{"id":78208,"date":"2019-04-09T18:32:48","date_gmt":"2019-04-09T16:32:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=78208"},"modified":"2019-04-09T18:32:48","modified_gmt":"2019-04-09T16:32:48","slug":"filmi-gjerman-per-elektrifikimin-ne-shqiperi-rruge-drejt-drites","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/filmi-gjerman-per-elektrifikimin-ne-shqiperi-rruge-drejt-drites\/","title":{"rendered":"Filmi gjerman p\u00ebr elektrifikimin n\u00eb Shqip\u00ebri, \u2018Rrug\u00eb drejt drit\u00ebs\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb llamb\u00eb q\u00eb ndri?on err\u00ebsir\u00ebn, nj\u00eb turbin\u00eb me filma t\u00eb vjet\u00ebr dokumentar\u00eb, dhe fjal\u00ebt e nj\u00eb burri t\u00ebmoshuar: \u201eDikur thuhej nj\u00eb shprehje e Leninit, plus elekrifikimin kemi komunizmin. Nejse ajo n\u00eb fakt nuk erdhi kurr\u00eb, ajo mbeti p\u00ebrrallore.\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebshtu nis filmi \u201eRrug\u00eb drejt drit\u00ebs\u201d, i regjisor\u00ebve Eckehardt Pistrick dhe Bj\u00f6rn Rheinhardt. Film etnografik, q\u00eb trajton tem\u00ebn e elektrifikimit n\u00eb Shqip\u00ebri duke v\u00ebn\u00eb p\u00ebrball\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn me t\u00eb sotmen, propagand\u00ebn glorifikuese t\u00eb sistemit komunist dhe rr\u00ebfimet e sotme t\u00eb elektricist\u00ebve, inxhinier\u00ebve dhe fshatar\u00ebve, q\u00eb punuan fort n\u00eb elektrifikimin e vendit n\u00eb vitet 1965-1970. Shumica e personazheve kan\u00eb biografi t\u00eb thyera. Puna dhe mundi i tyre sot \u00ebsht\u00eb harruar. N\u00eb fshatra ka munges\u00eb dritash. Disa duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, ndonj\u00ebri ka p\u00ebrfunduar i alkoolizuar. Rr\u00ebfimet e tyre n\u00eb film alternohen vazhdimisht me sekuenca t\u00eb dokumentar\u00ebve propagandistik\u00eb dhe lajmeve televizive mbi arritjet dhe heroizmin e popullit n\u00eb periudh\u00ebn e elektrifikimit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Ekstremet nga postkomuzmi dhe sot<\/strong><\/p>\n<p>Zgjodh\u00ebm k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, shpjegon nj\u00ebri nga regjisor\u00ebt, etnologu Eckehardt Pistrick: \u201ep\u00ebr t\u00eb reflektuar mbi gj\u00ebra, q\u00eb tek ne jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb vet\u00ebkuptueshme, kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb nivelin e normales. N\u00eb Shqip\u00ebri ka shum\u00eb ekstreme, nga postkomuzmi, gjen shum\u00eb raste dhe situata ekstreme, ku njeriu duhet t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuar p\u00ebr t\u00eb fituar paran\u00eb. P\u00ebr syrin e nj\u00eb t\u00eb huaji \u00ebsht\u00eb interessante.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1971 n\u00eb Vaun e Dej\u00ebs mbi lumin Drin u nd\u00ebrtua me ndihm\u00ebn kineze hidrocentrali Mao Ce Dung. Skena filmike nga arkivi sjellin n\u00eb ekran ceremonin\u00eb madh\u00ebshtore t\u00eb inaugurimit, ku udh\u00ebheq\u00ebsi i at\u00ebhersh\u00ebm Enver Hoxha pret me solemnitet shiritin n\u00eb pranin\u00eb e mij\u00ebra banor\u00ebve dhe nd\u00ebrtuesve.<\/p>\n<p>Po ana tjet\u00ebr e medaljes? Jemi s\u00ebrish n\u00eb koh\u00ebn e sotme. Kryetari i shoqat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb drejtat e familjeve t\u00eb p\u00ebrmbytura nga hidrocentrali thot\u00eb, se p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tij jan\u00eb p\u00ebrmbytur 13 fshatra, \u201epor si? ndodhte shpesh at\u00ebher\u00eb k\u00ebtyre fshatrave nuk u \u00ebsht\u00eb kompensuar toka\u201d.<\/p>\n<p>Direkt pas tij nj\u00eb 83 vjecar tregon me mllef se \u201ezi e ma zi ka qen\u00eb, na kan\u00eb pru n\u00eb kapanone t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve p\u00ebr t\u00eb jetuar.\u201d<\/p>\n<p>Elektrifikimi i gjith\u00eb vendit, q\u00eb p\u00ebrfundoi n\u00eb vitin 1970 ishte nj\u00eb arritje e madhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur as Bullgaria dhe \u00c7ekosllovakia nuk e kishin kryer ende plot\u00ebsisht elektrifikimin. Energjia elektrike do t\u00eb arrinte n\u00eb t\u00eb gjitha fshatrat, kandili do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohej me drit\u00ebn, e cila trumbetohej me t\u00eb madhe si drita e partis\u00eb. P\u00ebrmes shtypit, filmit, arteve figurative i b\u00ebhej jehon\u00eb propagandistike k\u00ebsaj arritjeje t\u00eb madhe, me q\u00ebllim q\u00eb sistemi t\u00eb rriste simpatin\u00eb edhe ndikimin n\u00eb popull.<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebri pamje filmike nga arkivi, festimi i fest\u00ebs s\u00eb dritave n\u00eb Mal\u00ebsine e Madhe.<\/p>\n<p>\u201eDeri n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb malit mb\u00ebrrinin tavolinat\u201d, tregon n\u00eb film d\u00ebshmitari i asaj kohe nga Shoshi. Ai dhe bashk\u00ebshortja e tij rr\u00ebfejn\u00eb si jan\u00eb njohur dhe dashuruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fest\u00eb.<\/p>\n<p>Hareja dhe g\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshkruar. Drita do t\u2019u ndryshonte jet\u00ebn njer\u00ebzve n\u00eb zonat malore, do t\u2019u hiqte kandilin, do t\u2019u hapte horizontin e do t\u2019i lidhte me bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Por k\u00ebtu ka edhe di?ka tjet\u00ebr. \u00c7far\u00eb ndodhi me njeriun, me fshatar\u00ebsin\u00eb n\u00eb k\u00ebto punime, me kushte teknike gati inekzistente? Elektrifikimi i afro 1800 fshatrave u realizua me moblizim masiv me pun\u00eb vullnetare. \u201eE kena mbajt gjith?ka n\u00eb krah\u201d, tregon sot mal\u00ebsori nga Shoshi.<\/p>\n<p>Dokumetari arkivor me z\u00ebrin patetik t\u00eb spikerit, q\u00eb ngre lart heroizmin e pun\u00ebs kolektive vullnetare, shfaq pamje, q\u00eb tregojn\u00eb fshatar\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb rradh\u00eb, q\u00eb me p\u00ebrpjekje t\u00eb mundimshme ?ojn\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb monopatet, ku nuk shkon makina, shtylla betoni duke i mbajtur mbi supe.<\/p>\n<p>A ishte njeriu i ?elikt\u00eb? Elektrifikimi i vendit u krye n\u00eb koh\u00eb rekord brenda nj\u00eb plani ambicioz pes\u00ebvjecar 1965-1970, madje para afatit , pa ?ka se k\u00ebrkonte sakrifica, ndoshta edhe d\u00ebmtim fizik t\u00eb njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>\u201eBurri punonte 18-20 or\u00eb p\u00ebr elektrifikimin\u201d- rr\u00ebfen e gruaja e nj\u00eb tjet\u00ebr personazhi n\u00eb film \u2013 \u201epun\u00eb t\u00eb rend\u00eb n\u00eb ?do lloj moti, un\u00eb kisha frik\u00eb p\u00ebr t\u00eb\u201d. Nj\u00eb pun\u00eb jo e parrezikshme ajo e elektricist\u00ebve n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb marramend\u00ebse n\u00eb shtyllat e tensionit t\u00eb lart\u00eb. Por familja e elekricistit, q\u00eb ka punuar me vet\u00ebmohim p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb drit\u00ebn, sot nuk ka sa duhet para p\u00ebr t\u00eb paguar faturat e rrym\u00ebs. \u201eDrita duhet paguar, por kur nuk e paguan biznesmeni\u2026. Nd\u00ebrssa un\u00eb kam shitur lop\u00ebn dhe i kam paguar.\u201d<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb i dh\u00ebmb \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrrimi i pun\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb me mundim e sakrific\u00eb, d\u00ebmtimet n\u00eb sistemin e rrjetit elektrik: \u201eDi?ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb duhet koh\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb, mund ta shkat\u00ebrrosh p\u00ebr nj\u00eb moment\u201d, thot\u00eb me keqardhje ai.<\/p>\n<p><strong>Utopia e zhvillimit<\/strong><\/p>\n<p>Krahas munges\u00ebs n\u00eb fshat filmi sjell pamjet e dritave t\u00eb panum\u00ebrta n\u00eb eventet festive n\u00eb kryeqytet e qytete. \u201eNe dhe disa sht\u00ebpi t\u00eb tjera k\u00ebtu n\u00eb lugin\u00eb nuk kemi pasur kurr\u00eb drit\u00eb, tregon nj\u00eb familje, q\u00eb paraqet nj\u00eb gjenerator primtiv me uj\u00eb, t\u00eb cilin e ka nd\u00ebrtuar djali, emigrant i kthyer nga Greqia, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb drit\u00eb. A nuk ka shkuar drita kurr\u00eb n\u00eb disa sht\u00ebpi t\u00eb vetmuara? \u201eDo shum\u00eb Shqip\u00ebria q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet si bota. Politikan\u00ebt duan t\u00eb han\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr vete, nuk mendojn\u00eb aspak p\u00ebr popullin e varf\u00ebr. Ne vuajm\u00eb e s\u2019fitojm\u00eb gj\u00eb\u201d; thot\u00eb gruaja. Gjurm\u00ebt e vuajtjes dhe t\u00eb munges\u00ebs vihen re tek k\u00ebto njer\u00ebz, n\u00eb fshatrat q\u00eb p\u00ebrballen me mungesa t\u00eb furnizimit me energji.<\/p>\n<p>Pamjet bardh e zi t\u00eb dokumenteve historike dhe ato shum\u00ebngjyr\u00ebshe t\u00eb rr\u00ebfimeve t\u00eb personazheve ndajn\u00eb qart\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe t\u00eb tashmen n\u00eb filmin \u201eRrug\u00ebt drejt drit\u00ebs\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse nd\u00ebrmjet fiction-it, realitetit dhe propagand\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201eNe k\u00ebt\u00eb film kemi dashur t\u00eb ballafaqohemi me utopin\u00eb e zhvillimit, me at\u00eb se ?far\u00eb sjell apo nuk sjell zhvillimi n\u00eb nivelin rural dhe n\u00eb at\u00eb individual. Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe nj\u00eb ballafaqim me t\u00eb shkuar\u00ebn, si reflektojn\u00eb shqiptar\u00ebt ndaj komunizmit ndaj arritjeve t\u00eb komunizmit dhe me idealizimin e k\u00ebtyre arritjeve\u201d, shpjegon regjisori i filmit Eckehard Pistrick. Filmi u shfaq n\u00eb fundjav\u00eb n\u00eb K\u00ebln n\u00eb kuadrin e seris\u00eb filmike me titull \u201eTrash\u00ebgimia vizuale e komunizmit \u2013 ballafaqime filmike\u201d, nj\u00eb bashk\u00ebpunim i Filmclub 813 me Shoqat\u00ebn e Evrop\u00ebs Juglindore. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb filmi u shfaq vitin e kaluar n\u00eb \u201c16th edition of Tirana International Film Festival\u201d. Shfaqja n\u00eb K\u00f6ln ishte premiera e k\u00ebtij filmi n\u00eb Gjermani.\/DW<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb llamb\u00eb q\u00eb ndri?on err\u00ebsir\u00ebn, nj\u00eb turbin\u00eb me filma t\u00eb vjet\u00ebr dokumentar\u00eb, dhe fjal\u00ebt e nj\u00eb burri t\u00ebmoshuar: \u201eDikur thuhej nj\u00eb shprehje e Leninit, plus elekrifikimin kemi komunizmin. Nejse ajo n\u00eb fakt nuk erdhi kurr\u00eb, ajo mbeti p\u00ebrrallore.\u201d K\u00ebshtu nis filmi \u201eRrug\u00eb drejt drit\u00ebs\u201d, i regjisor\u00ebve Eckehardt Pistrick dhe Bj\u00f6rn Rheinhardt. Film etnografik, q\u00eb trajton [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":78209,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,337],"tags":[],"class_list":{"0":"post-78208","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kulture"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78208","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78208"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78208\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78209"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78208"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78208"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78208"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}