{"id":80074,"date":"2019-04-19T17:24:49","date_gmt":"2019-04-19T15:24:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=80074"},"modified":"2019-04-19T17:24:49","modified_gmt":"2019-04-19T15:24:49","slug":"haradinaj-te-renet-per-liri-jane-vlera-e-vetme-sublime-e-jona","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/haradinaj-te-renet-per-liri-jane-vlera-e-vetme-sublime-e-jona\/","title":{"rendered":"Haradinaj: T\u00eb r\u00ebn\u00ebt p\u00ebr liri, jan\u00eb vlera e vetme sublime e jona"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj mori pjes\u00eb n\u00eb Akademin\u00eb P\u00ebrkujtimore me rastin e Dit\u00ebs s\u00eb Veteran\u00ebve t\u00eb Koshares dhe r\u00ebnies s\u00eb Heroit t\u00eb Kosov\u00ebs, Sali \u00c7ekaj, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Manifestimit Tradicional &#8220;Dit\u00ebt e Shqipes 2019&#8221;, q\u00eb organizohet n\u00ebn patronatin e Kryeministrit.<\/p>\n<p>Kryeministri Haradinaj, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb akademi p\u00ebrshkroi dimensionet e \u201cEpopes\u00eb s\u00eb Koshares\u201d, t\u00eb Heroit Sali \u00c7ekaj, duke th\u00ebn\u00eb se r\u00ebnd\u00ebsia e fillimit t\u00eb luft\u00ebs, t\u00eb \u201cEpopes\u00eb s\u00eb Koshares\u201d, ka qen\u00eb e madhe, historike, me dimensione t\u00eb m\u00ebdha, duke hyr\u00eb n\u00eb ato momentet m\u00eb vendimtare n\u00eb rrug\u00ebn deri n\u00eb liri.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb akademi, nga nj\u00eb fjal\u00eb rasti mbajt\u00ebn edhe Agron Isufi, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cBrigad\u00ebs 138 Agim Ramadani\u201d dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve dhe t\u00eb familjes s\u00eb Heroit t\u00eb Kosov\u00ebs, Sali \u00c7ekaj, djali i Heroit, Hysen \u00c7ekaj.<\/p>\n<p><strong>\u00a0Fjala e plot\u00eb e kryeministrit Ramush Haradinaj:<\/strong><\/p>\n<p>Kemi folur n\u00eb disa raste p\u00ebr epopen\u00eb, sepse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shum\u00eb or\u00eb e shum\u00eb dit\u00eb luft\u00eb t\u00eb vazhdueshme n\u00eb Koshare dhe i kemi p\u00ebrshkruar pak dimensionet aq sa mb\u00ebrrijm\u00eb n\u00eb nj\u00eb akademi t\u00eb k\u00ebsaj epopeje.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr t\u00eb thuhet se fillimi i luft\u00ebs frontale me 9 prill, ka qen\u00eb kthes\u00eb shum\u00eb e madhe. P\u00ebrpos kthes\u00ebs q\u00eb b\u00ebri lufta n\u00eb momentet e veta, kjo ishte nj\u00eb porosi e qart\u00eb se kah do t\u00eb shkoj\u00eb lufta. Pra, r\u00ebnd\u00ebsia e fillimit t\u00eb luft\u00ebs, t\u00eb \u201cEpopes\u00eb s\u00eb Koshares\u201d, \u00ebsht\u00eb e madhe, \u00ebsht\u00eb historike dhe ka dimensione t\u00eb m\u00ebdha, ndoshta, ndoshta hyn n\u00eb ato momentet m\u00eb vendimtare n\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb deri n\u00eb liri.<\/p>\n<p>Ka plot momente t\u00eb tjera q\u00eb k\u00ebt\u00eb epope e b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, madh\u00ebshtore, q\u00eb i japin dimensione v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb respektueshme edhe t\u00eb luft\u00ebs, por edhe t\u00eb vlerave tjera, jan\u00eb bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00eb nga t\u00eb gjitha trojet e atdheut ton\u00eb. Ka edhe t\u00eb huaj, pra edhe t\u00eb kombeve tjera, t\u00eb cil\u00ebt i fal\u00ebnderojm\u00eb p\u00ebr nderin q\u00eb na kan\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb mes tjerash, \u00ebsht\u00eb edhe dita e sotme, \u00ebsht\u00eb vet veterani, \u00ebsht\u00eb vet Heroi Sali \u00c7ekaj, i cili e b\u00ebn t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb \u201cEpopen\u00eb e Koshares\u201d. Pse e b\u00ebn t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb?<\/p>\n<p>E para, mos harroni! Q\u00eb i ri, si nj\u00eb i edukuar, si njeri intelektual, n\u00eb l\u00ebmin\u00eb e vet t\u00eb veprimi, ai e filloi luft\u00ebn, e filloi luft\u00ebn me dijen, me pik\u00ebpamjet e tij intelektuale. Me veprimin direkt n\u00eb zon\u00ebn ton\u00eb atje n\u00eb Dukagjin, n\u00eb rajonin ton\u00eb, flitet edhe sot e k\u00ebsaj dite, p\u00ebr statutin e par\u00eb t\u00eb nj\u00eb komune n\u00eb vete kund\u00ebr pushtetit t\u00eb Serbis\u00eb, pra, p\u00ebr statutin e Komun\u00ebs s\u00eb De\u00e7anit, i hartuar prej nj\u00eb juristi, atdhetar, s\u00eb bashku me koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Pra, \u00ebsht\u00eb heroi yn\u00eb, ai q\u00eb e kujtojm\u00eb sot e p\u00ebr mot, Sali \u00c7ekaj.<\/p>\n<p>Mos e harroni! Edhe pse n\u00eb rrethana t\u00eb nj\u00eb pushtimi t\u00eb eg\u00ebr, ai b\u00ebri shum\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb lidh\u00eb njer\u00ebz p\u00ebr rrug\u00ebn drejt liris\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka qen\u00eb leht\u00eb t\u00eb lidhen njer\u00ebzit, nuk ka qen\u00eb leht\u00eb t\u00eb kuptohet n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nuk t\u00eb kan\u00eb besuar njer\u00ebzit ose edhe t\u00eb kan\u00eb keqkuptuar. Sepse, t\u00eb biesh n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb pushtim t\u00eb eg\u00ebr dhe t\u00eb mundohesh t\u00eb bashkosh njer\u00ebz, n\u00eb ato rrethana, ka qen\u00eb proces i v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>I ka kaluar t\u00eb gjitha ato sfida, duke e ruajtur nderin e vet, nderin e nj\u00eb shqiptari atdhetar. I kaloi n\u00eb atdhe, n\u00eb m\u00ebrgim, n\u00eb Shqip\u00ebri, por i ka kaluar edhe n\u00eb vendluftim, duke qen\u00eb nj\u00eb njeri i \u00e7muar e respektuar prej bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Cilado adres\u00eb politike e shqiptar\u00ebve, q\u00eb e ka ftuar nj\u00eb luft\u00ebtar t\u00eb vij\u00eb n\u00eb luft\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb mir\u00eb. Por ne n\u00eb luft\u00eb kemi qen\u00eb ve\u00e7 luft\u00ebtar\u00eb shqiptar\u00eb, nuk kemi qen\u00eb luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb cil\u00ebsdo adres\u00eb politike ciladoqoft\u00eb ajo, sado e respektuar. Kushdo q\u00eb e ka ftuar luft\u00ebtarin shqiptar q\u00eb t\u00eb vij\u00eb n\u00eb luft\u00eb, edhe ai q\u00eb e ka ftuar vetveten nuk ka qen\u00eb luft\u00ebtar\u00eb i adresave politike sepse ai q\u00eb ka ndodhur n\u00eb vij\u00ebn e frontit para armikut nuk ka pasur adres\u00eb politike q\u00eb e arsyeton at\u00eb sakrific\u00eb. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb arsyetim, argumentin, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, \u00ebsht\u00eb atdheu yt, \u00ebsht\u00eb populli yt, \u00ebsht\u00eb e drejta q\u00eb t\u00eb jetohet i lir\u00eb n\u00eb tok\u00ebn t\u00ebnde, e drejta e shqiptarit. Pra t\u00eb mos e harrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb asnj\u00ebher\u00eb, nuk ka lidhje q\u00eb ka diskutime e debate dhe kan\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb diskutime e debate, kushdo prej nesh n\u00eb organizimet politike, n\u00eb cil\u00ebndo etap\u00eb t\u00eb rrug\u00ebtimit ton\u00eb ka pasur t\u00eb drejt\u00eb, ka t\u00eb drejt\u00eb dhe mir\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb ka ndihmuar n\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb deri n\u00eb liri. Por n\u00eb momentin q\u00eb luft\u00ebtari shqiptar ka ndodhur n\u00eb vij\u00ebn e frontit m\u00eb nuk ka qen\u00eb i adresave politike, por ka qen\u00eb vet\u00ebm i atdheut dhe i kombit ashtu si sot q\u00eb ushtari yn\u00eb, i Kosov\u00ebs, rreshti i ushtarit ton\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i adresave politike i cil\u00ebsdo qoft\u00eb por \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i atdheut dhe ashtu do t\u00eb mbetet, ashtu duhet ta ruajm\u00eb, ashtu duhet ta nderojm\u00eb. Ju siguroj se kemi marr\u00eb shum\u00eb m\u00ebsime rrug\u00ebs ton\u00eb, jo vet\u00ebm deri n\u00eb liri por edhe deri n\u00eb shtet. Ju siguroj q\u00eb I dim\u00eb t\u00eb gjitha momentet e jet\u00ebs ton\u00eb dhe e dim\u00eb se si t\u2019i udh\u00ebzojm\u00eb brezat q\u00eb vijn\u00eb pas nesh q\u00eb ta ken\u00eb rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb forcimit t\u00eb liris\u00eb e forcimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs son\u00eb si shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Ju siguroj se nj\u00eb shembull i mir\u00eb ka p\u00ebr t\u2019i bindur breza e breza pas neve e do t\u00eb jet\u00eb vet\u00eb Heroi i kombit pra veterani Sali \u00c7ekaj. T\u00eb gjitha dimensionet e vepr\u00ebs s\u00eb tij, p\u00ebrmasat e k\u00ebsaj vepre jan\u00eb shembull i mir\u00eb p\u00ebr atdhetar\u00eb t\u00eb ardhsh\u00ebm. Jan\u00eb shembull i mir\u00eb duke pasur parasysh koh\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kemi vepruar. Nj\u00eb koh\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtira dhe m\u00eb e paqarta e mundur. Koh\u00eb e vlimeve politike por edhe e vlimeve ushtarake. Nuk \u00ebsht\u00eb koincidenc\u00eb se ai q\u00eb e ka shkruar statutin e komun\u00ebs par\u00eb n\u00eb veti kund\u00ebr pushtetit serb \u00ebsht\u00eb po ashtu me t\u00eb par\u00ebt q\u00eb ka shkuar p\u00ebr t\u2019u aft\u00ebsuar ushtarakisht dhe me heronjt\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00e7muar sot t\u00eb kombit ton\u00eb, Adem Jashari, Zahir Pajazitin e t\u00eb tjer\u00eb, pra nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi, i b\u00ebn nder kombit ton\u00eb, i b\u00ebn nder liridash\u00ebsve q\u00eb t\u00eb nxirret n\u00eb drit\u00eb gjith\u00eb vlera jon\u00eb p\u00ebr liri. T\u00eb respektohet edhe t\u00eb mbrohet. Nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull q\u00eb po i thirret debateve t\u00eb dit\u00ebs ose t\u00eb periudhave t\u00eb caktuara kohore historike. T\u00eb marrim nga k\u00ebta, t\u00eb marrim nga d\u00ebshmor\u00ebt. Duhet ta kemi nj\u00eb kujdes, e vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nipa e mbesa, jo ve\u00e7 t\u00eb heronjve por edhe t\u00eb neve t\u00eb tjer\u00ebve t\u00eb gjall\u00eb, mos ta kem fatin e tyre \u00ebsht\u00eb duke i l\u00ebn\u00eb ata t\u00eb nx\u00ebn\u00eb vendin e merituar n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb. Duke i lejuar ata me qen\u00eb ndryshe nga ne, m\u00eb t\u00eb vlefshmit dhe vlera e vetme sublime e jona. Duke mos u p\u00ebrzier me ta. Ajo \u00ebsht\u00eb vler\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, ai q\u00eb ka r\u00ebn\u00eb p\u00ebr liri \u00ebsht\u00eb vler\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, ai duhet t\u00eb nx\u00eb vend dhe nuk duhet t\u2019i l\u00ebshoj\u00eb vend askujt tjet\u00ebr n\u00eb t\u00eb ardhmen. Pra debatet e dit\u00ebs nganj\u00ebher\u00eb mund t\u00eb shkojn\u00eb aq larg sa ta l\u00ebkundin vendin e tyre por at\u00ebher\u00eb f\u00ebmija yn\u00eb do t\u00eb duhet prap\u00eb t\u00eb bie p\u00ebr liri por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb liri t\u00eb fituar sot do t\u00eb ishte e pafalshme sepse do t\u00eb ishte e pashpjegueshme para brezave. T\u00eb gjith\u00eb ne, duhet t\u2019i marrim m\u00ebsimet p\u00ebr hir t\u00eb atyre q\u00eb vijn\u00eb, t\u2019i nderojm\u00eb pa asnj\u00eb rezerv\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00ebt p\u00ebr liri.<\/p>\n<p>Un\u00eb i fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e lart\u00ebsojn\u00eb vepr\u00ebn e d\u00ebshmor\u00ebve, patriot\u00ebve, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb kujdes p\u00ebr familjar\u00ebt, vlerat n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi por t\u00eb mos harrojm\u00eb se \u00e7far\u00ebdo q\u00eb b\u00ebjm\u00eb, ne jemi t\u00eb vegj\u00ebl para atyre q\u00eb jan\u00eb flijuar p\u00ebr atdhe.<\/p>\n<p>Shpreh respektin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr Heroin, veteranin Sali \u00c7ekaj dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e atdheut!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj mori pjes\u00eb n\u00eb Akademin\u00eb P\u00ebrkujtimore me rastin e Dit\u00ebs s\u00eb Veteran\u00ebve t\u00eb Koshares dhe r\u00ebnies s\u00eb Heroit t\u00eb Kosov\u00ebs, Sali \u00c7ekaj, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Manifestimit Tradicional &#8220;Dit\u00ebt e Shqipes 2019&#8221;, q\u00eb organizohet n\u00ebn patronatin e Kryeministrit. Kryeministri Haradinaj, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb akademi p\u00ebrshkroi dimensionet e \u201cEpopes\u00eb s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":65661,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-80074","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80074","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80074"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80074\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65661"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80074"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80074"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80074"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}