{"id":77561,"date":"2019-04-06T14:06:51","date_gmt":"2019-04-06T12:06:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=77561"},"modified":"2019-04-06T14:06:51","modified_gmt":"2019-04-06T12:06:51","slug":"dyshimet-per-kryeprokurorin-nga-kontakti-me-te-denuar-te-problemet-me-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/dyshimet-per-kryeprokurorin-nga-kontakti-me-te-denuar-te-problemet-me-pasurine\/","title":{"rendered":"Dyshimet p\u00ebr kryeprokurorin, nga kontakti me t\u00eb d\u00ebnuar te problemet me pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime p\u00ebr pasurin\u00eb e drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Sarand\u00ebs, Edison Ademin, si dhe e akuzoi p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb, n\u00eb lidhje me njohjen e dy personave me precedent\u00eb penal.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Kryeprokurori mohoi gjetjet e KPK-s\u00eb, nd\u00ebrsa e nisi mbrojtjen e tij, duke hedhur dyshime se mund t\u00eb jen\u00eb ndikuar n\u00eb hetimin e tyre nga nj\u00eb person i d\u00ebnuar p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cKam informacione nga publiku, se nj\u00eb person i d\u00ebnuar p\u00ebr trafikim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, i cili ka nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrm n\u00eb KPK, ka ndikuar n\u00eb hetim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb\u201d, tha Ademi dhe m\u00eb pas, vazhdoi me k\u00ebrkesat dhe mbrojtjen e tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK, n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs, b\u00ebri t\u00eb ditur se hetimi p\u00ebr prokurorin ishte mbyllur vet\u00ebm n\u00eb dy kritere, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb dhe aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Kryeprokurori mohoi gjetjet e KPK-s\u00eb, nd\u00ebrsa e nisi mbrojtjen e tij, duke hedhur dyshime se mund t\u00eb jen\u00eb ndikuar n\u00eb hetimin e tyre nga nj\u00eb person i d\u00ebnuar p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cKam informacione nga publiku, se nj\u00eb person i d\u00ebnuar p\u00ebr trafikim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, i cili ka nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrm n\u00eb KPK, ka ndikuar n\u00eb hetim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb\u201d, tha Ademi dhe m\u00eb pas, vazhdoi me k\u00ebrkesat dhe mbrojtjen e tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK, n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs, b\u00ebri t\u00eb ditur se hetimi p\u00ebr prokurorin ishte mbyllur vet\u00ebm n\u00eb dy kritere, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb dhe aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me kriterin e pasuris\u00eb, Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesit (ILDKPKI), ka dor\u00ebzuar raport negativ p\u00ebr prokurorin, duke konstatuar deklarim t\u00eb rrem\u00eb, fshehje t\u00eb pasuris\u00eb dhe gjendje n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, sa i takon marrjes me qira t\u00eb nj\u00eb prone p\u00ebr 99 vite. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi i Komisionit, jan\u00eb konstatuar pasakt\u00ebsi lidhur me deklarimin p\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 130 metra katror\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2012 n\u00eb vler\u00ebn 45 mij\u00eb dollar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nga hetimi, jan\u00eb evidentuar paqart\u00ebsi edhe p\u00ebr nj\u00eb apartament ku ka jetuar n\u00eb vitin 2003. Sipas komisionit, subjekti e ka porositur verbalisht k\u00ebt\u00eb apartament n\u00eb vitin 2002 dhe \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb vitin 2003. M\u00eb tej, relatorja tha se prokurori ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting shpenzime n\u00eb vler\u00ebn e 800 mij\u00eb lek\u00ebve p\u00ebr mobilie, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarimin e vitit 2005 shuma \u00ebsht\u00eb deklaruar 500 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Problem \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe n\u00eb blerjen e 2 makinave, shpenzimet p\u00ebr t\u00eb cilat nuk arrinte t\u2019i justifikonte. Sa i p\u00ebrket vler\u00ebsimit profesional, \u00ebsht\u00eb konstatuar se nuk ka problematika me aft\u00ebsit\u00eb profesionale dhe organizative. Por, n\u00eb lidhje me etik\u00ebn jan\u00eb evidentuar d\u00ebshmi t\u00eb rreme p\u00ebr njohjen dhe kontaktin me dy persona t\u00eb proceduar penalisht.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb lidhje me shtetasin F.D., u konstatua se p\u00ebr t\u00eb n\u00eb vitin 2011, \u00ebsht\u00eb regjistruar procedimi penal p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje. Hetimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga subjekti dhe nga numri i telefonit t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb takim me personin F.D., por nga pyetja q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb komisioni, subjekti ka mohuar njohjen me t\u00eb. K\u00ebshtu, duket se subjekti ka pasur njohje me k\u00ebt\u00eb person dhe pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb hetimet e \u00e7\u00ebshtjes ndaj tij. Duket se subjekti nuk ka deklaruar fakte t\u00eb v\u00ebrteta n\u00eb lidhje me njohjen\u201d, tha relatorja p\u00ebr nj\u00ebrin nga rastet.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Ademi e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb vitin 1998 si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prokuror me dat\u00eb 5 korrik 2004 n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb. N\u00eb vitin 2015 ai \u00ebsht\u00eb promovuar si drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Analiza e pasuris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr tre shtyllat e rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokuror\u00ebt, s\u00eb bashku me kontrollin e figur\u00ebs dhe vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale. Skeda grafike e m\u00ebposhtme paraqet ndryshimin e pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar t\u00eb prokurorit Edison Ademi nga viti 2003 deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2017.<\/p>\n<p>Ky raport \u00ebsht\u00eb prodhuar nga BIRN pas administrimit t\u00eb deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij subjekti nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrolli t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI. Ai ka p\u00ebr q\u00ebllim b\u00ebrjen e transparenc\u00ebs mbi pasurin\u00eb e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve q\u00eb i n\u00ebnshtrohen procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e analizuara nga BIRN tregojn\u00eb se prokurori Edison Ademi zot\u00ebronte pasuri me vler\u00eb 3.2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2003. Referuar deklarat\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb par\u00eb t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb ILDKPKI, Ademi zot\u00ebronte nj\u00eb autovetur\u00eb me vler\u00eb 200 mij\u00eb lek\u00eb dhe kishte marr\u00eb nj\u00eb kredi bankare prej 3 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Ademi \u00ebsht\u00eb rritur 2.7 her\u00eb, duke kapur vler\u00ebn 8.7 milion\u00eb lek\u00eb, me nj\u00eb rritje mesatare vjetore prej 392 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo pasuri p\u00ebrb\u00ebhet nga 2.8 milion\u00eb lek\u00eb likuiditete n\u00eb bank\u00eb, 1.9 milion\u00eb lek\u00eb likuiditete cash, 972 mij\u00eb lek\u00eb pasuri t\u00eb luajtshme dhe 3 milion\u00eb lek\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij, prokurori Ademi ka pasur 28.7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura, nga t\u00eb cilat 14.4 milion\u00eb lek\u00eb ose 50.2 % nga paga p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit, 5 milion lek\u00eb nga t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes, 5 milion lek\u00eb nga t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait emigrant dhe 3.7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura nga pensioni i prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 analiz\u00ebs p\u00ebr rritjen\/uljen e pasuris\u00eb, struktur\u00ebn e aseteve dhe t\u00eb ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik\/logjik t\u00eb deklarimeve t\u00eb subjektit si dhe \u201cflamujt e kuq\u2019\u00a0 q\u00eb identifikohen gjat\u00eb kontrollit. Nga 14 deklaratat q\u00eb iu n\u00ebnshtruan kontrollit aritmetik\/logjik, asnj\u00ebra prej tyre nuk rezulton me diferenca negative mes t\u00eb ardhurave dhe aseteve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, BIRN ka identifikuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u201cflamujsh t\u00eb kuq\u201d nga analiza cil\u00ebsore. N\u00eb deklarimin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, subjekti ka deklaruar kredi bankare n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr blerje apartamenti. N\u00eb faqen e aseteve nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar asnj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb lidhur m\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme, dhe nuk ka t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr vler\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebtij apartamenti t\u00eb financuar me kredi. N\u00eb vitin 2016 subjekti ka marr\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb, me q\u00ebllim t\u00eb pap\u00ebrcaktuar qart\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur pjes\u00ebrisht p\u00ebr mbylljen e kredis\u00eb s\u00eb m\u00ebparshme, nd\u00ebrsa 800 mij\u00eb lek\u00eb i ka mbajtur n\u00eb llogarin\u00eb bankare.<\/p>\n<p>Duke q\u00ebn\u00eb se ky raport bazohet n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna statistikore t\u00eb analizuara n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb databaze, ai nuk nxjerr p\u00ebrfundime mbi pasurin\u00eb e subjektit n\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb e ligjshme ose jo, por m\u00ebton t\u00eb informoj\u00eb publikun mbi pasurin\u00eb e deklaruar t\u00eb zyrtarit publik n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb formati t\u00eb thjesht\u00eb dhe t\u00eb kuptuesh\u00ebm grafik.<\/p>\n<p>Deklarata e pasuris\u00eb p\u00ebr vitin\u00a0<a href=\"http:\/\/dokumente.reporter.al\/docs\/download_document\/4662\">2003<\/a><\/p>\n<p>Deklarata e pasuris\u00eb p\u00ebr vitin 2004<\/p>\n<p>Deklarata e pasuris\u00eb p\u00ebr vitin\u00a0<a href=\"http:\/\/dokumente.reporter.al\/docs\/download_document\/4663\">2005<\/a><\/p>\n<p>Deklarata e pasuris\u00eb p\u00ebr vitin\u00a0<a href=\"http:\/\/dokumente.reporter.al\/docs\/download_document\/4664\">2006<\/a><\/p>\n<p>Deklarata e pasuris\u00eb p\u00ebr vitin\u00a0<a href=\"http:\/\/dokumente.reporter.al\/docs\/download_document\/4665\">2007<\/a><\/p>\n<p>Deklarata e pasuris\u00eb p\u00ebr vitin\u00a0<a href=\"http:\/\/dokumente.reporter.al\/docs\/download_document\/4666\">2008<\/a><\/p>\n<p>Deklarata e pasuris\u00eb p\u00ebr vitin\u00a0<a href=\"http:\/\/dokumente.reporter.al\/docs\/download_document\/4667\">2009<\/a><\/p>\n<p>Deklarata e pasuris\u00eb p\u00ebr vitin\u00a0<a href=\"http:\/\/dokumente.reporter.al\/docs\/download_document\/4668\">2010<\/a><\/p>\n<p>Deklarata e pasuris\u00eb p\u00ebr vitin<a href=\"http:\/\/dokumente.reporter.al\/docs\/download_document\/4669\">\u00a02011<\/a><\/p>\n<p>Deklarata e pasuris\u00eb p\u00ebr vitin\u00a0<a href=\"http:\/\/dokumente.reporter.al\/docs\/download_document\/4670\">2012<\/a><\/p>\n<p>Deklarata e pasuris\u00eb p\u00ebr vitin\u00a0<a href=\"http:\/\/dokumente.reporter.al\/docs\/download_document\/4671\">2013<\/a><\/p>\n<p>Deklarata e pasuris\u00eb p\u00ebr vitin\u00a0<a href=\"http:\/\/dokumente.reporter.al\/docs\/download_document\/4672\">2014<\/a><\/p>\n<p>Deklarata e pasuris\u00eb p\u00ebr vitin\u00a0<a href=\"http:\/\/dokumente.reporter.al\/docs\/download_document\/4673\">2015<\/a><\/p>\n<p>Deklarata e pasuris\u00eb p\u00ebr vitin 2016<\/p>\n<p>Deklarata e pasuris\u00eb p\u00ebr vitin\u00a0<a href=\"http:\/\/dokumente.reporter.al\/docs\/download_document\/4674\">2017<\/a><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime p\u00ebr pasurin\u00eb e drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Sarand\u00ebs, Edison Ademin, si dhe e akuzoi p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb, n\u00eb lidhje me njohjen e dy personave me precedent\u00eb penal. Nga ana tjet\u00ebr, Kryeprokurori mohoi gjetjet e KPK-s\u00eb, nd\u00ebrsa e nisi mbrojtjen e tij, duke hedhur dyshime se mund t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-77561","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77561","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77561"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77561\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77561"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77561"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77561"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}