{"id":76445,"date":"2019-03-31T12:35:07","date_gmt":"2019-03-31T10:35:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=76445"},"modified":"2019-03-31T12:35:07","modified_gmt":"2019-03-31T10:35:07","slug":"phillips-serbia-e-ka-humbur-kosoven-si-rezultat-i-krimeve-te-milloshevicit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/phillips-serbia-e-ka-humbur-kosoven-si-rezultat-i-krimeve-te-milloshevicit\/","title":{"rendered":"Phillips: Serbia e ka humbur Kosov\u00ebn si rezultat i krimeve t\u00eb Milloshevi\u00e7it"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00ebzet\u00eb vjet pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO-s, Kosova \u00ebsht\u00eb e pavarur dhe Serbia duhet ta pranoj\u00eb faktin q\u00eb e ka hunbur at\u00eb si rezultat i krimeve t\u00eb Milloshevi\u00e7it, thot\u00eb David Phillips.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, profesori i marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Kolumbias n\u00eb Nju Jork, tha se ka ardhur koha q\u00eb dialogu p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb caktuar kohor dhe t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Zoti Phillips, k\u00ebt\u00eb jav\u00eb ishte 20 vjetori i nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr ndalur vrasjet dhe d\u00ebbimin popullat\u00ebs shqiptare nga Serbia? Si e shihni Kosov\u00ebn sot, 20 vjet pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO-s p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs?<\/p>\n<p><strong>David Phillips:\u00a0<\/strong>Kosova \u00ebsht\u00eb e pavarur dhe sovrane. Serbia duhet ta pranoj\u00eb faktin q\u00eb e ka humbur Kosov\u00ebn si rezultat i krimeve t\u00eb Milloshevi\u00e7it dhe nuk do t\u00eb kthehet kurr\u00eb n\u00ebn Serbi. Por, Kosova duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e shtetit dhe shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb saj shum\u00eb etnike. M\u00eb kujtohet n\u00eb mars to vitit 1999, kur po jepja m\u00ebsim n\u00eb Universitetin e Kolumbias, mora nj\u00eb telefonat\u00eb nga Richard Holbrook. Telefonata zgjoi kurreshtjen time pasi ai duhej t\u00eb ishte n\u00eb Beograd p\u00ebr t\u00eb negociar me Milloshevi\u00e7in p\u00ebr t\u00ebrheqjen e forcave serbe nga Kosova. Ai m\u00eb telefonoi p\u00ebr t\u00eb m\u00eb treguar se bombardimet do t\u00eb fillonin t\u00eb nes\u00ebrmen dhe m\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb njoftoja komunitetin shqiptaro-amerikan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb paralajm\u00ebronin t\u00eb af\u00ebrmit e tyre n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb sigurt. Natyrisht, Richard Hollbrook-u ishte mendjempreht\u00eb, ai e dinte se telefonatat p\u00ebrgjoheshin nga UDB-ja. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb vend se t\u00eb kthehej n\u00eb Shtetet e Bashkuara ai shkoi n\u00eb Budapest dhe telefonoi Milloshevi\u00e7in n\u00eb m\u00ebngjesin e dit\u00ebs pasuese, duke i th\u00ebn\u00eb \u201ca mendoni se tani ne jemi serioz nisjen e luft\u00ebs?\u201d. Milloshevi\u00e7i n\u00ebnqeshi dhe tha \u201cShtetet e Bashkuara kurr\u00eb nuk do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur shqiptar\u00ebt\u201d. Un\u00eb jam krenar q\u00eb Shtetet e Bashkuara nd\u00ebrhyn\u00eb ushtarakisht p\u00ebr t\u00eb parandaluar gjenocidin n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs<\/strong>:\u00a0Pavar\u00ebsisht pranis\u00eb s\u00eb NATO-s dhe dialogut me Beogradin t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian, Kosova nuk ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb normalizoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e saj me Serbin\u00eb. Kjo ka qen\u00eb nj\u00eb penges\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjet e saj n\u00eb procesin e integrimit euro-atlantik. \u00c7far\u00eb mendoni se duhet b\u00ebr\u00eb ndryshe p\u00ebr t\u00eb tejkaluar ng\u00ebr\u00e7in e tanish\u00ebm?<\/p>\n<p><strong>David Phillips<\/strong>:\u00a0S\u00eb pari, un\u00eb mendoj se duhet t\u00eb sqarohet kuptimi i fjal\u00ebs \u201cnormalizim\u201d. Normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve duhet t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb njohjen e Kosov\u00ebs nga Serbia me kufijt\u00eb ekzistues. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shpenzohen vite t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr diskutimin e kodit telefonik, targat e makinave dhe menaxhimin e kufijve, duhet t\u00eb trajtohen \u00e7\u00ebshtjet thelb\u00ebsore. Fatkeq\u00ebsisht, gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit, propozimi i Presidentit Hashim Tha\u00e7i p\u00ebr korrigjimin e kufijve ka hequr v\u00ebmendjen nga gj\u00ebrat e r\u00ebnd\u00ebsishme. Nuk duhet t\u00eb ket\u00eb diskutime p\u00ebr korrigjim kufijsh, por p\u00ebr normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kufijve t\u00eb tanish\u00ebm. Edhe n\u00ebse dialogu do t\u00eb rezultonte n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr korrigjim kufijsh, Presidenti Vu\u00e7i\u00e7 nuk i ka votat n\u00eb parlament p\u00ebr t\u00eb ndryshuar kushtetut\u00ebn e Serbis\u00eb ose p\u00ebr t\u00eb pranuar pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Ai nuk mund t\u2019ua ndryshoj\u00eb mendjen vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, si Spanja, q\u00eb nuk e kan\u00eb njohur pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Rusia nuk merr urdh\u00ebra nga Beogradi. Pra, Kosova nuk do t\u00eb merrte asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb territorit.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Megjithat\u00eb, pse do t\u00eb ishte gabim p\u00ebr t\u00eb diskutuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje? Para 20 vitesh, kur NATO-ja bombardoi Sebin\u00eb, Kosova nuk mori premtim p\u00ebr pavar\u00ebsi ose ndryshim territoresh, por thjesht\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejta. \u00c7far\u00eb do t\u00eb humbiste Kosova n\u00ebse do t\u00eb fillonte dialogun p\u00ebr korrigjim kufijsh dhe n\u00eb fund ai d\u00ebshton?<\/p>\n<p><strong>David Phillips:\u00a0<\/strong>Negociator\u00ebt mund t\u00eb flasin p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb korrigjimin e kufijve. Por, procesi nuk mbaron k\u00ebtu. Un\u00eb kam p\u00ebrgatitur nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes prej disa faqesh q\u00eb p\u00ebrfshin nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh \u00e7\u00ebshtjesh q\u00eb duhet negociar p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb diskutim t\u00eb thjesht\u00eb mbi korrigjimin e kufijve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces shum\u00eb m\u00eb i nd\u00ebrlikuar. Ekipi negociator i Kosov\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrgatitur p\u00ebr trajtimin e t\u00eb gjitha detajeve. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb negociojn\u00eb me Serbin\u00eb, shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs po negociojn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr ndarjen. Kjo thjesht\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb strategjia e duhur. Dialogu duhet t\u00eb p\u00ebrmbyllet bazuar n\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb p\u00ebrcaktuar. Tani dialogu nuk ka fund. Zgjedhjet evropiane jan\u00eb n\u00eb maj, zgjedhjet p\u00ebr komisioner\u00ebt e rinj jan\u00eb n\u00eb vjesht\u00eb. Duhet t\u00eb vendosim nj\u00eb afat kohor si\u00e7 b\u00ebri senatori Mitchell p\u00ebr negociatat p\u00ebr konfliktin n\u00eb Irland\u00ebn Veriore q\u00eb \u00e7uan n\u00eb arritjen e marr\u00ebveshjes s\u00eb t\u00eb Premtes s\u00eb Mir\u00eb. Pastaj duhet t\u00eb arrihet n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim, sepse zvarritja e k\u00ebtij procesi nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Kosov\u00ebs me Serbin\u00eb, nuk po e ndihmon ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs, dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e saj me komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ka ardhur koha p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur. Nj\u00ebzet vjet pas luft\u00ebs, ne duhet ta p\u00ebrmbyllim k\u00ebt\u00eb kapitull dhe t\u00eb l\u00ebvizim p\u00ebrpara. T\u00eb vendosen marr\u00ebdh\u00ebniet normale mes Beogradit dhe Prishtin\u00eb bazuar n\u00eb interitetin territorial dhe respektin e nd\u00ebrsjell\u00eb dhe t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vrull pozitiv n\u00eb rajoin e Ballkanit Per\u00ebndimor. N\u00ebse Greqia dhe Maqedonia e Veriut mund t\u00eb arrijn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e emrit, sigurisht q\u00eb edhe Kosova dhe Serbia mund t\u00eb arrijn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur p\u00ebrpara.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Vendosja nga qeveria e Kosov\u00ebs e tarif\u00ebs 100 p\u00ebr qind ndaj mallrave serbe e ka \u00e7uar Kosov\u00ebn n\u00eb nj\u00eb kurs p\u00ebrplasjeje me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian. Sipas mendimit tuaj, \u00e7far\u00eb pasoja do t\u00eb ket\u00eb kjo p\u00ebr Kosov\u00ebn?<\/p>\n<p><strong>David Phillips:<\/strong>\u00a0S\u00eb pari, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet ta kuptojn\u00eb se tarifa nuk erdhi si rrufe n\u00eb qiell t\u00eb kalt\u00ebrt. Ajo ishte nj\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj taktitave t\u00eb ashpra t\u00eb Serbis\u00eb dhe Rusis\u00eb n\u00eb Dubai gjat\u00eb takimit t\u00eb Interpolit. \u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb ulesh dhe t\u00eb bisedosh n\u00eb Bruksel p\u00ebr normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve kur t\u00eb d\u00ebrguarit diplomatik t\u00eb Serbis\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn p\u00ebr t\u00eb bindur vendet q\u00eb t\u00eb mos njohin pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Madje, duke inkurajuar t\u00ebrheqjen e njohjeve nga vendet t\u00eb cilat e kan\u00eb njohur pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Pra, ata po punojn\u00eb kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb UNESCO dhe Interpol. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, un\u00eb i mb\u00ebshtes tarifat derisa Serbia t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrgatitur t\u00eb tregoj\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb rifilloj\u00eb bisedimet n\u00eb mir\u00ebbesim. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb duke ndodhur tani.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0A \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb Kosov\u00eb t\u2019i rezitoj\u00eb trysnis\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Bashkimit Evropian p\u00ebr pezullimin e tarif\u00ebs ndaj mallrave serbe?<\/p>\n<p><strong>David Phillips:\u00a0<\/strong>Shtetet e Bashkuara dhe Kosova gjithmon\u00eb kan\u00eb qen\u00eb miq t\u00eb mir\u00eb. Por, Kosova nuk \u00ebsht\u00eb koloni e Shteteve t\u00eb Bashkaura t\u00eb Amerik\u00ebs. Qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb mbaj\u00eb q\u00ebndrimet e veta dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt p\u00ebr qytetar\u00ebt e saj. Po mund t\u2019i rezistoj\u00eb trysnis\u00eb, por pse duhet t\u00eb ket\u00eb trysni ndaj saj? A kan\u00eb harruar Shtetet e Bashkuara se kush jan\u00eb miqt\u00eb dhe aleat\u00ebt e tyre n\u00eb rajon? Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje e barabart\u00eb. Nuk ka ekuivalenc\u00eb morale. Shtetet e Bashkuara duhet t\u2019i b\u00ebjn\u00eb trysni Beogradit q\u00eb ta pranoj\u00eb Kosov\u00ebn, e jo Kosov\u00ebs p\u00ebr pezullimin e tarif\u00ebs. Ne duhet t\u00eb kujtojm\u00eb se kush jan\u00eb miqt\u00eb tan\u00eb dhe duhet t\u00eb punojm\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb interesit t\u00eb tyre. Ne duhet t\u00eb kemi nj\u00eb partneritet m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb dhe nj\u00eb mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb bazuar tek realiteti, jo d\u00ebshirat tona, dhe sigurisht jo t\u00eb ndikuar nga Moska ose Beogradi.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Nj\u00eb sfid\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb e pret Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb Gjykata Speciale, q\u00eb tashm\u00eb ka filluar t\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje d\u00ebshmitar\u00ebt lidhur me dyshimet p\u00ebr krime lufte. \u00c7far\u00eb mendoni p\u00ebr pun\u00ebn e Gjykat\u00ebs Speciale? Sipas mendimit tuaj, \u00e7far\u00eb ndikimi mund t\u00eb ket\u00eb puna e saj n\u00eb zhvillimet politike n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p><strong>David Phillips:\u00a0<\/strong>Gjykata Speciale duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb pun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb justifikuar ekzistenc\u00ebn e saj. N\u00ebse po interviston njer\u00ebz rreth dyshimeve p\u00ebr krime nga politikan\u00ebt e Kosov\u00ebs, at\u00ebher\u00eb ajo duhet t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre intervistave dhe t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb politikan\u00ebt n\u00eb Hag\u00eb, ku mund t\u00eb merren veprime ligjore. T\u00eb ndalen spekulimet dhe t\u00eb b\u00ebhet puna. Gjykata Speciale duhet t\u00eb veproj\u00eb ose t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00ebzet\u00eb vjet pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO-s, Kosova \u00ebsht\u00eb e pavarur dhe Serbia duhet ta pranoj\u00eb faktin q\u00eb e ka hunbur at\u00eb si rezultat i krimeve t\u00eb Milloshevi\u00e7it, thot\u00eb David Phillips. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, profesori i marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Kolumbias n\u00eb Nju Jork, tha se ka ardhur koha q\u00eb dialogu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":76446,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-76445","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76445","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76445"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76445\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76446"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76445"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76445"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76445"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}