{"id":77242,"date":"2019-04-04T15:08:00","date_gmt":"2019-04-04T13:08:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=77242"},"modified":"2019-04-04T15:08:00","modified_gmt":"2019-04-04T13:08:00","slug":"dosja-tahiri-habilaj-si-komunikonin-drejtuesit-e-policise-me-trafikantet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/dosja-tahiri-habilaj-si-komunikonin-drejtuesit-e-policise-me-trafikantet\/","title":{"rendered":"Dosja Tahiri-Habilaj: Si komunikonin drejtuesit e policis\u00eb me trafikant\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Tashm\u00eb q\u00eb u caktua treshja gjykuese q\u00eb do t\u00eb gjykoj\u00eb Saimir Tahirin dhe tre ish-zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb,\u00a0Gazeta Si\u00a0publikon dhe faktet e provat q\u00eb prokuror\u00ebt besojn\u00eb se t\u00eb pandehurit kan\u00eb kryer vepra penale. N\u00eb 87 vendime t\u00eb seanc\u00ebs paraprake q\u00eb\u00a0Gazeta Si\u00a0disponon, prokuror\u00ebt p\u00ebrmbledhin fabul\u00ebn e 56 fashikujve hetimor\u00eb q\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs paraprake i zhvendos\u00ebn me karroc\u00eb nga zyrat n\u00eb sall\u00eb, n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i transportuar n\u00eb krah\u00eb.<\/p>\n<p>Kush jan\u00eb t\u00eb pandehurit:<\/p>\n<ol>\n<li>Saimir Tahiri, 39 vje\u00e7, ish-minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm, politikan. I diplomuar si jurist dhe i p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb historin\u00eb penale nga kreu i Dhom\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Avokatis\u00eb, Maksim Haxhia, ai ishte nj\u00eb vizitor\u00ebt m\u00eb t\u00eb shpesht\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. Ai u mor i pandehur dhe iu komunikua akuza m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb vit e pes\u00eb muaj nga dita kur iu regjistrua emri n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe p\u00ebrkat\u00ebsisht m\u00eb 28 janar 2019.<\/li>\n<li>Jaeld \u00c7ela, 42 vje\u00e7, nga \u00c7orovoda, ish-drejtor i Policis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs. I shpallur n\u00eb k\u00ebrkim prej nj\u00eb viti, ai mbahet si nj\u00eb nga oficer\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb hetimit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishte agjent n\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. U katapultua si zyrtar policie gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb Policin\u00eb e Shtetit e drejtonte Haki \u00c7ako dhe mori drejtimin e Policis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ky qytet ishte dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga qytetet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr zbardhjen e ngjarjeve kriminale.<\/li>\n<li>Sokol Bode, 39 vje\u00e7, lindur dhe banues n\u00eb Berat. Mbante detyr\u00ebn si shef i Post\u00ebs s\u00eb Dh\u00ebrmiut dhe ishte i panjohur p\u00ebr publikun deri dit\u00ebn kur u shp\u00ebrnda fotoja n\u00ebn shoq\u00ebrin\u00eb e dy v\u00ebllez\u00ebrve Habilaj. Ai u vendos n\u00ebn hetim m\u00eb 15 n\u00ebntor 2017, pak koh\u00eb pas arrestimit t\u00eb Habilajve n\u00eb Itali p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb mbante n\u00eb Dh\u00ebrmi, nga vendi ku n\u00eb 2015-\u00ebn \u00ebsht\u00eb nisur peshkarexha Fatima e ngarkuar me 880 kilogram\u00eb kanabis.<\/li>\n<li>Gjergji Kohila, 38 vje\u00e7, ish-shef kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar n\u00eb Policin\u00eb e Vlor\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb nga Delvina dhe jeton n\u00eb Tiran\u00eb, megjith\u00ebse prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti askush nuk e di se ku gjendet shefi i policis\u00eb, edhe ai i k\u00ebrkuar bashk\u00eb me dy ish-zyrtar\u00ebt e tjer\u00eb. P\u00ebr tre ish-zyrtar\u00ebt e Policis\u00eb, Interpol Tirana njoftoi gjykat\u00ebn n\u00eb dat\u00ebn 20 mars 2019 se \u201cderi tani Interpol Tirana nuk disponon informacion dhe nuk \u00ebsht\u00eb njoftuar nga asnj\u00eb zyr\u00eb homologe lidhur me lokalizimin e k\u00ebtyre tre t\u00eb pandehurve jasht\u00eb vendit\u201d. Edhe Komisariati num\u00ebr 2, num\u00ebr 3, por edhe Policia e Beratit kan\u00eb njoftuar mosgjetjen e t\u00eb k\u00ebrkuarve.<\/li>\n<\/ol>\n<p>T\u00eb kat\u00ebr t\u00eb pandehurit, me n\u00eb krye ish-ministrin e Brendsh\u00ebm akuzohen p\u00ebr trafikim t\u00eb narkotik\u00ebve n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal. N\u00eb fillim Prokuroria thot\u00eb se hetimi ka nisur m\u00eb 8 korrik 2016, pasi kishte informacione se ish-shefi i policis\u00eb, Kohila s\u00eb bashku me nj\u00eb polic tjet\u00ebr, Renato Avdylin dhe nga ana tjet\u00ebr Moisi Habilaj e t\u00eb tjer\u00eb vepronin si grup kriminal p\u00ebr kultivimin e drog\u00ebs. Kjo dosje mban numrin 134.\u00a0 10 muaj m\u00eb von\u00eb, Prokuroria \u00e7el edhe nj\u00eb dosje t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr Vlor\u00ebn me num\u00ebr 164 kur s\u00ebrish gjenden emrat e v\u00ebllez\u00ebrve Habilaj, por edhe i atij q\u00eb mori nofk\u00ebn si financier, Nezar Seiti. Ata dyshoheshin se ishin pronar\u00eb t\u00eb nj\u00eb gomoneje q\u00eb e kishin fshehur n\u00eb fshatin Hoxhar\u00eb t\u00eb Fierit dhe nga informacionet grupi po b\u00ebhej gati t\u00eb trafikonte drog\u00eb drejt Si\u00e7ilis\u00eb.<\/p>\n<p>Dosja e tret\u00eb, e njohur si 313, u hap pas njoftimit se n\u00eb Itali ishin arrestuar Moisi Habilaj dhe disa nga an\u00ebtar\u00ebt e grupit, p\u00ebr episodin e sekuestrimit t\u00eb 3.5 ton\u00ebve kanabis sativa. Hetimi nisi nga t\u00eb dh\u00ebnat publike thot\u00eb prokurori edhe n\u00eb adres\u00eb t\u00eb ish-ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, Saimir Tahiri, ku edhe u regjistrua procedimi n\u00eb dat\u00eb 17 tetor 2017. T\u00eb tria dosjet e m\u00ebsip\u00ebrme u bashkuan n\u00eb nj\u00eb gjat\u00eb muajve n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Mes p\u00ebrgjimeve argumentohen edhe dyshimet p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e ish-zyrtar\u00ebve t\u00eb policis\u00eb, por k\u00ebqyrja e telefonave ka zbuluar, thot\u00eb Prokuroria, se kultivuesi i drog\u00ebs, Taulant Haxhiraj, njoftohej n\u00eb chat nga persona t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr vendosjen e tij n\u00ebn hetim nga Krimet e R\u00ebnda, por edhe ekzistenc\u00ebn e p\u00ebrgjimeve dhe v\u00ebzhgimin e vazhduesh\u00ebm nga Sh\u00ebrbimi Informativ Shtet\u00ebror. Ekspertimi i telefonit BlackBerry ka zbuluar se emri i regjistruar si Fiati ishte zyrtari i policis\u00eb, Gjergj Kohila dhe se nj\u00eb num\u00ebr me germ\u00ebn R, i p\u00ebrkiste oficerit tjet\u00ebr t\u00eb policis\u00eb, Renato Avdylaj, i cili ishte kunati i Kohil\u00ebs. N\u00eb chat Xheku i shkruan me identitetin e fsheht\u00eb Agushit q\u00eb \u00ebsht\u00eb kultivuesi Haxhiraj.<\/p>\n<p>Xheku 1: \u201cU pleksa me k\u00ebt\u00eb legenin, kunatin e Gj\u201d\u00a0 * Gjergj Kohil\u00ebs \u201c<\/p>\n<p>Taulant Haxhiraj\u00a0\u2013 Po vlla, por Gj. m\u00eb thot\u00eb mos dil<\/p>\n<p>Xheku 1: \u201c\u2026 dhe thash\u00eb t\u00eb pyesja nj\u00ebher\u00eb ty v\u00eblla se kam frik\u00eb q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnova at\u00eb q\u00eb m\u00eb thoshe ti mos u pleks, R . *policin Renato Avdylaj*<\/p>\n<p>P\u00ebr oficerin tjet\u00ebr, Sokol Bode ekziston komunikimi mes tij edhe Florjan Habilajt<\/p>\n<p>Sokol Bode:\u00a0Alo<\/p>\n<p>Florian Habilaj:\u00a0Po<\/p>\n<p>Sokol Bode:\u00a0Si je zot\u00ebri, mir\u00eb jeni?<\/p>\n<p>Florian Habilaj:\u00a0Mir\u00eb, faleminderit<\/p>\n<p>Sokol Bode:\u00a0T\u00eb shqet\u00ebson?<\/p>\n<p>Florian Habilaj:\u00a0Po<\/p>\n<p>Sokol Bode:\u00a0Po vij p\u00ebr dhjet\u00eb minuta n\u00eb baz\u00eb<\/p>\n<p>Florian Habilaj:\u00a0Ku t\u00eb pres?<\/p>\n<p>Sokol Bode:\u00a0Posht\u00eb<\/p>\n<p>Florian Habilaj:\u00a0A t\u00eb vij te karburanti?<\/p>\n<p>Sokol Bode:\u00a0N\u00eb \u00c7ole, n\u00eb \u00c7ole\u2026<\/p>\n<p>Kjo bised\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar tri dit\u00eb p\u00ebrpara se policia t\u00eb bllokonte ngarkes\u00ebn me drog\u00eb n\u00eb Babic\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Armando Kocerrit dhe komunikimi v\u00ebrteton sipas Prokuroris\u00eb se oficeri mbante kontakte me grupin e Moisi Habilajt, edhe pse ai ishte transferuar nd\u00ebrkoh\u00eb nga detyra dhe grupi nd\u00ebrkoh\u00eb edhe pse ishte goditur n\u00eb Itali vazhdonte t\u00eb ishte aktiv. Biseda zhvillohet n\u00eb koh\u00ebn kur i v\u00ebllai Florian Habilaj nuk ishte shpallur ende n\u00eb k\u00ebrkim dhe nd\u00ebrkaq po b\u00ebheshin p\u00ebrgatitje t\u00eb trafikohej ngarkesa me mbi 3 mij\u00eb kilogram\u00eb kanabis drejt Italis\u00eb, nga sht\u00ebpia e Armando Kocerrit. Ngjarjet zhvillohen n\u00eb dat\u00ebn 24 shtator 2017. Por Armando Kocerri telefonohet nga nj\u00eb num\u00ebr.<\/p>\n<p>Armando Kocerri:\u00a0H\u00eb?<\/p>\n<p>0695252289:\u00a0Ka ardhur nj\u00eb motor nga k\u00ebta t\u00eb policis\u00eb k\u00ebtej\u2026<\/p>\n<p>Armando Kocerri:\u00a0E di<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb pas Moisi Habilaj telefonon oficerin e policis\u00eb, Sokol Bode.<\/p>\n<p>Moisi Habilaj:\u00a0H\u00eb v\u00eblla<\/p>\n<p>Sokol Bode:\u00a0Ika un\u00eb, jam n\u00eb Roskovec, mora edhe kamionin me b\u00ebrs\u00ed<\/p>\n<p>Moisi Habilaj:\u00a0E more vet\u00eb?<\/p>\n<p>Sokol Bode:\u00a0Jo, jo erdhi shoferi vet\u00eb, i zoti i kamionit<\/p>\n<p>Moisi Habilaj:\u00a0E mir\u00eb t\u00eb keqen<\/p>\n<p>Sokol Bode:\u00a0Un\u00eb po iki me Fatjonin, mora edhe \u00c7imin me vete<\/p>\n<p>Moisi Habilaj:\u00a0K\u00eb \u00c7im?<\/p>\n<p>Sokol Bode:\u00a0Ha ha ha ha<\/p>\n<p>Moisi Habilaj:\u00a0\u00c7imin e Bodes<\/p>\n<p>Sokol Bode:\u00a0\u00c7imin e Bodes<\/p>\n<p>Armando Kocerri, i cili ishte i shqet\u00ebsuar, pasi kishte ngarkes\u00ebn e drog\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpi, nj\u00eb ngarkes\u00eb q\u00eb u bllokua n\u00eb muajin tetor telefonon nj\u00eb num\u00ebr q\u00eb i p\u00ebrket nj\u00eb oficeri policie.<\/p>\n<p>Armando Kocerri:\u00a0\u00c7a b\u00ebn?<\/p>\n<p>X:\u00a0e ca do b\u00ebj, dola k\u00ebtej nga lagja jote<\/p>\n<p>Armando Kocerri:\u00a0Nga lagja ime, ti ishe me makin\u00eb andej?<\/p>\n<p>X:\u00a0Jo, nuk isha me makin\u00eb isha n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>Armando Kocerri:\u00a0Po kishte qen\u00eb nj\u00eb makin\u00eb pak m\u00eb par\u00eb<\/p>\n<p>X:\u00a0\u00cb\u00eb\u00eb.. jan\u00eb tan\u00ebt, jan\u00eb pa d\u00ebme<\/p>\n<p>Armando Kocerri:\u00a0Jo.. joo. Por them..<\/p>\n<p>X:\u00a0Jo, po k\u00ebtu erdha un\u00eb<\/p>\n<p>Armando Kocerri:\u00a0\u00cbsht\u00eb nj\u00ebri q\u00eb njeh aty<\/p>\n<p>X:\u00a0Eee jan\u00eb tan\u00ebt. Ku je ti .. \u00e7a b\u00ebre<\/p>\n<p>Armando Kocerri:\u00a0Un\u00eb jam n\u00eb Vlor\u00eb, por m\u00eb than\u00eb ata t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, q\u00eb k\u00ebshtu k\u00ebshtu nj\u00eb makin\u00eb them\u2026<\/p>\n<p>X:\u00a0Eee .. rrini pa merak<\/p>\n<p>Armando Kocerri:\u00a0Jo, jo s\u2019t\u00eb mora p\u00ebr at\u00eb pun\u00eb.. po t\u00eb mora direkt mos ka ashtu ndonj\u00eb me rrjet\u00eb. Sado q\u00eb t\u00eb kam ty m\u00eb vjen informacioni<\/p>\n<p>X:\u00a0po jan\u00eb njer\u00ebzit tan\u00eb<\/p>\n<p>Armando Kocerri:\u00a0E mir\u00eb xhaxha.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &nbsp; Tashm\u00eb q\u00eb u caktua treshja gjykuese q\u00eb do t\u00eb gjykoj\u00eb Saimir Tahirin dhe tre ish-zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb,\u00a0Gazeta Si\u00a0publikon dhe faktet e provat q\u00eb prokuror\u00ebt besojn\u00eb se t\u00eb pandehurit kan\u00eb kryer vepra penale. N\u00eb 87 vendime t\u00eb seanc\u00ebs paraprake q\u00eb\u00a0Gazeta Si\u00a0disponon, prokuror\u00ebt p\u00ebrmbledhin fabul\u00ebn e 56 fashikujve hetimor\u00eb q\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs paraprake [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":77243,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-77242","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77242","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77242"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77242\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77243"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77242"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77242"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77242"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}