{"id":79939,"date":"2019-04-19T12:58:25","date_gmt":"2019-04-19T10:58:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=79939"},"modified":"2019-04-19T12:58:25","modified_gmt":"2019-04-19T10:58:25","slug":"prokurorja-e-korces-dhorina-theodhori-del-e-paster-nga-vettingu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/prokurorja-e-korces-dhorina-theodhori-del-e-paster-nga-vettingu\/","title":{"rendered":"Prokurorja e Kor\u00e7\u00ebs, Dhorina Theodhori del \u201ce past\u00ebr\u201d nga vettingu"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb prokuroren e Prokuroris\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Dhorina Theodhori. Treshja gjykuese e KPK-s\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga Pamela Qirko kryesuese, Genta Tafa Bungo relatore dhe Etleda \u00c7iftja an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Prokurorja Theodhori u vler\u00ebsua p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. Por nd\u00ebrsa nuk u konstuan probleme me pasurin\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, debati n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore u fokusua te aft\u00ebsit\u00eb profesionale.<\/p>\n<p>Relatorja Genta Tafa Bungo b\u00ebri me dije se Komisioni nuk ka gjetur probleme me deklarimin e pasuris\u00eb s\u00eb trash\u00ebguar nga i ati, truall me sip\u00ebrfaqe 56 m2 dhe nd\u00ebrtes\u00eb 55 m2, me pjes\u00eb takuese 1\/3. Edhe deklarimet e prokurores Theodhori p\u00ebr ndryshime n\u00eb struktur\u00eb dhe rikonstruksion nga Bashkia e Kor\u00e7\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit t\u00eb rikualifikimit t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb quajtur \u201cPazari i Vjet\u00ebr\u201d jan\u00eb gjetur t\u00eb sakta.<\/p>\n<p>KPK nuk ka evidentuar probleme edhe n\u00eb deklarimin e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 67 m2, ku subjekti rezulton t\u00eb ket\u00eb pjes\u00eb takuese 1\/6-\u00ebn n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me n\u00ebn\u00ebn dhe motr\u00ebn, por Komisioni ka gjetur se prokurorja Theodhori nuk ka deklaruar n\u00eb koh\u00eb nj\u00eb shtes\u00eb prej 12 m2, s\u00ebrish me pjes\u00eb takuese 1\/6.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, subjekti ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb legalizimi n\u00eb vitin 2014, ku \u00ebsht\u00eb deklaruar se nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb vitin 2009.<br \/>\nKomisioni i ka gjetur t\u00eb drejta deklarimet p\u00ebr pasurit\u00eb 250 ha pyll dhe 150 ha kullot\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga familja Theodhori nga kthimi dhe kompesimi i pronave dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka deklaruar si burim financiar krusimet nga paga.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lidhur me nj\u00eb kredi konsumatore n\u00eb vler\u00ebn e 1 milion\u00eb lek\u00ebve t\u00eb marr\u00eb nga prokurorja Dhorina Theodhori, komisioni ka konstatuar se pagesat n\u00eb bank\u00eb n\u00eb disa raste jan\u00eb kryer nga persona t\u00eb tjer\u00eb, familjar\u00eb apo punonj\u00ebs t\u00eb prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu edhe Prokuroria e P\u00ebrgjithshme ka vler\u00ebsuar me nota pozitive aft\u00ebsit\u00eb e saj n\u00eb pun\u00eb, por nj\u00eb nga gjasht\u00eb denoncimet nga publiku u b\u00eb pjes\u00eb e debatit n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Bungo shpjegoi se denoncuesi pretendon se nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nj\u00eb dosje nga gjykata civile, para vendosjes s\u00eb mosfillimit t\u00eb hetimit nga prokurorja Theodhori. Sipas relatores, duket sikur subjekti nuk ka kryer procedurat e duhura dhe pse ka interpretuar lidhur me k\u00ebt\u00eb pretendim n\u00eb vendimin e mosfillimit.<\/p>\n<p>Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs deklaroi n\u00eb fjal\u00ebn e saj se vendimi p\u00ebr mosfillimin e hetimeve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e denoncuar ishte konfirmuar nga eprori i saj dhe se denoncuesi nuk kishte ankimuar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb materialin kall\u00ebzues nuk kishte asnj\u00eb indicie p\u00ebr t\u00eb nisur hetimin,\u201d,tha ajo, nd\u00ebrsa shtoi se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb gjyqi civil ishte duke u zhvilluar. M\u00eb tej Theodhori sqaroi se lidhur me falsifikimin e dokumenteve p\u00ebr nj\u00eb pron\u00eb t\u00eb pretenduar nga kall\u00ebzuesi, ishte gjykata ajo q\u00eb duhej t\u00eb vendoste n\u00ebse ishte e falsifikuar dhe n\u00ebse do t\u00eb rezultonte e till\u00eb duhej t\u00eb njoftonte Prokurorin\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja Theodhori p\u00ebrmendi edhe nj\u00eb udh\u00ebzim t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb u hiqte v\u00ebmendjen vart\u00ebsve p\u00ebr numrin e madh t\u00eb kall\u00ebzimeve p\u00ebr falsifikime t\u00eb dokumenteve t\u00eb pronave, t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr shtyrjen e gjyqeve civile. Ajo theksoi se n\u00ebse ekspert\u00ebt do t\u00eb kishin kryer ekspertim t\u00eb rrem\u00eb, ishte detyra e saj q\u00eb t\u00eb niste kryesisht hetimin. Por Theodhori shtoi se konstatimet e tyre ishin konfirmuar edhe nga ekspert\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. M\u00eb tej, prokurorja Theodhori sqaroi edhe situat\u00ebn e derdhjes s\u00eb pagesave t\u00eb kredis\u00eb nga punonj\u00ebs t\u00eb prokuroris\u00eb, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb nj\u00eb veprim p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shoq\u00ebrore dhe se ata ishin ofruar vet\u00eb duke par\u00eb ngarkes\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00ebher\u00eb ata nuk jan\u00eb shk\u00ebputur nga detyrat e tyre funksionale dhe se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb kyer n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rregullave p\u00ebrkat\u00ebse,\u201d shtoi ajo, duke sqaruar se ajo nuk kishte qen\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb drejtuese prokurorie.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin e shtes\u00ebs 12 m2 nga viti 2009 deri n\u00eb vitin 2014, prokurorja Theodhori sqaroi se nuk kishte pasur ndonj\u00eb q\u00ebllim fshehje, por se kishte menduar q\u00eb momenti ligjor p\u00ebr deklarimin kishte qen\u00eb viti 2014. N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj, prokurorja Theodhori k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 19 prill, ora 12:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb prokuroren e Prokuroris\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Dhorina Theodhori. Treshja gjykuese e KPK-s\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga Pamela Qirko kryesuese, Genta Tafa Bungo relatore dhe Etleda \u00c7iftja an\u00ebtare. Prokurorja Theodhori u vler\u00ebsua p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. Por nd\u00ebrsa nuk u konstuan probleme me pasurin\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":79940,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-79939","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79939","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79939"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79939\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79940"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79939"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79939"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79939"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}