\u00ebrheqjen e turist\u00ebve kulturor\u00eb, vizitor\u00eb t\u00eb parqeve arkeologjike, muzeve, kalave dhe monumente t\u00eb tjer\u00eb. Prirja pozitive e viteve t\u00eb fundit n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt mund t\u00eb konsolidohet edhe m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Ju falenderoj edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr pranin\u00eb dhe nism\u00ebn tuaj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi dit\u00ebn e sotme n\u00eb Kryesin\u00eb e Kuvendit nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me nj\u00eb grup gazetar\u00ebsh italian\u00eb.\u00a0 Takimi kishte n\u00eb fokus rolin e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetjen dhe promovimin e turizmit n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr afirmimin e vlerave komb\u00ebtare. N\u00eb fjal\u00ebn e tij Balla tha se turizmi n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":69560,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-76098","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76098","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76098"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76098\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69560"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76098"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76098"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76098"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}