{"id":76528,"date":"2019-03-31T15:14:42","date_gmt":"2019-03-31T13:14:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=76528"},"modified":"2019-03-31T15:14:42","modified_gmt":"2019-03-31T13:14:42","slug":"sokol-hazizaj-parlamenti-nuk-eshte-me-legjitim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/sokol-hazizaj-parlamenti-nuk-eshte-me-legjitim\/","title":{"rendered":"Sokol Hazizaj: Parlamenti nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb legjitim"},"content":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb p\u00ebr \u201cKoha Jon\u00eb\u201d, konstitucionalisti Sokol Hazizaj: Presidenti duhet t\u00eb kishte mbledhur K\u00ebshillin e Sigurimit Komb\u00ebtar<\/p>\n<p>P\u00ebr djegien e mandateve t\u00eb opozit\u00ebs dhe z\u00ebvend\u00ebsimin e tyre me deputet\u00ebt nga lista, interpretimet e drejtuesve politik\u00eb paragjykohen p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb nj\u00ebanshme. Opozita thot\u00eb se deputet\u00ebt e rinj nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb opozit\u00ebn reale, nd\u00ebrsa qeveria e cil\u00ebson si t\u00eb ligjshme gjith\u00eb procesin e zhvilluar n\u00eb KQZ, ku deputeti i 20 n\u00eb list\u00eb merr n\u00eb Kuvend edhe atributet e kryetarit t\u00eb partis\u00eb opozitare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb fort\u00eb mes pal\u00ebve q\u00eb fokusohet se q\u00ebndrimi politik \u00ebsht\u00eb harruar t\u00eb d\u00ebgjohet z\u00ebri i jurist\u00ebve dhe konstitucionalist\u00ebve, q\u00eb ligjet dhe zbatimin e tyre e njohin m\u00eb mir\u00eb sesa deputet\u00ebt q\u00eb lexojn\u00eb deklarata t\u00eb gatshme.<\/p>\n<p>Sokol Hazizaj, nj\u00eb prej jurist\u00ebve m\u00eb me eksperienc\u00eb n\u00eb vend, shpjegon p\u00ebr \u201cKoha Jon\u00eb\u201d me argumente ligjor\u00eb dhe kushtetuese at\u00eb q\u00eb po ndodh n\u00eb vend. Hazizaj shprehet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se \u201cparlamenti aktual nuk p\u00ebrfaq\u00ebson m\u00eb asgj\u00eb\u201d. Sipas tij, shteti ka r\u00ebn\u00eb dhe jemi n\u00eb kushtet e nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb q\u00eb po prodhon n\u00eb Parlament mazhoranca absolute.\u00a0\u201cKy parlament me l\u00ebvizjen ekstreme ligjore dhe kushtetuese q\u00eb b\u00ebri opozita, krijoi mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shfaqte plag\u00ebn e hapur t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb parlamenti q\u00eb e ka humbur sensin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb sot nuk p\u00ebrfaq\u00ebson asgj\u00eb\u201d,- shprehet Hazizaj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>A po e bllokon mungesa e opozit\u00ebs n\u00eb Kuvend, krijimin e SPAK? Vendi \u00ebsht\u00eb pa Gjykat\u00eb Kushtetuese, pa Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb funksionale, pa Inspektorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm madje edhe pa Kontrollin e Lart\u00eb t\u00eb Shtetit. Kujt i interesojn\u00eb k\u00ebto vakume n\u00eb funksionin e shtetit?<\/p>\n<p>Problemi i munges\u00ebs reale i opozit\u00ebs n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb sa jo kushtetues dhe jo normal n\u00eb kuptim t\u00eb funskionimit t\u00eb institucional t\u00eb shtetit. Mungesa e nj\u00eb debati t\u00eb plot\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionon parlamenti, sjellja jo normale e parlametarizmit ndaj objektit themelor t\u00eb veprimtaris\u00eb tij ligjore, si dhe pamund\u00ebsia e shprehjes s\u00eb vullnetit politik t\u00eb nj\u00eb krahu t\u00eb tij, \u00e7ojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb domosdoshme n\u00eb mosfunksionimin e rregullt t\u00eb institucioneve kushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, n\u00ebnvizoj se ndon\u00ebse Prokuroria e Posa\u00e7me, pasoj e ndryshimeve kushtetuese t\u00eb vitit 2016 nuk preket nga jo funksionimi i Parlamentit, klima politike e b\u00ebn t\u00eb pamundur, ose afekton n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb ngrihet organi. P\u00ebrfytyroni konstituimin e nj\u00eb organi t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, ku l\u00ebnda e tij do t\u00eb jet\u00eb produkti politik, kur kjo e fundit e paragjykon at\u00eb deri n\u00eb shp\u00ebrfytyrim. Pa hyr\u00eb n\u00eb detaje, b\u00ebj me dije se m\u00ebnyra e funksionimit t\u00eb organit t\u00eb hetimit, prokuroris\u00eb ka ndryshuar nga m\u00eb par\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb fuqi t\u00eb plot\u00eb prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb hetim.<\/p>\n<p>P\u00ebrfytyroni \u00e7far\u00eb mund t\u00eb krijoj\u00eb sulmi politik ndaj nj\u00eb njeriu, ndon\u00ebse n\u00eb cil\u00ebsin e prokurorit, pesha e t\u00eb cilit specifikish dhe institucionalisht \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se sa maja e sistemit politik, Kuvendit. Ndaj v\u00ebshtir\u00ebsia e funksionimit duket ndonj\u00ebher\u00eb si e pamundur n\u00eb terrenin apo mjedisin e ndotur politik n\u00eb t\u00eb cilin ndodhemi. Situata kushtetuese, p\u00ebrpos t\u00eb cil\u00ebs dhe t\u00eb rrjedh\u00ebs institucionale r\u00ebndohet kur ndodhemi p\u00ebrpara munges\u00ebs s\u00eb funksionimit t\u00eb produkteve t\u00eb tjera kushtetuese, si Gjykata Kushtetuese, Gjykata s\u00eb Lart\u00eb, Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Kryekontrollorit etj.<\/p>\n<p>E th\u00ebn\u00eb ndryshe, shteti ka r\u00ebn\u00eb, ndon\u00ebse nuk e pranojm\u00eb. \u00cbsht\u00eb qesharake t\u00eb besosh q\u00eb rendi kushtetues \u00ebsht\u00eb brenda kufijve t\u00eb pranimit t\u00eb nj\u00eb realiteti normal, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb besosh q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb shtetasve t\u00eb k\u00ebtij \u201cvendi t\u00eb \u00e7mendur\u201d t\u00eb gjejn\u00eb zgjidhje ligjore. Ndon\u00ebse jemi p\u00ebrpara nj\u00eb vije politike pa busull, n\u00eb kuptim t\u00eb parashikimeve t\u00eb Ligjit nr.9322, dat\u00eb 23.11.2004, \u201cP\u00ebr miratimin e strategjis\u00eb s\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar, Presidenti Republik\u00ebs, si funskionari m\u00eb i lart\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr zbatimin e misionit t\u00eb tij ndaj parimeve dhe siguris\u00eb vendit dhe n\u00eb fush\u00ebn e demokracis\u00eb dhe zbatimit ligjit, s\u00eb paku duhet t\u00eb kishte mbledhur K\u00ebshillin e Sigurimit Komb\u00ebtar. Mosfunksionimi i organeve dhe institucioneve t\u00eb sip\u00ebrcituara \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e strategjis\u00eb dhe interesave jo ligjore t\u00eb politikb\u00ebr\u00ebsve.<\/p>\n<p>A do e pengojn\u00eb pun\u00ebn e\u00a0KLGJ dhe KLP mungesa e ndryshimit t\u00eb neneve n\u00eb ligjin p\u00ebr organet e drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb rr\u00ebzoi Gjykata Kushtetuese? Nga ana tjet\u00ebr, kemi nj\u00eb Kryeprokurore t\u00eb P\u00ebrkohshme q\u00eb k\u00ebrkon mandat 7-vje\u00e7ar por kur do zgjidhet Kryeprokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm?<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se sa t\u00eb p\u00ebrgjigjem mbi pengesat e veprimtaris\u00eb ligjore t\u00eb KLP-s dhe KLGJ-s q\u00eb kan\u00eb ardhur p\u00ebr shkak t\u00eb dy vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, citoj se ky moment sot thuajse \u00ebsht\u00eb kap\u00ebrcyer, ndon\u00ebse n\u00eb kund\u00ebrshtim me vendimet e Gjykat\u00ebs, t\u00eb cilat kan\u00eb pranuar se nenet 5, 61, 103, 159, 169, pika 5 t\u00eb Ligjit 115\/2016 \u201cP\u00ebr organet e qeverisjes s\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d jan\u00eb t\u00eb papajtueshme me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>B\u00ebj me dije se k\u00ebto dispozita kan\u00eb patur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me natyr\u00ebn administrative t\u00eb veprimtaris\u00eb e brenshme dhe organizative t\u00eb KLGJ-s dhe KLP, si p.sh me m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit, funksionimin e brendsh\u00ebm t\u00eb tyre, mbledhjet plenare dhe organizimi tyre, heqjen e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mbledhjet plenare, gjithmon n\u00eb favor t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim mendoj se sot n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb absolute t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb funksionimit dhe organizimit t\u00eb KLGJ-s dhe KLP-s nuk ka asnj\u00eb penges\u00eb ose arsye themelore kushtetuese p\u00ebr t\u00eb mos funksionuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme. N\u00ebse do t\u00eb ishte e kund\u00ebrta, duhet pranuar se ky moment dhe zgjidhja e tyre ligjore duhet dhe do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb nga arsyet midis shum\u00eb t\u00eb tjerave, q\u00eb politika t\u00eb gjente shkakun e dialogut dhe nj\u00eb marr\u00ebveshje solide midis pal\u00ebve, fakt i cili v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndodh pa nj\u00eb proces elektoral tjet\u00ebr. V\u00ebshtir\u00ebsia e dialogut politik t\u00eb sip\u00ebrcituar, do t\u00eb sjell n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padiskutueshme dhe d\u00ebshtimin e procesit t\u00eb saponisur t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Mjafton t\u00eb lexosh nenin 148\/a t\u00eb Kushtetut\u00ebs konstatohet leht\u00eb se tre t\u00eb pestat e nj\u00eb Parlamenti t\u00eb dal\u00eb nga zgjedhjet e fundit \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb realizohet. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, renditja e p\u00ebrcaktuar e kandidat\u00ebve nga K\u00ebshilli Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb do ishte e paragjykuar p\u00ebr shkak t\u00eb debatit mbi dispozitat e shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese t\u00eb ligjit t\u00eb sip\u00ebrcituar nr\/115\/2016. T\u00eb gjitha k\u00ebto arsye do b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb t\u00eb humbas\u00eb karakteri i P\u00ebrkohsh\u00ebm i Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm aktual sepse do t\u00eb jet\u00eb znj. Marku, e cila do t\u00eb vijoj\u00eb pun\u00ebn deri n\u00eb konsolidimin e nj\u00eb zgjedhje normale t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Ose p\u00ebr ndryshe do t\u00eb duhet t\u00eb pranohet mund\u00ebsia e imponimit t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve si dhe deri tani, t\u00eb cil\u00ebt nga ana e tyre kan\u00eb konstatuar se ky vend me k\u00ebta njer\u00ebz nuk funksionon, ndaj duhen ndryshuar jo vendi por njer\u00ebzit, ca n\u00eb emigacion dhe ca n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Si e gjykoni, a \u00ebsht\u00eb ligjitim ky kuvend vet\u00ebm me pjes\u00ebn e maxhoranc\u00ebs, pasi \u201copozita e re\u201d po krijohet, \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb me kandidat\u00eb q\u00eb vijn\u00eb t\u00eb listuar n\u00eb fund t\u00eb list\u00ebs zgjedhjeve t\u00eb 2017. A ka t\u00eb drejt\u00eb kushtetuese KQZ-ja, t\u2019u jap\u00eb mandate kandidat\u00ebve n\u00eb list\u00ebn partiake, kur vet\u00eb partia e ka t\u00ebrhequr vullnetin e saj politik?<\/p>\n<p>Duhet pranuar se ndryshimet e Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 2008, e ndryshuan thelb\u00ebsisht sistemin zgjedhor. Pa rendur n\u00eb shkaqet pse, si dhe \u00e7far\u00eb, ngelet p\u00ebr tu pranuar fakti se \u00e7do \u201cqorollisje\u201d mbi nenet 162 deri n\u00eb nenin 164 t\u00eb Kodit Zgjedhor, do hapte polemik q\u00ebndrimesh t\u00eb ndryshme. Ky parlament me l\u00ebvizjen ekstreme ligjore dhe kushtetuese q\u00eb b\u00ebri opozita, krijoi mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shfaqte plag\u00ebn e hapur t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb parlamenti q\u00eb e ka humbur sensin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb sot nuk p\u00ebrfaq\u00ebson asgj\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb momentale por vjen si rrjedhoj\u00eb e ndryshimeve t\u00eb sajuara t\u00eb vitit 2008.<\/p>\n<p>Mjafton t\u00eb pyes\u00ebsh \u00e7do qytetar n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb se sa i p\u00ebrfaq\u00ebsuar \u00ebsht\u00eb ai n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb e menj\u00ebhershme, jo ose i pap\u00ebrfaq\u00ebsuar. Kur sistemi vuan nga mungesa e konceptit dhe realitetit t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit, rrjedhoja lidhet me munges\u00ebn e legjitimitetit dhe kur mungon kjo e fundit, zgjidhja \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb, zgjedhje t\u00eb reja me shkakun e ringritjes s\u00eb sistemit mbi baza t\u00eb reja p\u00ebrfaq\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Kam p\u00ebrshtypjen se nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt e kan\u00eb kuptuar k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja zgjidhje por nga ana tjet\u00ebr duke ngulmuar n\u00eb legjitimitetin e zgjidhjes n\u00ebp\u00ebrmjet z\u00ebvend\u00ebsimit nga listat e subjekteve politike, k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb mbyllin projektin e z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb klas\u00ebs politike, ndon\u00ebse me zgjidhje gjysm\u00eb t\u00eb pranueshme. Ata kan\u00eb konstatuar se produkti politik jo p\u00ebrfaq\u00ebsues \u00ebsht\u00eb prezent, jo pak i rreziksh\u00ebm, i fort\u00eb financiarisht, gati t\u00eb sakrifikoj stabilitetin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u201cdemokraci\u201d, kur kjo e fundit ka koh\u00eb q\u00eb nuk ekziston, ndaj p\u00ebrpiqen t\u00eb m\u00ebshojn\u00eb n\u00eb karakterin ligjor t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimeve t\u00eb fundit, ndon\u00ebse nuk kan\u00eb lidhje fare, po asgj\u00eb fare me vullnetin politik t\u00eb deritanish\u00ebm.<\/p>\n<p>Madje po t\u00eb shoh\u00ebsh me kujdes l\u00ebvizjet e fundit t\u00eb Kryministrit t\u00eb vendit, par\u00eb n\u00eb optik\u00ebn e testimit t\u00eb krijimit t\u00eb mazhoranc\u00ebs absolute t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke tentuar t\u00eb fus\u00eb Kuvendin n\u00eb nisma ligjore t\u00eb ndryshimeve mbi Kodin Penal, me q\u00ebllimin e mbrotjes s\u00eb jet\u00ebs s\u00eb mjek\u00ebve dhe arbitrave t\u00eb ndeshjeve t\u00eb futbollit. Si\u00e7 dihet ndryshimet dhe miratimi i kodeve k\u00ebrkojn\u00eb mazhoranc\u00eb t\u00eb ci\u00ebsuar n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Kalimi i k\u00ebtij testi provues pa konflikte, do sillte si pasoj\u00eb krijimin, konsolidimin dhe ndryshimin e natyr\u00ebs artificiale t\u00eb mazhoranc\u00ebs me z\u00ebvend\u00ebsimet e fundit n\u00eb nj\u00eb kuorum t\u00eb gjith\u00ebpranuar.<\/p>\n<p>Z.Hazizaj, a duhet q\u00eb Presidenti t\u00eb konstatoj\u00eb mosfunksionimin e Parlamentit kur nuk ka 140 deputet\u00eb dhe ta shp\u00ebrndaj\u00eb at\u00eb? Nga ana tjet\u00ebr, z.Meta ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr dialog por edhe p\u00ebr vendimin e l\u00ebnies s\u00eb postit. Si duhet t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb Kreu i Shtetit?<\/p>\n<p>Duke ngelur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn frym\u00eb mbi analiz\u00ebn e deritanishme, pra t\u00eb konstatimit t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb situate larg kushtetut\u00ebs dhe ligjeve, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb mos pranosh se roli i Presidentit duhej t\u00eb ishte m\u00eb i plot\u00eb. Jo rrall\u00eb her\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr nga m\u00ebnyra se si b\u00ebhen dhe trajtohen institucionet n\u00eb vendin ton\u00eb, pasojat jan\u00eb t\u00eb shpejta. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim institucioni i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs e kupton shum\u00eb mir\u00eb se sot nuk flitet m\u00eb p\u00ebr situat\u00eb ligjore normale por p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb emergjente q\u00eb ka si shkak pamund\u00ebsin e zgjidhjeve t\u00eb hershme politike. Presidenti m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do nj\u00ebri tjet\u00ebr, ose m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do institucion tjet\u00ebr shpresoj ta ket\u00eb kuptuar se niveli p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb institucioneve ka r\u00ebn\u00eb p\u00ebr tok\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nga roli kushtetues q\u00eb luan, Presidenti ndon\u00ebse nuk i ka shkaqet dhe mund\u00ebsit\u00eb ligjore t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb kuvendin p\u00ebr shkak t\u00eb numrit, sepse ky rast nuk \u00ebsht\u00eb i parashikuar n\u00eb Kushtetut\u00eb por nga ana tjet\u00ebr i ka t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb ligjore, si\u00e7 parashikon neni 92\/h i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e cila pranon se \u201ck\u00ebrkon mendim dhe t\u00eb dh\u00ebna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtet\u00ebrore p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me detyrat e tyre\u201d. Duke ushtruar k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, pas marrjes s\u00eb informacionit, do t\u00eb kuptoj\u00eb se situata nuk \u00ebsht\u00eb pozitive n\u00eb raport me t\u00eb drejt\u00ebn dhe ligjin dhe zbatueshm\u00ebria ka marr\u00eb trajt\u00ebn e rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>Bazuar sa m\u00eb sip\u00ebr ka t\u00eb drejt\u00ebn e zotit dhe ligjit q\u00eb n\u00eb ushtrim t\u00eb detyrave t\u00eb parashikuara n\u00eb dispozit\u00ebn e sip\u00ebrcituar t\u00eb sensibilizoj situat\u00ebn p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja, n\u00ebp\u00ebrmjet instrumentave kushtetues, mocioneve t\u00eb provokuar, mosdeketimeve etj, etj, (pa i th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha).<\/p>\n<p>A mundet parlamenti, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, t\u00eb miratoj\u00eb nj\u00eb reform\u00eb zgjedhore? Ambasadori i OSBE n\u00eb Tiran\u00eb deklaroi se edhe ky parlament me opozit\u00ebn e re, ka t\u00eb drejt\u00ebn legjitime t\u00eb miratoj\u00eb reform\u00ebn zgjedhore.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb kushtet kur prevalon dilema kushtetuese se nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pra 140 an\u00ebtar t\u00eb tij, por ka r\u00ebnd\u00ebsi realizimi i mazhoranc\u00ebs cil\u00ebsuese, pa marr\u00eb parasysh humbjen e karakterit t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb Kuvendit, natyrsh\u00ebm nj\u00eb deklarat\u00eb e till\u00eb duke pranuar n\u00eb koh\u00eb dhe hap\u00ebsir\u00eb reform\u00ebn zgjedhore, \u00ebsht\u00eb e pranueshme n\u00eb llogjik.<\/p>\n<p>N\u00ebse do i referoheshim detyrimeve dhe t\u00eb drejtave t\u00eb parashikuara n\u00eb Kodin Zgjedhor, duhet pranuar se k\u00ebto deklarime jan\u00eb t\u00eb vonuara, qoft\u00eb n\u00eb kuptimin e reform\u00ebs ligjore dhe at\u00eb strukturale t\u00eb administrat\u00ebs zgjedhore dhe trainimin e saj. Madje, madje mund t\u00eb pohoj q\u00eb ky parashikim \u00ebsht\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e pamund\u00ebsis\u00eb, sepse duhet nj\u00eb koh\u00eb relativisht e gjat\u00eb q\u00eb ndryshimet ligjore jo vet\u00ebm t\u00eb strukturohen por dhe t\u00eb kuptohen, le pastaj t\u00eb aplikohen. Jo gjithmon\u00eb menj\u00ebhershm\u00ebria n\u00eb vendimarrje sjell\u00eb rezultat.<\/p>\n<p>Kodi Zgjedhor ndryshe nga aktet e reform\u00ebs n\u00eb drekt\u00ebsi, q\u00eb kishin n\u00eb thelb organet e drejt\u00ebsis\u00eb, ka n\u00eb qend\u00ebr qytetarin dhe t\u00eb drejt\u00ebn e tij t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsueshme. Vota prevalon mbi \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb tjet\u00ebr, qoft\u00eb dhe kur ajo ka p\u00ebr pasoj\u00eb krijimin e nj\u00eb organi. Ndaj kam p\u00ebrshtypjen, e cila rrjedh dhe nga p\u00ebrmbajtja e nenit 29 t\u00eb Kodit Zgjedhor (p\u00ebrb\u00ebrja e KZAZ-s), se zgjedhjet vendore mund t\u00eb ken\u00eb fatin t\u00eb shtyhen, pra nuk b\u00ebhen n\u00eb qershor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt deklarojn\u00eb se duhet marr\u00ebveshje politike dhe bashk\u00ebpunim n\u00eb parlament. Pas djegies s\u00eb mandateve edhe n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje politike, a ka m\u00eb hap\u00ebsira ligjore p\u00ebr kthimin e opozit\u00ebs n\u00eb Kuvend?<\/p>\n<p>Nuk gaboj t\u00eb pohoj se nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt e kan\u00eb kuptuar se ndryshimet kushtetuese t\u00eb vitit 2008 e kan\u00eb sjell\u00eb politik\u00ebn n\u00eb kuptimin ligjor, struktural dhe n\u00eb nivel p\u00ebrfaq\u00ebsimi t\u00eb barazvlefshme, n\u00eb mos t\u00eb ngjashme totalisht me m\u00ebnyr\u00ebn se si organizohet nj\u00eb shoq\u00ebri me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb kufizuar (SHPK). Kryetari \u00ebsht\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e administratorit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, i ka t\u00eb gjitha tagrat e p\u00ebrfaq\u00ebsimit dhe zgjedhjes. Referuar k\u00ebtij kuptimi ligjor, kushtetues dhe politik, Komisioni Q\u00ebndror i Zgjedhjeve, ka gjetur arsyen e mjaftueshme duke mos b\u00ebr\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimin e kryetar\u00ebve (administrator\u00ebve) t\u00eb partive kryesore por duke z\u00ebvend\u00ebsuar rreshtat e tjer\u00eb. Ndaj pranohet apo provokohet ende besimi i mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb dialogut dhe marr\u00ebveshjeve prej tyre. \u00cbsht\u00eb qesharake por e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb duhet pranuar se m\u00ebnyra ekzistuese e p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00ebp\u00ebr organe qeveris\u00ebse te ne, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb risi eksperimentale \u201cshembullore\u201d, se si nj\u00eb shoq\u00ebri nuk duhet organizuar.<\/p>\n<p>Shum\u00eb personazhe politike flasin se mund t\u00eb kemi nj\u00eb skenar destabilizimi. A mendoni se po ndodh di\u00e7ka e till\u00eb?<\/p>\n<p>Situata \u00ebsht\u00eb kritike por nga ana tjet\u00ebr nuk mendoj se kjo m\u00ebnyr\u00eb \u201cp\u00ebrfaq\u00ebsimi\u201d dhe e sh\u00ebmtuar qeveris\u00ebse e deritanishme, t\u00eb ket\u00eb guximin t\u00eb ndaloj respektimin e detyrimeve dhe t\u00eb drejtave t\u00eb konsoliduara tashm\u00eb nga\u00a0 partner\u00ebt dhe organizatat madhore, si NATO etj. Nuk e mendoj se ndonj\u00eb prej politikan\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij vendi t\u00eb mos konsideroj se p\u00ebrpara kujt faktor\u00ebve ndodhet n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb skenari destabilizues. Politika shqiptare e deri sotme ka treguar se mund t\u00eb b\u00ebj vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb, t\u00eb mos zbatoj ligjin e brendsh\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ekstreme, duke na sjell n\u00eb k\u00ebt\u00eb derexhe, e cila edhe si \u00ebsht\u00eb me k\u00ebto nota t\u00eb ul\u00ebta qytetarie q\u00eb ka, nuk mendoj se ka aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb zgjoj\u00eb ndonj\u00eb plan ogurzi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb p\u00ebr \u201cKoha Jon\u00eb\u201d, konstitucionalisti Sokol Hazizaj: Presidenti duhet t\u00eb kishte mbledhur K\u00ebshillin e Sigurimit Komb\u00ebtar P\u00ebr djegien e mandateve t\u00eb opozit\u00ebs dhe z\u00ebvend\u00ebsimin e tyre me deputet\u00ebt nga lista, interpretimet e drejtuesve politik\u00eb paragjykohen p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb nj\u00ebanshme. Opozita thot\u00eb se deputet\u00ebt e rinj nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb opozit\u00ebn reale, nd\u00ebrsa qeveria e cil\u00ebson [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":74206,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-76528","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76528","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76528"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76528\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74206"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76528"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76528"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76528"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}