{"id":78129,"date":"2019-04-09T16:14:13","date_gmt":"2019-04-09T14:14:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=78129"},"modified":"2019-04-09T16:14:13","modified_gmt":"2019-04-09T14:14:13","slug":"reagon-meta-per-situaten-e-renduar-tek-bulevardi-i-ri-avokatit-te-popullit-te-hetoje-te-gjitha-veprimet-e-policise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/reagon-meta-per-situaten-e-renduar-tek-bulevardi-i-ri-avokatit-te-popullit-te-hetoje-te-gjitha-veprimet-e-policise\/","title":{"rendered":"Reagon Meta p\u00ebr situat\u00ebn e r\u00ebnduar tek Bulevardi i Ri: Avokatit t\u00eb Popullit, t\u00eb hetoj\u00eb  t\u00eb gjitha veprimet e Policis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em>Presidenti Ilir Meta me an\u00eb t\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit Tedi Blushi ka reaguar n\u00eb lidhje me situat\u00ebn konfliktuale t\u00eb krijuar n\u00eb zgjatimin e \u2018Bulevardit t\u00eb ri\u2019.<\/em><\/p>\n<p><strong>M\u00eb posht\u00eb reagimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Sh.T.Z Ilir Meta e ka ndjekur me shum\u00eb shqet\u00ebsim situat\u00ebn konfliktuale t\u00eb dy dit\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb krijuar n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb autoriteteve publike p\u00ebr prishjen e banesave, me q\u00ebllim realizimin e projektit t\u00eb zgjatimit t\u00eb Bulevardit t\u00eb Ri, n\u00eb zon\u00ebn e quajtur \u2018Bregu i Lumit\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb krijuar, Presidenti Meta shprehet shum\u00eb i shqet\u00ebsuar mbi sjelljen e autoriteteve publike p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb p\u00ebrtej \u00e7do lloj logjike njer\u00ebzore, si dhe p\u00ebr p\u00ebrdorimin e forcave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb banesa n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn brutale dhe aspak profesionale.<\/p>\n<p>P\u00ebrzgjedhja e koh\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrhyrjes p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb qytetar\u00ebt nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe m\u00ebnyra e veprimit, duket nj\u00eb logjik\u00eb jo shtet\u00ebrore, por tinzare dhe nuk reflekton asnj\u00eb mb\u00ebshtetje ligjore.<\/p>\n<p>Presidenti vler\u00ebson se p\u00ebrdorimi i gazit lotsjell\u00ebs duke detyruar banor\u00ebt t\u00eb dalin nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i papranuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs, i b\u00ebn thirrje autoriteteve publike, Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, IKMT, IMT t\u00eb Bashkis\u00eb\u00a0 Tiran\u00eb, q\u00eb :<\/p>\n<p>T\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebri n\u00eb respektimin e plot\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive themelore t\u00eb njeriut,\u00a0 q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb nj\u00eb mbrojtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe duhen domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb mbrohen;<\/p>\n<p>T\u00eb zbatojn\u00eb me p\u00ebrpikm\u00ebri procedurat ligjore p\u00ebr shpron\u00ebsimin p\u00ebr interes publik, t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb personave q\u00eb preken nga ky projekt, si t\u00eb atyre q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb nj\u00eb \u00e7ertifikat\u00eb pron\u00ebsie, por edhe t\u00eb atyre q\u00eb nuk kan\u00eb mundur t\u00eb ligj\u00ebrojn\u00eb dot banesat e nd\u00ebrtuara edhe pse jan\u00eb aty prej m\u00ebse 20-vitesh;<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs, vler\u00ebson se realizimi i k\u00ebtij projekti urban t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr qytetin e Tiran\u00ebs, nuk duhet t\u00eb pengohet dhe as t\u00eb vonohet, por v\u00ebnia n\u00eb zbatim e tij, nuk duhet t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb t\u00eb ardhmen dhe jet\u00ebn e shtresave m\u00eb t\u00eb pamundura t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb;<\/p>\n<p>Institucionet publike duhet t\u00eb angazhohen p\u00ebr ta zgjidhur ligj\u00ebrisht problemin dhe n\u00ebse nj\u00eb akt n\u00ebnligjor q\u00eb rregullon gj\u00ebndjen nuk ekziston, ai mund t\u00eb krijohet dhe t\u00eb vihet n\u00eb zbatim. Kjo \u00ebsht\u00eb detyra primare e qeveris\u00eb, q\u00eb brenda parashikimeve t\u00eb ligjit dhe n\u00eb respektim t\u00eb parimeve, t\u00eb drejtave dhe lirive themelore kushtetuese, duhet t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb zgjidhjeje t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt dhe p\u00ebr interesin publik n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi;<\/p>\n<p>Qeveria dhe Bashkia Tiran\u00eb duhet t\u00eb tregojn\u00eb vullnet p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebtij konflikti. Banor\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar d\u00ebmshp\u00ebrblim p\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe nga konflikti q\u00eb ka lindur rezulton se k\u00ebrkesat e tyre nuk jan\u00eb trajtuar n\u00eb themel as nga Bashkia Tiran\u00eb dhe as nga Qeveria.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim p\u00ebr banesat e tyre pasi jan\u00eb aty prej m\u00ebse 20 vitesh dhe shteti edhe pse e njeh gj\u00ebndjen prej vitesh, nuk mundet t\u2019i trajtoj\u00eb ata si zaptues, pasi \u00e7dokush meriton t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb streh\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb rritur f\u00ebmij\u00ebt e tij si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Qeveria n\u00eb raste t\u00eb ngjashme dhe identike me k\u00ebt\u00eb rast, kur ka patur vullnet, ka mbajtur q\u00ebndrime pozitive p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2011, 2012, 2015 n\u00eb zbatimin e disa projekteve t\u00eb infrastruktur\u00ebs rrugore, t\u00eb tilla si zgjatimi i Bulevardit Zogu I (pjesa par\u00eb), pjesa tjet\u00ebr e Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe (segmenti Pallati me Shigjeta-Kopshti Zoologjik), si dhe Unaza hyr\u00ebse e qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb kuadrit ligjor p\u00ebr rregullimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb shpron\u00ebsimit t\u00eb objekteve t\u00eb palegalizuara q\u00eb prekeshin, qeveria ka nd\u00ebrhyr\u00eb duke nxjerr\u00eb akte n\u00ebnligjore dhe duke i trajtuar me respekt e humaniz\u00ebm banor\u00ebt q\u00eb jan\u00eb d\u00ebmtuar nga realizimi i k\u00ebtyre projekteve respektivisht: me VKM nr.563\/2011, VKM nr.560\/2012, VKM nr. 133\/2015. Trajtimi i ndrysh\u00ebm q\u00eb i b\u00ebhet banor\u00ebve sot, tregon shenja t\u00eb dukshme diskriminimi dhe nj\u00ebanshm\u00ebrie, q\u00eb duket se kan\u00eb prodhuar k\u00ebt\u00eb konfikt brutal t\u00eb shtetit me qytetar\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb, pavar\u00ebsisht se kush \u00ebsht\u00eb forca politike q\u00eb drejton dhe ajo duhet t\u2019i trajtoj\u00eb qytetar\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. Qeveria duhet t\u00eb garantoj\u00eb qytetar\u00ebt e prekur nga realizimi i projekteve publike, t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb rifillojn\u00eb jet\u00ebn e tyre me sa m\u00eb pak dhimbje dhe kosto, q\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb humbjes s\u00eb banes\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr k\u00ebto arsye, Presidenti i Republik\u00ebs, i k\u00ebrkon:<\/strong><\/p>\n<p><em>Avokatit t\u00eb Popullit, t\u00eb hetoj\u00eb urgjentisht t\u00eb gjitha veprimet e Policis\u00eb\u00a0 s\u00eb Shtetit;<\/em><\/p>\n<p><em>Komisionerit p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi, t\u00eb hetoj\u00eb veprimet e institucioneve shtet\u00ebrore n\u00eb trajtimin e rastit n\u00eb fjal\u00eb;<\/em><\/p>\n<p><em>Organit t\u00eb Prokuroris\u00eb, t\u00eb nis\u00eb menj\u00ebher\u00eb verifikimet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr t\u00eb analizuar n\u00eb detaj t\u00eb gjitha veprimet arbitrare t\u00eb organeve publike dhe Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, si edhe t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb gjith\u00eb personat p\u00ebrgjegj\u00ebs;<\/em><\/p>\n<p><em>Organizatave p\u00ebr mbrojtjen e lirive dhe t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut, t\u00eb hetojn\u00eb dhe t\u00eb reagojn\u00eb p\u00ebr \u00e7do akt dhune t\u00eb panevojsh\u00ebm q\u00eb Policia e Shtetit dhe institucionet shtet\u00ebrore kan\u00eb ushtruar sot ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb pambrojtur.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti Ilir Meta me an\u00eb t\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit Tedi Blushi ka reaguar n\u00eb lidhje me situat\u00ebn konfliktuale t\u00eb krijuar n\u00eb zgjatimin e \u2018Bulevardit t\u00eb ri\u2019. M\u00eb posht\u00eb reagimi i plot\u00eb: Presidenti i Republik\u00ebs, Sh.T.Z Ilir Meta e ka ndjekur me shum\u00eb shqet\u00ebsim situat\u00ebn konfliktuale t\u00eb dy dit\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb krijuar n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":64961,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-78129","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78129","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78129"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78129\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64961"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78129"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78129"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78129"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}