{"id":78797,"date":"2019-04-13T11:22:41","date_gmt":"2019-04-13T09:22:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=78797"},"modified":"2019-04-13T11:22:41","modified_gmt":"2019-04-13T09:22:41","slug":"a-do-te-jete-13-prilli-fundi-i-djallezive-politike-te-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/a-do-te-jete-13-prilli-fundi-i-djallezive-politike-te-edi-rames\/","title":{"rendered":"A do t\u00eb jet\u00eb 13 Prilli, fundi i \u201cdjall\u00ebzive\u201d politike t\u00eb Edi Ram\u00ebs!?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Qamil Gjyrezi<\/p>\n<p>P.D. dhe opozita e bashkuar kan\u00eb organizuar me sukses disa protesta t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb kryeqytet duke filluar nga data 16 Shkurt para kryeministris\u00eb dhe parlamentit t\u00eb d\u00ebshtuar dhe disa protesta lokale, n\u00eb disa qytete dhe rajone t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb!<\/p>\n<p>A do t\u00eb jet\u00eb 13 Prilli fundi politik i Edi Ram\u00ebs dhe Rilindjes!?<\/p>\n<p>Protesta mbar\u00ebpopullore e P.D.-s\u00eb dhe opozit\u00ebs s\u00eb bashkuar me thirrjen:<\/p>\n<p>\u201cNga Jugu n\u00eb Veri, Rama Ik\u201d, duhet t\u2019i japi fund qeveris\u00eb autoritare t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes Prilli! Me 13 Prill, k\u00ebrkesat e P.D.-s\u00eb dhe opozit\u00ebs s\u00eb bashkuar jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta, qeveri tranzitore dhe zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme pa Edi Ram\u00ebn. Prilli \u00ebsht\u00eb edhe muaji i \u201creshjeve\u201d t\u00eb fillimit t\u00eb pranver\u00ebs. 13 Prilli duhet t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb \u201csht\u00ebrngat\u00eb\u201d politike kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs dhe Rilindjes. Shqiptar\u00ebt e p\u00ebrdhunuar 6 vite nga \u201cRilindja e narkotrafikant\u00ebve\u201d dhe nga Edi Rama meritojn\u00eb k\u00ebt\u00eb pranver\u00eb nj\u00eb qeveri tranzitore q\u00eb krijon premisat p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira p\u00ebr vendosur rregullat e demokracis\u00eb, shtetit ligjor t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur nga \u201cDjall\u00ebzit\u00eb politike\u201d t\u00eb Edi Ram\u00ebs\u201d!<\/p>\n<p>Me dat\u00ebn 13 Prill do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mbasdite me koh\u00eb t\u00eb mir\u00eb, \u201cshenj\u00eb\u201d q\u00eb tregon dit\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe fundin e Edi Ram\u00ebs!<\/p>\n<p>Papa Francesku, gjat\u00eb nj\u00eb meshe ka deklaruar se: \u201cDjalli \u00ebsht\u00eb inteligjent, biles nganj\u00ebher\u00eb m\u00eb inteligjent se engj\u00ebjt dhe njer\u00ebzit\u201d! Edi Rama i v\u00ebn\u00eb n\u00eb presion nga populli, opozita, biles edhe nga nd\u00ebrkombtar\u00ebt, po p\u00ebrdor\u00eb mendjen dhe sjelljen e djallit!<\/p>\n<p>Edi Rama me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb duket se po luan rolin e t\u00eb \u201cdor\u00ebhequrit\u201d, Liderit t\u00eb Ballkanit p\u00ebr t\u00eb mos krijuar sistemin zinxhir t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakoh\u00ebshme n\u00eb rajon, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebrdhunon banor\u00ebt e bregut t\u00eb lumit me \u201cndihm\u00ebsin\u201d e tij Erion Veliaj, \u201chap\u201d dyert e aeroportit t\u00eb Rinasit p\u00ebr \u201cgrabit\u00ebsit e parave\u201d dhe vazhdon iden\u00eb e \u201cstabilitetit politik dhe ligj-zbatues\u201d n\u00eb vend, duke vendosur ushtrin\u00eb ne aeroportin e nj\u00eb vendi \u201cdemokatik\u201d dhe an\u00ebtar\u00eb i Natos, shenja tipike t\u00eb \u201cgrushtit t\u00eb shtetit\u201d!<\/p>\n<p>Prandaj P.D. dhe opozita e bashkuar me dat\u00ebn 13 Prill duhet ta largojn\u00eb Edi Ram\u00ebn! P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar jan\u00eb diplomat\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb SH.B.A-ve dhe Europ\u00ebs! Ata kryejn\u00eb misionet e tyre diplomatike dhe shtet\u00ebrore!<\/p>\n<p>Opozita e deklaroi publikisht, se ishte e bindur se p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Sh.B.A.-ve nuk kishte ardhur posac\u00ebrisht p\u00eb kriz\u00ebn politike n\u00eb vend. Por shpreh besimin se Zoti Palmer e ka kuptuar mir\u00eb Zotin Basha, P.D.-n\u00eb, opozit\u00ebn e bashkuar q\u00eb p\u00ebrfa\u00ebsojn\u00eb k\u00ebrkesat reale e popullit t\u00eb revoltuar! Opozita e mir\u00ebpret ndihm\u00ebn e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr kriz\u00ebn politike dhe sociale n\u00eb Shqip\u00ebri!<\/p>\n<p>Por fuqin\u00eb p\u00ebr ndryshim dhe rivendosjen e demokracis\u00eb s\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur e kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb vet\u00eb njer\u00ebzit, shqiptar\u00ebt. Shqiptar\u00ebt nga Jugu n\u00eb Veri duhet t\u00eb vendosin p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre! Prandaj duhet t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb protest\u00ebn e dat\u00ebs 13 Prill, q\u00eb t\u00eb largojn\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb \u201cautoritarizmin\u201d dhe \u201cpolitik\u00ebn e djall\u00ebzuar t\u00eb Edi Ram\u00ebs\u201d!<\/p>\n<p>N\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt nga jugu n\u00eb veri dhe kryesisht n\u00eb Tiran\u00eb, do ta kuptojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e dat\u00ebs 13 Prill, n\u00eb muajin maj t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb optimist\u00eb n\u00eb pun\u00ebt dhe bizneset e tyre dhe student\u00ebt n\u00eb provime pa Edi Ram\u00ebn! Mir\u00eb u pafshim me dat\u00ebn 13 Prill 2019, ora 18:00, para kryeministris\u00eb, biles me nj\u00eb \u201cLule Prilli\u201d n\u00eb dor\u00eb, pa pritur \u201cLulet e Majit\u201d, p\u00ebr largimin e Edi Ram\u00ebs!<\/p>\n<p>Po e mbylli shkrimin me nj\u00eb deklarat\u00eb optimiste dhe realiste t\u00eb liderit t\u00eb opozit\u00ebs Lulzim Basha: \u201cBashkim i t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb betej\u00ebn e 13 Prillit kund\u00ebr regjimit kriminal. Rruga e vetme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb bashkimi i t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb betej\u00ebn kund\u00ebr padrejt\u00ebsise, krimit dhe korrupsionit, p\u00ebr sigurin\u00eb, jet\u00ebn dhe mir\u00ebq\u00ebnien e \u00e7do shqiptari\u201d!<\/p>\n<p>13 Prilli, duhet t\u00eb jet\u00eb \u201cfundi\u201d i kryeminsitrit Edi Rama, q\u00eb nuk la \u201cdjall\u00ebzi\u201d politike pa p\u00ebrdorur n\u00eb k\u00ebto 6 vite, p\u00ebr t\u00eb realizuar projektet e tija, duke i keqp\u00ebrdorur dhe keqeverisur shqiptar\u00ebt! M\u00eb 13 Prill duhet t\u00eb fitoj\u00eb inteligjenca popullore e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Lideri i P.D.-s\u00eb Lulzim Basha dhe opozita e bashkuar , mbi inteligjenc\u00ebn e \u201cDjallit\u201d t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Edi Rama dhe Rilindja me oligark\u00ebt e tyre! Sistemi ka r\u00ebn\u00eb! Ai duhet ringritur!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Qamil Gjyrezi P.D. dhe opozita e bashkuar kan\u00eb organizuar me sukses disa protesta t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb kryeqytet duke filluar nga data 16 Shkurt para kryeministris\u00eb dhe parlamentit t\u00eb d\u00ebshtuar dhe disa protesta lokale, n\u00eb disa qytete dhe rajone t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb! A do t\u00eb jet\u00eb 13 Prilli fundi politik i Edi Ram\u00ebs dhe Rilindjes!? Protesta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":76995,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-78797","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78797","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78797"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78797\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76995"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78797"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78797"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78797"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}