{"id":76188,"date":"2019-03-29T21:30:02","date_gmt":"2019-03-29T20:30:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=76188"},"modified":"2019-03-29T16:23:14","modified_gmt":"2019-03-29T15:23:14","slug":"mbreteria-e-bashkuar-ne-udhekryq-dalja-e-saj-nga-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/mbreteria-e-bashkuar-ne-udhekryq-dalja-e-saj-nga-be\/","title":{"rendered":"Mbret\u00ebria e Bashkuar n\u00eb udh\u00ebkryq dalja e saj nga BE"},"content":{"rendered":"<p>Q\u00eb n\u00eb Qershor t\u00eb 2016, Mbret\u00ebria e Bashkuar ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje aspak stab\u00ebl p\u00ebrsa i p\u00ebrket rolit t\u00eb tyre n\u00eb aren\u00ebn europiane. Britanik\u00ebt morr\u00ebn nj\u00eb vendim shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre n\u00eb lidhje me Bashkimin Europian; shfryt\u00ebzuan pushtetin e vot\u00ebs s\u00eb tyre dhe, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb referendumi, i than\u00eb \u201cmjaft m\u00eb\u201d k\u00ebsaj bashk\u00ebsie nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, partit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb kolaps total.<\/p>\n<p>Laburist\u00ebt ende nuk po e mbledhin veten e tyre pas gjith\u00eb skandaleve dhe deklaratave anti-semite. Jeremy Corbyn \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb disfat\u00eb t\u00eb rrezikshme, e cila nuk vjen nga Partia Konservatore, por nga vet\u00eb partia q\u00eb ai drejton.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Konservator\u00ebt jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb m\u00eb t\u00eb keqe akoma. Kjo, p\u00ebr shkak t\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb shumllojshm\u00ebris\u00eb s\u00eb fraksioneve brenda partis\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej vitit 2010, Partia Konservatore britanike ka qen\u00eb n\u00eb qeverisje. Ish-Kryeministri laburist Gordon Brown d\u00ebshtoi n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb 11 Majit, duke i hapur rrug\u00ebn drejt qeverisjes koalicionit mes Konservator\u00ebve dhe Liberal Demokrat\u00ebve. Megjith\u00ebse gj\u00ebrat ishin duke shkuar mir\u00eb p\u00ebr Konservator\u00ebt, humbja e tyre e par\u00eb ishte dor\u00ebheqja e David Cameron si lideri i partis\u00eb dhe si Kryeministri i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar menj\u00ebher\u00eb pas daljes s\u00eb rezultatit t\u00eb referendumit t\u00eb Brexit.<\/p>\n<p>Kjo nuk ishte pak p\u00ebr David Cameronin, i cili u b\u00eb edhe kryefjala e skandalit t\u00eb Letrave t\u00eb Panamas\u00eb, pasi babai i tij ishte i p\u00ebrfshir\u00eb. U b\u00eb buj\u00eb e madhe n\u00eb mediat britanike dhe jo vet\u00ebm; lajmi u b\u00eb i njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht.<\/p>\n<p>Pas dor\u00ebheqjes s\u00eb Cameron si lider i Konservator\u00ebve dhe Kryeminist\u00ebr i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe dhe Irland\u00ebs s\u00eb Veriut, drejtimin e vendit e mori e famshmja Theresa May. Kjo e fundit ka pasur karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb jet\u00ebn publike dhe politike, duke nisur q\u00eb nga roli i saj si nj\u00eb deputete e thjesht\u00eb dhe deri tek postet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb qeverisjes konservatore. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, arsyeja se p\u00ebrse ajo i b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb pasigurt njer\u00ebzit ishte q\u00ebndrimi i saj n\u00eb lidhje me Brexit, pasi ajo, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk kishte nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb sajin, por ishte n\u00eb l\u00ebkundje t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>Vizioni i May-t p\u00ebr nj\u00eb \u201cLond\u00ebr Globale\u201d, disa jav\u00eb pas referendumit dhe marrjes s\u00eb detyr\u00ebs, shkaktoi shum\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi midis Konservator\u00ebve dhe partive t\u00eb tjera t\u00eb spektrit t\u00eb djatht\u00eb (mes tyre edhe UKIP dhe Best for Britain). Megjithat\u00eb, ajo u perpoq t\u00eb dukej guximtare dhe bujare duke thirrur p\u00ebr zgjedhje speciale n\u00eb vitin 2017. Ishte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb thirrur dhe ngjallur besimin tek njer\u00ebzit, t\u00eb cil\u00ebt nuk shikonin nj\u00eb rrug\u00ebzgjidhje tek drejtimi i saj. Zgjedhjet ishin shkat\u00ebrruese p\u00ebr partine e saj. Nuk arriti t\u00eb merrte nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb qeverisur e vetme dhe u detyrua p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb formonte nj\u00eb koalicion, kete rradh\u00eb me DUP, p\u00ebr t\u00eb mbajtur qeverisjen. Humbjet n\u00eb num\u00ebr ishin t\u00eb m\u00ebdha. Por May nuk u dor\u00ebzua, p\u00ebrkundrazi u p\u00ebrpoq t\u00eb dukej sa m\u00eb e fort\u00eb para opinionit t\u00eb publikut, p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar marr\u00ebveshjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb \u2014 sipas saj \u2014 p\u00ebr daljen nga Bashkimi Europian.<\/p>\n<p>Madje, shum\u00eb nxituan ta komentonin situat\u00ebn si nj\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje kohore. Ishte i gabuar krahasimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve Reagan-Thatcher me marr\u00ebdh\u00ebniet Trump-May, pasi Trump mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb Reagan, por May kurr\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb Thatcher.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Liberal Demokrat\u00ebt e krahasuan May-n me Nigel Farage, liderin e fushat\u00ebs s\u00eb Brexit, ose si\u00e7 e quaj un\u00eb, \u201cThe Bad Boy of Brexit\u201d. Gabim, edhe kjo!<\/p>\n<p>Gjithsesi, humbjet e fundit t\u00eb May-t n\u00eb parlamentin britanik dhe dor\u00ebheqjet e ministrave t\u00eb saj m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm vitin e kaluar, e dob\u00ebsuan aq shum\u00eb qeverisjen e saj, sa q\u00eb kjo e fundit u detyrua t\u00eb thot\u00eb se n\u00ebse marr\u00ebveshja e saj kalon, ajo do t\u00eb dor\u00ebhiqet si Kryeministre.<\/p>\n<p>\u00c7fare entuziazmi p\u00ebr Laburist\u00ebt dhe Liberal Demokrat\u00ebt ky! Por m\u00eb shum\u00eb se kaq, Konservator\u00ebt e tjer\u00eb jan\u00eb akoma edhe m\u00eb t\u00eb entuziazmuar. Disa figura t\u00eb forta dhe me baz\u00eb t\u00eb madhe votuesish nga partia Konservatore, si Boris Johnson (ish-Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme) dhe Jacob Rees-Mogg (nj\u00eb nga deputet\u00ebt m\u00eb kontradiktor\u00eb me partin\u00eb e tij) jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gati t\u2019a votojn\u00eb propozimin e May-t vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb ajo t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen. T\u00eb dy shquhen p\u00ebr euroskepticizmin e tyre t\u00eb theksuar, sidomos Rees-Mogg. Ata kan\u00eb nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb madhe brenda partis\u00eb dhe kan\u00eb qen\u00eb prej koh\u00ebsh figura t\u00eb mir\u00ebnjohura n\u00eb politik\u00ebn britanike, prandaj me shum\u00eb gjasa mund t\u00eb jen\u00eb pasardh\u00ebsit e Theresa May-t.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, situata politike \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. May \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrballur me nj\u00eb parlament q\u00eb po ja hedh posht\u00eb t\u00eb gjitha planet. Deklarata e saj e fundit se do t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen n\u00ebse plani i saj fiton, ka krijuar nj\u00eb paralizim t\u00eb parlamentit. Kjo gj\u00eb e b\u00ebn at\u00eb fituese. Pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb q\u00eb ajo ka shkaktuar n\u00eb trupin legjislativ t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shumta, por m\u00ebnyra se si May po vepron, e lan at\u00eb nga \u00e7do gj\u00eb.<\/p>\n<p>Ka dy mund\u00ebsi se si do t\u00eb shkojn\u00eb gj\u00ebrat n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<ol>\n<li>Laburist\u00ebt i bashkohen Konservator\u00ebve p\u00ebr t\u00eb votuar propozimin e May-t p\u00ebr daljen nga Bashkimi Europian. Theresa May jep dor\u00ebheqjen e saj dhe nj\u00eb tjet\u00ebr Konservator (nga ana e euroskeptik\u00ebve) merr n\u00eb dor\u00eb postin e Kryeministrit post-Brexit.<\/li>\n<li>Laburist\u00ebt, duke e pasur m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb luftojn\u00eb May-n (se sa ndonj\u00eb Konservator tjet\u00ebr), nuk e votojn\u00eb propozimin e saj. N\u00ebse shumica nuk e pranon propozimin e saj, ajo q\u00ebndron ende n\u00eb qeverisje, duke e mbajtur akoma gjall\u00eb debatin n\u00eb lidhje me daljen.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Sido q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb ngjarjet, kemi nj\u00eb Nigel Farage q\u00eb po b\u00ebhet gati p\u00ebr nj\u00eb fushat\u00eb gjigande. \u201cThe Bad Boy of Brexit\u201d mund t\u00eb jet\u00eb njeriu m\u00eb influencues, edhe pse \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb parlamentit britanik. The Brexit Party \u2014 partia e tij e re \u2014 ka nj\u00eb popullaritet n\u00eb rritje, duke marr\u00eb edhe nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm votuesish nga UKIP \u2014 ish-partia q\u00eb Farage drejtonte. Farage \u00ebsht\u00eb kundra dhe do b\u00ebj\u00eb fushat\u00eb kundra t\u00eb dyja rrug\u00ebve t\u00eb lartp\u00ebrmendura. K\u00ebshtu, k\u00ebtu na krijohet nj\u00eb rrug\u00eb e tret\u00eb, t\u00eb cil\u00ebs mund t\u2019i bashkohen edhe deput\u00ebt\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nga rradh\u00ebt e Konservator\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00ebse Farage fiton p\u00ebrs\u00ebri? Me shum\u00eb mund\u00ebsi, May do t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb koh\u00eb p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje konkrete, duke e l\u00ebn\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar t\u00eb dal\u00eb prej Bashkimit Europian pa marr\u00ebveshje (No Deal Brexit):\u00a0<a href=\"https:\/\/www.express.co.uk\/news\/uk\/1101013\/nigel-farage-brexit-news-latest-march-to-leave-betrayal-sunderland-walk-no-deal-uk-eu\">\u00ebndrra dhe q\u00ebillimi<\/a>\u00a0m\u00eb i madh i Nigel Farage. Mos harrojm\u00eb se Farage \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i zgjuar dhe e manovron situat\u00ebn n\u00eb an\u00ebn e tij dhe n\u00eb koh\u00ebn e duhur.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ende nuk ka siguri p\u00ebr situat\u00ebn post-Brexit. Ngelet mister se si do t\u00eb ndryshojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes Britanise dhe BE, marr\u00ebdh\u00ebniet mes Anglis\u00eb, Uellsit, Skocis\u00eb dhe Irland\u00ebs s\u00eb Veriut dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e ardhshme mes Britanis\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Gjithsesi, ne nuk na mbetet gj\u00eb tjet\u00ebr, vet\u00ebm t\u00eb ngrem\u00eb hipoteza nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet n\u00eb lidhje me politik\u00ebn britanike, e cila, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, \u00ebsht\u00eb e m\u00ebrzitshme, por n\u00eb k\u00ebto situata b\u00ebhet m\u00eb interesante se \u00e7do gj\u00eb\u00a0tjet\u00ebr.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00eb n\u00eb Qershor t\u00eb 2016, Mbret\u00ebria e Bashkuar ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje aspak stab\u00ebl p\u00ebrsa i p\u00ebrket rolit t\u00eb tyre n\u00eb aren\u00ebn europiane. Britanik\u00ebt morr\u00ebn nj\u00eb vendim shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre n\u00eb lidhje me Bashkimin Europian; shfryt\u00ebzuan pushtetin e vot\u00ebs s\u00eb tyre dhe, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb referendumi, i than\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":63025,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,191],"tags":[],"class_list":{"0":"post-76188","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-bota"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76188","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76188"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76188\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63025"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76188"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76188"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76188"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}