{"id":79107,"date":"2019-04-14T21:10:46","date_gmt":"2019-04-14T19:10:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=79107"},"modified":"2019-04-14T15:26:41","modified_gmt":"2019-04-14T13:26:41","slug":"beteja-e-fundit-e-angela-merkel-dialogu-kosove-serbi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/beteja-e-fundit-e-angela-merkel-dialogu-kosove-serbi\/","title":{"rendered":"Beteja e fundit e Angela Merkel, dialogu Kosov\u00eb-Serbi"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb konfliktin mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb loj\u00eb trash\u00ebgimia e kancelares Merkel n\u00eb politik\u00ebn e jashtme, stabiliteti i Evrop\u00ebs, por edhe e ardhmja e aleanc\u00ebs per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Bisedimet mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb u iniciuan nga kancelarja gjermane, Angela Merkel n\u00eb vitin 2012-t\u00eb.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb vitet e fundit v\u00ebrehet nj\u00eb ofensiv\u00eb e diplomacis\u00eb amerikane n\u00eb dialog, shkruan analisti, Bodo Weber n\u00eb nj\u00eb shkrim autorial dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr DW .<\/p>\n<p><strong>M\u00eb posht\u00eb ju sjellim shkrimin e tij t\u00eb plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb negociatat e drejtuara nga Bashkimi Evropian mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e p\u00ebrfundimtare p\u00ebr normalizimin e plot\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies\u00a0 s\u00eb dyanshme vihet re q\u00eb nga fillimi i vitit nj\u00eb ofensiv\u00eb e madhe diplomatike e SHBA p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje bazuar n\u00eb iden\u00eb e k\u00ebmbimit t\u00eb territoreve.<\/p>\n<p>Ideja publikisht u propagandua nga president\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, Hashim Tha\u00e7i dhe Aleksandar Vu\u00e7iq, n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2018.<\/p>\n<p>Sidomos Beogradi nuk \u00ebsht\u00eb lodhur t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr \u201ckompromis\u201d q\u00eb nga fillimi i faz\u00ebs finale t\u00eb dialogut politik n\u00eb vitin 2012 n\u00ebn drejtimin e kancelares, Angela Merkel.<\/p>\n<p>Presidenti Tha\u00e7i solli p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb iden\u00eb e k\u00ebmbimit t\u00eb veriut t\u00eb banuar kryesisht me serb\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb me territorin serbojugor t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs t\u00eb banuar kryesisht me shqiptar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe njohjen reciproke t\u00eb t\u00eb dy vendeve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb publik ndonj\u00eb plan asnj\u00eb nga t\u00eb tre pjes\u00ebmarr\u00ebsit, n\u00eb bisedimet e mbajtura plot\u00ebsisht sekret t\u00eb drejtuara nga e ngarkuara e BE p\u00ebr Politik\u00ebn e Jashtme, Federica Mogherini.<\/p>\n<p><strong>Aleanc\u00eb jo fatsjell\u00ebse e lider\u00ebve autoritar\u00eb ballkanik\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kund\u00ebr k\u00ebtij propozimi jan\u00eb shprehur qeveria gjermane dhe kancelarja Merkel, q\u00eb nga mb\u00ebshtet\u00ebsit e ides\u00eb paraqiten si ideprish\u00ebs. Pse duhet t\u00eb jen\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb ideje t\u00eb till\u00eb BE dhe SHBA, pyesin ata, n\u00ebse t\u00eb dyja pal\u00ebt bien dakord dhe pse?<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb propozim b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka t\u00ebr\u00ebsisht tjet\u00ebr, se e paraqesin protagonist\u00ebt: P\u00ebr nj\u00eb aleanc\u00eb jofatsjell\u00ebse t\u00eb dy lider\u00ebve autoritar\u00eb ballkanik\u00eb me t\u00eb ngarkuar\u00ebn e BE p\u00ebr Politik\u00ebn e Jashtme dhe administrat\u00ebn e paparashikueshme t\u00eb Trumpit, e cila kthen p\u00ebrmbys dialogun politik si parimet baz\u00eb t\u00eb tre dekadave stabilizim dhe demokratizim t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Pas luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ishte Beogradi q\u00eb e hodhi posht\u00eb kompromisin realist, p\u00ebrfshir\u00eb edhe planin e t\u00eb ngarkuarit t\u00eb OKB-s\u00eb, Matti Ahtisaari, t\u00eb cilin Prishtina u detyrua ta zbatoj\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm duke e shnd\u00ebrruar n\u00eb rend kushtetues t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb sotme t\u00eb Kosov\u00ebs. Vite m\u00eb von\u00eb ishte kancelarja Merkel, q\u00eb p\u00ebrpjekjet e Beogradit p\u00ebr integrim n\u00eb BE i p\u00ebrdori p\u00ebr zgjidhjen e konfliktit t\u00eb ngecur t\u00eb statusit, duke e lidhur an\u00ebtar\u00ebsimin e Serbis\u00eb me njohjen e realitetit t\u00eb humbjes s\u00eb Kosov\u00ebs, dhe k\u00ebshtu e mb\u00ebshtetur nga Britania e Madhe dhe SHBA arriti nj\u00eb sukses historik. N\u00eb Marr\u00ebveshjen e Prillit n\u00eb vitin 2013, Beogradi e njohu faktikisht Kosov\u00ebn. Kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm, Ivica Da\u00e7i\u00e7 foli publikisht, se politika dhe shoq\u00ebria e kan\u00eb g\u00ebnjyer veten nj\u00eb dekad\u00eb me radh\u00eb, se Kosova \u00ebsht\u00eb ende pjes\u00eb e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Negociatat sekrete si kthim politik mbrapa<\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse BE asokohe nuk e kishte theksuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite pik\u00ebn finale t\u00eb dialogut, t\u00eb dyja pal\u00ebt e kishin t\u00eb qart\u00eb q\u00eb kjo do t\u00eb thot\u00eb normalizim i plot\u00eb i marr\u00ebdh\u00ebnieve p\u00ebrfshir\u00eb dhe njohje e dyanshme. K\u00ebsaj i sh\u00ebrbyen edhe deklaratat e shprehura nga Merkel dhe ministri i at\u00ebhersh\u00ebm i Jasht\u00ebm, Westerwelle, se koha\u00a0 e ndryshimeve t\u00eb kufijve n\u00eb Ballkan ka marr\u00eb fund.<\/p>\n<p>Prandaj negociatat e fundit sekrete paraqesin nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb fort\u00eb politike n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt. Motivimi i t\u00eb dy aktor\u00ebve kryesor\u00eb \u00ebsht\u00eb i ndrysh\u00ebm: P\u00ebr presidentin Vu\u00e7iq \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb dob\u00ebsin\u00eb aktuale politike t\u00eb BE p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa \u00ebsht\u00eb e mundur nga kuadri i dialogut, p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb ujdi. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ai k\u00ebrkon t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendjen nga problemet e brendshme politike, pasoj\u00eb e konsolidimit autoritar-autokratik t\u00eb pushtetit me tolerimin e per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>Kurse presidenti Tha\u00e7i i privatizoi negociatat p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rezistenc\u00ebs t\u00eb t\u00eb gjitha partive politike t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, me shpres\u00ebn e ikjes nga k\u00ebrc\u00ebnimi i nj\u00eb akuze nga Gjykata e Posa\u00e7me e BE p\u00ebr krime lufte n\u00eb fundin e luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Federica Mogherini, paaft\u00ebsia e s\u00eb cil\u00ebs si negociuese e \u00e7oi dialogun n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb ekzistenciale tani p\u00ebrpiqet d\u00ebshp\u00ebrimisht q\u00eb d\u00ebshtimin e saj ta kthej\u00eb n\u00eb sukses, duke e kthyer n\u00eb parim munges\u00ebn e saj t\u00eb parimeve. Em\u00ebruesi i p\u00ebrbashk\u00ebt me administrat\u00ebn e Trumpit, i nj\u00eb aksi t\u00eb pazakont\u00eb Bruksel-Uashington q\u00ebndron n\u00eb detyr\u00ebn e kalimit t\u00eb parimeve per\u00ebndimore liberal-demokratike n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb \u201cdealmaking\u201d \u2013 ujdib\u00ebrjeje, n\u00eb kuptimin q\u00eb \u201c\u00e7do lloj ujdie \u00ebsht\u00eb ujdi e mir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebmbimi i territoreve do t\u00eb destabilizonte Ballkanin<\/strong><\/p>\n<p>Pasojat potenciale t\u00eb nj\u00eb k\u00ebmbimi territoresh, legjitimimi shtojc\u00eb q\u00eb per\u00ebndimi do t\u2019i b\u00ebnte parimit etnoterritorial tre dekada pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebrave Ballkanike do t\u00eb ishin t\u00eb paimagjinueshme: Eksodi i serb\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb me shumic\u00eb n\u00eb jug t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb me vet\u00ebdije n\u00eb llogarin\u00eb e Vu\u00e7iqit lihen m\u00ebnjan\u00eb, do t\u00eb ishte i pam\u00ebnjanuesh\u00ebm, i ndjekur nga konflikte edhe t\u00eb armatosura mes popullat\u00ebs serbe n\u00eb shumic\u00eb dhe shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb veri.<\/p>\n<p>Do t\u00eb pasonte destabilizimi etnonacionalist i t\u00eb gjith\u00eb rajonit\u00a0 nga Bosnje-Hercegovina deri n\u00eb Maqedoni. Procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor do t\u00eb harrohej p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. BE e dob\u00ebsuar nga brenda nga populist\u00ebt dhe nacionalist\u00ebt do t\u00eb rrezikohej ekzistencialisht edhe m\u00eb shum\u00eb. Nj\u00eb ndarje etnoterritoriale e mb\u00ebshtetur nga aktor\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb do t\u00eb kishte pasoja t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb p\u00ebrballjen me Rusin\u00eb p\u00ebr ruajtjen e integritetit territorial t\u00eb Ukrain\u00ebs, me pasoja t\u00eb paparashikueshme gjeopolitike.<\/p>\n<p><strong>Merkel duhet t\u00eb marr\u00eb rol drejtues<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr kancelaren Merkel zhvillimi aktual do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb lloj beteje e fundit n\u00eb politik\u00ebn e jashtme dhe evropiane. Brenda BE, Merkeli si edhe ministri i saj i Jasht\u00ebm socialdemokrati, Heiko Maas jan\u00eb shprehur m\u00eb qartazi publikisht kund\u00ebr ides\u00eb. Ky pozicion mb\u00ebshtetet nga shumica e vendeve an\u00ebtare, mes tyre edhe Spanja e Sllovakia, q\u00eb nuk e njohin Kosov\u00ebn. Por ato fshihen sa t\u00eb munden pas Gjermanis\u00eb, duke shpresuar n\u00eb rolin drejtues t\u00eb kancelares. Merkel duket aktualisht, se po heziton t\u2019i futet k\u00ebsaj beteje p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb politike n\u00eb fund t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb penguar nj\u00eb marr\u00ebveshje k\u00ebmbimi territoresh me t\u00eb gjitha pasojat e saj, duhet q\u00eb kancelarja t\u00eb rimarr\u00eb pozicionin e saj drejtues europian n\u00eb dialogun politik. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ajo duhet t\u2019i jap\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb publikisht si Beogradit edhe Prishtin\u00ebs q\u00eb n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb n\u00ebnshkrimi t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb k\u00ebmbimit t\u00eb territoreve, p\u00ebr shkak t\u00eb rrezikut p\u00ebr paqen dhe demokracin\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor do t\u00eb shuhej p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb perspektiva e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE. Edhe Bundestagu mund t\u00eb miratoj\u00eb nj\u00eb rezolut\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb grupeve t\u00eb ndryshme parlamentare.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj Berlini duhet t\u00eb grumbulloj\u00eb pas vetes vende t\u00eb tjera an\u00ebtare t\u00eb BE p\u00ebr nj\u00eb iniciativ\u00eb t\u00eb rifillimit t\u00eb negociatave t\u00eb dialogut, t\u00eb kuadrit fillestar t\u00eb dialogut. Mbetet t\u00eb pritet, n\u00ebse samiti i synuar m\u00eb 29 prill, i thirrur nga kancelarja Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb hap i par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb konfliktin mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb loj\u00eb trash\u00ebgimia e kancelares Merkel n\u00eb politik\u00ebn e jashtme, stabiliteti i Evrop\u00ebs, por edhe e ardhmja e aleanc\u00ebs per\u00ebndimore. Bisedimet mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb u iniciuan nga kancelarja gjermane, Angela Merkel n\u00eb vitin 2012-t\u00eb. Por, n\u00eb vitet e fundit v\u00ebrehet nj\u00eb ofensiv\u00eb e diplomacis\u00eb amerikane n\u00eb dialog, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":50128,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-79107","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79107","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79107"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79107\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50128"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79107"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79107"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79107"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}