{"id":78548,"date":"2019-04-11T15:55:36","date_gmt":"2019-04-11T13:55:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=78548"},"modified":"2019-04-11T15:55:36","modified_gmt":"2019-04-11T13:55:36","slug":"il-sole-24-ore-shqiperia-destinacioni-i-deshiruar-ne-cdo-stine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/il-sole-24-ore-shqiperia-destinacioni-i-deshiruar-ne-cdo-stine\/","title":{"rendered":"Il Sole 24 Ore: Shqip\u00ebria destinacioni i d\u00ebshiruar n\u00eb \u00e7do stin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Me 300 dit\u00eb me diell n\u00eb vit, Shqip\u00ebria paraqitet si destinacion i d\u00ebshiruar n\u00eb t\u00eb gjitha stin\u00ebt, fillon reportazhin e saj t\u00eb gjat\u00eb gazeta e njohur italiane \u201dIl Sole 24 Ore\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, pa nxeht\u00ebsin\u00eb e ver\u00ebs, mund t\u2019i vler\u00ebsoni m\u00eb mir\u00eb qytetet n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb vendit dhe zonat arkeologjike me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb i mbushur Vendi i Shqiponjave. Ju nuk mund ta vizitoni vendin pa kaluar n\u00ebp\u00ebr historin\u00eb e saj, nga ilir\u00ebt deri te romak\u00ebt, nga osman\u00ebt deri te mbreti Zog, nga kolonizimi italian deri te diktatura e Enver Hoxh\u00ebs q\u00eb e b\u00ebri t\u00eb paeksploruar Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr rreth 40 vjet. Ajo q\u00eb perceptohet sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e madhe p\u00ebr t\u00eb promovuar bukurit\u00eb dhe vlerat komb\u00ebtare p\u00ebrmes turizmit, para s\u00eb gjithash mikpritjen dhe bujarin\u00eb.<\/p>\n<p>Tirana<br \/>\nZgjedhja e Tiran\u00ebs, kryeqytetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si faza e par\u00eb e udh\u00ebtimit, ju lejon t\u00eb perceptoni nj\u00eb paraqitje t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb shenjave t\u00eb nj\u00eb rilindjeje urbane q\u00eb fokusohet n\u00eb bukurin\u00eb dhe n\u00eb hap\u00ebsirat ku jetohet. Duke ecur n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e qendr\u00ebs mund t\u00eb vler\u00ebsoni zonat e gjelbra, past\u00ebrtin\u00eb e rrug\u00ebve dhe gjall\u00ebrin\u00eb e banor\u00ebve t\u00eb ulur n\u00eb tavolinat e bareve. Nga kati i 23-t\u00eb i hotelit \u201dPlaza\u201d ju mund t\u00eb shijoni nj\u00eb pamje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb mbi gjith\u00eb qytetin dhe sheshin e madh, dedikuar heroit komb\u00ebtar Gjergj Kastriot, i njohur si Sk\u00ebnderbeu.<\/p>\n<p>Pallati i Mbretit<br \/>\nEdhe Pallati i Mbretit ose si\u00e7 quhet ndryshe Pallati i Brigadave meriton t\u00eb vizitohet kur jeni n\u00eb Tiran\u00eb. Konceptuar nga Giulio Bert\u00e8 n\u00eb vitin 1936 p\u00ebr mbretin shqiptar Ahmet Zogu dhe m\u00eb pas i kompletuar nga Gherardo Bosio n\u00eb vitin 1941, \u00ebsht\u00eb i vetmi pallat mbret\u00ebror q\u00eb nuk ka qen\u00eb i banuar, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur vet\u00ebm p\u00ebr pritjet institucionale. N\u00eb 1 400 metra katrore, t\u00eb gjitha orendit\u00eb e pallatit jan\u00eb dizajnuar t\u00ebr\u00ebsisht nga Gi\u00f2 Ponti: nj\u00eb gjurm\u00eb e arkitektur\u00ebs italiane t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Berati<br \/>\nN\u00ebse nga Tirana do t\u00eb kaloni n\u00eb zon\u00ebn qendrore t\u00eb vendit duke ecur p\u00ebr rreth 100 kilometra n\u00eb zonat rurale, ku prodhohen dhe shijohen ullinj t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm dhe ver\u00eb tradicionale, do t\u00eb arrini n\u00eb Berat, qytet i shpallur Trash\u00ebgimin\u00eb Bot\u00ebrore e UNESCO-s. N\u00eb t\u00eb djatht\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb majt\u00eb t\u00eb lumit Osum, q\u00eb e p\u00ebrshkon at\u00eb mesp\u00ebrmes, shikimi humbet n\u00eb \u201c1 000 dritaret\u201d e dy lagjeve, Goric\u00ebs (s\u00eb krishter\u00eb) dhe Mangalemit (mysliman), t\u00eb lidhura me nj\u00eb ur\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kalohet vet\u00ebm m\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Sht\u00ebpit\u00eb me \u00e7atit\u00eb me pllaka t\u00eb kuqe t\u00eb shkall\u00ebzuara me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, i gjejm\u00eb edhe n\u00eb K\u00ebshtjell\u00ebn e Beratit. K\u00ebtu ndodhet muzeu ikonografik i Onufrit. P\u00ebrtej mureve t\u00eb kalas\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb malet shqiptare q\u00eb ende kan\u00eb majat e mbuluara me d\u00ebbor\u00eb n\u00eb fund t\u00eb marsit. N\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e pjerr\u00ebta ju mund t\u00eb thithni ajrin e historis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn mund t\u2019ua tregojn\u00eb banor\u00ebt e pakt\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb kala.<\/p>\n<p>Drejt detit t\u00eb Vlor\u00ebs<br \/>\nT\u00ebrheqja drejt detit \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb, prandaj kthehemi n\u00eb drejtim t\u00eb Vlor\u00ebs duke u shtyr\u00eb k\u00ebshtu drejt jugut. Rrug\u00ebt nuk jan\u00eb ende krenaria e Shqip\u00ebris\u00eb, por kjo lejon, n\u00ebse nuk nxitoni, t\u00eb v\u00ebzhgoni dhe kapni shum\u00eb detaje: shum\u00eb njer\u00ebz ndodhen n\u00eb an\u00ebt e rrug\u00ebs, ndoshta duke pritur p\u00ebr nj\u00eb autobus ose nj\u00eb udh\u00ebtim. \u00c7ifte t\u00eb moshuar t\u00eb veshur me rroba festive ose familje t\u00eb vogla q\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndesin nj\u00eb an\u00ebtar duke u larguar me nj\u00eb valixhe. Nuk \u00ebsht\u00eb e pazakont\u00eb q\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbehesh me karroca t\u00eb t\u00ebrhequra nga gomar\u00ebt dhe barinjt\u00eb me kopet\u00eb e tyre t\u00eb vogla t\u00eb deleve dhe dhive. Shihen gjithashtu edhe shit\u00ebs q\u00eb shesin fruta dhe perimet q\u00eb i prodhojn\u00eb vet\u00eb. Vlora, port i Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb absolutisht kryeqyteti i bregdetit shqiptar t\u00eb jugut. M\u00eb af\u00ebr me Italin\u00eb sesa me Tiran\u00ebn, Vlora \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet q\u00eb ndodhet mes detit Adriatik dhe atij Jon, me nj\u00eb plazh me r\u00ebr\u00eb dhe me nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb mbjell\u00eb me palma, shtuar k\u00ebtu nd\u00ebrtesat e viteve t\u00eb fundit me disa kate dhe restorante me t\u00eb dyja llojet e gatimeve, si ato tipike vendase, ashtu edhe ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Apolonia<br \/>\nShum\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse \u00ebsht\u00eb edhe zona arkeologjike e Apolonis\u00eb, e vendosur n\u00eb nj\u00eb fshat pran\u00eb qytetit t\u00eb Fierit. K\u00ebtu, me ndihm\u00ebn e nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesi, \u00ebsht\u00eb e k\u00ebndshme t\u00eb imagjinohet jeta n\u00eb nj\u00eb qytet antik t\u00eb origjin\u00ebs ilire, dedikuar Apolonit, ku edhe perandori Oktavian iu dedikua studimeve t\u00eb filozofis\u00eb dhe oratoris\u00eb n\u00eb vitin 44 para Krishtit. Apolonia, nj\u00eb qytet antik me origjin\u00eb ilire, dedikuar Apolonit, zotit t\u00eb Diellit dhe mbrojt\u00ebs i kolonive, u b\u00eb n\u00eb shekullin III para Krishtit nj\u00eb protektorat romak. N\u00eb saj\u00eb t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb saj strategjike, \u201dcivitas libera et immunis\u201d p\u00ebrjetoi nj\u00eb periudh\u00eb lul\u00ebzimi t\u00eb liris\u00eb s\u00eb madhe derisa nj\u00eb t\u00ebrmet, n\u00eb shekullin III detyroi braktisjen e qytetit, i cili mbeti nj\u00eb qend\u00ebr kishtare deri n\u00eb shekullin V p\u00ebr t\u2019u zhdukur m\u00eb pas nga burimet e shkruara.<\/p>\n<p>Jo e gjith\u00eb trash\u00ebgimia arkeologjike \u00ebsht\u00eb g\u00ebrmuar deri tani. Pran\u00eb agoras\u00eb u gjet\u00ebn mbetjet e tempullit t\u00eb Artemis\u00ebs (ose Diana), si dhe kolonat e harkut t\u00eb triumfit. Romak\u00ebt e p\u00ebrshtat\u00ebn tregun (agoran\u00eb) duke e transformuar at\u00eb sipas nevojave t\u00eb tyre: jan\u00eb gjetur shenja t\u00eb nj\u00eb biblioteke dhe dyqane. Gjithashtu interesant \u00ebsht\u00eb amfiteatri i madh q\u00eb \u00ebsht\u00eb rreth gjysm\u00eb ore larg nga ish-tregu. N\u00eb krye t\u00eb kodr\u00ebs s\u00eb Apolonis\u00eb, tamam aty ku gjendet tempulli i Apollonit, arkeologu francez, Leon Rey nd\u00ebrtoi sht\u00ebpin\u00eb e tij, q\u00eb tani sh\u00ebrben si nj\u00eb restorant. M\u00eb shum\u00eb se 1 000 gjetje arkeologjike, p\u00ebrfshir\u00eb statuja dhe orendi, ruhen mir\u00eb n\u00eb muze brenda kompleksit t\u00eb manastirit q\u00eb daton prej shekullit XII, nj\u00eb muze unik n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me 300 dit\u00eb me diell n\u00eb vit, Shqip\u00ebria paraqitet si destinacion i d\u00ebshiruar n\u00eb t\u00eb gjitha stin\u00ebt, fillon reportazhin e saj t\u00eb gjat\u00eb gazeta e njohur italiane \u201dIl Sole 24 Ore\u201d. \u201cN\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, pa nxeht\u00ebsin\u00eb e ver\u00ebs, mund t\u2019i vler\u00ebsoni m\u00eb mir\u00eb qytetet n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb vendit dhe zonat arkeologjike me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-78548","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78548","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78548"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78548\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78548"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78548"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78548"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}