{"id":7648,"date":"2015-10-16T21:53:54","date_gmt":"2015-10-16T19:53:54","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=7648"},"modified":"2015-10-16T21:53:54","modified_gmt":"2015-10-16T19:53:54","slug":"provokimi-andrea-stefanit-heroi-im-nuk-eshte-ballist-morina-por-serbi-vojkan-udovic","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/provokimi-andrea-stefanit-heroi-im-nuk-eshte-ballist-morina-por-serbi-vojkan-udovic\/","title":{"rendered":"Provokimi i Andrea Stefanit: Heroi im nuk \u00ebsht\u00eb Ballist Morina, por serbi Vojkan Udovi\u00e7"},"content":{"rendered":"<p>Andrea Stefani ka shkruar nj\u00eb artikull jo pak prokovativ, duke th\u00ebn\u00eb se heroi i tij nuk \u00ebsht\u00eb Ballist Morina, por studenti serb Vojkan Udovi\u00e7.<\/p>\n<p>Sipas Stefanit, Ballisti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person nacionalist q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shembull p\u00ebr ne, nd\u00ebrkaq q\u00eb studenti serb q\u00eb i do shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb heroi i tij.<\/p>\n<p>Stefani thekson n\u00eb shkrim se Serbia dhe Shqip\u00ebria, shqiptar\u00ebt dhe serb\u00ebt duhet t\u00eb ndjekin rrug\u00ebn e pajtimit me nj\u00ebri-tjetrin si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Franca dhe Gjermania, francez\u00ebt dhe gjerman\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Shkrimi i Andrea Stefanit<\/strong><\/p>\n<p>Dalldia nacionaliste e turmave q\u00eb shp\u00ebrtheu pas kualifikimit t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr n\u00eb finalet e kampionatit europian, tregon se ca shqiptar\u00ebve akrepat e or\u00ebs u kan\u00eb mbetur shum\u00eb prapa n\u00eb koh\u00eb, at\u00ebher\u00eb kur \u00e7\u00ebshtja e komb\u00ebtare ishte par\u00ebsore dhe p\u00ebrparimtare n\u00eb Europ\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb. Por sot gj\u00ebrat kan\u00eb ndryshuar thuajse rr\u00ebnj\u00ebsisht. Nacionalizmi etnik q\u00eb shpallej revolucionar dhe i dobish\u00ebm \u00ebsht\u00eb sot i prapambetur dhe i rreziksh\u00ebm. N\u00eb Europ\u00eb sot par\u00ebsore nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare por p\u00ebrkundrazi, tejkalimi i trazimeve dhe narcizmit komb\u00ebtar, p\u00ebr nj\u00eb integrim mbikomb\u00ebtar (supranacional). Kjo \u00ebsht\u00eb sot ambicia, strategjia europiane. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj ambicieje \u00ebsht\u00eb forcimi i shtetit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb lir\u00eb dhe, si i till\u00eb, edhe si shoq\u00ebri e hapur e aft\u00eb t\u00eb integrohet edhe me shtetin tjet\u00ebr fqinj, n\u00ebse edhe ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri qytetar\u00ebsh t\u00eb lir\u00eb, drejt nj\u00eb bashk\u00ebsie politike supranacionale.<br \/>\n***<br \/>\nPra, p\u00ebr iden\u00eb e Europ\u00ebs s\u00eb Bashkuar, par\u00ebsore nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb p\u00ebrforcimi i k\u00ebshtjell\u00ebs nacionale p\u00ebrball\u00eb kullave e bedenave nacionale t\u00eb shtetit fqinj, duke rigdhendur n\u00eb ballin e politikave dallimet, urrejtjet dhe dasit\u00eb shekullore komb\u00ebtare, por fuqizimi i shteteve demokratike dhe liberale q\u00eb, duke zbuluar p\u00ebrbashk\u00ebsin\u00eb e interesave, p\u00ebrbashk\u00ebsit\u00eb e qenieve humane, b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb bashk\u00ebpunues dhe t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr integrim mbar\u00eb europian mbi baz\u00ebn e frym\u00ebs dhe vlerave universale t\u00eb humanizmit, barazis\u00eb, dhe liris\u00eb.<br \/>\n***<br \/>\nT\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebsh t\u00eb b\u00ebsh t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e k\u00ebsaj q\u00eb synon Europa, t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e projektit t\u00eb BE dhe integrimit europian, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb k\u00ebrkosh t\u00eb mbetesh apo t\u00eb kthehesh n\u00eb koh\u00ebt e err\u00ebta t\u00eb urrejtjeve dhe konfrontimeve t\u00eb p\u00ebrgjakshme nacionaliste nga e cilat vet\u00eb kombet, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Ballkan, kan\u00eb vuajtur shum\u00eb. Do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mos m\u00ebsosh nga historia por t\u00eb mbetesh skllav i saj. Do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mos jesh i denj\u00eb p\u00ebr Europ\u00ebn! Do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb divorcohesh nga ideja europiane.<br \/>\n***<br \/>\nAta student\u00eb serb\u00eb q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb dhe u deklaruan p\u00ebr paqe e fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb mes serb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve, jan\u00eb ku e ku m\u00eb europian\u00eb se Ismail Morina q\u00eb me ngritjen e dronit n\u00eb stadiumin e Beogradit, nuk b\u00ebri gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se e ushqeu edhe m\u00eb shum\u00eb marr\u00ebzin\u00eb e turmave nacionaliste q\u00eb, padyshim, jan\u00eb prezente akoma n\u00eb t\u00eb dy vendet. Por a \u00ebsht\u00eb e dobishme p\u00ebr nj\u00eb vend, a \u00ebsht\u00eb e qytet\u00ebruar, a \u00ebsht\u00eb patriotike t\u00eb udh\u00ebhiqet n\u00eb politik\u00ebn e vet nga marr\u00ebzia e turmave? Morina dhe gjith\u00eb turmat nacionaliste n\u00eb Beograd dhe n\u00eb Tiran\u00eb, shohin prapa duke mbetur skllev\u00ebr t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, t\u00eb s\u00eb vdekur\u00ebs, viktima t\u00eb asaj s\u00ebmundjeje t\u00eb tmerrshme q\u00eb e ka emrin nacionaliz\u00ebm! Ata, n\u00eb thelb, jan\u00eb pacient\u00eb dhe jo heronj. Kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb kurohen nga virusi i etnonacionalizmit dhe jo t\u00eb brohoriten. Aq m\u00eb pak t\u00eb pasohen.<br \/>\n***<br \/>\n\u00cbsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb europian studenti serb, Vojkan Udovi\u00e7i\u00e7, q\u00eb pas vizit\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, duke u ngritur mbi mllefin k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs t\u00eb disa mediave n\u00eb atdheun e tij p\u00ebr t\u00eb ngjallur paragjykime dhe antipati p\u00ebr shqiptar\u00ebt, duke u ngritur mbi nacionalizmin dhe armiq\u00ebsit\u00eb e kal\u00e7ifikuara nd\u00ebr shekuj, deklaroi se, ndryshe nga \u00e7\u2019propagandohet r\u00ebndom n\u00eb Beograd, ai kish par\u00eb me syt\u00eb e tij se shqiptar\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb bes\u00ebs, mikprit\u00ebs dhe tolerant\u00eb \u201ct\u00eb ngroht\u00eb si klima e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Nj\u00eb mesazh fisnik q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb vadis\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb natyrore, miq\u00ebsin\u00eb mes kombeve.<br \/>\n**<br \/>\nSepse serb\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb natyrsh\u00ebm armiq. Armiq\u00ebsia e tyre \u00ebsht\u00eb artificiale, e prodhuar gjat\u00eb historis\u00eb nga orekset e shteteve. Por nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb genin e tyre. Historikisht kan\u00eb patur edhe momente miq\u00ebsie dhe aleancash kund\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtit rrezik. N\u00eb \u201cTri k\u00ebng\u00eb zie p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d t\u00eb Ismail Kadares\u00eb, rapsodi serb Vladan i drejtohet rapsodit shqiptar Gjorg me apelacionin v\u00eblla! Por armiq\u00ebsia nuk shuhej kollaj. Qe si ajo \u201cveshja e vjet\u00ebr q\u00eb i p\u00ebrshtatej mir\u00eb gjith\u00e7kaje\u201d. Thuajse nj\u00eb zakon q\u00eb zbatohet fatalisht, pa e menduar. Nd\u00ebrsa ushtria turke nxinte p\u00ebrball\u00eb dhe serb\u00eb e shqiptar\u00eb ishin n\u00eb nj\u00eb kamp, rapsod\u00ebt serb\u00eb k\u00ebndonin si n\u00eb jerm: O \u00e7\u2019po b\u00ebhen gati t\u00eb na m\u00ebsyjn\u00eb shqiptar\u00ebt\u201d, dhe po ashtu lahutar\u00ebt shqiptar\u00eb: \u201cngehuni burra, se po ia behin shkjet\u00eb\u201d. Nj\u00eb ethe q\u00eb nuk do ndalej edhe kur rapsod\u00ebt shqiptar\u00eb e serb\u00eb, nd\u00ebrsa arratiseshin nga fush\u00ebbeteja e humbur p\u00ebr t\u00eb gjetur streh\u00eb diku n\u00eb Europ\u00eb dhe Ballkani kish r\u00ebn\u00eb n\u00ebn thundr\u00ebn otomane, vazhdonin rapsodin\u00eb e vjet\u00ebr kund\u00ebr njeri-tjetrit. Aq sa edhe dikush nga ata q\u00eb i d\u00ebgjonte nuk mund t\u00eb mos thoshte me p\u00ebr\u00e7mim: \u201cP\u00ebr\u00e7arje ka kudo, por si p\u00ebr\u00e7arja juaj nuk gjendet mbi dhe\u201d! Mjer\u00eb ju! \u2013 shtonte dikush tjet\u00ebr.<br \/>\n***<br \/>\nNj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje rapsodike q\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite, kur serb\u00eb e shqiptar\u00eb p\u00ebrs\u00ebri trokasin n\u00eb dyert e Europ\u00ebs, k\u00ebmb\u00ebngul t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb e pakurueshme se ajo mes francez\u00ebve dhe gjerman\u00ebve apo britanik\u00ebve dhe francez\u00ebve. Nj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje q\u00eb e urrej! Prandaj do t\u00eb zgjidhja p\u00ebr hero serbin, Ujkan Vudi\u00e7i\u00e7 dhe jo bashkatdhetarin Ismail Morina! Nuk dua t\u2019ja di se \u00ebsht\u00eb serb! Sepse nuk mund ta frenoj dot admirimin tim p\u00ebr k\u00ebdo (pavar\u00ebsisht komb\u00ebsis\u00eb e, aq m\u00eb pak, fes\u00eb q\u00eb ka ai) q\u00eb investohet n\u00eb favor t\u00eb paqes dhe jo urrejtjes etnonacionaliste q\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnja e prapambetjes dhe tragjizmit ballkanik.<br \/>\n***<br \/>\nShqiptar\u00ebt duhet t\u2019i q\u00ebndrojn\u00eb besnik\u00eb atij q\u00eb, kur ra komunizmi, e shpall\u00ebn si ideal t\u00eb tyrin: Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Europa! Europa duhet t\u00eb jet\u00eb Ylli Polar q\u00eb duhet t\u2019i orientoj\u00eb. Por idealet kan\u00eb koherenc\u00ebn e tyre. T\u00eb aspirosh Europ\u00ebn, integrimin n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb e shteteve t\u00eb saj, do t\u00eb thot\u00eb edhe q\u00eb t\u00eb braktis\u00ebsh nacionalizmin, iluzionin narcist t\u00eb ep\u00ebrsis\u00eb mbi kombin tjet\u00ebr dhe urrejtjen p\u00ebr t\u00eb si dhe t\u00eb investohesh p\u00ebr bashk\u00ebpunimin dhe fqinj\u00ebsin\u00eb. T\u00eb aspirosh p\u00ebr hakmarrje, p\u00ebr larje t\u00eb hesapeve me kombin fqinj duke e par\u00eb at\u00eb si armik t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb braktis\u00ebsh Europ\u00ebn. Pra ose me Europ\u00ebn kund\u00ebr nacionalizmit ose me nacionalizmin kund\u00ebr Europ\u00ebs! Shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb zgjedhin. Dhe besoj se shumica e tyre e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhjen n\u00eb favor t\u00eb Europ\u00ebs. Ata e dhan\u00eb mesazhin e paqes dhe emancipimit kur krejt europianisht, krejt ndryshe nga \u00e7\u2019ndodhi n\u00eb stadiumin e Beogradit, p\u00ebrcoll\u00ebn ndeshjen Shqip\u00ebri-Serbi n\u00eb Tiran\u00eb. Edhe ata jan\u00eb heronjt\u00eb e mi, patriot\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb, dhe jo Morina dhe as turmat nacionaliste n\u00eb Beograd apo Tiran\u00eb, q\u00eb replikojn\u00eb n\u00eb distanc\u00eb me \u201craketat\u201d sharjeve vulgare, k\u00ebrc\u00ebnimeve dhe gjakimeve barbare vdekjendjell\u00ebse. \/Albeu<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Andrea Stefani ka shkruar nj\u00eb artikull jo pak prokovativ, duke th\u00ebn\u00eb se heroi i tij nuk \u00ebsht\u00eb Ballist Morina, por studenti serb Vojkan Udovi\u00e7. Sipas Stefanit, Ballisti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person nacionalist q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shembull p\u00ebr ne, nd\u00ebrkaq q\u00eb studenti serb q\u00eb i do shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb heroi i tij. Stefani thekson n\u00eb shkrim se Serbia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":7649,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"image","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-7648","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-image","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"post_format-post-format-image"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7648","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7648"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7648\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7649"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7648"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7648"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7648"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}