{"id":80101,"date":"2019-04-20T11:25:19","date_gmt":"2019-04-20T09:25:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=80101"},"modified":"2019-04-20T11:25:19","modified_gmt":"2019-04-20T09:25:19","slug":"shqiptaret-me-te-pambrojtur-nga-krimi-kibernetik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/shqiptaret-me-te-pambrojtur-nga-krimi-kibernetik\/","title":{"rendered":"Shqiptar\u00ebt m\u00eb t\u00eb pambrojtur nga krimi kibernetik"},"content":{"rendered":"<p>Shqiptar\u00ebt mbeten ende n\u00eb hapat e par\u00eb lidhur me sigurin\u00eb kibernetike. Shumica jan\u00eb konservator\u00eb kur vjen puna te sh\u00ebrbimet online q\u00eb ofrohen nga institucionet, pasi kan\u00eb munges\u00eb besimi q\u00eb kjo praktik\u00eb funksionon. Por, kur vjen puna te p\u00ebrdorimi i rrjeteve sociale, shumica prej tyre nuk kan\u00eb filtra sigurie dhe mund t\u00eb japin lirisht informacion sensitiv.<img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=530&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F2019%2F04%2F20%2Fshqiptaret-me-te-pambrojtur-nga-krimi-kibernetik%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F&amp;cb=9a282b50e8\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/>Lidhur me blerjet online vihet re se nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb parap\u00eblqejn\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin sisteme si Pay Pal, pasi nuk i z\u00ebn\u00eb bes\u00eb p\u00ebrdorimit direkt t\u00eb kartave. Raporti p\u00ebr Maturitetin e Siguris\u00eb Kibernetike n\u00eb Shqip\u00ebri ka kaluar n\u00eb analiz\u00eb sistemet e institucioneve kryesore, menaxhimin e krizave t\u00eb siguris\u00eb kibernetike, por edhe nevoj\u00ebn p\u00ebr qasje t\u00eb re t\u00eb edukimit dhe trajnimeve n\u00eb sektorin publik dhe privat, duke dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypjet dhe rekomandimet p\u00ebr situat\u00ebn e hasur sot n\u00eb terren.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Autoriteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Certifikimin Elektronik dhe Sigurin\u00eb Kibernetike k\u00ebrkoi vitin e shkuar nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb siguris\u00eb kibernetike n\u00eb vend. Me ndihm\u00ebn e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, Qendra Globale p\u00ebr Kapacitetet e Siguris\u00eb Kibernetike zhvilloi nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb maturitetit t\u00eb siguris\u00eb kibernetike n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar dhe p\u00ebr t\u00eb kuptuar nivelin ku ndodhet vendi yn\u00eb, si dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebr investime n\u00eb kapacitetet e siguris\u00eb kibernetike.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs 3-4 shtator 2018 u zhvilluan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb tryezash me aktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm nga akademik\u00eb, drejt\u00ebsia, policia, p\u00ebrfaq\u00ebsues dhe drejtues t\u00eb drejtorive t\u00eb teknologjis\u00eb dhe informacionit, p\u00ebrfaq\u00ebsues nga entitetet publike, zot\u00ebrues t\u00eb infrastruktur\u00ebs kritike, politik\u00ebb\u00ebr\u00ebs, drejtues t\u00eb Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit n\u00eb qeveri dhe sektorin privat, si telekomunikacionet apo bankat.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi u ndal n\u00eb disa dimensione, duke nisur nga strategjia dhe politikat p\u00ebr sigurin\u00eb kibernetike te kultura dhe shoq\u00ebria kibernetike, edukimi, trajnimet dhe aft\u00ebsit\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb kibernetike, si dhe kuadri ligjor dhe rregullator apo standardet organizative dhe teknologjit\u00eb. Analiza e detajuar p\u00ebr \u00e7do dimension doli edhe n\u00eb disa p\u00ebrfundime q\u00eb i gjeni m\u00eb posht\u00eb n\u00eb form\u00eb t\u00eb shkurtuar, duke cituar raportin.<\/p>\n<p><strong>Strategjia Komb\u00ebtare e Siguris\u00eb Kibernetike<\/strong><\/p>\n<p>Angazhimi i Shqip\u00ebris\u00eb drejt siguris\u00eb kibernetike ka ecur para, duke adoptuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb strategjish t\u00eb siguris\u00eb dhe transformimit komb\u00ebtar dixhital. Nj\u00eb nga k\u00ebto \u00ebsht\u00eb Axhenda Dixhitale e Shqip\u00ebris\u00eb 2015-2020. N\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtij viti pritet q\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb nj\u00eb strategji e dedikuar, e njohur si Strategjia Komb\u00ebtare e Siguris\u00eb Kibernetike, e cila \u00ebsht\u00eb duke u hartuar. Kjo strategji do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb nj\u00eb program 5-vje\u00e7ar p\u00ebr sigurin\u00eb kibernetike. P\u00ebrtej dokumenteve dhe nismave, vler\u00ebsimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr korniz\u00ebn e strategjive nga grupi i vler\u00ebsimit cil\u00ebsohet si \u201cformative\u201d, e cila tregon se kemi kuad\u00ebr t\u00eb konceptuar por q\u00eb mbetet i \u00e7organizuar, i konceptuar dob\u00ebt, ose i ri.<\/p>\n<p><strong>Mbrojtja e infrastruktur\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme<\/strong><br \/>\nVet\u00ebm pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, mbrojtja e infrastruktur\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ishte n\u00eb hapa embrionik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjithsesi, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb progres n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrcaktuar me ligj pjesa e masave q\u00eb duhet t\u00eb marrin pjesa e institucioneve shtet\u00ebrore dhe ato private, lidhur me Infrastruktur\u00ebn e Informacionit Kritik. Operator\u00ebt q\u00eb kan\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj infrastrukture jan\u00eb t\u00eb detyruar q\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb masa sigurie dhe t\u00eb dokumentojn\u00eb zbatimin e k\u00ebtij hapi. Lista, e cila u krijua n\u00eb vitin 2018, mbahet nga Autoriteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Certifikimin Elektronik dhe Sigurin\u00eb Kibernetike.<\/p>\n<p><strong>Menaxhimi i krizave, planifikimi ende i pap\u00ebrfunduar<\/strong><\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr sigurin\u00eb kibernetike n\u00ebnvizon gjendjen e krizave kibernetike, zgjatjen e tyre dhe masat e nivelit t\u00eb lart\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb merren. Vet\u00ebm K\u00ebshilli i Ministrave mund t\u00eb deklaroj\u00eb kriz\u00ebn dhe Kryeministri t\u00eb zgjas\u00eb gjendjen. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit e tregut than\u00eb se pal\u00eb t\u00eb interesuara t\u00eb Infrastruktur\u00ebs Kritike, si dhe organizata t\u00eb sektorit financiar, mbajn\u00eb plane t\u00eb ecuris\u00eb s\u00eb biznesit, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb gjendjes kritike t\u00eb sistemit. Krizat kibernetike nuk cil\u00ebsohen si t\u00eb tilla, gjithsesi sektori bankar ka kuptuar nevoj\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrpjekje t\u00eb bashk\u00ebrenduara.<\/p>\n<p>Bankat po marrin pjes\u00eb n\u00eb Planifikimin e Ecuris\u00eb s\u00eb Biznesit dhe Rikuperimi n\u00eb raste problematike. Autoriteti i Mbik\u00ebqyrjes Financiare ka nisur nj\u00eb program p\u00ebr menaxhimin e krizave q\u00eb nga tetori i vitit 2018. Albcontrol, si pjes\u00eb e Euro, ka plane kontigjence dhe \u00e7do plan, sistem apo softuer \u00ebsht\u00eb i duplikuar. Edhe Operatori i Sistemit t\u00eb Transmetimit zhvillon ushtrime t\u00eb menaxhimit t\u00eb krizave n\u00eb baz\u00eb vjetore. Kuptohet q\u00eb menaxhimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i krizave \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare, por siguria kibernetike ende nuk konsiderohet si komponent. Ushtrimet p\u00ebr menaxhimin e krizave mund t\u00eb jen\u00eb konceptuar n\u00eb princip, por planifikimi p\u00ebr menaxhimin e krizave t\u00eb siguris\u00eb kibernetike nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p><strong>Mbrojtja kibernetike, detyrimet q\u00eb rrjedhin nga NATO<\/strong><\/p>\n<p>Siguria kibernetike dhe mbrojtja kibernetike jan\u00eb cil\u00ebsuar si ky\u00e7e n\u00eb axhend\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, e lidhur kjo me institucionet. Situata e tyre konsiderohet n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb mes konceptimit t\u00eb korniz\u00ebs ligjore dhe zbatimit t\u00eb tyre praktik. Si pjes\u00eb e NATO-s, Shqip\u00ebria ka qen\u00eb e detyruar q\u00eb t\u00eb implementoj\u00eb disa strategji dhe t\u00eb konceptoj\u00eb nj\u00eb lloj mbrojtje t\u00eb k\u00ebsaj natyre, sipas parimeve q\u00eb k\u00ebrkon traktati. Strategjia p\u00ebr mbrojtjen kibernetike ka kat\u00ebr objektiva kryesor\u00eb, t\u00eb lidhur me implementimin e masave organizative dhe teknike t\u00eb sistemeve t\u00eb siguris\u00eb kibernetike, zhvillimi i niveleve dhe aft\u00ebsive t\u00eb specialist\u00ebve p\u00ebr sigurin\u00eb kibernetike, rritja e bashk\u00ebpunimit me strukturat n\u00eb nivel komb\u00ebtar dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p><strong>Siguria kibernetike, bizneset e m\u00ebdha e kalojn\u00eb te prioritetet<\/strong><\/p>\n<p>Ekosistemi kibernetik n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb n\u00eb fazat e tij t\u00eb hershme. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00ebnvizuan se n\u00eb disa agjenci qeveritare dhe kompani t\u00eb m\u00ebdha, \u00e7\u00ebshtja e siguris\u00eb kibernetike ka nisur t\u00eb zhvillohet, por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi p\u00ebrdoruesit jan\u00eb t\u00eb pavet\u00ebdijsh\u00ebm mbi risqet q\u00eb lidhen me p\u00ebrdorimin e internetit. Brenda sektorit privat, kompanit\u00eb e m\u00ebdha kan\u00eb nisur t\u00eb vendosin m\u00eb shum\u00eb n\u00eb prioritet \u00e7\u00ebshtjen e siguris\u00eb kibernetike, duke identifikuar praktikat me risk t\u00eb lart\u00eb. Kjo sigurisht vlen p\u00ebr kompanit\u00eb e m\u00ebdha, kurse p\u00ebr nd\u00ebrmarrjet e vogla dhe t\u00eb mesme, n\u00eb nivel lokal, ka munges\u00eb t\u00eb k\u00ebtij aspekti. Nj\u00eb nga arsyet pse mungon v\u00ebmendja te siguria kibernetike lidhet me faktin q\u00eb n\u00eb zonat rurale, mbulimi me internet \u00ebsht\u00eb i kufizuar dhe po k\u00ebshtu, edhe informacioni i njer\u00ebzve.<\/p>\n<p><strong>Ofrimi i sh\u00ebrbimeve online, shqiptar\u00ebt mbeten skeptik\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Raporti vler\u00ebson se ofrimi i sh\u00ebrbimeve online mbetet peng i besimit n\u00eb internet. Shkalla ku ndodhet sot ky aspekt n\u00eb Shqip\u00ebri sapo ka kaluar nivelin start-up. Qeveria ka vijuar q\u00eb t\u00eb rris\u00eb ofrimin e e-sh\u00ebrbimeve n\u00eb faqe t\u00eb dedikuara, por ka nj\u00eb perceptim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm se shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb familjarizuar me k\u00ebt\u00eb dhe kan\u00eb munges\u00eb besimi te sh\u00ebrbimet e form\u00ebs elektronike q\u00eb iu ofrohen. K\u00ebshtu, gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, \u00ebsht\u00eb ofruar e-albania, e tax, e-prokurimet, por q\u00ebndrimi i qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb disi i ngurt\u00eb karshi k\u00ebtyre, duke pasur parasysh ngjarje t\u00eb caktuara q\u00eb ndodhin me internetin. Kompanit\u00eb private kan\u00eb nisur aplikimin drejt e-cloud, por kjo perceptohet edhe m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, pasi koncepti \u00ebsht\u00eb abstrakt dhe jo di\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb preket apo shihet. E-commerce mbetet ende n\u00eb faz\u00eb t\u00eb hershme dhe vuan nga \u00e7\u00ebshtja e besimit.<\/p>\n<p><strong>Sa e kuptojn\u00eb p\u00ebrdoruesit mbrojtjen online t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb raport, kjo shkall\u00eb konsiderohet ende n\u00eb fillesat e saj. Nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale dhe shqet\u00ebsimi p\u00ebr sigurin\u00eb e k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi i ul\u00ebt. P\u00ebrdoruesit dhe aktor\u00ebt brenda sektor\u00ebve privat\u00eb dhe publik\u00eb kan\u00eb munges\u00eb t\u00eb njohurive p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi menaxhohet informacioni personal online. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit u shpreh\u00ebn se informacioni personal ndahet shpesh p\u00ebrmes medias sociale, sidomos nga p\u00ebrdoruesit e rinj. Mungesa e besimit n\u00eb privat\u00ebsi dhe mbrojtja e t\u00eb dh\u00ebnave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga barrierat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr p\u00ebrdorimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb sh\u00ebrbimeve n\u00eb internet.<\/p>\n<p><strong>Mekanizmat e raportimit, ekzistojn\u00eb por pa konceptim final<\/strong><\/p>\n<p>Mekanizmat e raportimit t\u00eb incidenteve online ekzistojn\u00eb, por jan\u00eb ende n\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb zhvillimit nga pes\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb total. Qytetar\u00ebt mund t\u2019i denoncojn\u00eb ato pran\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, duke u paraqitur vet\u00eb aty ose p\u00ebrmes nj\u00eb platforme online. Policia, pasi merr rastet, i ndan ato me institucionet e tjera p\u00ebrgjegj\u00ebse. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, raporti doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se investigimi i krimeve t\u00eb siguris\u00eb kibernetike nga Policia e Shtetit kufizohet nga burimet e pamjaftueshme dhe mungesa e pajisjeve harduer p\u00ebr t\u00eb mbuluar pjes\u00ebn e incidenteve n\u00eb nivel komb\u00ebtar. Ndaj duhet t\u00eb ket\u00eb v\u00ebmendje p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar burimet e mjaftueshme dhe t\u00eb vijohet me trajnimet e punonj\u00ebsve t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb dedikuar.<\/p>\n<p><strong>\u201c\u00c7udia m\u00eb e madhe, tri dit\u00eb zgjat\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Media n\u00eb vetvete dhe media sociale ka nj\u00eb mbulim jo t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb siguris\u00eb kibernetike, me nj\u00eb informacion t\u00eb limituar sa i p\u00ebrket raportimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve specifike q\u00eb individ\u00ebt hasin online dhe q\u00eb lidhen me mbrojtjen e f\u00ebmij\u00ebve apo bulizmin. Po k\u00ebshtu, ka pak debat p\u00ebr sigurin\u00eb kibernetike n\u00eb median sociale. Aktor\u00ebt q\u00eb u pyet\u00ebn than\u00eb se media dhe blogerat n\u00eb k\u00ebto rrjete sociale jan\u00eb m\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr incidentet kibernetike dhe ata q\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb viktima t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve specifike lidhur me bulizmin kibernetik. Mbulimi i k\u00ebtyre problematikave zakonisht zgjat tri dit\u00eb dhe m\u00eb pas zbehet.<\/p>\n<p>U sugjerua nga aktor\u00ebt e tregut se nga Policia e Shtetit duhet t\u00eb bashk\u00ebpunohet me median p\u00ebr t\u00eb promovuar nivele nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi m\u00eb t\u00eb larta mbi sigurin\u00eb kibernetike. Bashk\u00ebpunimi mes policis\u00eb, mediave dhe dhomave t\u00eb tregtis\u00eb duhet t\u00eb rris\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin edhe p\u00ebr mashtrimin online dhe risqe t\u00eb tjera kompjuterike. P\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, raporti jep disa rekomandime si\u00e7 jan\u00eb identifikimi i grupeve vulnerab\u00ebl dhe me risk t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb m\u00eb pas t\u00eb targetohen p\u00ebr t\u2019u informuar. Promovimi me organizatat joqeveritare dhe sektorin privat p\u00ebr programe t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb t\u00eb rinjve dhe sjellje t\u00eb p\u00ebrgjegjshme online. Ngritja e nj\u00eb grupi disapal\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr nj\u00eb projekt t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, si dhe p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar diskutimet mbi krimin kibernetik dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb siguris\u00eb kibernetike. Po k\u00ebshtu, p\u00ebr punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs t\u00eb zhvillohen programe trajnimi.<\/p>\n<p><strong>Rritja e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit, shqiptar\u00ebt japin informacion sensitiv lirisht<\/strong><\/p>\n<p>Ky komponent vler\u00ebsohet si n\u00eb faz\u00eb fillestare. Nj\u00eb program p\u00ebr rritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit q\u00eb udh\u00ebhiqet nga nj\u00eb organizat\u00eb e dedikuar dhe q\u00eb i adresohet nj\u00eb niveli t\u00eb gjer\u00eb demografik mbetet p\u00ebr t\u2019u vendosur. Shqip\u00ebria ka zhvilluar aktivitete t\u00eb dedikuara p\u00ebr sigurin\u00eb kibernetike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka pasur nj\u00eb fokus edhe te siguria e f\u00ebmij\u00ebve. Nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb procesin e vler\u00ebsimit u n\u00ebnvizua se duhet t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr rritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit t\u00eb kontrollit prind\u00ebror dhe mbrojtjen e f\u00ebmij\u00ebve nga p\u00ebrmbajtjet e d\u00ebmshme n\u00eb internet. Kjo k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje nga institucionet, organizatat joqeveritare, sektori privat apo komuniteti prind\u00ebror.<\/p>\n<p>AKCESK, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Arsimit dhe Sportit, dhe sektorin bankar kan\u00eb zhvilluar nj\u00eb program pilot n\u00eb shkolla, n\u00eb lidhje me rritjen e v\u00ebmendjes ndaj bulizmit kibernetik. Gjithsesi, kjo p\u00ebrpjekje ishte e kufizuar n\u00eb q\u00ebllimin e saj. Vet\u00eb sektori privat ka nisur t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb rritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit p\u00ebr sigurin\u00eb kibernetike, por ky proces gjithsesi mbetet n\u00eb hapat e par\u00eb. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb vler\u00ebsim than\u00eb se edhe korporatat m\u00eb t\u00eb njohura nuk e shohin sigurin\u00eb kibernetike, si ndonj\u00eb shqet\u00ebsim dometh\u00ebn\u00ebs. Ekzekutiv\u00ebt jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb siguris\u00eb kibernetike, por jo p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi k\u00ebto k\u00ebrc\u00ebnime apo \u00e7\u00ebshtje mund t\u00eb prekin organizat\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, pjes\u00ebmarr\u00ebsit ran\u00eb dakord se nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi, trajnimi dhe aft\u00ebsit\u00eb IT jan\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr vendin dhe hendeku q\u00eb v\u00ebrehet n\u00eb Shqip\u00ebri ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me zhvillimin personal t\u00eb siguris\u00eb kibernetike. Ka nj\u00eb hendek n\u00eb edukim dhe mes prind\u00ebrve, si dhe te f\u00ebmij\u00ebt. Edhe pse penetrimi i internetit \u00ebsht\u00eb 70%, sidomos mes t\u00eb rinjve, shumica e popullsis\u00eb nuk duket e shqet\u00ebsuar p\u00ebr njohurit\u00eb kompjuterike.<\/p>\n<p>Media sociale si Facebook po p\u00ebrdoren p\u00ebr q\u00ebllime tregtare dhe p\u00ebrdoruesit ndajn\u00eb informacionin e tyre lirisht online. Ka munges\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi p\u00ebr sigurin\u00eb mes t\u00eb rinjve dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb vler\u00ebsim n\u00ebnvizuan se t\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr vler\u00ebsimin e produkteve dhe shit\u00ebsve, sesa p\u00ebr sigurin\u00eb e k\u00ebtij mjedisi.<\/p>\n<p>Paypal p\u00ebrdoret shpesh p\u00ebr blerjet online, pasi prind\u00ebrit nuk i besojn\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb kartave t\u00eb kreditit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte. Sulmet inxhinierike sociale po shtohen, pasi njer\u00ebzit kan\u00eb tendenc\u00ebn t\u00eb japin informacion sensitiv lirisht dhe me vullnet t\u00eb plot\u00eb drejt dikujt q\u00eb pretendon se \u00ebsht\u00eb i menaxhimit apo IT. \u00cbsht\u00eb propozuar rritja e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit, duke nisur nga qeveria te ministrit\u00eb dhe m\u00eb pas t\u00eb vijohet me institucionet e var\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kuadri p\u00ebr arsimin, Shqip\u00ebria vuan p\u00ebr profesionist\u00eb t\u00eb siguris\u00eb kibernetike<\/strong><\/p>\n<p>Nevoja p\u00ebr zgjerimin e edukimit p\u00ebr sigurin\u00eb kibernetike n\u00eb shkolla dhe universitete \u00ebsht\u00eb pranuar tashm\u00eb nga qeveria, industria dhe universitetet. Aktualisht jan\u00eb 1496 laborator\u00eb kompjuter\u00ebsh n\u00eb edukimin parauniversitar. Rrjeti i internetit \u00ebsht\u00eb instaluar n\u00eb shkolla, duke iu mund\u00ebsuar student\u00ebve dhe m\u00ebsuesve q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin burime t\u00eb ndryshme informacioni, si dhe t\u00eb asistojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike pun\u00ebt e tyre m\u00ebsimore. \u00c7do shkoll\u00eb ka nj\u00eb lidhje t\u00eb dedikuar interneti, por mbetet i lidhur vet\u00ebm n\u00eb kompjuter\u00ebt e laboratorit.<\/p>\n<p>Raporti i kompjuter\u00ebve p\u00ebr student varion nga shkolla n\u00eb shkoll\u00eb, por q\u00ebndron af\u00ebrsisht n\u00eb 1:27, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta, \u00ebsht\u00e7 m\u00eb i ul\u00ebt. Aktualisht n\u00eb universitetet publike dhe private, si dhe kolegje ofrohen kurse edukative, n\u00eb fushat q\u00eb lidhen me sigurin\u00eb kibernetike si\u00e7 \u00ebsht\u00eb informacioni mbi sigurin\u00eb, siguria n\u00eb rrjet dhe kriptografia, por nuk ofrohen kurse t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr sigurin\u00eb kibernetike. Universiteti komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb duke zhvilluar nj\u00eb program, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb workshop-e me sektorin bankar, drejtues t\u00eb informacionit, kompanit\u00eb celulare, ato t\u00eb sigurimeve, p\u00ebr t\u00eb kuptuar nevojat e sektorit privat.<\/p>\n<p>Lidhur me lektor\u00ebt ka nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7, pasi vet\u00ebm ata q\u00eb mbajn\u00eb grad\u00ebn doktor mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si lektor\u00eb, por nd\u00ebrkoh\u00eb nuk ka mjaftuesh\u00ebm t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb specializuar p\u00ebr sigurin\u00eb kibernetike. Shqip\u00ebria, ashtu si vende t\u00eb tjera, ka munges\u00eb t\u00eb profesionist\u00ebve t\u00eb siguris\u00eb kibernetike, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb ky\u00e7e. Ndaj ka nevoj\u00eb p\u00ebr profesionist\u00eb q\u00eb t\u00eb japin leksione. Aktor\u00ebt e tregut sugjerojn\u00eb q\u00eb zgjidhja mund t\u00eb jet\u00eb angazhimi i lektor\u00ebve dhe profesionist\u00ebve t\u00eb siguris\u00eb kibernetike n\u00eb programe edukimi. Ekspert\u00ebt kan\u00eb k\u00ebt\u00eb njohuri dhe mund t\u00eb zgjidhin pjes\u00ebn e hendekut.<\/p>\n<p>Kuadri p\u00ebr trajnime profesionale, IT-t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka, nuk jan\u00eb t\u00eb specializuar<br \/>\nNevoja p\u00ebr trajnime profesionale p\u00ebr sigurin\u00eb kibernetike, edhe pse njihet nga qeveria, nuk \u00ebsht\u00eb dokumentuar n\u00eb ndonj\u00eb dokument n\u00eb nivel komb\u00ebtar. N\u00eb Shqip\u00ebri, Agjencit\u00eb publike dhe private nuk certifikohen n\u00ebn standardet q\u00eb njihen nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht. Brenda institucioneve publike, trajnimi p\u00ebr sigurin\u00eb kibernetike, si p\u00ebr stafin e IT, edhe p\u00ebr at\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb limituara dhe shpesh varen nga menaxhimi i institucionit.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb u n\u00ebnvizua nga pal\u00ebt q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb vler\u00ebsim ishte fakti q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aq e thjesht\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb q\u00eb t\u00eb alokoj\u00eb fonde p\u00ebr trajnimin e burimeve. N\u00eb vend ekzistojn\u00eb kurse trajnimi nga kompani nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr sigurin\u00eb kibernetike, ashtu sikurse ka shpesh nisma q\u00eb burojn\u00eb nga angazhimet e institucioneve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Bashkimi Europian.<\/p>\n<p>Nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb vler\u00ebsim u p\u00ebrmend se perceptimi i sektorit privat, kryesisht bordeve dhe drejtuesve menaxherial\u00eb drejt siguris\u00eb kibernetike, ka nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb duksh\u00ebm. Shpesh, disa shqet\u00ebsohen p\u00ebr barrierat financiare q\u00eb siguria kibernetike sjell para tyre. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb e zakonshme q\u00eb stafi teknik i IT \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, pra b\u00ebn gjith\u00e7ka lidhur me pjes\u00ebn e kompjuter\u00ebve p\u00ebrfshir\u00eb sigurin\u00eb kibernetike.<\/p>\n<p>Stafet e IT kan\u00eb munges\u00eb n\u00eb shprehin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb bindur bordet q\u00eb t\u00eb marrin masa lidhur me sigurin\u00eb kibernetike. Kompanit\u00eb shpesh jan\u00eb t\u00eb detyruara q\u00eb t\u00eb kursejn\u00eb n\u00eb maksimum, \u00e7ka i detyron t\u00eb p\u00ebrdorin pajisje t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, \u00e7ka n\u00ebnkupton q\u00eb pjesa e trajnimeve p\u00ebr sigurin\u00eb kibernetike konsiderohet nj\u00eb luks. \/Monitor\/<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqiptar\u00ebt mbeten ende n\u00eb hapat e par\u00eb lidhur me sigurin\u00eb kibernetike. Shumica jan\u00eb konservator\u00eb kur vjen puna te sh\u00ebrbimet online q\u00eb ofrohen nga institucionet, pasi kan\u00eb munges\u00eb besimi q\u00eb kjo praktik\u00eb funksionon. Por, kur vjen puna te p\u00ebrdorimi i rrjeteve sociale, shumica prej tyre nuk kan\u00eb filtra sigurie dhe mund t\u00eb japin lirisht informacion sensitiv.Lidhur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":80102,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-80101","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80101","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80101"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80101\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80102"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80101"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80101"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80101"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}