{"id":79877,"date":"2019-04-18T16:37:31","date_gmt":"2019-04-18T14:37:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=79877"},"modified":"2019-04-18T16:37:31","modified_gmt":"2019-04-18T14:37:31","slug":"media-italiane-shqiperia-po-behet-narkoshtet-sipas-modelit-amerikano-jugor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/media-italiane-shqiperia-po-behet-narkoshtet-sipas-modelit-amerikano-jugor\/","title":{"rendered":"Media italiane\/ Shqip\u00ebria po b\u00ebhet narkoshtet sipas modelit Amerikano-Jugor"},"content":{"rendered":"<p>Trafiqet nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb drog\u00ebs kalojn\u00eb nga zemra e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrmes \u2018rrug\u00ebs s\u00eb Atlantikut\u2019, e shfryt\u00ebzuar p\u00ebr futjen e substancave t\u00eb ndaluara nga Italia n\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sip\u00ebrmarrje e drejtuar nga organizatat kriminale shqiptare, n\u00eb ve\u00e7anti nga mafiet e Vlor\u00ebs e Durr\u00ebsit dhe ajo e kryeqytetit. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nyje thelb\u00ebsore p\u00ebr narkotrafikun evropian e nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00ebse fillimisht organizatat kriminale shqiptare, n\u00eb ve\u00e7anti ato bregdetare, ofronin ekskluzivisht mb\u00ebshtetje logjistike p\u00ebr kartelet, me kalimin e viteve raportet kan\u00eb ndryshuar: disponueshm\u00ebria e madhe e mjeteve dhe burimeve ekonomike i ka dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi mafias s\u00eb vendit t\u00eb shqiponjave t\u00eb b\u00ebhen lider\u00eb t\u00eb padiskutuesh\u00ebm t\u00eb trafiqeve t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb drog\u00ebs dhe arm\u00ebve.<\/p>\n<p>Sot, mbi 50% e gjith\u00eb opiumeve, kokain\u00ebs, heroin\u00ebs e morfin\u00ebs s\u00eb sekuestruar n\u00eb Evrop\u00eb kapet pik\u00ebrisht n\u00eb rrug\u00ebn Adriatike, e cila sjell drog\u00ebn nga Afganistani, duke kaluar p\u00ebrmes Iranit, Turqis\u00eb e vendeve jug e juglindore t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>World Drug Report 2018, raporti mbi tregun bot\u00ebror t\u00eb drog\u00ebs i publikuar nga Zyra e OKB-s\u00eb p\u00ebr Drog\u00ebn dhe Krimet, i konfirmon k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vend-tranziti kryesor p\u00ebr t\u00eb gjitha drogat, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato q\u00eb vijn\u00eb nga Amerika e Jugut.<\/p>\n<p>Afera me vler\u00eb miliarda euro n\u00eb duart e klaneve t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin: n\u00eb Shqip\u00ebri manaxhohen n\u00eb nivelin maksimal trafiqe, investime ekonomike dhe riciklim parash t\u00eb pista. Por prania e grupeve t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb organizuar dhe shumat e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb fitojn\u00eb b\u00ebjn\u00eb q\u00eb klanet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb luft\u00eb t\u00eb vazhdueshme mes tyre p\u00ebr menaxhimin e nj\u00eb prej bizneseve m\u00eb fitimprur\u00ebs n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit n\u00eb muajt e fundit jan\u00eb regjistruar vrasje t\u00eb shumta q\u00eb \u00e7ojn\u00eb direkt te lufta p\u00ebr dominimin e trafikut t\u00eb drog\u00ebs midis grupeve mafioze. \u00c7do dit\u00eb, lufta midis grupeve rivale p\u00ebr kontrollin e territorit dhe tregut t\u00eb drog\u00ebs po b\u00ebhet p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb e p\u00ebrgjakshme deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa t\u00eb fus\u00eb n\u00eb kriz\u00eb edhe qeverin\u00eb shqiptare q\u00eb ka brenda saj eksponent\u00eb t\u00eb lidhur me mafiet lokale.<\/p>\n<p>Autoritetet shqiptare duket se nuk po impenjohen n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr organizatave kriminale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ekzekutimet n\u00eb rrug\u00ebt e qyteteve vazhdojn\u00eb prej vitesh, si\u00e7 shkruan media vendase. E konfirmojn\u00eb edhe shifrat e ofruara nga Europol q\u00eb analizon gjith\u00eb vrasjet e verifikuar n\u00eb Shqip\u00ebri nga 2015 deri sot.<\/p>\n<p>Autoritetet thon\u00eb se mbi 200 personat e vrar\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre me pist\u00ebn mafioze, ndon\u00ebse vet\u00ebm pak raste jan\u00eb zgjidhur v\u00ebrtet me d\u00ebnimin e fajtor\u00ebve. P\u00ebr mbi 80% t\u00eb vrasjeve nuk ka as t\u00eb dyshuar.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura tregojn\u00eb q\u00eb aktet p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rrezik t\u00eb madh edhe p\u00ebr qytetar\u00ebt. Pjesa m\u00eb e madhe e ekzekutimeve b\u00ebhet n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs e n\u00eb vende publike: n\u00eb shkurt, dy kalimtar\u00eb p\u00ebr pak sa nuk u kap\u00ebn nga shp\u00ebrthimi i makin\u00ebs s\u00eb nj\u00eb t\u00eb dyshuari si trafikant droge.<\/p>\n<p>Q\u00eb kur Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb impenjuar n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr mafias, e detyruar nga Bashkimi Evropian, pak ka ndryshuar. Arsyeja pse pjesa m\u00eb e madhe e vras\u00ebsve ende nuk \u00ebsht\u00eb identifikuar \u00ebsht\u00eb lidhja midis kriminalitetit t\u00eb organizuar dhe politik\u00ebs e me struktura t\u00eb polic\u00ebs, drejt\u00ebsis\u00eb dhe sh\u00ebrbimet e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Mafiat e vendit jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb fuqishme dhe raportet mes klaneve, politik\u00ebs dhe forcave t\u00eb rendit jan\u00eb t\u00eb njohura.<\/p>\n<p>Klodiana Lala, gazetarja kurajoze e kronik\u00ebs, me nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb kaluar mes raportimit t\u00eb aferave t\u00eb grupeve kriminale n\u00eb ekspansion t\u00eb vazhduesh\u00ebm, konfirmon ekzistenc\u00ebn e lidhjeve t\u00eb forta midis bos\u00ebve t\u00eb narkotrafikut dhe institucioneve publike shqiptare.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e re q\u00eb politika t\u00eb ket\u00eb lidhje me organizata kriminale, por tani kemi arritur n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb mafia ka hyr\u00eb n\u00eb parlament. Ish-ministri i brendsh\u00ebm i qeveris\u00eb aktuale t\u00eb Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge dhe favorizim t\u00eb klanit Habilaj.<\/p>\n<p>Kush\u00ebriri Moisi tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg n\u00eb Catania. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, prokurori komb\u00ebtar anti-mafia De Raho, n\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, paralajm\u00ebroi q\u00eb mafia rrezikon t\u00eb b\u00ebhet investuesi m\u00eb i madh n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Mafia emergjente evropiane \u00ebsht\u00eb ajo shqiptare, e fort\u00eb, e eg\u00ebr dhe e lidhur pothuajse kudo me mafiet autoktone t\u00eb territoreve ku futet. Bashk\u00ebpunimet kriminale jan\u00eb t\u00eb vazhdueshme me t\u00eb gjitha grupet mafioze (Ndrangheta, Cosa Nostra, Camorra, mafia Puljeze) si\u00e7 e v\u00ebrteton menaxhimi i drog\u00ebs n\u00eb rrug\u00eb, q\u00eb n\u00eb 80% i jepet kriminalitetit vendas nga klanet shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb Abruzzo e Molise, klanet shqiptare kan\u00eb rol dominues n\u00eb shp\u00ebrndarjen e heroin\u00ebs e kokain\u00ebs p\u00ebr Camorran dhe mafien foxhane dhe garganike. Me bekimin e mafieve vendase, shqiptar\u00ebt munden t\u00eb veprojn\u00eb lirisht n\u00eb territoret e tyre, duke imponuar rregullat e tyre t\u00eb ashpra.<\/p>\n<p>K\u00ebrc\u00ebnimi i grupeve kriminale shqiptare n\u00eb Itali tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb alarm q\u00eb nuk duhet n\u00ebnvler\u00ebsuar. Pellgu i Adriatikut (brigjet puljeze dhe molisane) jan\u00eb vendi kryesor i penetrimit n\u00eb Itali, por tani mund t\u00eb thuhet pa frik\u00ebn e p\u00ebrg\u00ebnjeshtrimit se mafia shqiptare \u00ebsht\u00eb e pranishme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gadishullin Apenin.<\/p>\n<p>N\u00ebse vazhdohet me k\u00ebt\u00eb hap, Shqip\u00ebria mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb Meksik\u00eb e re n\u00eb Evrop\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, por mund t\u00eb b\u00ebhet. Kriminaliteti shqiptar po ristrukturohet n\u00eb form\u00eb t\u00eb organizuar dhe askush nuk duket se di si t\u2019i p\u00ebrgjigjet k\u00ebtij mutacioni q\u00eb n\u00ebse shkon deri n\u00eb fund mund ta b\u00ebj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb narko-shtet t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sipas modelit amerikanojugor.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Trafiqet nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb drog\u00ebs kalojn\u00eb nga zemra e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrmes \u2018rrug\u00ebs s\u00eb Atlantikut\u2019, e shfryt\u00ebzuar p\u00ebr futjen e substancave t\u00eb ndaluara nga Italia n\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn. Nj\u00eb sip\u00ebrmarrje e drejtuar nga organizatat kriminale shqiptare, n\u00eb ve\u00e7anti nga mafiet e Vlor\u00ebs e Durr\u00ebsit dhe ajo e kryeqytetit. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nyje thelb\u00ebsore p\u00ebr narkotrafikun evropian e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":77040,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-79877","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79877","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79877"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79877\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77040"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79877"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79877"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79877"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}