{"id":76669,"date":"2019-04-01T14:27:36","date_gmt":"2019-04-01T12:27:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=76669"},"modified":"2019-04-01T14:27:36","modified_gmt":"2019-04-01T12:27:36","slug":"kim-mehmeti-nje-kryeministri-nuk-i-ka-hija-sjellja-si-budallai-i-mehalles","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kim-mehmeti-nje-kryeministri-nuk-i-ka-hija-sjellja-si-budallai-i-mehalles\/","title":{"rendered":"Kim Mehmeti: Nj\u00eb kryeministri nuk i ka hija sjellja si budallai i m\u00ebhall\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti e sheh kriz\u00ebn e fundit politike n\u00eb Shqip\u00ebri si pasoj\u00eb q\u00eb ka ardhur nga sjellja e p\u00ebrgjegjshme e klas\u00ebs politike n\u00eb 30 vitet e fundit. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cKoha Jon\u00eb\u201d, Mehmeti thot\u00eb se Edi Rama \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi m\u00eb i denj\u00eb i politikani q\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite i mor\u00ebn gjith\u00e7ka vendit dhe nuk i dhan\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Duke e cil\u00ebsuar kryeministrin Rama modelin e politikanit q\u00eb p\u00ebr interesa t\u00eb pushteti partiak sakrifikon \u00e7do gj\u00eb, Mehmeti shprehet se politikan\u00ebve t\u00eb till\u00eb nuk ke \u00e7far\u00eb k\u00ebshillash t\u2019u jap\u00ebsh.<\/p>\n<p><em>\u201cAndaj edhe s\u2019ke \u00e7ka i sugjeron njeriut q\u00eb t\u00eb l\u00eb p\u00ebrshtypjen se nuk e ka kuptuar m\u00eb par\u00ebsoren q\u00eb duhet ta dij\u00eb nj\u00eb burr\u00ebshtetas: se \u00e7far\u00eb i ka hije t\u00eb b\u00ebj\u00eb e t\u00eb thot\u00eb budallai i m\u00ebhall\u00ebs, nuk i ka hije t\u00eb parit t\u00eb shtetit, se e ka pru pun\u00ebn deri aty sa paraqitjet e tij publike duhet t\u00eb shoq\u00ebrohen me paralajm\u00ebrimin: keni kujdes, \u00ebsht\u00eb e ndaluar p\u00ebr adoleshent\u00ebt, ngaq\u00eb fol\u00ebsi \u00ebsht\u00eb i paparashikuesh\u00ebm dhe mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndonj\u00eb sjellje t\u00eb turpshme dhe t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb fjalor\u00eb t\u00eb pist\u00eb!\u201d,<\/em>\u2013 shprehet shkrimtari i njohur.<\/p>\n<p>Mehmeti thekson se tema e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt serb, i cili \u00ebsht\u00eb prezantuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paturpshme dhe nga kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama. Lidhur me tez\u00ebn e bashkimit t\u00eb trojeve shqiptare, Mehmeti shprehet \u201cideali p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar nuk do vdes deri sa t\u00eb ket\u00eb shqiptari\u201d, por shton\u00a0 k\u00ebt\u00eb nuk mund ta realizojn\u00eb politikan\u00eb \u201csi Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb e \u2018cop\u00ebzoi\u2019 edhe at\u00eb pak\u00eb m\u00ebm\u00ebdhe q\u00eb kemi\u201d.<\/p>\n<p><strong>Mehmeti n\u00eb komunikimin tuaj publik ju flisni shpesh p\u00ebr \u201cShqip\u00ebrit\u00eb tona\u201d duke ju referuar Maqedonis\u00eb, Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb. \u00a0N\u00eb te tre shtetet duket se problemet jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta, problemet me qeverisjen, mungesa e zhvillimit ekonomik dhe nj\u00eb braktisje vendeve nga t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb nuk shohin m\u00eb shpres\u00eb. Cili \u00ebsht\u00eb problemi kryesor i elitave n\u00eb Shqip\u00ebrit\u00eb tona q\u00eb duket se vet\u00ebm riciklojn\u00eb kriza?<\/strong><\/p>\n<p><strong>K.Mehmeti:\u00a0<\/strong>Elitat tona politike e pasqyrojn\u00eb edhe kultur\u00ebn dhe mend\u00ebsin\u00eb ton\u00eb kolektive politike, sepse t\u00eb zgjedhurit e nj\u00eb populli jan\u00eb edhe fytyrat e zgjedh\u00ebsve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Pastaj politikan\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb \u2018prodhim\u2019 i shoq\u00ebrive n\u00eb t\u00eb cilat politika \u00ebsht\u00eb \u2018biznesi\u2019 m\u00eb fitimprur\u00ebs. Dhe ku pushtetmbajt\u00ebsit p\u00ebrjetohen si pronar\u00eb t\u00eb shtetit, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb japin aq sa duan dhe kur t\u00eb duan, por edhe marrin sa t\u00eb duan dhe pa pyetur ask\u00ebnd!<\/p>\n<p>Dhe e t\u00ebra kjo mbase ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb thell\u00eb se problemi me elitat politike: se ne ishim dhe mbet\u00ebm popull \u2018joinstitucional\u2019 dhe si t\u00eb till\u00eb, i p\u00ebrkulemi dhe i n\u00ebnshtrohemi t\u00eb fortit e t\u00eb pushtetshmit, por jemi mosp\u00ebrfill\u00ebs ndaj institucioneve, se neve nuk na intereson gjithaq ligji, por \u2018maliqi\u2019 q\u00eb e zbaton at\u00eb, se ne e \u00e7mojm\u00eb \u2018bajraktarin\u2019 dhe \u2018cubin\u2019 e fshatit e t\u00eb m\u00ebhall\u00ebve, por jemi mosp\u00ebrfill\u00ebs ndaj t\u00eb ndershmit dhe t\u00eb dinjitetshmit.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, nuk duhet harruar se gjat\u00eb historis\u00eb son\u00eb, ne nuk jemi marr\u00eb gjithaq me nd\u00ebrtimin e shtetit p\u00ebr vetveten, por t\u00eb atij q\u00eb u p\u00eblqen pushtetar\u00ebve. Pastaj ne kemi mbrojtur e kemi dh\u00ebn\u00eb \u00e7do gj\u00eb ton\u00ebn p\u00ebr prij\u00ebsin e partin\u00eb, por jo edhe p\u00ebr shtetin.<\/p>\n<p>Andaj nuk duhet harruar se Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme demokratike, e nd\u00ebrtojn\u00eb t\u00eb ardhurit nga e djeshme, ata q\u00eb edhe sot, nj\u00ebsoj si dje, \u00e7do gj\u00eb e matin me peshoret partiake. Madje p\u00ebr ata edhe vendi e shqiptaria, jan\u00eb t\u00eb barasvlershme me partin\u00eb q\u00eb drejtojn\u00eb.<\/p>\n<p>Pra ne jetojm\u00eb n\u00eb shtete partiake, e jo me institucione t\u00eb mir\u00ebfillta demokratike.\u00a0 Dhe elitat tona t\u00eb sotme politike, q\u00eb din\u00eb si forcohet partia, por jo edhe si b\u00ebhet shteti, forc\u00ebn e shtetit e barazonte me at\u00eb t\u00eb partis\u00eb. Me \u00e7ka n\u00ebp\u00ebr \u2018Shqip\u00ebrit\u00eb\u2019 tona ende mbisundon mend\u00ebsia politike se partia e fort\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi \u00e7do interes tjet\u00ebr. Mend\u00ebsi q\u00eb neve na b\u00ebn\u00eb t\u00eb jemi besnik\u00ebt e partis\u00eb dhe liderit partiak, por pa pasur thuajse asnj\u00ebfar\u00eb ndjesie ndaj shtetit.<\/p>\n<p>Shkurt e shqip, n\u00eb t\u00eb gjitha \u2018Shqip\u00ebrit\u00eb\u2019 tona ndodhi thuajse e nj\u00ebjta: patriotizmi dhe \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shqiptarin\u00eb, u barazua me interesat partiake. Pra libreza partiake u b\u00eb \u2018certifikat\u00eb\u2019 mbi gjitha t\u00eb tjerat. Me \u00e7ka u partizua \u00e7do gj\u00eb e jona, e t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb s\u00eb miri e pasqyrojn\u00eb debatet e p\u00ebrnatshme televizive mes \u2018mendjendriturve\u2019 tan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebhen copa mes veti, duke mbrojtur parimin se nuk \u00ebsht\u00eb kriminel dhe hajdut vjedh\u00ebsi i partis\u00eb sime, q\u00eb m\u00eb jep edhe mua, por ai i partis\u00eb kund\u00ebrshtare, q\u00eb vjedh nga un\u00eb dhe u jep t\u00eb vet\u00ebve! Mend\u00ebsi e cila rr\u00ebnon, e nuk nd\u00ebrton shtet!<\/p>\n<p><strong>N\u00eb Shqip\u00ebri prej muajsh po konsumohet nj\u00eb konflikt politik i paprecedent\u00eb q\u00eb ka sjell\u00eb djegien e mandateve parlamentare t\u00eb opozit\u00ebs dhe protesta kund\u00ebr kryeministrit Edi Rama. N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tuaj, k\u00eb shihni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr kriz\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe cila mendoni se do t\u00eb ishte zgjidhja e duhur p\u00ebr t\u00eb mos sjell\u00eb destabilitet?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mehmeti:<\/strong>\u00a0P\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr kriz\u00ebn e sotme n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata politikan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt thuajse tri dekada me radh\u00eb jan\u00eb duke ia djegur vendit t\u00eb sotmen e t\u00eb ardhmen. E Kryeministri i sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb fytyra m\u00eb e besnike e politikan\u00ebve q\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ia mor\u00ebn t\u00eb gjitha, duke mos i dh\u00ebn\u00eb asaj asgj\u00eb. Pra ai \u00ebsht\u00eb portreti m\u00eb besnik i nj\u00eb klase politike q\u00eb thuajse tri dekada me radh\u00eb e sunduan vendin, por duke mos mundur t\u2019i sundojn\u00eb pirjet e tyre destruktive, pra duke e humbur pushtetin mbi vetveten.<\/p>\n<p>Mendoj se kriza e fundit q\u00eb ka kapluat Shqip\u00ebrin\u00eb, do sjell\u00eb nj\u00eb t\u00eb mir\u00eb: do e shp\u00ebtoj\u00eb vendin nga nj\u00eb gjenerat\u00eb politikan\u00ebsh q\u00eb nuk din\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb asnj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrpos se t\u00eb merren me politik\u00eb. Pra do e shp\u00ebtoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga burr\u00ebshtetasit q\u00eb u pasuruan duke e varf\u00ebruar shtetin e popullin, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb ta gatsh\u00ebm ta djegin edhe fatin kolektiv, p\u00ebr ta fshehur fytyr\u00ebn\u00a0 e vet prej hajduti.<\/p>\n<p>Pra besoj se kjo kriz\u00eb politike, q\u00eb ka mb\u00ebrthyer Shqip\u00ebrin\u00eb, do krijoj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr ardhjen e nj\u00eb gjenerate t\u00eb re politikan\u00ebsh, si zgjidhje e vetme q\u00eb kjo shqiptari ta shp\u00ebtoj vetveten nga p\u00ebrqafimi ngulfat\u00ebs i burr\u00ebshtetasve t\u00eb sot\u00ebm.\u00a0 E kjo do ndodh dit\u00ebn kur do bie kjo qeveri, e cila do e t\u00ebrheq me vete nj\u00eb kast\u00eb politike, e cila thuajse tri dekada me radh\u00eb\u00a0 mbolli far\u00ebn e bim\u00ebs s\u00eb keqe politike, p\u00ebr to cil\u00ebn u fola m\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shpesh her\u00eb keni kritikuar ashp\u00ebr Kryeministrin Edi Rama p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi po drejton Shqip\u00ebrin\u00eb. Pas 21 vitesh n\u00eb poste t\u00eb ndryshme drejtuese dhe pas 6 vitesh si Kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb, \u00e7far\u00eb do t\u2019i sugjeronit Edi Ram\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kim Mehmeti:\u00a0<\/strong>N\u00eb Maqedonin\u00eb ku jetoj, jan\u00eb nd\u00ebrruar tri gjenerata t\u00eb drejtuesve partiak n\u00ebp\u00ebr partit\u00eb maqedonase, dhe rrall\u00ebkush i mban\u00eb mend emrat e ish-kryeministrave dhe president\u00ebve t\u00eb shtetit. Nd\u00ebrkaq, ne shqiptar\u00ebt, mbet\u00ebm me elitat politike q\u00eb na i solli postkomunizmi. N\u00eb Maqedonin\u00eb ku jetoj, d\u00ebnohet me burg edhe ish kryeministri, e n\u00eb Shqip\u00ebri flitet p\u00ebr keqp\u00ebrdorime t\u00eb p\u00ebrmasave perverse dhe p\u00ebr kanabizim t\u00eb shtetit, e Kryeministri del n\u00eb ekranet televizive dhe i p\u00ebrqesh\u00eb dhe i akuzon akuzuesit e vet.<\/p>\n<p>Pastaj fjalorin q\u00eb e p\u00ebrdorin shumice e deputet\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me n\u00eb krye Kryeministrin e vendit, kan\u00eb turp ta p\u00ebrdorin edhe vashat e p\u00ebrdala dhe djemt\u00eb rruga\u00e7 t\u00eb katundit ku jetoj, e le m\u00eb ata q\u00eb njohin turp e njerzill\u00ebk.<\/p>\n<p>Dhe vler\u00ebsuar sipas z\u00ebnkave mes disa deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e ku m\u00eb i z\u00ebsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb Kryeministri i vendit, ke p\u00ebrshtypjen se shteti \u00ebsht\u00eb kapur nga ata q\u00eb besojn\u00eb se paturp\u00ebsia, pap\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe g\u00ebnjeshtrat, jan\u00eb vlera mbi t\u00eb cilat q\u00ebndron demokracia. Dhe ka ardhur puna deri aty sa ne duhet t\u00eb turp\u00ebrohemi nga paturp\u00ebsia e tyre.<\/p>\n<p>Andaj edhe s\u2019ke \u00e7ka i sugjeron njeriut q\u00eb t\u00eb l\u00eb p\u00ebrshtypjen se nuk e ka kuptuar m\u00eb par\u00ebsoren q\u00eb duhet ta dij\u00eb nj\u00eb burr\u00ebshtetas: se \u00e7far\u00eb i ka hije t\u00eb b\u00ebj\u00eb e t\u00eb thot\u00eb budallai i m\u00ebhall\u00ebs, nuk i ka hije t\u00eb parit t\u00eb shtetit, se e ka pru pun\u00ebn deri aty sa paraqitjet e tij publike duhet t\u00eb shoq\u00ebrohen me paralajm\u00ebrimin: keni kujdes, \u00ebsht\u00eb e ndaluar p\u00ebr adoleshent\u00ebt, ngaq\u00eb fol\u00ebsi \u00ebsht\u00eb i paparashikuesh\u00ebm dhe mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndonj\u00eb sjellje t\u00eb turpshme dhe t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb fjalor\u00eb t\u00eb pist\u00eb!<\/p>\n<p><strong>Q\u00eb nga muaji gusht i vitit q\u00eb lam\u00eb pas n\u00eb Prishtin\u00eb \u00ebsht\u00eb hedhur nga Presidenti Hashim Tha\u00e7i ideja e \u201ckorrigjimit\u201d apo shk\u00ebmbimit t\u00eb kufijve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Ju personalisht e keni cil\u00ebsuar si nj\u00eb projekt serb, por si shpjegohet q\u00eb nj\u00eb variant i till\u00eb deri m\u00eb tani ka mb\u00ebshtetjen e dy politikan\u00ebve shqiptar\u00eb, Hashim Tha\u00e7i dhe Edi Rama?<\/strong><\/p>\n<p><strong>K.Mehmeti:\u00a0<\/strong>Sikur Presidenti i Kosov\u00ebs t\u00eb kishte lexuar pak m\u00eb shum\u00eb se sa abetaren, do i kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb edhe projekti serb i Dobrica Qosiqit p\u00ebr \u2018zgjidhjen\u2019 p\u00ebrfundimtare t\u00eb konfliktit serbo-shqiptar\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve. Dhe n\u00ebse Presidenti i Kosov\u00ebs do merrej me shum\u00eb me hallet e popullit t\u00eb vet, se sa me breng\u00ebn si ai e Vu\u00e7iqi t\u00eb mbeten p\u00ebrjet\u00ebsisht n\u00eb pushtet, q\u00eb moti do e kuptonte se \u00ebsht\u00eb e pamundur\u00a0 t\u00eb t\u00eb takoj\u00eb edhe lavdia e djeshme e \u2018\u00e7lirimtarit\u2019 edhe fama dhe pasuria e politikanit t\u00eb sot\u00ebm. Pra do e kuptonte se\u00a0 kur je injorant\u00eb dhe i pavler\u00eb, si dhe kur \u2018lavdin\u00eb\u2019 e djeshme e p\u00ebrdor\u00eb si \u2018kart\u00eb-kredie\u2019 p\u00ebr ta bler\u00eb t\u00eb sotmen politike, kot q\u00eb p\u00ebr ty shkruajn\u00eb libra, sepse herdo-kurdo \u2018kartela\u2019 t\u00eb zbrazet dhe p\u00ebrballesh me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se nuk ka pasuri apo pushtet, q\u00eb ta mbulon \u2018varf\u00ebrin\u00eb\u2019 morale dhe njer\u00ebzore!<\/p>\n<p>Dhe Presidenti i Kosov\u00ebs merret me \u2018korrigjim\u2019 kufijsh sepse me asgj\u00eb nuk mund ta ndihmoj\u00eb \u2018korrigjimin\u2019 e pozit\u00ebs mjerane t\u00eb vendit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson, t\u00eb vendit q\u00eb nga djep i mburrjes son\u00eb komb\u00ebtare, u b\u00eb thuajse varrez\u00eb masive e \u00ebndrrave rinore. Dhe kuptohet, t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb \u2018strategji\u2019 t\u00eb vet p\u00ebr \u2018t\u2019ia marr\u00eb\u2019 Serbis\u00eb Preshev\u00ebn, duke mos i dh\u00ebn\u00eb asaj asgj\u00eb si kund\u00ebrvler\u00eb, Presidenti i Kosov\u00ebs nuk do mund ta shpaloste kaq guximsh\u00ebm dhe paturpsh\u00ebm pa mb\u00ebshtetjen e\u2019 piktorit\u2019, i cili e morr vesht\u00eb se ka shqiptar\u00eb edhe matan\u00eb kufijve t\u00eb m\u00ebm\u00ebdheut at\u00ebher\u00eb kur duhej diku ta promovonte \u2018Kurbanin\u201d e tij, pra pasi u b\u00eb Kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, ka ardhur koha kur shqiptaria duhet ta shp\u00ebtoj\u00eb vetveten nga k\u00ebta burr\u00ebshtetas q\u00eb e p\u00ebrbuzin inteligjenc\u00ebn ton\u00eb, duke menduar se ne i kemi ngat\u00ebrruar \u00ebndrrat p\u00ebr \u201cShqip\u00ebrit\u00eb\u201d tona dhe se nuk e shohim se ato u b\u00ebn\u00eb vende me institucione t\u00eb partizuara, me gjyq\u00ebsor q\u00eb e zbaton ligjin vet\u00ebm ndaj varfanjakut q\u00eb vjedh\u00eb 50 euro p\u00ebr t\u2019i ushqyer f\u00ebmij\u00ebt, por jo edhe ndaj politikanit q\u00eb e pla\u00e7kit\u00eb popullin, me sistem t\u00eb rr\u00ebnuar sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb ku vdesin varfanjak\u00ebt, e ku nuk shkojn\u00eb t\u00eb sh\u00ebrohen burr\u00ebshtetasit e s\u00ebmur\u00eb, me institucione publike arsimore ku libreza partiake ta siguron edhe titullin shkencor\u2026, se u b\u00ebn\u00eb shtete q\u00eb shenj\u00eb njoh\u00ebse kan\u00eb keqqeverisjen dhe korrupsionin!<\/p>\n<p><strong>N\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb territorit t\u00eb Kosov\u00ebs, enturazhi i kryeministrit Edi Rama n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rafinuar po hedh p\u00ebr konsum publik tez\u00ebn e nj\u00eb bashkimi t\u00eb mundsh\u00ebm Shqip\u00ebri-Kosov\u00eb. Si duhet t\u00eb reagojn\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb gjith\u00eb rajonin ndaj nj\u00eb ideje t\u00eb till\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>K.Mehmeti:<\/strong>\u00a0\u00cbndrra dhe ideali p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar nuk do vdes deri sa t\u00eb ket\u00eb shqiptari. Por at\u00eb \u00ebnd\u00ebrr nuk mund ta jet\u00ebsojn\u00eb politikan\u00ebt si Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb e \u2018cop\u00ebzoi\u2019 edhe at\u00eb pak\u00eb m\u00ebm\u00ebdhe q\u00eb kemi. Si mund ta bashkoj\u00eb shqiptarin\u00eb ai q\u00eb nuk mundet t\u00eb komunikoj\u00eb njer\u00ebzish\u00ebm me t\u00eb zgjedhurit e popullit t\u00eb vet?! \u00a0Si mund ta bashkoj\u00eb popullin ai q\u00eb nuk ndjen p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr asgj\u00eb, t\u00eb cilin kur e p\u00ebrball\u00eb me aeroplan\u00ebt q\u00eb ulen p\u00ebr t\u00eb ngarkuar marihuan, ai to thot\u00eb se ato jan\u00eb mushkonja, t\u00eb cilit kur i thua se ka bashkuar krimin me politik\u00ebn, ai t\u00eb p\u00ebrqesh\u2026, pra si mund ta bashkoj\u00eb popullin e vet ai q\u00eb g\u00ebnjeshtr\u00ebn dhe pap\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb i ka instrumente t\u00eb vetme p\u00ebr t\u00eb mbijetuar politikisht?!<\/p>\n<p><strong>N\u00eb Tiran\u00eb ekziston perceptimi se pas ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb Zoran Zev me ndihm\u00ebn partive shqiptare kryesisht BDI, situata ka ndryshuar p\u00ebr mir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt duke nisur me zbatimin e ligjit p\u00ebr gjuh\u00ebn, p\u00ebrfaq\u00ebsim m\u00eb i madh n\u00eb institucione dhe vendimmarrje. A zgjidhen problemet e shqiptar\u00ebve vet\u00ebm me gjuhen dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin?<\/strong><\/p>\n<p><strong>K.Mehmeti:<\/strong>\u00a0Krahasuar me regjimin e deridjesh\u00ebm t\u00eb VMRO-BDI\u2019s\u00eb, \u00e7do qeveri t\u00eb del me e mir\u00eb. Dhe duhet pranuar: me r\u00ebnien e qeveris s\u00eb m\u00ebparshme, tani n\u00eb Maqedoni merret frym\u00eb m\u00eb leht\u00eb. Andaj edhe jan\u00eb ngjallur shpresat se m\u00eb n\u00eb fund, Maqedonia do ec\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb mbar\u00eb drejt\u00eb harmonizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebretnike.<\/p>\n<p>Dhe kjo do varet nga t\u00eb gjith\u00eb ne, pra edhe nga drejtuesit e k\u00ebtush\u00ebm t\u00eb partive shqiptare, t\u00eb cil\u00ebt deri m\u00eb tani zbatonin vet\u00ebm \u201ctregtin\u00eb\u201d politike, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cil\u00ebs tregtie ia dilnin q\u00eb interesat kolektive t\u2019i shk\u00ebmbenin me p\u00ebrfitimet e tyre personale. Andaj elitat politike maqedonase shqiptar\u00ebve u \u2018jepnin\u2019 aq sa mjaftonte p\u00ebr t\u2019i k\u00ebnaqur drejtuesit e partive t\u00eb tyre. Me \u00e7ka shqiptar\u00ebt e k\u00ebtush\u00ebm jetonin n\u00ebn\u00eb sundim t\u00eb dyfisht\u00eb: n\u00ebn at\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb shtet\u00ebrore dhe n\u00ebn\u00eb sundimin e partis\u00eb shqiptare n\u00eb pushtet. Dhe paguanin \u2018hara\u00e7\u2019 t\u00eb dyfisht\u00eb: taks\u00ebn q\u00eb ua merrte shteti dhe hara\u00e7in e shqiptaris\u00eb, q\u00eb ua merrte partia shqiptare p\u00ebr t\u2019i pun\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Pra Maqedonia kurr\u00eb nuk ka pasur interes shtet\u00ebror edhe interesin shqiptar\u00eb, por at\u00eb t\u00eb partis\u00eb shqiptare n\u00eb pushtet. T\u00eb shpresojm\u00eb se me emrin e ri t\u00eb vet, ky shtet do e kuptoj se nuk ka t\u00eb ardhme, n\u00ebse at\u00eb nuk e ndjejn\u00eb si t\u00eb vetin edhe shqiptar\u00ebt e k\u00ebtush\u00ebm.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti e sheh kriz\u00ebn e fundit politike n\u00eb Shqip\u00ebri si pasoj\u00eb q\u00eb ka ardhur nga sjellja e p\u00ebrgjegjshme e klas\u00ebs politike n\u00eb 30 vitet e fundit. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cKoha Jon\u00eb\u201d, Mehmeti thot\u00eb se Edi Rama \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi m\u00eb i denj\u00eb i politikani q\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite i mor\u00ebn gjith\u00e7ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":52994,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-76669","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76669","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76669"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76669\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52994"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76669"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76669"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76669"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}